{"id":27198,"date":"2025-06-21T08:50:14","date_gmt":"2025-06-21T08:50:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/emri-i-humbur-pse-noli-i-dha-shengjinit-emrin-willson\/"},"modified":"2025-06-21T08:50:14","modified_gmt":"2025-06-21T08:50:14","slug":"emri-i-humbur-pse-noli-i-dha-shengjinit-emrin-willson","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/21\/emri-i-humbur-pse-noli-i-dha-shengjinit-emrin-willson\/","title":{"rendered":"\u201cEmri i humbur\u201d \u2013 Pse Noli i dha Sh\u00ebngjinit emrin \u201cWillson\u201d?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Ku\u00e7aj<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e 2 shkurtit t\u00eb vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte ndar\u00eb nga jeta presidenti amerikan Woodrow Willson.<\/p>\n<p>Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 04 shkurt 1924, Reuf Fico: Kryetar. Pa hy n\u00eb bisedimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs, dua t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb proponim. Me hidh\u00ebrim muarm\u00eb vesh se ish kryetari i Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Willson vdiq. Duke marr\u00eb parasysh\u00eb sh\u00ebrbimet e mb\u00ebdha q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, proponoj t\u00eb b\u00ebhen 5 minuta pushim si shenj\u00eb hidh\u00ebrimi dhe t\u2019i hiqet nj\u00eb telegram ngush\u00ebllimi familjes s\u00eb t\u00eb ndjerit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e deputetit pranohet dhe seanca nd\u00ebrpritet p\u00ebr 5 minuta. Por rikthimi n\u00eb seanc\u00eb, i ndan deputet\u00ebt n\u00eb dy kampe; ideologjikisht t\u00eb kund\u00ebrt\u2026<\/p>\n<p>Jashar Er\u00ebbara: Para se t\u00eb hym\u00eb n\u00eb bisedim, proponoj t\u00eb bahen 5 minuta pushim edhe p\u00ebr Leninin. N\u00eb qoft\u00eb se Willsoni do t\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqipnis, ma tep\u00ebr do t\u00eb fliste edhe Lenini p\u00ebr nj\u00eb Shqipni t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e deputetit, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar vdekjen e themeluesit t\u00eb Bashkimit Sovjetik t\u00eb ndar\u00eb nga jeta me 21 janar t\u00eb atij viti, pra vet\u00ebm 10 dit\u00eb para presidentit amerikan, shkaktoi ilaritet n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Avni Rustemi: M\u00eb vjen shum\u00eb keq zoti kryetar, q\u00eb kur p\u00ebrmendet emri i Leninit, ndigjohen qeshje nga ana e disa p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kombit. Nuk due qi Shqipnija t\u00eb jet\u00eb bolshevike sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e don por p\u00ebr principet e larta njer\u00ebzore duhet q\u00eb me nji respekt t\u00eb zihet n\u00eb goj\u00eb emri i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb plenare mungonte Fan Noli, i cili pak muaj m\u00eb pas do t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr i vendit. N\u00eb seanc\u00ebn e radh\u00ebs, me 11 shkurt, Noli mban nga fjalimet m\u00eb dometh\u00ebnese t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar figur\u00ebn e presidentit amerikan t\u00eb ndar\u00eb nga jeta.<\/p>\n<p>Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 11 shkurt 1924, Fan Noli: Amerika edhe e t\u00ebr\u00eb bota vajtuan k\u00ebto dit\u00eb vdekjen e Woodrow Willsonit, t\u00eb 28-it President t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Pran\u00eb Amerik\u00ebs merr pjes\u00eb n\u00eb kt\u00eb zi edhe Shqip\u00ebria e cila qan n\u00eb fytyr\u00ebn e tij, amerikanin e math, idealistin bujar dhe mprojt\u00ebsin e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Titulli \u2018amerikan\u2019 mjafton q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb popullin ton\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7do vajtim t\u00eb Amerik\u00ebs, se q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se sa t\u00eb mira kemi par\u00eb prej saj.