{"id":2711,"date":"2024-11-02T06:58:42","date_gmt":"2024-11-02T06:58:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/02\/celibashi-po-punojme-me-pd-ne-per-te-mundesuar-votimin-elektronik-ne-qarkun-tirane\/"},"modified":"2024-11-02T06:58:42","modified_gmt":"2024-11-02T06:58:42","slug":"celibashi-po-punojme-me-pd-ne-per-te-mundesuar-votimin-elektronik-ne-qarkun-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/02\/celibashi-po-punojme-me-pd-ne-per-te-mundesuar-votimin-elektronik-ne-qarkun-tirane\/","title":{"rendered":"Celibashi: Po punojm\u00eb me PD-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar votimin elektronik n\u00eb qarkun Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria pritet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm votimin e emigrant\u00ebve dhe Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do t\u00eb miratoj\u00eb aktet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb klima politike relativisht e acaruar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e ndihmon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi procesin p\u00ebrgatitor zgjedhor, por deri n\u00eb momentin q\u00eb ne flasim, nuk duket q\u00eb kjo ka ndikuar procesin e miratimit t\u00eb akteve nga Komisioni Rregullator dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb aspekteve tjera rregullatore apo p\u00ebrgatitore, t\u00eb cilat Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb deleguara nga Kodi Zgjedhor\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pal\u00ebt politike n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk arrit\u00ebn dakord\u00ebsi p\u00ebr numrin e qarqeve ku do t\u00eb realizohej votimi dhe num\u00ebrimin elektronik, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr Z\u00ebrin Amerik\u00ebs, zoti Celibashi tha se po punohet me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike dhe t\u00eb partive t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb skeptike, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb realizohet votimi elektronik n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs. \u201cNgelet kusht q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dakord\u00ebsi nga gjith\u00eb spektri opozitar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb proces edhe pse konsideratat e qoft\u00eb Partis\u00eb Demokratike apo t\u00eb dikujt tjet\u00ebr n\u00eb lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin n\u00eb vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj k\u00ebtij sistemi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Celibashi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria pritet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm votimin e emigrant\u00ebve. Si ka ecur deri m\u00eb tani procesi i p\u00ebrgatitjes s\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb nevojshme kur na ndajn\u00eb dikur rreth 6 apo 7 muaj nga zgjedhjet?<\/p>\n<p>Ilirijan Celibashi: Duke konsideruar koh\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur k\u00ebt\u00eb proces, mund ta them pa frik\u00eb se ai ka ecur mir\u00eb. N\u00eb momentin q\u00eb ne flasim, Komisioni Rregullator i cili ka disa kompetenca t\u00eb ngarkuara nga Kodi Zgjedhor p\u00ebr sa i p\u00ebrket miratimit t\u00eb akteve rregullatore ia ka dal\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb dy prej kat\u00ebr ose pes\u00eb akteve t\u00eb cilat si Komisioner Shtet\u00ebrore ia kam propozuar dhe do t\u2019ia propozoj\u00eb k\u00ebtij organi q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt ardhshme t\u00eb kalojn\u00eb edhe tre aktet e tjera.<\/p>\n<p>Pyetje: A mendoni se rrezikohet q\u00eb klima e acaruar mes pal\u00ebve t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb miratimin n\u00eb koh\u00ebn e duhur t\u00eb procedurave teknike t\u00eb votimit nga jasht\u00eb?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb klima politike relativisht e acaruar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e ndihmon n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi procesin p\u00ebrgatitor zgjedhor, por deri n\u00eb momentin q\u00eb ne flasim, nuk duket q\u00eb kjo ka ndikuar procesin e miratimit t\u00eb akteve nga Komisioni Rregullator dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb aspekteve tjera rregullatore apo p\u00ebrgatitore, t\u00eb cilat Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve i ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb deleguara nga Kodi Zgjedhor.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Celibashi, si\u00e7 dhe ju e keni b\u00ebr\u00eb dhe publike, duket se p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr element, at\u00eb t\u00eb votimit dhe num\u00ebrimit elektronik nuk ka nj\u00eb dakort\u00ebsi politike. Ju propozuar shtrirjen e tij fillimisht n\u00eb 5 qarqe, u detyruat ta reduktonit k\u00ebt\u00eb propozim n\u00eb 2 t\u00eb tilla, por demokrat\u00ebt duket se jan\u00eb kund\u00ebr. Si do veprohet, apo rrezikon q\u00eb nj\u00eb votim i till\u00eb t\u00eb mos zbatohet?