{"id":26991,"date":"2025-06-19T16:09:20","date_gmt":"2025-06-19T16:09:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/buke-dhe-zemer-kur-arkitektura-justifikon-orekset-e-ndertimit\/"},"modified":"2025-06-19T16:09:20","modified_gmt":"2025-06-19T16:09:20","slug":"buke-dhe-zemer-kur-arkitektura-justifikon-orekset-e-ndertimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/buke-dhe-zemer-kur-arkitektura-justifikon-orekset-e-ndertimit\/","title":{"rendered":"\u201cBuk\u00eb dhe zem\u00ebr\u201d, kur arkitektura justifikon orekset e nd\u00ebrtimit"},"content":{"rendered":"<p>Nga Erblin Vukaj<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00ebn q\u00eb po ngrihet mbi rr\u00ebnojat e kujtes\u00ebs dhe interesit publik, u mbajt festivali \u201cBuk\u00eb dhe Zem\u00ebr\u201d (Bread and Heart). Disa prej emrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb arkitektur\u00ebs bot\u00ebrore zbrit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje betej\u00ebn urbane q\u00eb zhvillohet p\u00ebrdit\u00eb mbi trupin e qytetit, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p>N\u00ebn shk\u00eblqimin e \u201cBook Building\u201d, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb ende e pap\u00ebrfunduar, q\u00eb i ka bllokuar qytetar\u00ebve fush\u00ebpamjen e sahatit t\u00eb qytetit zuri vend nj\u00eb paradoks i thell\u00eb midis diskursit etik t\u00eb \u201cstar-arkitekt\u00ebve\u201d dhe sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre konformist ndaj nj\u00eb qeverie, q\u00eb ka ngritur modelin e vet ekonomik mbi nj\u00eb vrull nd\u00ebrtimesh t\u00eb pakontrolluara e me burime t\u00eb err\u00ebta financimi.<\/p>\n<p>T\u00eb ftuarit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb event, p\u00ebr t\u00eb cilin paguhej deri n\u00eb 360 euro p\u00ebr nj\u00eb bilet\u00eb hyr\u00ebse, vinin me nj\u00eb reputacion t\u00eb ngjizur mbi parime t\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb ekonomike, respektit ndaj mjedisit, hap\u00ebsir\u00ebs dhe vlerave sociale.<\/p>\n<p>Alejandro Aravena, p\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb fitues i \u00e7mimit Pritzker \u2013 konsideruar si \u00e7mimi Nobel n\u00eb arkitektur\u00eb \u2013 p\u00ebr projektet e rind\u00ebrtimit me funksion strehimin social n\u00eb Kili pas t\u00ebrmetit shkat\u00ebrrimtar t\u00eb vitit 2010 ku humb\u00ebn jet\u00ebn mbi 500 persona.<\/p>\n<p>Por n\u00eb Tiran\u00eb ai prezantohet si fitues i konkursit p\u00ebr \u201cTirana Society Towers\u201d, nj\u00eb projekt \u201cmonstruoz\u201d kullash 300 metra t\u00eb larta pas Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs, n\u00eb qend\u00ebr, i konceptuar si qiellg\u00ebrvisht\u00ebsi i par\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb po mbytet nga betoni dhe ku asnj\u00eb verifikim publik nuk b\u00ebhet mbi origjin\u00ebn e investimeve q\u00eb financojn\u00eb k\u00ebto kulla.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen p\u00ebr Stefano Boerin, autor i planit Tirana 2030, i cili p\u00ebr vite u promovua nga qeveria dhe Bashkia Tiran\u00eb si nj\u00eb zhvillim vizionar p\u00ebr kryeqytetin, me p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr transportin publik, hap\u00ebsirat e gjelbra \u2013 i paharruar kujtimi i Pyllit Orbital, Unaz\u00ebs s\u00eb Gjelb\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kufizimi i lart\u00ebsis\u00eb n\u00eb zonat historike.