{"id":27209,"date":"2025-06-21T09:48:32","date_gmt":"2025-06-21T09:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/duke-pare-rrezikshmerine-shoqerore-te-te-denuarit-jemi-te-mendimit-te-mos-i-akordohet-falja-e-kerkuar-zbulohet-letra-e-manol-konomit-per-pushkatimin-e-koci-xoxes-11-qer\/"},"modified":"2025-06-21T09:48:32","modified_gmt":"2025-06-21T09:48:32","slug":"duke-pare-rrezikshmerine-shoqerore-te-te-denuarit-jemi-te-mendimit-te-mos-i-akordohet-falja-e-kerkuar-zbulohet-letra-e-manol-konomit-per-pushkatimin-e-koci-xoxes-11-qer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/duke-pare-rrezikshmerine-shoqerore-te-te-denuarit-jemi-te-mendimit-te-mos-i-akordohet-falja-e-kerkuar-zbulohet-letra-e-manol-konomit-per-pushkatimin-e-koci-xoxes-11-qer\/","title":{"rendered":"\u201cDuke par\u00eb rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, jemi t\u00eb mendimit, t\u00eb mos i akordohet falja e k\u00ebrkuar\u2026\u201d! Zbulohet letra e Manol Konomit, p\u00ebr pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949"},"content":{"rendered":"<p>Dokumentet arkivore q\u00eb po publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs kohore; dhjetor 1948-qershor 1949 dhe shohin drit\u00ebn e botimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jan\u00eb nxjerr\u00eb nga Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe fondi i ish-Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato parqesin nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe dramatike gjithashtu, t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb komuniste: procesin politik, d\u00ebnimin dhe ekzekutimin e gjeneral-leitnant Ko\u00e7i Xoxes, nj\u00eb nga figurat kryesore n\u00eb hierarkin\u00eb e Partis\u00eb Komuniste q\u00eb nga periudha e Luft\u00ebs, i cili mbante postet m\u00eb kryesore pas Enver Hoxh\u00ebs, si; an\u00ebtar i Byros\u00eb Politike dhe sekretar politik i Partis\u00eb Komuniste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zv. kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, etj.. Goditja ndaj tij filloi n\u00eb fundin e vitit 1948 dhe u b\u00eb publikisht n\u00eb Kongresin e Par\u00eb t\u00eb PKSH-s\u00eb, ku ai u akuzua p\u00ebr \u201ctrockiz\u00ebm\u201d dhe \u201cveprimtari kund\u00ebrrevolucionare\u201d. Si rezultat, pas disa dit\u00ebsh ai u arrestua dhe pas nj\u00eb procesi hetimor q\u00eb zgjati disa muaj, n\u00eb marsin e vitit 1949, doli para gjyqit q\u00eb e d\u00ebnoi me vdekje me pushkatim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa t\u00eb gjitha k\u00ebto e t\u00eb tjera p\u00ebr figur\u00ebn e Koci Xoxes, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura, pasi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike para dhe pas viteve \u201990-t\u00eb, dokumentet q\u00eb po publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebrpjekjet e fundit t\u00eb Xoxes, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn, dhe vendimin e pam\u00ebshirsh\u00ebm t\u00eb regjimit komunist, pas s\u00eb cilit ishte vet\u00eb Enver Hoxha, p\u00ebr t\u00eb eliminuar nj\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb tij, q\u00eb ai e shihte si rival kryesor n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ruajtur kreun e Partis\u00eb dhe t\u00eb shtetit q\u00eb Hoxha drejtonte zyrtarisht, q\u00eb nga mbarimi i Luft\u00ebs, n\u00eb n\u00ebntorin e vitit 1944.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet n\u00eb fjal\u00eb q\u00eb po publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, krahas akuzave formale kund\u00ebr Koci Xoxes si; \u201ckarrierist, trockist dhe arrivist\u201d dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb paraqitur para \u201cgjyqit t\u00eb popullit\u201d, t\u00eb cilat \u201cvinin\u201d me telegram nga Gjykata e Gjer\u00eb e rrethit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, na sjellin dhe reflektojn\u00eb retorik\u00ebn e asaj kohe, (ku fjal\u00ebt \u201carmik i popullit\u201d kishin filluar t\u00eb p\u00ebrdoreshin dendur), do shohim edhe korrespodenc\u00ebn nd\u00ebrmjet Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat i k\u00ebrkonin zyrtarisht nj\u00ebra tjetr\u00ebs, mos faljen e jet\u00ebs s\u00eb Koci Xoxes.