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Natyrisht, q\u00eb zhvillimi i k\u00ebtij procesi, i k\u00ebsaj m\u00ebnyre t\u00eb votimit e ka n\u00eb themel k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb konsensus sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb faktorit politik. P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb partia kryesore e opozit\u00ebs, Partia Demokratike nuk ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje, kam frik\u00eb se ne si institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e procesi zgjedhor nuk mund t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Gjithsesi, do t\u00eb duhet ta them dhe ta b\u00ebj\u00eb publike se do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb punojm\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Demokratike dhe ndonj\u00eb partie tjet\u00ebr, e cila ka nj\u00eb lloj skepticizmi p\u00ebr votimin elektronik, q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet. Do t\u00eb ishte mir\u00eb edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nga pik\u00ebpamja politike dhe elektorale qarku i Tiran\u00ebs, por edhe p\u00ebr faktin q\u00eb shumica d\u00ebrrmuese e faktorit politik n\u00eb Shqip\u00ebri e mb\u00ebshtet zhvillimin e votimit elektronik n\u00eb Tiran\u00eb, mund t\u00eb konsiderojm\u00eb opsionin e zhvillimit t\u00eb votimit elektronik n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs. Por, gjithsesi ngelet kusht q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb dakord\u00ebsi nga gjith\u00eb spektri opozitar n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb proces edhe pse konsideratat e qoft\u00eb Partis\u00eb Demokratike apo t\u00eb dikujt tjet\u00ebr n\u00eb lidhje me votimin elektronik nuk lidhen me sistemin n\u00eb vetvete, por me qasjen e personelit teknik ndaj k\u00ebtij sistemi. P\u00ebrs\u00ebri, mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb adresohet ky shqet\u00ebsim dhe t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb edhe mir\u00ebkuptimi dhe konsensusi i t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Pyetje: Pra, b\u00ebhet fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: P\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion, si dhe duke konsideruar se thuajse t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera politike, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb qeveris\u00eb, Partin\u00eb Socialiste dhe ato t\u00eb opozit\u00ebs, kan\u00eb propozuar dhe fort\u00eb kan\u00eb rekomanduar q\u00eb votimi elektronik t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb, duke konsideruar k\u00ebtu edhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, qoft\u00eb politik edhe elektoral apo edhe t\u00eb logjistik\u00ebs. E para me koh\u00ebn q\u00eb kemi n\u00eb dispozicion mendoj q\u00eb do t\u00eb ishte me dobi q\u00eb t\u00eb zhvillohej votimi elektronik n\u00eb qarkun e Tiran\u00ebs. Por, gjithsesi do ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Celibashi, financimi i Partive politike ka qen\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e e dob\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri. Legjislacioni aktual, sa garanton transparenc\u00ebn e partive, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb fushatave zgjedhore, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur shihet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr shfryt\u00ebzimi i platformave sociale?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Ligji, legjislacioni shqiptar krahasuar me t\u00eb shkuar\u00ebn ka goxha progres dhe ka krijuar kushte p\u00ebr nj\u00eb imponim ndaj subjekteve zgjedhore p\u00ebr t\u00eb raportuar dhe mbik\u00ebqyrur parat\u00eb q\u00eb ato marrin p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore apo n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr aktivitetin politik. Por, eksperienca tregon q\u00eb ka akoma vend p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsim. Duhet ta pranojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, ka indikator\u00eb q\u00eb na thon\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb shpenzohen m\u00eb shum\u00eb para sesa deklarohen. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kuadrin rregullator, por nd\u00ebrkoh\u00eb edhe p\u00ebr mekanizma m\u00eb efi\u00e7ent\u00eb t\u00eb kontrollit dhe t\u00eb mbik\u00ebqyrjes. Aktualisht sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve b\u00ebn vler\u00ebsim t\u00eb asaj se nga i marrin, ku i marrin dhe si i shpenzojn\u00eb partit\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt, kryesisht bazuar n\u00eb deklarimet e tyre. Por, jo gjithmon\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb ato paraqesin jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrputhura me realitetin.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Celibashi, deri ku do t\u00eb shtrihen k\u00ebto mekanizma q\u00eb ju i sugjeroni, p\u00ebrfshir\u00eb aktor\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera? A do t\u00eb ket\u00eb shtr\u00ebngim t\u00eb masave ligjore dhe atyre nd\u00ebshkuese?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aspekt, i cili do t\u00eb duhej t\u00eb rikonsiderohet. Pra, \u00e7\u00ebshtja e masave dhe sanksioneve. Por, ajo \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb mekanizimi q\u00eb ne do t\u00eb duhet t\u00eb kemi n\u00eb dispozicion, q\u00eb realisht ne t\u00eb monitorojm\u00eb dhe kontrollojm\u00eb dhe t\u00eb hetojm\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Natyrisht ka aspekte t\u00eb financimit, kryesisht ato q\u00eb lidhen me financimet e huaja, t\u00eb cilat mund t\u00eb adresohen nga organe t\u00eb tjera shtet\u00ebrore, kryesisht ato t\u00eb ndjekjes penale. Por edhe n\u00eb aspektin administrativ, mendoj q\u00eb do t\u00eb duhet q\u00eb mekanizmi i kontrollit dhe i monitorimit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb efi\u00e7ent\u00eb dhe t\u00eb mos ngelet vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kuad\u00ebr formal t\u00eb k\u00ebtij monitorimi dhe investigimi.<\/p>\n<p>Pyetje: Praktikisht, ju po thoni se keni nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjerim t\u00eb tagrit ligjor p\u00ebr institucionin q\u00eb ju drejtoni?