{"id":27069,"date":"2025-06-20T10:03:50","date_gmt":"2025-06-20T10:03:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/20\/lufta-ne-lindjen-e-mesme-dhe-rreziku-te-pragu\/"},"modified":"2025-06-20T10:03:50","modified_gmt":"2025-06-20T10:03:50","slug":"lufta-ne-lindjen-e-mesme-dhe-rreziku-te-pragu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/20\/lufta-ne-lindjen-e-mesme-dhe-rreziku-te-pragu\/","title":{"rendered":"Lufta n\u00eb Lindjen e Mesme dhe rreziku te pragu"},"content":{"rendered":"<p>KUR NGRIHEN LUAN\u00cbT<\/p>\n<p>Nga Aladin Stafa<\/p>\n<p>Prej nj\u00eb jave nj\u00eb front i ri lufte \u00ebsht\u00eb ndezur n\u00eb Lindjen e Mesme. Beteja tashm\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes Izraelit dhe Iranit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar nga dita n\u00eb dit\u00eb n\u00eb bombardime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, duke l\u00ebn\u00eb pas konfliktet verbale mes dy shteteve q\u00eb nis\u00ebn gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Izraeli e filloi luft\u00ebn e tij me sulme ajrore ndaj objekteve b\u00ebrthamore dhe raketore t\u00eb vendosura n\u00eb Republik\u00ebn Islamike. Operacioni mbante nj\u00eb titull q\u00eb edhe mund t\u2018i shkonte k\u00ebsaj historie, \u2018Luani n\u00eb Ngritje\u2018, q\u00ebllimi i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb parandalimi i Iranit si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim b\u00ebrthamor. Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb Irani \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur jo pak por duke q\u00eblluar me mbi 400 raketa dhe dron\u00eb drejt Izraelit.<\/p>\n<p>Dhjetra prej tyre arrit\u00ebn n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb Izraelit, si Tel Aviv apo dhe Beersheba duke shkaktuar mjaft civil\u00eb t\u00eb plagosur e duke d\u00ebmtuar infrastruktur\u00ebn. Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) nd\u00ebrkaq \u00ebsht\u00eb akoma dhe m\u00eb e mobilizuar mbi koordinimin e p\u00ebrgjigjes ushtarake, p\u00ebr t\u00eb treguar se kthim pas v\u00ebshtir\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb thuajse lufte mes dy vendeve, dikur mike, solli kaos kudo e coi deri n\u00eb r\u00ebnien e sistemit t\u00eb internetit n\u00eb Iran dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb akses nga jasht\u00eb vendit. Migrimet e para nd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb nisur dhe dhjetra -qindra qytetar\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar e n\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00ebn jan\u00eb detyruar t\u00eb largohen drejt zonave m\u00eb t\u00eb qeta. Natyrisht q\u00eb ky konflikt nuk ka se si mos t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb impakt global, ku SHBA-t\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb alarmi tashm\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb p\u00ebrfshirjeje me nj\u00eb mb\u00ebshtetje ushtarake drejt Izraelit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb reagimi i Europ\u00ebs, si cdo her\u00eb, mbetet n\u00eb nivele diskutimesh n\u00ebn nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb dhe aspak konkretizuese. Tabloja na rr\u00ebfen qartazi se Izraeli e sheh Iranin si nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial, nd\u00ebrsa ky i fundit nuk e fsheh t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb p\u00ebr t\u2018u pasuruar n\u00eb uranium duke mohuar d\u00ebshir\u00ebn e armatimit me arm\u00eb nukleare.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e hidhur ama, q\u00ebndron n\u00eb faktin se kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb luft\u00eb proxy sikund\u00ebr ndodhi n\u00eb Siri apo dhe Libi por nj\u00eb betej\u00eb reale mes dy fuqive t\u00eb nj\u00eb rajoni, i destinuar p\u00ebr konflikte t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>Por cfar\u00eb fshihet pas gjith\u00eb k\u00ebsaj? Pse nisi dhe shp\u00ebrtheu kjo luft\u00eb?<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb elaboruar t\u00eb tashmen e p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb prognoz\u00eb t\u00eb s\u00eb ardhmes, duhet t\u00eb shfletojm\u00eb ca faqe t\u00eb historis\u00eb s\u00eb dy vendeve. Deri n\u00eb fundin e viteve \u201870 t\u00eb dyja shtetet ishin mike me nj\u00ebra -tjetr\u00ebn \u2013 jo prej besimit apo kultur\u00ebs por prej nevoj\u00ebs dhe zhvillimit.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja i druheshin nacionalizmit arab dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e qet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e gjenin mes bashk\u00ebpunimit dhe mbrojtjes q\u00eb i vinte prej aleatit t\u00eb madh, nj\u00eb superfuqie sic ishin SHBA-t\u00eb.