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vijn\u00eb pas nj\u00eb apeli emocionues drejtuar Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, ku Xoxe mes t\u00eb tjerash kujton edhe kontributin e tij n\u00eb Luft\u00ebn Nacional-\u00c7lirimtare dhe k\u00ebrkon m\u00ebshir\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb familjes, bashk\u00ebshortes dhe gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, ku m\u00eb i madhi ishte vet\u00ebm 12 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 dihet tashm\u00eb, asgj\u00eb nga k\u00ebto nuk do t\u00eb merrej parasysh dhe vendimi p\u00ebr d\u00ebnimin e tij me vdekje, nuk do vihej n\u00eb diskutim, nga asnj\u00eb prej atyre tre \u201ckolonave\u201d ku mbahej shteti komunist. Ajo q\u00eb vihet re n\u00eb k\u00ebto dokumente (t\u00eb cilat po i publikojm\u00eb s\u00eb bashku me faksimilet p\u00ebrkat\u00ebse), letra e Koci Xoxes drejtuar Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor p\u00ebr faljen e jet\u00ebs mban dat\u00ebn 10 qershor, kurse t\u00eb gjitha dokumentet e tjera, duke filluar nga; relacioni i ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb Manol Konomi, d\u00ebrguar Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, relacioni i Gjykat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb, d\u00ebrguar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, relacioni i sekretarit t\u00eb Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor, Sami Baholli, drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, mbledhja e Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor, ku u muar n\u00eb shqyrtim k\u00ebrkesa e Koci Xoxes p\u00ebr faljen e jet\u00ebs, vendimi i atij Presidiumi me refuzimin p\u00ebr faljen e jet\u00ebs s\u00eb tij, si dhe proces-verbali i dat\u00ebs s\u00eb ekzekutimit t\u00eb Koci Xoxes. Pra, t\u00eb gjitha k\u00ebto mbajn\u00eb dat\u00ebn 11 qershor 1949, \u00e7ka praktikisht \u00ebsht\u00eb e pamundur edhe p\u00ebr arsye kohe fizike, t\u00eb mbaheshin t\u00eb gjitha k\u00ebto mbledhje, gj\u00eb e cila hedh dyshime, se ato jan\u00eb formuluar dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ekzekutimi i tij m\u00eb 11 qershor 1949, (thuhet se u pushkatua diku n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb vend nd\u00ebrmjet ish-Shkoll\u00ebs s\u00eb Qen\u00ebve dhe Varrezave t\u00eb Tufin\u00ebs) sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb serie spastrimesh n\u00eb elit\u00ebn komuniste, e cila zgjati afro 40 vite dhe p\u00ebrfundoi me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, ne mesin e viteve \u201980-t\u00eb.<\/p>\n<p>TELEGRAMI I K\u00cbSHILLIT T\u00cb GJER\u00cb T\u00cb GJYKAT\u00cbS S\u00cb KOR\u00c7\u00cbS, KU I K\u00cbRKON Q\u00cb KOXI XOXE DHE PANDI KRISTO, T\u00cb DALIN PARA GJYQIT T\u00cb POPULLIT DHE T\u00cb JAPIN LLOGARI P\u00cbR T\u00cb ZEZAT Q\u00cb I KAN\u00cb B\u00cbR\u00cb<\/p>\n<p>16. XII. 1948<\/p>\n<p>Na, K\u00ebshilli i gjer\u00eb i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, pasi pam\u00eb veprimtarin\u00eb e gjer\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb karrieristit, trockistit dhe arrivistit Koci Xoxes, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb popullit e t\u00eb atdheut, vendos\u00ebm unanimisht q\u00eb Kocio Xoxe dhe Pandi Kristo, t\u00eb dalin sa m\u00eb para para gjyqit t\u00eb popullit, e t\u00eb japin hesap p\u00ebr t\u00eb gjitha t\u00eb zezat q\u00eb i kan\u00eb punuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr K\u00ebshillin e Gjykat\u00ebs<\/p>\n<p>Gjush Rustemi<\/p>\n<p>RELACIONI I MINISTRIT T\u00cb DREJT\u00cbSIS\u00cb MANOL KONOMI, D\u00cbRGUAR PRESIDIUMIT T\u00cb KUVENDIT POPULLOR, ME LUTJEN E T\u00cb D\u00cbNUARIT ME VDEKJE KOCI XOXE, Q\u00cb T\u2019I FALET JETA<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb Tiran\u00eb, m\u00eb 11.VI.940<\/p>\n<p>MINISTRIA E DREJT\u00cbSIS\u00cb V.F \u2013 L.P.