{"id":27230,"date":"2025-06-21T11:55:41","date_gmt":"2025-06-21T11:55:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/parregullsi-ne-procesin-e-votimit-nga-diaspora-vangjeli-kqz-te-beje-transparence\/"},"modified":"2025-06-21T11:55:41","modified_gmt":"2025-06-21T11:55:41","slug":"parregullsi-ne-procesin-e-votimit-nga-diaspora-vangjeli-kqz-te-beje-transparence","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/parregullsi-ne-procesin-e-votimit-nga-diaspora-vangjeli-kqz-te-beje-transparence\/","title":{"rendered":"\u201cParregullsi n\u00eb procesin e votimit nga Diaspora\u201d, Vangjeli: KQZ t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Antikorrupsionit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Genta Vangjeli ka dal\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga selia blu ku shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit t\u00eb ardhura nga Diaspora.<\/p>\n<p>Vangjeli tha se sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb ardhura p\u00ebrmes operatorit postar DHL nuk p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00ebnshkrimet e rregullta t\u00eb k\u00ebrkuara nga kuadri ligjor.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se jan\u00eb evidentuar flet\u00eb t\u00eb dor\u00ebzimeve postare, t\u00eb mbushura me t\u00eb nj\u00ebjtin dor\u00ebshkrim, \u00e7ka ngre dyshime serioze mbi plot\u00ebsimin e kushteve ligjore t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs nga Diaspora. Gjithashtu Vangjeli tha se provat q\u00eb vet\u00eb KQZ ka sjell\u00eb, tregojn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe rastesh t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja tha se PD k\u00ebrkon publikisht q\u00eb KQZ t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta p\u00ebr: masat e nd\u00ebrmarra n\u00eb koh\u00eb reale nga administrata e KQZ p\u00ebr t\u00eb garantuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit dhe arsyet e mos-reagimit, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb dokumentuara. Sipas saj, transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve jan\u00eb themel i demokracis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr mbrojtjen e votave bie para s\u00eb gjithash mbi KQZ, si institucioni q\u00eb administron k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p><strong>Deklarata e Vangjelit:<\/strong><\/p>\n<p>Duke ndjekur zhvillimet m\u00eb t\u00eb fundit dhe verifikimet n\u00eb vijim nga ana e Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ) mbi zarfet e votimit t\u00eb ardhura nga Diaspora, vijojm\u00eb t\u00eb shprehim shqet\u00ebsimin ton\u00eb serioz p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe administruar ky proces. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e flet\u00ebve t\u00eb votimit t\u00eb ardhura p\u00ebrmes operatorit postar DHL nuk p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00ebnshkrimet e rregullta t\u00eb k\u00ebrkuara nga kuadri ligjor. Konkretisht, jan\u00eb konstatuar raste t\u00eb shumta ku, n\u00eb vend t\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb \u00e7do votuesi nga Diaspora, jan\u00eb gjetur dhe konstatuar :<\/p>\n<p>viza,<\/p>\n<p>pika,<\/p>\n<p>iniciale,<\/p>\n<p>simbole t\u00eb tjera, pa asnj\u00eb vler\u00eb identifikuese,<\/p>\n<p>ose pafund raste kur mungon plot\u00ebsisht \u00e7do form\u00eb n\u00ebnshkrimi nga zgjedh\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu, jan\u00eb evidentuar fleta t\u00eb dor\u00ebzimeve postare, t\u00eb mbushura me t\u00eb nj\u00ebjtin dor\u00ebshkrim, \u00e7ka ngre dyshime serioze mbi plot\u00ebsimin e kushteve ligjore t\u00eb vlefshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vot\u00ebs nga Diaspora, sepse Kodi Zgjedhor parashikon q\u00eb marrja e vot\u00ebs me post\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare duhej b\u00ebr\u00eb, (i) individualisht, (ii) n\u00eb adres\u00ebn e regjistruar t\u00eb zgjedh\u00ebsit n\u00eb KQZ, si dhe (iii) me n\u00ebnshkrim pas paraqitjes t\u00eb nj\u00eb mjeti identifikimi.