<\/p>\n<p>Q\u00eb me 1900 Amerika ka qen\u00eb kurbeti m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Q\u00eb me 1914, kur Shqip\u00ebria u shkel prej t\u00eb huajve, Amerika u b\u00eb vendi ku shqiptar\u00ebt shkonin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00ebn e tyre e p\u00ebr t\u00eb fituar buk\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb 25 vjet\u00ebt e fundme Amerika ka qen\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt, nj\u00eb fush\u00eb pune dhe nj\u00eb shkoll\u00eb; nj\u00eb fush\u00eb pune ku fitonin aq para sa ishin t\u00eb zot\u00ebt, dhe nj\u00eb shkoll\u00eb ku m\u00ebsonin respektin e kanunit, disiplin\u00ebn, vler\u00ebn e organizimit dhe detyrat kundrejt atdheut.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb ktheheshin n\u00eb Shqip\u00ebri krejt t\u00eb transformuar dhe njer\u00ebz me idera t\u00eb reja. P\u00ebr t\u00eb kuptuar sa influenc\u00eb ka pasur kurbeti i Amerik\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri arrin kjo sh\u00ebmb\u00ebll i vog\u00ebl:<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs prej 90 sht\u00ebpish kam gjetur 40 veta q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb dhe 40 veta t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb sot. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00e7do sht\u00ebpi ka patur nga nj\u00eb djal\u00eb atje. Munt t\u00eb thuhet me siguri q\u00eb 80 % prej sht\u00ebpive t\u00eb reja t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jugore jan\u00eb nd\u00ebrtuar me para t\u00eb fituara n\u00eb Amerik\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu mund t\u00eb konstatohet leht\u00eb q\u00eb nj\u00eb e kat\u00ebrta e popullat\u00ebs s\u00eb Prefekturave Jugore ushqehet drejt p\u00ebr drejt nga t\u00eb ardhura nga Amerika e tri t\u00eb kat\u00ebrtat p\u00ebrfitojn\u00eb prej k\u00ebtyre parave indirekt\u00ebsisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb e cila mbret\u00ebron n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebn Shkumbin dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Lab\u00ebri, e cila ka qen\u00eb gjithnj\u00eb e turbulluar, ka nj\u00eb shkak dhe ky shkak \u00ebsht\u00eb kurbeti i Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Se atje Tosk\u00ebt dhe Labrit tan\u00eb u b\u00ebn\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb urt\u00eb, qytetar\u00eb dhe patriot\u00eb modern\u00eb.<\/p>\n<p>Fjalimi i Nolit vijon m\u00eb tej me analizimin e rolit q\u00eb diaspora e Amerik\u00ebs kishte luajtur n\u00eb Shqip\u00ebri. Madje ai evidenton se Kongresi i Lushnjes i vitit 1920, q\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb kthes\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shtetin shqiptar, duke ngritur nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb synonte t\u00eb shp\u00ebtonte Shqip\u00ebrin\u00eb nga cop\u00ebtimi dhe t\u00eb vendoste themelet e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kishte buruar n\u00eb fakt, indirekt nga Shoqata e Shqiptar\u00ebve t\u00eb Amerik\u00ebs, VATRA.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa evidentoi n\u00eb fjalim t\u00eb mirat q\u00eb i kishin ardhur shqiptar\u00ebve nga shqiptar\u00ebt e Amerik\u00ebs, Noli ndalet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb fjalimin e tij t\u00eb mirat q\u00eb i kishin ardhur Shqip\u00ebria direkt nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Fan Noli: M\u00eb 1914 kur u shkel Tosk\u00ebria dhe radh\u00eb me mij\u00ebra refugjat\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb, kur vdisnin nga ethet, nga uria, dhe nga e ftohta, vet\u00ebm nj\u00eb vend u kujdes t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb mjer\u00ebve dhe ay vend \u00ebsht\u00eb Amerika.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs, kur Shqip\u00ebria ishte e shkretuar dhe e plagosur prej invazjeve t\u00eb huaja, prap\u00eb Amerika d\u00ebrgoj Kryqin e Kuq q\u00eb t\u2019i leht\u00ebsonte vojtjet.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb nga t\u00eb vetmet, mos t\u00eb them e vetmja shkoll\u00eb moderne q\u00eb kemi \u00ebsht\u00eb ajo e Amerik\u00ebs: Shkolla Teknike.<\/p>\n<p>Dhe kur themi Amerik\u00eb na kujtohet nj\u00eb em\u00ebr se q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb ngjar\u00eb kur nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb e Washingtonit administronte Shtetet e Bashkuara, i shk\u00eblqyeri dhe shum\u00eb i vajtuari President Willson.