<\/p>\n<p>Revolucioni iranian i viteve 1977 -1979 ishte i pari n\u00eb nj\u00eb seri kryengritjesh masive popullore civile q\u00eb do t\u00eb rezultonin n\u00eb p\u00ebrmbysjen e regjimeve autoritare n\u00eb dhjet\u00ebra vende gjat\u00eb tre dekadave t\u00eb ardhshme. Ndryshe nga shumica e kryengritjeve t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebzonin diktator\u00ebt n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, Evrop\u00ebn Lindore dhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Azis\u00eb dhe Afrik\u00ebs, rezultati i luft\u00ebs iraniane nuk ishte vendosja e demokracis\u00eb liberale por e nj\u00eb forme t\u00eb re autoritarizmi.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nd\u00ebrrimin e qeverive, k\u00ebto kryengritje devijuan n\u00eb udh\u00ebn e identitetit komb\u00ebtar. E si rrjedhoj\u00eb, nj\u00eb popull pa identitet sigurisht q\u00eb e humb busull\u00ebn e tij t\u00eb orientimit. N\u00eb pak vite, miq\u00ebsia u kthye n\u00eb armiq\u00ebsi, ku s\u00eb bashku me faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm do t\u00eb conin deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm q\u00eb ne e shohim sot. Aq sa m\u00eb shum\u00eb se e pritur, dukej q\u00eb gjithcka t\u00eb ish e planifikuar. Skena e v\u00ebrtet\u00eb ka padyshim dhe aktor\u00ebt e saj, q\u00eb pas perdes presin\u2026 secili me interesin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe ata jan\u00eb;<\/p>\n<p>Amerika e cila v\u00ebshtron n\u00ebse duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet apo jo.. Europa q\u00eb nuk mund t\u00eb ofroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa fjal\u00eb dhe samite apo Rusia dhe Kina q\u00eb tentojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb prej k\u00ebtij terreni q\u00eb djeg edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb teknologjis\u00eb me synimin p\u00ebr t\u00eb zhbalancuar fuqin\u00eb dhe rendin global t\u00eb SHBA- s\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ne, njer\u00ebzit e zakonsh\u00ebm q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb diku midis, duke pyetur veten se sa kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb e tyre. Nuk ka t\u00eb mir\u00eb apo t\u00eb k\u00ebqinj n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori. Por vet\u00ebm kombe t\u00eb bllokuar n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl mosbesimi, hakmarrjeje dhe frike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa historia i mban fort t\u00eb lidhur pas s\u00eb shkuar\u00ebs dhe ideologjia fetare vazhdon t\u2019u vras\u00eb t\u00eb tashmen, \u00ebsht\u00eb politika ajo e cila po i vret t\u00eb ardhmen. Thuhet se lufta \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i imagjinat\u00ebs.<\/p>\n<p>E drama m\u00eb e madhe e k\u00ebtij konflikti \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebra pal\u00eb nuk mund ta imagjinoj\u00eb m\u00eb paqen- vet\u00ebm fitoren ose mbijetes\u00ebn. Por diku n\u00eb rr\u00ebnojat e sht\u00ebpive ka ende njer\u00ebz.<br \/>\nNjer\u00ebz q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa t\u00eb jetojn\u00eb. Breza t\u00eb rinj q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb dicka m\u00eb mir\u00eb se moria e bombave q\u00eb u ka zbehur frym\u00ebn prej m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekadash.<\/p>\n<p>Paradoksalisht aty, ku duket se gjithcka filloi dhe ku po aty mund edhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb; n\u00eb Lindje.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/lufta-ne-lindjen-e-mesme-dhe-rreziku-te-pragu\/\">Lufta n\u00eb Lindjen e Mesme dhe rreziku te pragu<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>KUR NGRIHEN LUAN\u00cbT Nga Aladin Stafa Prej nj\u00eb jave nj\u00eb front i ri lufte \u00ebsht\u00eb ndezur n\u00eb Lindjen e Mesme. Beteja tashm\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mes Izraelit dhe Iranit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar nga dita n\u00eb dit\u00eb n\u00eb bombardime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, duke l\u00ebn\u00eb pas konfliktet verbale mes dy shteteve q\u00eb nis\u00ebn gati nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Izraeli e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27069","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27069"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27069\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}