<\/p>\n<p>Provat q\u00eb vet\u00eb KQZ ka sjell\u00eb, tregojn\u00eb nj\u00eb mas\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe rastesh kur k\u00ebto tre (3) element\u00eb ligjor\u00eb NUK jan\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebr vot\u00ebn e Diaspor\u00ebs: Rrjedhimisht, ato vota nuk jan\u00eb t\u00eb vlefshme, jan\u00eb t\u00eb paligjshme dhe zerojn\u00eb procesin e Diaspor\u00ebs. Burime nga KQZ kan\u00eb deklaruar se nuk do t\u00eb kryhet pagesa ndaj DHL p\u00ebr ato zarfa q\u00eb nuk p\u00ebrmbajn\u00eb n\u00ebnshkrime t\u00eb rregullta. Nd\u00ebrkoh\u00eb, lindin disa pyetje themelore q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb sqarim publik:<\/p>\n<p>Pse KQZ nuk ka nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb her\u00ebt verifikimin e n\u00ebnshkrimeve, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, p\u00ebrfshir\u00eb edhe periudh\u00ebn gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankimimeve n\u00eb KAS? Pse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb transparente lista e plot\u00eb e dor\u00ebzimeve p\u00ebr \u00e7do shtet t\u00eb Diaspor\u00ebs, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar zyrtarisht q\u00eb prej dat\u00ebs 15 Maj?<\/p>\n<p>Pse provat e ardhura nga vendet me num\u00ebr t\u00eb madh votuesish, si SHBA-ja, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Gjermania dhe Italia, e cila kryeson p\u00ebr nga numri i votuesve (91,210), jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion vet\u00ebm pasi trupa e KAS kishte rr\u00ebzuar shumic\u00ebn e ankimimeve t\u00eb PD-s\u00eb? \u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb KQZ t\u00eb \u2018kujtohet\u2019 p\u00ebr shkeljet kontraktuale t\u00eb DHL-it vet\u00ebm pasi \u00ebsht\u00eb siguruar se k\u00ebto probleme nuk do t\u00eb ndikojn\u00eb m\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e institucioneve t\u00eb ankimimit.<\/p>\n<p>Ky veprim nuk mund t\u00eb konsiderohet thjesht dhe vet\u00ebm rast\u00ebsi. P\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, si KQZ-ja ashtu edhe DHL kan\u00eb refuzuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb transparente praktikat e dor\u00ebzimit t\u00eb zarfeve nga Diaspora, duke penguar aksesin e subjekteve zgjedhore n\u00eb dokumentacionin baz\u00eb t\u00eb procesit. Sot, kur KQZ deklaron mospages\u00ebn ndaj DHL-s\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb kontrat\u00ebs, k\u00ebrkojm\u00eb publikisht q\u00eb ky institucion t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta p\u00ebr:<\/p>\n<p>Masat e nd\u00ebrmarra n\u00eb koh\u00eb reale nga administrata e KQZ p\u00ebr t\u00eb garantuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit;<\/p>\n<p>Arsyet e mos-reagimit, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shpeshta dhe t\u00eb dokumentuara nga subjekti yn\u00eb politik;<\/p>\n<p>Transparenca dhe integriteti i zgjedhjeve jan\u00eb themel i demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr mbrojtjen e tyre bie para s\u00eb gjithash mbi KQZ, si institucioni q\u00eb administron k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_3_ads  \"><\/div>\n<p>T\u00eb kthjellojm\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb qart\u00ebsojm\u00eb shqiptar\u00ebt, t\u00eb motivojm\u00eb shqiptar\u00ebt se qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira duhet t\u00eb jen\u00eb beteja jon\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb potencialet.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj propagande t\u00eb kontrolluar plot\u00ebsisht nga qeveria dhe t\u00eb paguar nga qeveria, ne paraqesim \u00e7do dit\u00eb fakte dhe dokumente q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb, u provojn\u00eb shqiptar\u00ebve se \u00e7far\u00eb ndodhi me 11 Maj dhe n\u00eb fushat\u00ebn elektorale n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/parregullsi-ne-procesin-e-votimit-nga-diaspora-vangjeli-kqz-te-beje-transparence\/\">\u201cParregullsi n\u00eb procesin e votimit nga Diaspora\u201d, Vangjeli: KQZ t\u00eb b\u00ebj\u00eb transparenc\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Antikorrupsionit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Genta Vangjeli ka dal\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat nga selia blu ku shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit t\u00eb ardhura nga Diaspora. Vangjeli tha se sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e flet\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27230","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27230","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27230"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27230\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27230"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27230"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27230"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}