<\/p>\n<p>Pasi b\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe plot me figura letrare p\u00ebr jet\u00ebshkrimin e ish presidentit amerikan, Noli ndalet n\u00eb rolin e tij direkt n\u00eb rikonfirmimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Noli tregon se Presidentin amerikan e kishte takuar n\u00eb vitin 1917, n\u00eb jahtin e tij, me ratsin e 4 korrikut, fest\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Fan Noli: E kam njohur k\u00ebt\u00eb kalor\u00ebs t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb harruara n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tragjike, me 4 t\u00eb korrikut t\u00eb 1917, n\u00eb Yachtin e tij presidencial Mayflower, kur i rrethuar prej kabinetit, prej trupit diplomatik dhe prej p\u00ebrfaq\u00ebsonj\u00ebsve t\u00eb racave t\u00eb ndryshme n\u00eb Shtetet e Bashkuara shkonte te varri i Washingtonit p\u00ebr t\u00eb prononcuar t\u00eb parin diskurs luft\u00ebtar.<\/p>\n<p>At\u00ebhere iu afrova dhe i b\u00ebra nj\u00eb apel n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kombit ton\u00eb fatzi dhe p\u00ebrgjigjen e tij bujare e mbanj ment sikur po e digjoj sot:<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb Kongresin e Paqes dhe at\u00eb z\u00eb do ta p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Dhe e mbajti fjal\u00ebn e tij. N\u00eb janar 1920, nj\u00eb er\u00eb zije dhe d\u00ebshp\u00ebrimi kish r\u00ebn\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebt e vendit tone, i cili qe si nj\u00eb i vdekur n\u00eb agoni.<\/p>\n<p>Projekti i cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i redaktuar prej Aleat\u00ebve, ishte njohur dhe pritej vet\u00ebm nj\u00eb firm\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb fakt definitiv.<\/p>\n<p>Firma q\u00eb mungonte ishte ajo e presidentit Willson, firm\u00eb q\u00eb nuk u vu n\u00eb at\u00eb projekt aq t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Willson jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e vuri firm\u00ebn po u p\u00ebrgjegj edhe me dy nota n\u00eb t\u00eb cilat mbronte t\u00eb drejt\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr vet\u00ebqeverim, dy nota q\u00eb jan\u00eb dy xhevahiret m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p>Ato nota ndaluan cop\u00ebtimin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe na dhan\u00eb rasje t\u00eb marrim frym\u00eb dhe t\u00eb gatitim lirin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb g\u00ebzojm\u00eb sot.<\/p>\n<p>Qysh ta qajm\u00eb e ta vajtojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kalor\u00ebs pa frik\u00eb dhe pa njoll\u00eb? U eklipsua dielli i t\u00eb vegj\u00eblve dhe i t\u00eb mjer\u00ebve. U rr\u00ebzua p\u00ebrdhe dushku i madh mi deg\u00ebt e s\u00eb cilit kishin nd\u00ebrtuar folen\u00eb e tyre \u00ebnd\u00ebrronj\u00ebsit idealist\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe nga ky rr\u00ebzim osh\u00ebtiu me r\u00ebnkim pylli i err\u00ebt i dheut dhe u zhduk vizioni i nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Por\u2026zemrat p\u00ebrpjet\u00eb! Sursum Corda (Korda lexohet). Amerika, ajo n\u00ebn\u00eb bujare q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb bot\u00ebs Willsonin, ka p\u00ebr t\u00eb lindur edhe t\u00eb tjer\u00eb kalor\u00ebs si ai\u2026\u201d<\/p>\n<p>Presidenti amerikan Uillson promovoi iden\u00eb q\u00eb \u00e7do komb duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur vetveten. Ai ishte nj\u00eb nga t\u00eb par\u00ebt q\u00eb p\u00ebrkrahu konceptin e vet\u00ebvendosjes si nj\u00eb parim thelb\u00ebsor n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ky parim ndikoi n\u00eb formimin e shteteve t\u00eb reja n\u00eb Evrop\u00eb pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Perandoris\u00eb Austro-Hungareze dhe Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 1918, Uillson prezantoi nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb njohur si \u201c14 Pikat\u201d, e cila sh\u00ebrbeu si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr paqen pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore. Nd\u00ebr pikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ishte mb\u00ebshtetja p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e disa vendeve t\u00eb vogla dhe promovimi i paqes s\u00eb q\u00ebndrueshme