<\/p>\n<p>(Dega e Administrat\u00ebs)<\/p>\n<p>Nr. Prot. 488 Rez.<\/p>\n<p>L\u00ebnda: K\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr falje d\u00ebnimi Koci Xoxes<\/p>\n<p>Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Bashkangjitur ju paraqesim lutjet e t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje nga Gjykata e Lart\u00eb, Koci Xoxe, drejtuar atij Presidiumi dhe Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor, me t\u00eb cilat k\u00ebrkon t\u2019i falet jeta.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u2019origjinal ju d\u00ebrgojm\u00eb shkres\u00ebn, Nr. 227, dt. 11.6.1949 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Duke referuar sa m\u00eb sip\u00ebr dhe duke pasur parasysh rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit si dhe gravitetin e fajeve t\u00eb konsumuara prej tij, jemi t\u00eb mendimit, q\u00eb t\u00eb mos i akordohet falja e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>MINISTRI<\/p>\n<p>Manol Konomi<\/p>\n<p>Refuzohet<\/p>\n<p>11.6.1949<\/p>\n<p>LETRA E KOCI XOXES D\u00cbRGUAR KRYESIS\u00cb S\u00cb KUVENDIT POPULLOR, KU AI I K\u00cbRKON FALJEN E JET\u00cbS, P\u00cbR KONTRIBUTIN E MADH Q\u00cb KA DH\u00cbN\u00cb LUFT\u00cbS NACIONAL-\u00c7LIRIMTARE Q\u00cb NGA KOHA E MONARKIS\u00cb<\/p>\n<p>V.F. L.P.<\/p>\n<p>Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor, p\u00ebr Kuvendin Popullor<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Me dat\u00ebn e sotme, 11 qershor, 1949, Gjykata e Nalt\u00eb vendosi nd\u00ebshkimin t\u2019em, me vdekje.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrfituar nga rasti q\u00eb Kuvendi Popullor \u00ebsht\u00eb n\u00eb seanc\u00eb t\u00eb \u00e7elur, ky apel, atij t\u00eb nder\u00e7mit Kuvend q\u00eb t\u00eb m\u00eb fal\u00eb jet\u00ebn, duke marr\u00eb parasysht kontributin tem q\u00eb i kam dh\u00ebn\u00eb luft\u00ebs s\u00eb popullit, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e regjimit t\u00eb Zogut, dhe Luft\u00ebs N.\u00c7. q\u00eb n\u00eb fillim dhe deri n\u00eb mbarim.<\/p>\n<p>I sigurt q\u00eb kontributi tim nuk do t\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsohet dhe do t\u00eb m\u00eb falet jeta, q\u00eb\u2026.kundra popullit dhe Republik\u00ebs, un\u00eb gjithashtu i them atij Presidiumi, gj\u00eb gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb procesit dhe t\u00eb gjyqit, m\u00eb kan\u00eb prekur r\u00ebnd\u00eb disa probleme t\u00eb procesit dhe kam r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb sensibilitet dhe m\u00ebrzitin\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, dhe kam gabuar n\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme, jam edhe fajtor p\u00ebr k\u00ebto q\u00ebndrime.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb falje ma akordoni, po t\u00eb jet\u00eb se e lejojn\u00eb interesat e popullit, t\u00eb partis\u00eb dhe t\u00eb socializmit.<\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebshiroj q\u00eb t\u00eb g\u00ebzoj Shqip\u00ebria\u2026..edhe nga burgu, dhe kalman\u00ebt e mij.<\/p>\n<p>T\u00eb roj\u00eb Republika Popullore, t\u00eb roj\u00eb populli, t\u00eb roj\u00eb partia e jon\u00eb, dhe udh\u00ebheq\u00ebsi i Partis\u00eb dhe i popullit, shoku Enver.<\/p>\n<p>Me shpres\u00eb se kontributi tem nuk do t\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsohet, dhe do t\u00eb m\u00eb falej jeta, m\u00eb nepet rasti me parashtrue konsiderasionet tem, m\u00eb t\u00eb vyera.<\/p>\n<p>Me nderime<\/p>\n<p>Tiran\u00eb, m\u00eb 10.VI.949 Koci Xoxe<\/p>\n<p>LETRA E GJYKAT\u00cbS S\u00cb LART\u00cb P\u00cbR MINISTRIN\u00cb E DREJT\u00cbSIS\u00cb, ME K\u00cbRKES\u00cbN Q\u00cb T\u00cb D\u00cbNUARIT ME VDEKJE, KOCI XOXE, T\u00cb MOS I FALET JETA<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb V.F. \u2013 L.P.