\u00a0<\/p>\n<p>Vet\u00eb Boeri ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr nd\u00ebrtime masive dhe t\u00eb larta n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut dhe pas Presidenc\u00ebs, n\u00eb shkelje t\u00eb vet\u00eb parimeve p\u00ebr t\u00eb cilat ai punoi dhe shpalli n\u00eb planin e tij \u201cTirana 2030\u201d. N\u00eb dit\u00ebt e festivalit Boeri promovoi edhe librin e tij p\u00ebr \u201cPyllin vertikal\u201d, nj\u00eb koncept q\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb u aplikua vet\u00ebm te tarraca e Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe te kulla 21-kat\u00ebshe e \u201cGener 2\u201d prapa Stadiumit Komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, diskutimet n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb Book Building, n\u00eb prani t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, ishin nj\u00eb p\u00ebrzierje fjalimesh entuziaste, lavd\u00ebrimesh p\u00ebr \u201crilindjen arkitekturore\u201d t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe paralajm\u00ebrimesh utopike p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb vjen nga qielli.<\/p>\n<p>Arkitekti Steven Hall, i cili ekspozoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kull\u00ebn \u201cKastrati Tower\u201d nga \u201cKastrati Group\u201d \u2013 dy her\u00eb m\u00eb masive se \u201cDonwtown One\u201d, e cila parashikohet t\u00eb ngrihet p\u00ebrball\u00eb, krah Katedrales Katolike Sh\u00ebn Pali \u2013 foli me mbresa p\u00ebr nj\u00eb \u201ckravat\u00eb speciale\u201d q\u00eb ia kishte dhuruar Rama.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Kryeministri, n\u00eb deklarat\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb eventit, ku si rall\u00eb her\u00eb lexoi nj\u00eb fjalim t\u00eb parap\u00ebrgatitur \u2013 si p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leksion i imi p\u00ebr ju, p\u00ebr arkitektur\u00ebn bot\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb cilin meritoj nj\u00eb \u201cstanding-ovation\u201d, \u2013 pretendoi se \u201cShqip\u00ebria prodhon m\u00eb shum\u00eb arkitektur\u00eb se e gjith\u00eb Europa s\u00eb bashku\u201d, nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb asnj\u00eb statistik\u00eb, por q\u00eb maskon realitetin e nj\u00eb zhvillimi urban t\u00eb pakontrolluar, pa konsultime, pa transparenc\u00eb dhe pa mekanizma t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ndalojn\u00eb pastrimin e parave p\u00ebrmes nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00ebm gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, sikurse Citizens.al ka treguar, n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb shqyrtuar apo miratuar rreth 140 leje p\u00ebr kulla shum\u00ebkat\u00ebshe \u2013 nj\u00eb bum nd\u00ebrtimi q\u00eb ka ardhur jo si rezultat i nj\u00eb planifikimi t\u00eb kujdessh\u00ebm urban, por si pasoj\u00eb e nj\u00eb strategjie q\u00eb favorizon nj\u00eb grusht sip\u00ebrmarr\u00ebsish, lidhjet e tyre politike dhe investimet me burime t\u00eb dyshimta.<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej projekteve t\u00eb ekspozuara n\u00eb katin e dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb t\u00eb \u201cBook Building\u201d nuk ishin miratuar ende zyrtarisht, por ishin aty si p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar p\u00ebrkushtimin e qeveris\u00eb ndaj k\u00ebtij vizioni vertikal, ku betoni z\u00eb vendin e kujtes\u00ebs historike, bregdetit dhe interesit publik.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, hap\u00ebsirat publike ngushtohen, nd\u00ebrtesat historike lihen n\u00ebn hije, fshihen ose shemben, dhe qyteti humbet karakterin, zemr\u00ebn, shpirtin e vet, p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar nga k\u00ebto nd\u00ebrtime masive q\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb as nevojat e banor\u00ebve, as historin\u00eb urbane, por vet\u00ebm interesat e nd\u00ebrtuesve dhe natyrisht: vizionin e Kryeministrit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pjes\u00ebmarrja dhe entuziazmi i arkitekt\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb nuk mund t\u00eb shihen si neutral\u00eb. N\u00ebse k\u00ebta profesionist\u00eb flasin p\u00ebr \u201carkitektur\u00eb me nd\u00ebrgjegje\u201d n\u00eb vende t\u00eb tjera, n\u00eb Shqip\u00ebri po firmosin projekte q\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb shkat\u00ebrrimin urban dhe social, at\u00ebher\u00eb fjala \u201chipokrizi\u201d \u00ebsht\u00eb e pakt\u00eb dhe e pashmangshme.