pa shfryt\u00ebzim kolonial apo kufij t\u00eb imponuar. N\u00eb k\u00ebto pika p\u00ebrfshihej:<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e Polonis\u00eb,<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosja p\u00ebr popujt e Ballkanit,<\/p>\n<p>Liria p\u00ebr kombet e shtypura nga perandorit\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi ndaj cop\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb:<\/p>\n<p>Wilson \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i vler\u00ebsuar nga shqiptar\u00ebt p\u00ebr rolin e tij n\u00eb mbrojtjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris (1919). N\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb, fuqit\u00eb e m\u00ebdha kishin propozuar ndarjen e Shqip\u00ebris\u00eb mes fqinj\u00ebve. Wilson e kund\u00ebrshtoi prerazi k\u00ebt\u00eb plan, duke e par\u00eb si nj\u00eb padrejt\u00ebsi ndaj shqiptar\u00ebve. Ai deklaroi se asnj\u00eb vend nuk duhej t\u00eb ndahej pa p\u00eblqimin e popullit t\u00eb tij. Fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Wilson-it, Shqip\u00ebria mbijetoi si shtet i pavarur dhe m\u00eb von\u00eb, n\u00eb 1920, fitoi njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb Lidhjen e Kombeve.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Uillson ishte nj\u00eb nga arkitekt\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Lidhjes s\u00eb Kombeve, organizat\u00eb e cila kishte p\u00ebr synim promovimin e paqes dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb u forcua fal\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb n\u00eb vitin 1920.<\/p>\n<p>Woodrow Wilson mbetet nj\u00eb figur\u00eb historike q\u00eb njihet p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e kombeve t\u00eb vogla dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb rendi t\u00eb ri bot\u00ebror t\u00eb bazuar n\u00eb parime t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe vet\u00ebvendosjes. Pavar\u00ebsia e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb ndikimit t\u00eb politikave t\u00eb tij, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai nderohet si nj\u00eb mik i madh i shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nderimi i shqiptar\u00ebve: Sh\u00ebngjini t\u00eb em\u00ebrtohet \u2018Willson\u2019<\/p>\n<p>Por mir\u00ebnjohja e Nolit ndaj presidentit t\u00eb ndjer\u00eb amerikan nuk do t\u00eb ndalej vet\u00ebm n\u00eb fjalimin e mbajtur n\u00eb Kuvend n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit 1924. Po n\u00eb at\u00eb seanc\u00eb kur Noli mbajti fjalimin, Faik Konica n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Federat\u00ebs Vatra i kishte d\u00ebrguar parlamentit shqiptar nj\u00eb telegram ku propozonte q\u00eb Skela e Sarand\u00ebs ose e Sh\u00ebngjinit t\u00eb em\u00ebrtohej n\u00eb nd\u00ebr t\u00eb presidentit t\u00eb ndjer\u00eb amerikan. Propozimi erdhi n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur parlamenti ishte p\u00ebrfshir\u00eb intensivisht n\u00eb debate t\u00eb forta p\u00ebr problematikat q\u00eb kishin ndodhur n\u00eb zgjedhjet e dhjetorit t\u00eb vitit 1923 ndaj edhe pal\u00ebt debatuan p\u00ebr k\u00ebt\u00eb propozim.<\/p>\n<p>Po ashtu, nuk munguan as kund\u00ebrshtit\u00eb ndaj k\u00ebtij propozimi dhe parlamenti u nda n\u00eb dy pal\u00eb; ku nj\u00ebra pal\u00eb k\u00ebrkonte rr\u00ebzimin e plot\u00eb t\u00eb tij nd\u00ebrsa pala tjet\u00ebr q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u2019i kalonte komisioneve parlamentare q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb vendosnin se cili qytet-port do t\u00eb em\u00ebrtohej Willson, Saranda apo Sh\u00ebngjini.<\/p>\n<p>Mes k\u00ebtyre debateve t\u00eb forta, dakord\u00ebsia e vetme q\u00eb u gjet ishte q\u00eb ky propozim t\u00eb protokollohej n\u00eb Kuvend n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj seance, situata do t\u00eb tensionohej s\u00eb tep\u00ebrmi e shkak do t\u00eb ishin zgjedhjet parlamentare q\u00eb ishin mbajtur 3 muaj m\u00eb par\u00eb e ku kishte pretendime p\u00ebr dhun\u00eb e shkelje t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb proces. K\u00ebtyre debateve do t\u2019i shtohej edhe vrasja e Avni Rustemit dy muaj m\u00eb pas e m\u00eb von\u00eb, n\u00eb qershor do t\u00eb ndodhte edhe p\u00ebrmbysja e pushtetit dhe n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb do t\u00eb vinte Fan Noli.