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Pik\u00ebrisht, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Do t\u00eb merrni nj\u00eb iniciativ\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Keni gjetur mb\u00ebshtetje nga aktor\u00ebt?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Kemi b\u00ebr\u00eb disa propozime, menduam q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore partit\u00eb politike, ve\u00e7an\u00ebrisht dy kryesoret, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, do t\u2019i adresonin k\u00ebto rekomandime tona, por ngel\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb adresimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe nuk adreson asnj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera t\u00eb cilat nuk ishin t\u00eb trajtuara nga vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Do t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb, edhe pse p\u00ebrs\u00ebri duhet ta them q\u00eb koha p\u00ebr t\u2019i implementuar k\u00ebto rregulla ishte dhe ngelet mjaft e ngusht\u00eb, por do t\u00eb kishte mir\u00eb sepse do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin akoma m\u00eb shum\u00eb standardin e k\u00ebtij aspekti.<\/p>\n<p>Pyetje: Zoti Celibashi, a garanton i ashtuquajturi ligj p\u00ebr dekriminalizimin shmangien e kandidat\u00ebve me rekorde kriminale. P\u00ebr m\u00eb qart\u00eb, mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit t\u00eb ri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb e past\u00ebr?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Mund t\u00eb thuhet me siguri t\u00eb plot\u00eb q\u00eb ligji i dekriminalizimit e ka dh\u00ebn\u00eb at\u00eb kontribut q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb jepte dhe mendoj, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb gjykimin tim, ky \u00ebsht\u00eb opinion personal, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e parlamentit dallon shum\u00eb sot nga ajo e t\u00eb shkuar\u00ebs dhe me siguri edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb jet\u00eb cil\u00ebsisht ndryshe, cil\u00ebsisht n\u00eb kuptim t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ligji p\u00ebr dekriminalizimin p\u00ebrpiqet t\u00eb rregulloj\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Reforma zgjedhore ishte cunguar dhe m\u00eb s\u00eb shumti nj\u00eb kompromis politik p\u00ebr t\u00eb zbatuar, si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebt edhe ju pak m\u00eb her\u00ebt, vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Cilat jan\u00eb aktualisht \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb imediate t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb ligjin zgjedhor, sipas jush?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Krahas \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me financimin e partive politike dhe fushatave elektorale, ngelet e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00e7\u00ebshtja e administrimit zgjedhor. Administrimi zgjedhor do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ngelet domen vet\u00ebm i partive politike. Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe her\u00eb t\u00eb tjera publikisht, q\u00eb standardi i procesit zgjedhor do t\u00eb impaktohet jo pozitivisht nga kjo form\u00eb e administrimit t\u00eb procesit zgjedhor. Partit\u00eb politike kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta, por marrin pak p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pyetje: Mendoni se do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb ligj q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb frym\u00eb konsensusi n\u00eb mes nj\u00eb klime t\u00eb tensionuar apo do t\u00eb shkoj\u00eb ashtu si\u00e7 ka ndodhur tradicionalisht n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb ligjin zgjedhor b\u00ebhen n\u00eb minutat e fundit, zoti Celibashi?<\/p>\n<p>Ilirjan Celibashi: Koha nuk premton p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb k\u00ebsaj natyre sepse do t\u00eb duhet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb konsensus i plot\u00eb politik. Edhe nga ana tjet\u00ebr un\u00eb nuk jam p\u00ebr at\u00eb q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb zhvishen t\u00ebr\u00ebsisht nga e drejta e tyre p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb administrimin e procesit zgjedhor, por do t\u00eb duhet q\u00eb ato t\u00eb ken\u00eb kufizime n\u00eb administrimin e procesit zgjedhor. Koha nuk premton. Momenti nuk duket edhe aq i mir\u00eb dhe do t\u00eb duhet ta pranojm\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me k\u00ebt\u00eb. Por, nuk i dihet ndonj\u00ebher\u00eb.\/<a href=\"https:\/\/www.zeriamerikes.com\/a\/7848150.html\">VOA<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/celibashi-po-punojme-me-pd-ne-per-te-mundesuar-votimin-elektronik-ne-qarkun-tirane\/\">Celibashi: Po punojm\u00eb me PD-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar votimin elektronik n\u00eb qarkun Tiran\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebria pritet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm votimin e emigrant\u00ebve dhe Komisioneri Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi u shpreh optimist se Komisioni Rregullator do t\u00eb miratoj\u00eb aktet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb proces. \u201c\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb klima politike relativisht e acaruar n\u00eb Shqip\u00ebri nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2711","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}