{"id":2714,"date":"2024-11-02T06:58:43","date_gmt":"2024-11-02T06:58:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/02\/humbi-jeten-nga-shperthimi-ndaj-motrave-nikolli-rrefimi-prekes-i-babai-te-eneas-ne-emisonin-e-elvis-naci-na-ben-te-lotojme\/"},"modified":"2024-11-02T06:58:43","modified_gmt":"2024-11-02T06:58:43","slug":"humbi-jeten-nga-shperthimi-ndaj-motrave-nikolli-rrefimi-prekes-i-babai-te-eneas-ne-emisonin-e-elvis-naci-na-ben-te-lotojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/02\/humbi-jeten-nga-shperthimi-ndaj-motrave-nikolli-rrefimi-prekes-i-babai-te-eneas-ne-emisonin-e-elvis-naci-na-ben-te-lotojme\/","title":{"rendered":"Humbi jet\u00ebn nga shp\u00ebrthimi ndaj motrave Nikolli\/ Rr\u00ebfimi prek\u00ebs i babai t\u00eb Eneas n\u00eb emisonin e Elvis Na\u00e7i na b\u00ebn t\u00eb lotojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Artur Thomaraj, me origjin\u00eb nga Vlora, u rrit e jeton sot n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>35 vite m\u00eb par\u00eb njihet me bashk\u00ebshorten e tij Luljet\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn u dashurua sapo e pa. Jeta e t\u00eb rinjve nuk do t\u00eb ishte ajo me e lehta, por pavar\u00ebsisht sprovave e varf\u00ebris\u00eb, ia dol\u00ebn t\u00eb krijonin nj\u00eb familje t\u00eb ngroht\u00eb.<\/p>\n<p>Arturi jetonte me t\u00eb dy prind\u00ebrit e me bashk\u00ebshorten. Luljeta vuante nga astma, e gjithashtu kishte v\u00ebshtir\u00ebsi edhe me sjelljen n\u00eb jet\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>2 her\u00eb u g\u00ebzuan me f\u00ebmij\u00eb, e 2 her\u00eb p\u00ebrjetuan humbjen e tyre sepse nuk arrinin t\u00eb mbijetonin.<\/p>\n<p>U desh\u00ebn 5 vite q\u00eb sht\u00ebpia t\u00eb merrte jet\u00eb, me lindjen e djalit t\u00eb tyre t\u00eb madh, q\u00eb e quajt\u00ebn Enea. Enea ishte i mbar\u00eb, nuk i shqet\u00ebsonte prind\u00ebrit, k\u00ebrkonte pak e k\u00ebnaqej m\u00eb gjith\u00e7ka. E vetmja k\u00ebrkes\u00eb e vazhdueshme q\u00eb kishte, ishte q\u00eb prind\u00ebrit t\u2019i b\u00ebnin nj\u00eb v\u00eblla.<\/p>\n<p>Kaluan plot 8 vite q\u00eb n\u00eb jet\u00eb t\u00eb vinte djali i dyt\u00eb i familjes Thomaraj. Emrin ia zgjodhi Enea, tha do ta quajm\u00eb Arluen si bashkim i emrave tan\u00eb: Artur, Luljeta dhe Enea.<\/p>\n<p>Enea dhe Arlueni ishin t\u00eb pandar\u00eb. Si v\u00eblla m\u00eb i madh, Enea e merrte kudo me vete. Flinin n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn dhom\u00eb, n\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes. Kushtet ato ishin. Pasi mbaronin dark\u00ebn, dhoma e ndjenjes kthehej n\u00eb dhom\u00ebn e tyre t\u00eb gjumit. Kalonin or\u00eb t\u00eb gjata bisedash, e her\u00eb pas her\u00eb \u201ci shqet\u00ebsonin\u201d prind\u00ebrit me t\u00eb qeshurat me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb ne mesnat\u00eb.<\/p>\n<p>Kur prind\u00ebrit e Arturit nd\u00ebrruan jet\u00eb, ata mbet\u00ebn 4, \u00e7ifti me 2 djemt\u00eb e tyre.<br \/>\nArturi ka punuar sa ka mundur, q\u00eb t\u2019i krijonte sado pak kushte familjes. Nd\u00ebrsa Luljeta, p\u00ebr shkak se vuante nga astma dhe artriti, e nd\u00ebrpeu pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte n\u00eb spital si sanitare.