<\/p>\n<p>Ky i fundit, nuk do t\u00eb harronte propozimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e shkurtit dhe n\u00eb 2 gusht, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur 6 muaj m\u00eb par\u00eb ishte ndar\u00eb nga jeta ish presidenti amerikan Willson, Noli do t\u00eb miratonte vendimin q\u00eb qyteti-port shqiptar q\u00eb do t\u00eb merrte emrin e ish presidentit amerikan, t\u00eb ishte Sh\u00ebngjini.<\/p>\n<p>Kam nderin t\u2019i paraqit\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshmit K\u00ebshill\u00eb t\u00eb Nalt\u00eb se K\u00ebshilli Ministerial n\u00eb bised\u00ebn e tij me 2 gusht 1924, mbi propozimin e kryetarit t\u00eb Vatr\u00ebs n\u00eb Kuvendin Kushtetues, vendosi nd\u00ebrrimin e emrit t\u00eb Sh\u00ebngjinit n\u00eb Wilson. Pra ky K\u00ebshill\u00eb lyp p\u00eblqimin e aprovimin e atij t\u00eb shk\u00eblqyeshmit K\u00ebshill t\u00eb Nalt\u00eb.<\/p>\n<p>Pritni shk\u00eblqes\u00eb nderimet e mia ma t\u00eb nalta.<\/p>\n<p>Kryeminist\u00ebr<\/p>\n<p>Fan Noli<\/p>\n<p>Gusht, 1924<\/p>\n<p>Vendimi do t\u00eb gjente jehon\u00eb edhe n\u00eb shtypin amerikan<\/p>\n<p>New York Times do t\u00eb raportonte kabllogramin q\u00eb kryeministri Noli i kishte d\u00ebrguar Federat\u00ebs Pan Shqiptare Vatra n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ku i njoftonte p\u00ebr vendimin.<\/p>\n<p>\u201cShqiptar\u00ebt e kan\u00eb ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe sepse ishte fal\u00eb interesit t\u00eb Wodroow Willson q\u00eb vendi i tyre u shp\u00ebtua nga ndarja gjat\u00eb ndryshimeve pas luft\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb\u201d shkruhej n\u00eb artikullin e New York Times t\u00eb 12 gushtit t\u00eb vitit 1924.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pas 21 gushtit kur vendimi hyri n\u00eb fuqi, \u00e7do shkres\u00eb zyrtare q\u00eb kishte lidhje me Sh\u00ebngjinin, do t\u00eb p\u00ebrdorej em\u00ebrtimi Wilson.<\/p>\n<p>Por ky propozim do t\u00eb zgjaste pak n\u00eb koh\u00eb, aq sa dhe vet\u00eb qeveria e Fan Nolit q\u00eb do ta mbyllte kapitullin pas 6 muajsh, n\u00eb dhjetorin e vitit 1924.<\/p>\n<p>Qeveria q\u00eb erdhi n\u00eb pushtet pas ikjes s\u00eb Nolit nuk e avancoi m\u00eb tej p\u00ebrdorimin e emrit t\u00eb Sh\u00ebngjinit, ashtu sikurse edhe popullata q\u00eb po haste v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrshtatej me emrin e tij; q\u00eb mbeti m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb akt ku Shqip\u00ebria tentoi t\u00eb shpreh\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshe mir\u00ebnjohjen q\u00eb kishte ndaj ish presidentit, q\u00eb konsiderohej dhe konsiderohet ende sot, \u201cMiku i Shqiptar\u00ebve\u201d<\/p>\n<p>Edhe pse emri i Wilsonit nuk mbeti i p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb toponimin\u00eb shqiptare, vler\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb si \u201cMiku i Shqiptar\u00ebve\u201d mbetet i pashlyer n\u00eb kujtes\u00ebn historike.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/emri-i-humbur-pse-noli-i-dha-shengjinit-emrin-willson\/\">\u201cEmri i humbur\u201d \u2013 Pse Noli i dha Sh\u00ebngjinit emrin \u201cWillson\u201d?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Ku\u00e7aj N\u00eb seanc\u00ebn e 2 shkurtit t\u00eb vitit 1924 parlamenti shqiptari mbajti 5 minuta zi. Dy dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ishte ndar\u00eb nga jeta presidenti amerikan Woodrow Willson. Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, 04 shkurt 1924, Reuf Fico: Kryetar. Pa hy n\u00eb bisedimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs, dua t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27198","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27198","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27198"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27198\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27198"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27198"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27198"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}