<\/p>\n<p>GJYKATA E LART\u00cb Tiran\u00eb, m\u00eb 11.VI.1949<\/p>\n<p>Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Tuj p\u00ebrcjellur dy lutjet p\u00ebr falje t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje, Koci Xoxe, drejtuar Presidiumit dhe Kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit Popullor, kjo Gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb e mejtimit q\u00eb atij t\u2019i refuzohen lutjet.<\/p>\n<p>Antar Antar N\u00ebn Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/p>\n<p>Vasil Trim\u00e7ev Niko Zoto Frederik Nosi<\/p>\n<p>LETRA E GJYKAT\u00cbS S\u00cb LART\u00cb P\u00cbR MINISTRIN\u00cb E DREJT\u00cbSIS\u00cb, ME DY TELEGRAMET Q\u00cb I KAN\u00cb D\u00cbRGUAR ASAJ, FAMILJA E KOCI XOXES, KU ATA K\u00cbRKOJN\u00cb Q\u00cb T\u2019I FALET JETA NJERIU T\u00cb TYRE<\/p>\n<p>REPUBLIKA POPULLORE E SHQIP\u00cbRIS\u00cb V.F. \u2013 L.P.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 11.VI.1949<\/p>\n<p>Nr. 227\/2<\/p>\n<p>Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Tiran\u00eb<\/p>\n<p>Bashk\u00ebngjitur ju d\u00ebrgojm\u00eb dy telegrame d\u00ebrguar k\u00ebsaj Gjykate, p\u00ebr Presidiumin e Kuvendit Popullor, nga pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit me vdekje Koci Xoxe, p\u00ebr t\u2019ia paraqitur Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor.<\/p>\n<p>N\u00ebn Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb<\/p>\n<p>Frederik Nosi<\/p>\n<p>Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor<\/p>\n<p>P\u00ebr kompetenc\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>Gj. Hoxha<\/p>\n<p>A.A.<\/p>\n<p>Lutja ju refuzua<\/p>\n<p>11.6.\u201949<\/p>\n<p>N\u00cb AN\u00cbN E GJYKAT\u00cbS S\u00cb NALT\u00cb<\/p>\n<p>PRESIDIUMIT T\u00cb KUVENDIT POPULLOR, TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>TIRAN\u00cb TIRAN\u00cb 457 15 53 11\/6\/\u2019949<\/p>\n<p>GJYKATA E NALT\u00cb VENDOSI D\u00cbNIMIN E DJALIT T\u2019EM, KOCI XOXE, ME VDEKJE, LUTEM P\u00cbRUL\u00cbSISHT Q\u00cb T\u00cb M\u00cbSHIROHET JETA E TIJ DUKE PAS\u00cb PARA SYSH, QOFT\u00cb EDHE MA T\u2019\u00cb VOGLIN KONTRIBUT Q\u00cb I KA DHAN\u00cb L\u00cbVIZJES N\u00cb FILLIM. ME NDERIME DHIMIT\u00cbR XOXE.<\/p>\n<p>N\u00cb AN\u00cbN E GJYKAT\u00cbS S\u00cb NALT\u00cb<\/p>\n<p>PRESIDIUMIT T\u00cb KUVENDIT POPULLOR, TIRAN\u00cb<\/p>\n<p>TIRAN\u00cb TIRAN\u00cb 457 15 53 11\/6\/\u2019949<\/p>\n<p>GJYKATA E NALT\u00cb M\u00cb DAT\u00cbN 10 QERSHOR 949, VENDOSI D\u00cbNIMIN ME VDEKJE T\u00cb BASHK\u00cbSHORTIT TIM, KOCI XOXE, N\u00cb EM\u00cbN TIM PERSONAL DHE T\u00cb GJASHT\u00cb F\u00cbMIJ\u00cbVE, M\u00cb I MADHI 12 VJE\u00c7, LUTEMN DHE K\u00cbRKOJ KLEMENC\u00cb, TUE IU FALUR JETA BASHK\u00cbSHORTIT E ME P\u00cbRUL\u00cbSI, SOFIKA XOXE.\/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/duke-pare-rrezikshmerine-shoqerore-te-te-denuarit-jemi-te-mendimit-te-mos-i-akordohet-falja-e-kerkuar-zbulohet-letra-e-manol-konomit-per-pushkatimin-e-koci-xoxes-11-qer\/\">\u201cDuke par\u00eb rrezikshm\u00ebrin\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit, jemi t\u00eb mendimit, t\u00eb mos i akordohet falja e k\u00ebrkuar\u2026\u201d! Zbulohet letra e Manol Konomit, p\u00ebr pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dokumentet arkivore q\u00eb po publikojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim, t\u00eb cilat i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs kohore; dhjetor 1948-qershor 1949 dhe shohin drit\u00ebn e botimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, jan\u00eb nxjerr\u00eb nga Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe fondi i ish-Presidiumit t\u00eb Kuvendit Popullor t\u00eb Republik\u00ebs Popullore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ato parqesin nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27209","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27209\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}