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb u rrit\u00ebn me p\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb madhe, me dhembshuri p\u00ebr prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt mundoheshin shum\u00eb p\u00ebr ta.<br \/>\nDisa vite m\u00eb pas, Arturi do t\u00eb p\u00ebsonte nj\u00eb paraliz\u00eb, q\u00eb i v\u00ebshtir\u00ebson t\u00eb ecur\u00ebn dhe kryerjen e shum\u00eb veprimeve. P\u00ebr pasoj\u00eb rolin e kryefamiljarit e mori Enea.<br \/>\nSi nj\u00eb djal\u00eb i ri plot plane e \u00ebndrra, dont\u00eb t\u00eb punonte e t\u00eb ndihmonte familjen, e si rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb leht\u00eb pa emigrimin. U nis p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Gjermani, ku qendroi 3 vjet, derisa shteti gjerman e ktheu n\u00eb Shqip\u00ebri, sepse nuk kishte lejq\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Por Enea nuk u dor\u00ebzua. Nisi menj\u00ebher\u00eb pun\u00eb n\u00eb Elbasan, nga nj\u00eb fabrik\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb turn n\u00eb tjetrin, e shum\u00eb her\u00eb disa turne bashk\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fitonte sa m\u00eb shum\u00eb, e t\u2019i vinte n\u00eb ndihm\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Arturi na ka rr\u00ebfyer se Enea nuk i ka shqet\u00ebsuar kurr\u00eb, n\u00eb lagje e donin t\u00eb gjith\u00eb dhe ndihmonte \u00e7do k\u00ebnd. P\u00ebr t\u00eb atin ishte tashm\u00eb si nj\u00eb shok, nj\u00eb shpatull ku mb\u00ebshtetej. Enea ishte ai q\u00eb d\u00ebrgonte mamin n\u00eb spital p\u00ebr mjekim, ai q\u00eb mbante babain p\u00ebr krahu q\u00eb t\u00eb zbriste shkallet e t\u00eb pinin bashk\u00eb kafen e m\u00ebngjesit. Ai q\u00eb kalonte sa m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb me v\u00ebllain, q\u00eb i thoshte t\u00eb shkollohej, se do ishte ai aty p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje ndryshoi, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb vere t\u00eb 14 korrikut 2024. Enea dhe Alueni ishte jasht\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, kur prind\u00ebrit i k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb sht\u00ebpi, se ishte nat\u00eb, ishte vone, e meraku si linte t\u00eb rrinin t\u00eb qet\u00eb pa u kthyer djemt\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit u kthyen, takuan prind\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt shkuan t\u00eb flinin n\u00eb dhom\u00ebn e tyre dhe djemt\u00eb q\u00ebndruan dhom\u00ebn e ndenjes. Pas bisedave t\u00eb p\u00ebrhershme, e duke kaluar koh\u00eb me celuluar, secili u shtri n\u00eb divanin e tij q\u00eb e p\u00ebrdornin si krevat.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb Enea nuk ishte ndjer\u00eb mir\u00eb. Ndjente nj\u00eb shqet\u00ebsim pa e kuptuar p\u00ebrse. U zgjua i zymt\u00eb, ndoshta vapa- tha, sepse ishte nj\u00eb nga ato dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb nxehta t\u00eb ver\u00ebs. Por mbremja e gjeti s\u00ebrish t\u00eb trazuar. Teksa flinte i del gjumi dhe merr drejtimin p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb tualet. Dera ishte e mbyllur, sepse aty ndodhej i v\u00ebllai. Enea pret n\u00eb korridor, ishte ora 02;14 e nat\u00ebs, prind\u00ebrit ishin n\u00eb gjum\u00eb, gjith\u00e7ka ishte qet\u00ebsi. Qet\u00ebsi q\u00eb u trondit nga nj\u00eb zhurm\u00eb e barabart\u00eb me at\u00eb t\u00eb 20 shkr\u00ebp\u00ebtimave bashk\u00eb, thot\u00eb Arturi. E pastaj heshtje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb der\u00eb hapet fuqish\u00ebm, ishte Arlueni i v\u00ebllai, q\u00eb th\u00ebrret me sa z\u00eb kishte: Laliii, ashtu si\u00e7 i th\u00ebrriste gjithmon\u00eb.