{"id":27018,"date":"2025-06-19T19:58:17","date_gmt":"2025-06-19T19:58:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/rama-ne-34-vjetorin-e-ps-kjo-fitore-na-ngarkon-me-pergjegjesine-per-ta-cuar-shqiperine-ne-be-brenda-dekades-fjalimi-i-plote\/"},"modified":"2025-06-19T19:58:17","modified_gmt":"2025-06-19T19:58:17","slug":"rama-ne-34-vjetorin-e-ps-kjo-fitore-na-ngarkon-me-pergjegjesine-per-ta-cuar-shqiperine-ne-be-brenda-dekades-fjalimi-i-plote","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/rama-ne-34-vjetorin-e-ps-kjo-fitore-na-ngarkon-me-pergjegjesine-per-ta-cuar-shqiperine-ne-be-brenda-dekades-fjalimi-i-plote\/","title":{"rendered":"Rama n\u00eb 34-vjetorin e PS: Kjo fitore na ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE brenda dekad\u00ebs (FJALIMI I PLOT\u00cb)"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb fjalim entuziast n\u00eb 34-vjetorin e krijimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, e quajti fitoren e fundit elektorale \u201cnj\u00eb mandat besimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d dhe paralajm\u00ebroi nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr PS-n\u00eb, ku prioritet absolut do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fest\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eblindje q\u00eb na gjen me nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb re historike mbi supe\u201d, tha Rama, nd\u00ebrsa b\u00ebri thirrje p\u00ebr nj\u00eb mobilizim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb struktur\u00ebs socialiste.<\/p>\n<p><em><strong>FJALA E PLOT\u00cb:\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Edi Rama:<\/strong> P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve dhe g\u00ebzuar dit\u00eblindjen e 34-t t\u00eb Partis\u00eb Socialiste juve q\u00eb jeni k\u00ebtu dhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk jan\u00eb k\u00ebtu t\u00eb pranish\u00ebm, por jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e k\u00ebsaj familje t\u00eb madhe politike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eblindje q\u00eb b\u00ebhet e ve\u00e7ant\u00eb si rezultat i faktit q\u00eb vjen mbas nj\u00eb fitoreje shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse t\u00eb Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fitoreje, e cila vjen me nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebr vet\u00eb faktin q\u00eb u mish\u00ebrua si rezultat i nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje m\u00eb t\u00eb madhe se asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr Partin\u00eb Socialiste dhe padyshim q\u00eb ne nuk i jemi frikur, edhe sigurisht nuk i jemi shmangur asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive q\u00eb vijn\u00eb me fitoret dhe kjo un\u00eb besoj se \u00ebsht\u00eb arsyeja kryesore pse ne nuk lodhemi s\u00eb fituari, pasi nuk lodhemi s\u00eb ngarkuari veten me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe s\u00eb reflektuari mbi \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>E natyrisht q\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra duhen b\u00ebr\u00eb me patjet\u00ebr m\u00eb mir\u00eb n\u00eb kushtet kur kjo fitore \u00ebsht\u00eb e lidhur me nj\u00eb mandat besimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr vendin dhe p\u00ebr ta an\u00ebtar\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian brenda k\u00ebsaj dekade.<\/p>\n<p>Nuk ka arsye m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nuk ka edhe dometh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb madhe lidhur me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb, se sa ky objektiv, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv sa i arritsh\u00ebm, aq edhe tejet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv sa i af\u00ebrt aq edhe jasht\u00ebzakonisht i lidhur me sa shpejt ne do jemi n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb \u00e7ka duhet p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe t\u00eb p\u00ebrmbushim \u00e7ka duhet p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb nuk kemi asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb besimplot\u00eb.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb skuad\u00ebr t\u00eb re me jo pak, po me 83 deputet\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb sesa numri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebrja e skuadr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb harmonizimi i eksperienc\u00ebs me prurjet e reja dhe \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja m\u00eb e mir\u00eb se sa asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr e pesh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb \u00e7do territor q\u00eb besoj un\u00eb i japin k\u00ebsaj skuadre t\u00eb re mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ta p\u00ebrballoj\u00eb me sukses pesh\u00ebn e madhe q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite, kur parlamenti do duhet t\u00eb b\u00ebhet shtylla kryesore e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, p\u00ebr vet\u00eb p\u00ebrmbajtjen q\u00eb ka procesi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb besoj q\u00eb si rezultat i mir\u00eborganizimit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin dhe si rezultat i nj\u00eb beteje t\u00eb b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin kemi po ashtu edhe nj\u00eb skuad\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebse, jasht\u00ebzakonisht premtuese, \u00a0n\u00eb t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb administrative dhe n\u00eb t\u00eb gjitha zonat ku Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb angazhuar gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre muajve, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb grupeve t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe patjet\u00ebr q\u00eb vlera kryesore e k\u00ebsaj skuadre mb\u00ebshtet\u00ebse jan\u00eb burimet e veta njer\u00ebzore, ku ne do t\u00eb duhet t\u00eb q\u00ebmtojm\u00eb me kujdes p\u00ebr t\u00eb identifikuar m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e mundsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u2019i ngarkuar n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shum\u00eb angazhim n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<\/p>\n<p>Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces thjesht\u00eb i qeveris\u00eb, apo thjesht\u00eb i deputet\u00ebve n\u00eb parlament, apo thjesht i drejtuesve apo institucioneve qendrore t\u00eb vendit, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i shtrir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin, ku p\u00ebrfshihen patjet\u00ebr edhe nj\u00ebsit\u00eb e pushtetit vendor dhe ku shum\u00eb nga detyrat q\u00eb ka ky proces mbeten p\u00ebr t\u2019u adresuar, por q\u00eb t\u00eb adresohen si\u00e7 duhet, duan nj\u00eb kapital njer\u00ebzor goxha cil\u00ebsor. Dhe un\u00eb kam shum\u00eb besim se ne, n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur n\u00eb \u00e7do hap dhe n\u00ebse do ta adresojm\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb prioritet komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019i japim nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe Partis\u00eb Socialiste n\u00eb territor, duke u mb\u00ebshtetur tek njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb talentuar, tek njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, tek njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb mos u zgjatur, se nuk \u00ebsht\u00eb as kongres, as konferenc\u00eb, as asamble, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eblindje, dua t\u00eb fal\u00ebnderoj t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu sot, t\u00eb ftuar dhe q\u00eb na nderojn\u00eb n\u00eb pranin\u00eb e tyre dhe m\u00eb zun\u00eb syt\u00eb dy, edhe fatmir\u00ebsisht, syt\u00eb m\u00eb vajt\u00ebn nga nj\u00ebri ekstrem n\u00eb tjetrin, nga Frrok \u00c7upi te Ylli Rakipi. Frroku \u00ebsht\u00eb m\u00eb af\u00ebr tribun\u00ebs, Ylli \u00ebsht\u00eb komplet larg si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb un\u00eb erdha, po un\u00eb nuk jam me ju.<\/p>\n<p>Ylli, e dim\u00eb q\u00eb s\u2019je me ne, po mos rri aq i distancuar, se dukesh si ata, n\u00eb ato pikturat e realizmit socialist, q\u00eb rrinin si n\u00eb hije. Po, po t\u00eb fal\u00ebnderoja p\u00ebr pranin\u00eb gjithsesi. Jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb s\u2019je me ne dhe, edhe pavar\u00ebsisht se mund t\u00eb rrish me Filip \u00c7akullin prap\u00eb se prap\u00eb nuk b\u00ebhesh me ne.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb fal\u00ebnderoj edhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrpara nesh, dometh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara meje dhe p\u00ebrpara shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve dhe q\u00eb jan\u00eb gjithmon\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebto sebepe, por jo vet\u00ebm sebepe, jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb partis\u00eb, sipas m\u00ebnyr\u00ebs dhe me energjin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebtu dy ekstreme do marr zysh Art\u00ebn q\u00eb nuk m\u00eb ndahet, edhe q\u00eb as nuk i diskutoja, q\u00eb sa t\u00eb d\u00ebgjonte emrin, do ta b\u00ebnte fytyr\u00ebn q\u00eb \u00e7\u2019ke q\u00eb m\u00eb p\u00ebrmend emrin, \u201czyshe ty shyqyr q\u00eb t\u00eb kemi\u201d.<\/p>\n<p>Edhe shokun Gramoz q\u00eb nuk diskutohet, q\u00eb sa koh\u00eb do ta shoh k\u00ebtu n\u00eb oborrin e partis\u00eb jam i sigurt q\u00eb partia \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsohuni dit\u00ebn kur m\u00eb t\u00eb mungoj\u00eb Gramozi n\u00eb k\u00ebt\u00eb oborr, po at\u00ebher\u00eb s\u2019do jem as un\u00eb k\u00ebshtu q\u00eb shifni e b\u00ebni.<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, edhe nj\u00eb fal\u00ebnderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, i cili si gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste ka veshur kostumin e dasm\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n<p>Edhe faleminderit, dihet n\u00eb mbyllje, t\u00eb gjitha vajzave dhe grave q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu t\u00eb pranishme.<\/p>\n<p>Si\u00e7 tregoi edhe 11 maji, kush u mb\u00ebshtet tek vajzat dhe tek grat\u00eb, fitoi.<\/p>\n<p>Faleminderit!<\/p>\n<p>M\u00eb falni, dua t\u00eb b\u00ebj dhe nj\u00eb falenderim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb prapavij\u00eb n\u00eb kuptimin e dukjes, por q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr ne dhe q\u00eb hapin dhe mbyllin der\u00ebn e k\u00ebsaj selie dhe b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb e bukur, e past\u00ebr, e sigurt\u00eb edhe q\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjithmon\u00eb ngroht\u00ebsin\u00eb e tyre, kur ne na duhet t\u00eb vijm\u00eb k\u00ebtu dhe t\u2019i shqet\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb faleminderit!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/rama-ne-34-vjetorin-e-ps-kjo-fitore-na-ngarkon-me-pergjegjesine-per-ta-cuar-shqiperine-ne-be-brenda-dekades-fjalimi-i-plote\/\">Rama n\u00eb 34-vjetorin e PS: Kjo fitore na ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb BE brenda dekad\u00ebs (FJALIMI I PLOT\u00cb)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb nj\u00eb fjalim entuziast n\u00eb 34-vjetorin e krijimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, e quajti fitoren e fundit elektorale \u201cnj\u00eb mandat besimi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u201d dhe paralajm\u00ebroi nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re p\u00ebr PS-n\u00eb, ku prioritet absolut do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. \u201cKjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fest\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eblindje q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-27018","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=27018"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/27018\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=27018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=27018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=27018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}