{"id":26945,"date":"2025-06-19T13:54:19","date_gmt":"2025-06-19T13:54:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/berisha-deputeti-arkend-balla-u-punesua-ne-kompanine-e-kartelit-te-troplineve-pd-nuk-do-e-njohe-kurre-kete-farse\/"},"modified":"2025-06-19T13:54:19","modified_gmt":"2025-06-19T13:54:19","slug":"berisha-deputeti-arkend-balla-u-punesua-ne-kompanine-e-kartelit-te-troplineve-pd-nuk-do-e-njohe-kurre-kete-farse","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/berisha-deputeti-arkend-balla-u-punesua-ne-kompanine-e-kartelit-te-troplineve-pd-nuk-do-e-njohe-kurre-kete-farse\/","title":{"rendered":"Berisha: Deputeti Arkend Balla u pun\u00ebsua n\u00eb kompanin\u00eb e kartelit t\u00eb Troplin\u00ebve. PD nuk do e njoh\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur nj\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, ku ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025, t\u00eb cilat i cil\u00ebsoi si nj\u00eb fars\u00eb elektorale e ndikuar r\u00ebnd\u00eb nga krimi i organizuar dhe kartelet e drog\u00ebs. Berisha akuzoi qeverin\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kryeministrin Edi Rama p\u00ebr lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bot\u00ebs kriminale, duke p\u00ebrmendur rastin e Arkend Ball\u00ebs, t\u00eb cilin e cil\u00ebsoi si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kartelit fam\u00ebkeq \u201cTroplini\u201d dhe si kandidatin m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit, me mbi 5200 vota m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs p\u00ebr mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverin\u00eb dhe kryeministrin Edi Rama p\u00ebr bashk\u00ebpunim me kartelet e drog\u00ebs dhe p\u00ebrfshirje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb 11 majit. Ai denoncoi vijimin e aktivitetit t\u00eb kompanive t\u00eb lidhura me kartelin e njohur t\u00eb \u201cTroplin\u00ebve\u201d, t\u00eb cilat, sipas tij, vijojn\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb pa asnj\u00eb penges\u00eb ligjore apo hetimore, pavar\u00ebsisht se jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb pastrim parash dhe investime n\u00eb zonat turistike e industriale t\u00eb vendit. Berisha tha se, Partia Demokratike nuk do ta njoh\u00eb kurr\u00eb rezultatin e k\u00ebtyre zgjedhjeve, t\u00eb cilat i konsideroi si nj\u00eb fars\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb krim dhe drog\u00eb.<\/p>\n<p>Sali Berisha ka komentuar n\u00eb nj\u00eb dalje publike gjendjen e tij sh\u00ebndet\u00ebsore, duke theksuar se kishte kaluar nj\u00eb gjendje gripale t\u00eb leht\u00eb dhe se gjithmon\u00eb i q\u00ebndron parimit t\u00eb transparenc\u00ebs me qytetar\u00ebt. Ai u shpreh se ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij vepron n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe shkarkon zyrtar\u00eb si Komandantin e Gard\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbuluar lajmet, ai vet\u00eb informon publikun p\u00ebr \u00e7do problem sh\u00ebndet\u00ebsor. Sipas Berish\u00ebs, shkarkimi i Komandantit t\u00eb Gard\u00ebs nuk lidhet me transparenc\u00ebn, por me lidhje t\u00eb mundshme me bot\u00ebn e krimit, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb, si\u00e7 tha ai, jan\u00eb objekt i nj\u00eb investigimi q\u00eb po zhvillohet.<\/p>\n<p>I pyetur nga gazetar\u00ebt n\u00eb lidhje me procesin e rinum\u00ebrimit t\u00eb votave, Berisha theksoi se, kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb primare e PD-s\u00eb, por nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga kandidat\u00ebt dhe e mb\u00ebshtetur nga partia. Sipas Berish\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e ngritur nga qytetar\u00ebt dhe kandidat\u00ebt p\u00ebr transparenc\u00eb. Sipas tij, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb kontrollin e legjitimitetit t\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb cilat i cil\u00ebsoi si nj\u00eb fars\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar dhe t\u00eb parap\u00ebrgatitur. Ai p\u00ebrmendi tre linja hetimi q\u00eb, sipas tij, po ndjek PD: pamjet filmike q\u00eb zbulojn\u00eb manipulime, m\u00ebnyra e administrimit t\u00eb qendrave t\u00eb votimit dhe materialeve zgjedhore, si dhe shqyrtimi i k\u00ebrkesave t\u00eb kandidat\u00ebve opozitar\u00eb.