<br \/>\nNj\u00eb der\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb mbi fytyr\u00ebn e Eneas. Ishte porta kryesore e sht\u00ebpis\u00eb. Ajo q\u00eb u mbyll disa or\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar q\u00eb tani ishin t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, q\u00eb familja u b\u00eb bashk\u00eb, q\u00eb kaloi edhe nj\u00eb dit\u00eb e do t\u00eb mund t\u00eb flinin t\u00eb qet\u00eb, brenda asaj sht\u00ebpi\u00eb q\u00eb Arturi nd\u00ebrtoi m\u00eb shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb ajo der\u00eb q\u00ebndronte mbi Enean. Nj\u00eb sulm i fuqish\u00ebm tritoli, i vendosur n\u00eb der\u00ebn e fqinj\u00ebve p\u00ebrball\u00eb, goditi tragjikisht Enean e pafajsh\u00ebm, duke i nd\u00ebrprer\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb mes. Nga ajo nat\u00eb p\u00ebr familjen Thomaraj nuk pati m\u00eb gjum\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit u zgjuan t\u00eb tronditur, pa kuptuar se \u00e7\u2019po ndodhte. N\u00eb tok\u00eb gjendej djali i tyre, i mbuluar nga gjaku. Tashm\u00eb dera e sht\u00ebpis\u00eb ishte e hapur, e \u00e7ar\u00eb n\u00eb mes, tani asgj\u00eb p\u00ebr ta nuk ishte m\u00eb e sigurt. Pas asaj dite, kaluan 3 muaj ku Enea do t\u00eb rrinte n\u00eb spital.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim arriti t\u00eb ishte i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por prind\u00ebrit thon\u00eb se ai deri n\u00eb minutat e fundit t\u00eb jet\u00ebs, nuk e kuptoi dot se \u00e7far\u00eb i ndodhi. Se \u00e7far\u00eb ishte ajo ngjarje q\u00eb padrejt\u00ebsisht i mori jet\u00ebn, n\u00eb mosh\u00ebn 29 vje\u00e7are, duke i l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjysm\u00eb dashurin\u00eb, familjen, pun\u00ebn, bised\u00ebn me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, vizit\u00ebn n\u00eb spital t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, kafen q\u00eb do t\u00eb pinte t\u00eb nes\u00ebrmen me baban\u00eb, e shok\u00ebt q\u00eb e prisnin p\u00ebr t\u00eb dal.<\/p>\n<p>Enea nd\u00ebrroi jet\u00eb 3 jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, pasi luftoi n\u00eb spital 3 muaj. Pasi i tha t\u00eb \u00ebm\u00ebs fjal\u00ebt e fundit: Jam mir\u00eb\u2026<br \/>\nNd\u00ebrroi jet\u00eb duke l\u00ebn\u00eb pas dhimbjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb familje. Duke r\u00ebnduar shpirtrat e prind\u00ebrve q\u00eb e kishin shtyll\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, e t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb e kishte shokun e jet\u00ebs.<br \/>\nGjith\u00e7ka mund t\u00eb kishte menduar kjo familje, por vdekjes e Eneas kurr\u00eb. I kapi aq t\u00eb pap\u00ebrgatitur, sa nuk kishin as lek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ceremonin\u00eb motore.