<\/p>\n<p>N\u00ebn k\u00ebt\u00eb hipokrizi, mes t\u00eb ftuarve ishte dhe arkitekti danez Bjarke Ingels (BIG), i cili nuk publikoi shum\u00eb kontekst nga eventi n\u00eb rrjetet e tij sociale. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, askush nuk e harron n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb ai u kontraktua nga sip\u00ebrmarr\u00ebsi privat \u201cFusha shpk\u201d p\u00ebr t\u00eb dizejnuar, pa konkurs dhe pa gar\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb publike: \u201cTeatrin Komb\u00ebtar\u201d dhe pas tij nj\u00eb kull\u00eb 33-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb dilem\u00eb etike \u2013 sipas kritikut britanik Oliver Wainwright: \u201cA duhet t\u00eb punojn\u00eb arkitekt\u00ebt p\u00ebr regjime shtyp\u00ebse?\u201d \u2013 mund t\u00eb themi se kjo nuk mbetet teori n\u00eb kontekstin shqiptar. N\u00eb artikullin p\u00ebr The Guardian (2020), Wainwright kritikonte Ingelsin p\u00ebr bashk\u00ebpunime me regjime si ai i Jair Bolsonaros n\u00eb Brazil (2019-2023) dhe Mohammed bin Salman n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, duke ironizuar stilin e tij si \u201cTED-Talk p\u00ebr diktator\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kjo qasje ilustrohet qart\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Ingels projektoi Teatrin e ri Komb\u00ebtar me shembje n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme t\u00eb godin\u00ebs historike jasht\u00eb \u00e7do procesi konkurrues apo konsensusi publik.<\/p>\n<p>Projekti, i dh\u00ebn\u00eb fillimisht p\u00ebrmes nj\u00eb ligji special, u shoq\u00ebrua me akuza p\u00ebr favorizime politike dhe kafshim t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs publike n\u00eb interes nd\u00ebrtimi kullash p\u00ebr privatin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, angazhimi i BIG-ut n\u00eb Tiran\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje estetike apo funksionale, por nj\u00eb akt me ngarkes\u00eb politike: nj\u00eb arkitekt q\u00eb n\u00eb vende evropiane \u2013 aq m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Danimark\u00eb \u2013 projekton me ndjeshm\u00ebri sociale, n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhet pal\u00eb n\u00eb riformatimin autoritar t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 paralajm\u00ebron kritiku tjet\u00ebr britanik, Jeremy Till, \u201cArkitektura nuk \u00ebsht\u00eb neutrale: ajo ose e forcon pushtetin ekzistues, ose e sfidon at\u00eb\u201d. N\u00eb rastin e Tiran\u00ebs, BIG-u zgjodhi t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb p\u00ebr pushtetin, jo p\u00ebr qytetin.<\/p>\n\n<p>Kontrasti dhe shp\u00ebrfillja e arkitektur\u00ebs vendase<br \/>\nP\u00ebr ata q\u00eb pat\u00ebn mund\u00ebsi ta ndiqnin nga af\u00ebr festivalin \u201cBuk\u00eb dhe Zem\u00ebr\u201d, aktiviteti nxori n\u00eb pah kontrastin mes emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb arkitektur\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe munges\u00ebs s\u00eb dukshme t\u00eb p\u00ebrfshirjes reale t\u00eb komunitetit vendas t\u00eb arkitekt\u00ebve, urbanist\u00ebve dhe studiove t\u00eb pavarura shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb event t\u00eb k\u00ebsaj shkalle \u2013 q\u00eb bashkoi 170 pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb huaj nga m\u00eb shum\u00eb se 20 vende \u2013 pritej q\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb platform\u00eb ku z\u00ebri i arkitekt\u00ebve shqiptar\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebgjohej, por t\u00eb vihej n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, festivali mbeti n\u00eb thelb nj\u00eb vitrin\u00eb e \u201carkitektur\u00ebs s\u00eb importit\u201d, ku projektet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb u artikuluan nga t\u00eb huajt e p\u00ebrzgjedhur nga pushteti, nd\u00ebrsa profesionist\u00ebt vendas u reduktuan n\u00eb role logjistike e teknike si ndihm\u00ebs ose p\u00ebrmendje n\u00eb fund t\u00eb fletushkave apo ekspozit\u00ebs promovuese.