<\/p>\n<p>Lideri i demokrat\u00ebve ka akuzuar Kolegjit Zgjedhor p\u00ebr vendimmarrje t\u00eb parap\u00ebrgatitur n\u00eb lidhje me zgjedhjet e 11 majit. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha tha se vendimi i Kolegjit nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas zgjedhjeve, por ishte hartuar m\u00eb par\u00eb, duke pretenduar se data e tij origjinale \u00ebsht\u00eb 28 prill. Sipas tij, kjo tregon p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb manipuluar dhe t\u00eb paracaktuar, n\u00eb t\u00eb cilin drejt\u00ebsia zgjedhore nuk ka qen\u00eb as e pavarur dhe as reale.<\/p>\n<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur interesit t\u00eb gazetar\u00ebve, kreu i PD deklaroi se raporti mbi fars\u00ebn elektorale t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit q\u00eb po b\u00ebhet nga opozita, \u00ebsht\u00eb thuajse i p\u00ebrfunduar dhe tashm\u00eb i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ndoq\u00ebn procesin zgjedhor. Sipas tij, rreth 95 p\u00ebrqind e raportit \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur do t\u00eb plot\u00ebsohet dhe do t\u00eb publikohet n\u00eb form\u00eb libri. Berisha theksoi se p\u00ebrmes k\u00ebtij dokumenti synohet t\u00eb dokumentohen t\u00eb gjitha shkeljet dhe manipulimet q\u00eb, sipas opozit\u00ebs, karakterizuan procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, kryetari i Partis\u00eb Demokratike, ka paralajm\u00ebruar publikimin e t\u00eb tjera fakteve trondit\u00ebse lidhur me zgjedhjet e 11 majit, t\u00eb cilat opozita i konsideron nj\u00eb fars\u00eb elektorale t\u00eb orkestruar nga Edi Rama. Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, Berisha u shpreh se Partia Demokratike po punon intensivisht p\u00ebr t\u00eb dokumentuar \u00e7do form\u00eb manipulimi t\u00eb vot\u00ebs, duke p\u00ebrmendur p\u00ebrdorimin e metod\u00ebs s\u00eb njohur si \u2018Treni Bullgar\u2019 dhe duke theksuar se nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e provave, t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb nj\u00eb laptop, ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike. Ai siguroi se n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb publikohen t\u00eb tjera t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb, sipas tij, do t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb dhunimin e vot\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-deputeti-arkend-balla-u-punesua-ne-kompanine-e-kartelit-te-troplineve-pd-nuk-do-e-njohe-kurre-kete-farse\/\">Berisha: Deputeti Arkend Balla u pun\u00ebsua n\u00eb kompanin\u00eb e kartelit t\u00eb Troplin\u00ebve. PD nuk do e njoh\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur nj\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, ku ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit 2025, t\u00eb cilat i cil\u00ebsoi si nj\u00eb fars\u00eb elektorale e ndikuar r\u00ebnd\u00eb nga krimi i organizuar dhe kartelet e drog\u00ebs. Berisha akuzoi qeverin\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kryeministrin Edi Rama p\u00ebr lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me p\u00ebrfaq\u00ebsues [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26945","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26945","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26945"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26945\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26945"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26945"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26945"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}