<\/p>\n<p>Nga ai moment q\u00eb Enea nd\u00ebrroi jet\u00eb, Arturi nuk ka l\u00ebvizur m\u00eb nga sht\u00ebpia, dhe e vetmja dit\u00eb q\u00eb ka dal jasht\u00eb saj \u00ebsht\u00eb sot\u2026<br \/>\nTani n\u00eb familjen Thurmaraj jan\u00eb hapur dyert e mortit, shum\u00ebkush futet e del nga ajo der\u00eb, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb ngroht\u00eb, p\u00ebr t\u2019i shprehur nj\u00eb ngush\u00ebllim, por syt\u00eb e prind\u00ebrve dhe t\u00eb v\u00ebllait, q\u00ebndrojn\u00eb nga dera.<\/p>\n<p>I duket sikur nga momenti n\u00eb moment do t\u00eb kthehet ai, do t\u00eb vij\u00eb nga puna, do ti p\u00ebrqafoj\u00eb e do t\u2019ju thot\u00eb a keni nevoj\u00eb p\u00ebr di\u00e7ka. Por sikur ta dinin se do t\u2019ju ikte kaq shpejt, do t\u2019i thonin se i vetmi p\u00ebr t\u00eb cilin kemi nevoj\u00eb, je TI.<\/p>\n<p>Artur Thomaraj n\u00eb studion e \u201cP\u00ebr Shqiptar\u00ebt\u201d: Hap der\u00ebn dhe shikoj dhe m\u00eb vun\u00eb shami tek hunda q\u00eb t\u00eb mos binte t\u00eb fik\u00ebt, e doja shum\u00eb Enean, nuk e ndaja nga vetja. Djali tjet\u00ebr ngriti der\u00ebn, b\u00ebrtiti, ne ishim n\u00eb gjum\u00eb un\u00eb edhe nusja, me gjith\u00eb fuqin\u00eb q\u00eb kishte e shtyri nusen dhe u ngrit p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb divan, urgjenca u vonua se ngat\u00ebrroi adres\u00eb, policia erdhi shpejt, katastrof\u00eb, gjak nga vesh\u00ebt, goja, hund\u00ebt.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb familjen time \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, kemi hap der\u00ebn se k\u00ebshtu jan\u00eb zakonet dhe rri pret hap syt\u00eb nga dera a po vjen \u00e7uni apo jo, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb s\u2019po e p\u00ebrballojm\u00eb dot se dikur do t\u00eb qet\u00ebsohemi, rrojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb voglin se nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ndryshe. Sot mora pensionin 227 mij\u00eb, k\u00ebt\u00eb pension kam pas p\u00ebrher\u00eb, por t\u00eb del me aq? Nusja \u00ebsht\u00eb pension bashkie, ka 4 s\u00ebmundje, jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb lar\u00eb dritat q\u00eb s\u2019i l\u00ebm\u00eb kurr\u00eb. Un\u00eb kisha nevoj\u00eb p\u00ebr lek\u00ebt e funeralit. Hapa nj\u00eb Go Found, e hapi mbesa por nuk u desh\u00ebn ato, s\u2019i kemi t\u00ebrheq e kan\u00eb marr\u00eb vesh njer\u00ebzit kush e kush me ndihmu. E gjitha \u00ebsht\u00eb tek e ardhmja dhe tek nusja ime, un\u00eb s\u2019jam m\u00eb i aft\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/11\/humbi-jeten-nga-shperthimi-ndaj-motrave-nikolli-rrefimi-prekes-i-babai-te-eneas-ne-emisonin-e-elvis-naci-na-ben-te-lotojme\/\">Humbi jet\u00ebn nga shp\u00ebrthimi ndaj motrave Nikolli\/ Rr\u00ebfimi prek\u00ebs i babai t\u00eb Eneas n\u00eb emisonin e Elvis Na\u00e7i na b\u00ebn t\u00eb lotojm\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artur Thomaraj, me origjin\u00eb nga Vlora, u rrit e jeton sot n\u00eb Elbasan. 35 vite m\u00eb par\u00eb njihet me bashk\u00ebshorten e tij Luljet\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn u dashurua sapo e pa. Jeta e t\u00eb rinjve nuk do t\u00eb ishte ajo me e lehta, por pavar\u00ebsisht sprovave e varf\u00ebris\u00eb, ia dol\u00ebn t\u00eb krijonin nj\u00eb familje t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2714","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2714"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2714\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}