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e kufizuar e arkitekt\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb panelet e diskutimit \u2013 s\u00eb paku t\u00eb eventit publik t\u00eb dat\u00ebs 6 qershor \u2013 ishte simptoma e qart\u00eb e qasjes q\u00eb nuk njeh, nuk p\u00ebrkrah dhe nuk investon n\u00eb potencialin vendas t\u00eb arkitektur\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Kryeministrit Rama dhe dy emrave q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me organizimin dhe institucionet publike \u2013 Falma Fshazi ish-drejtore e Qendr\u00ebs p\u00ebr Hapje dhe Dialog (COD) dhe Sonila Abdalli, arkitekte, drejtuese dhe themeluese e Destil Creative Hub \u2013 nuk pati asnj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim tjet\u00ebr n\u00eb fjalime, ligj\u00ebrata apo diskutime nga studiues, arkitekt\u00eb apo z\u00ebra t\u00eb pavarur shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Mungesa ishte edhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse n\u00ebse merret parasysh se aktiviteti nuk pati asnj\u00eb em\u00ebr shqiptar nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi mes t\u00eb ftuarve zyrtar\u00eb \u2013 paraqitur n\u00eb webfaqe \u2013 ndon\u00ebse k\u00ebto vende ndajn\u00eb realitete t\u00eb ngjashme urbane dhe kulturore me Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe mund t\u00eb kishin sjell\u00eb p\u00ebrvoja t\u00eb vlefshme rajonale.<\/p>\n\n<p>Ekspozitat n\u00eb katet e sip\u00ebrme t\u00eb \u201cBook Building\u201d \u2013 q\u00eb p\u00ebrmbanin projekte t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 studiove t\u00eb njohura nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 u nd\u00ebrtuan nga stafi i Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Planifikimit t\u00eb Territorit, i studios 51N4E dhe iRI, n\u00eb bashk\u00ebpunim me disa kompani nd\u00ebrtimi dhe studio vendase. K\u00ebto t\u00eb fundit, ishin p\u00ebrmendur n\u00eb cep t\u00eb broshurave m\u00eb tep\u00ebr \u201cn\u00eb rolin e asistent\u00ebve teknik\u00eb\u201d sesa si aktor\u00eb t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb procesin krijues.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, stendat rreth Bashkis\u00eb Tiran\u00eb dhe \u201cBook Building\u201d ekspozonin emrat e disa prej kompanive shqiptare, por prania e tyre ishte m\u00eb shum\u00eb si d\u00ebshmi e rolit prej zbatuesi t\u00eb projekteve \u201ct\u00eb hartuara gjetk\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb k\u00ebsaj fasade zyrtare, n\u00eb nj\u00eb nga stendat m\u00eb t\u00eb vogla, por m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse \u2013 t\u00eb organizuar nga grupimi Albanian Youth Architects \u2013 opinioni ishte krejt ndryshe.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mori fletushkash t\u00eb vendosura p\u00ebr diskutim t\u00eb hapur, arkitekt\u00ebt e rinj t\u00ebrhoq\u00ebn v\u00ebmendjen p\u00ebr munges\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes vendase n\u00eb vendimmarrjen urbane, p\u00ebr anashkalimin e tradit\u00ebs, munges\u00ebn e hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra dhe planifikimit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cArkitektura \u00ebsht\u00eb shum\u00eb premtuese, por planifikimi urban \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore,\u201d thuhej n\u00eb nj\u00eb prej flet\u00ebve, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr theksohej se \u201ckorrupsioni i jep form\u00eb horizontit t\u00eb qytetit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pyetjet e hapura p\u00ebr t\u00eb ardhmen e qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, komentet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve ishin shqet\u00ebsuese: \u201cKaos\u201d, \u201cmunges\u00eb hap\u00ebsirash publike\u201d, \u201czhvillim q\u00eb nuk merr parasysh njeriun\u201d.<\/p>\n<p>Kjo qasje kritike ndaj vizionit vertikal t\u00eb Tiran\u00ebs dhe rolit gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb kufizuar t\u00eb arkitekt\u00ebve vendas u ilustrua edhe me komente mbi projekte specifike.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr shembull, nj\u00eb i pranish\u00ebm e p\u00ebrshkruante projektin e kull\u00ebs s\u00eb Luca Dini-t si \u201ci friksh\u00ebm\u201d, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr sugjeronte vler\u00ebsimin dhe p\u00ebrfshirjen e element\u00ebve tradicionale dhe ruajtjen e element\u00ebve q\u00eb dallojn\u00eb identitetin n\u00eb nd\u00ebrtimet e reja.<\/p>\n<p>P\u00ebr projektin \u201cDowntown One\u201d t\u00eb \u201cKastrati Group\u201d, nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs sh\u00ebnonte: \u201cLart\u00ebsi mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, por mungon hap\u00ebsira e v\u00ebrtet\u00eb publike rreth objektit\u201d. Ishte nj\u00eb reflektim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i problemit thelb\u00ebsor: munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb plani urban q\u00eb v\u00eb n\u00eb qend\u00ebr qytetarin.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb, festivali \u201cBuk\u00eb dhe Zem\u00ebr\u201d i ngjau m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb ekspozite t\u00eb kontrolluar, ku arkitektura p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb legjitimuar politikat e nd\u00ebrtimit, sesa nj\u00eb forumi t\u00eb hapur p\u00ebr ide, konkurrenc\u00eb dhe p\u00ebrfshirje.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, festivali mund t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb \u201cbuk\u00eb\u201d p\u00ebr karrierat e disave dhe \u201czem\u00ebr\u201d p\u00ebr vizionet autoritare t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr transformimin e vrullsh\u00ebm urban, por p\u00ebr qytetar\u00ebt ai p\u00ebrforcoi nj\u00eb tjet\u00ebr realitet: at\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb po shet shpirtin p\u00ebr nj\u00eb fasad\u00eb me shk\u00eblqim, t\u00eb financuar nga interesa t\u00eb padeklaruara dhe t\u00eb firmosura nga ata q\u00eb, gjoja, do ta mbronin, ruanin, dhe zhvillonin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr publiken.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/www.kapitali.al\/buke-zemer-dhe-beton\/\"><strong>Citizens.al<\/strong><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/19\/buke-dhe-zemer-kur-arkitektura-justifikon-orekset-e-ndertimit\/\">\u201cBuk\u00eb dhe zem\u00ebr\u201d, kur arkitektura justifikon orekset e nd\u00ebrtimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Erblin Vukaj N\u00eb Tiran\u00ebn q\u00eb po ngrihet mbi rr\u00ebnojat e kujtes\u00ebs dhe interesit publik, u mbajt festivali \u201cBuk\u00eb dhe Zem\u00ebr\u201d (Bread and Heart). Disa prej emrave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb arkitektur\u00ebs bot\u00ebrore zbrit\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, jo p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje betej\u00ebn urbane q\u00eb zhvillohet p\u00ebrdit\u00eb mbi trupin e qytetit, por p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":26992,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26991","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26991","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26991"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26991\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26991"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26991"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26991"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}