{"id":26923,"date":"2025-06-19T10:34:29","date_gmt":"2025-06-19T10:34:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/akuza-per-talo-celen-si-u-vrau-gruan-qe-kerkonte-drejtesi-per-te-birin\/"},"modified":"2025-06-19T10:34:29","modified_gmt":"2025-06-19T10:34:29","slug":"akuza-per-talo-celen-si-u-vrau-gruan-qe-kerkonte-drejtesi-per-te-birin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/19\/akuza-per-talo-celen-si-u-vrau-gruan-qe-kerkonte-drejtesi-per-te-birin\/","title":{"rendered":"Akuza p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn\/ Si u vrau gruan q\u00eb k\u00ebrkonte drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb birin"},"content":{"rendered":"<p>SPAK ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr Festim Qolin dhe t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarin Talo \u00c7ela, t\u00eb cil\u00ebt i akuzon p\u00ebr vrasjen e Elvis Dedaj dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij Fatmira Dedaj. Gruaja 60-vje\u00e7are nga qyteti i Durr\u00ebsit u vra n\u00eb shtator t\u00eb 2014-\u00ebs. Ajo ishte q\u00eblluar me sende metalike teksa po futej n\u00eb garazhin e nj\u00eb pallati pran\u00eb banes\u00ebs saj n\u00eb lagjen \u201cSk\u00ebnd\u00ebrbej\u201d n\u00eb zon\u00ebn e Fermentimit n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb i kishin vrar\u00eb djalin, Ervis Deda n\u00eb zon\u00ebn e Goelmit. Larja e hesapeve lidhur me aktivitetet e paligjshme t\u00eb t\u00eb birit ishte pista kryesore e hetimit dhe tashm\u00eb SPAK ka ngritur akuz\u00eb p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn si ekzekutor dhe Festim Qolin si porosit\u00ebs t\u00eb vrasjeve.<\/p>\n<p>N\u00eb rr\u00ebfimin q\u00eb Nuredin Dumani ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara hetuesve t\u00eb SPAK ka dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ekzekutim duke p\u00ebrshkruar m\u00ebnyr\u00ebn se si Talo \u00c7ela q\u00eb kreu vrasjen n\u00eb bashk\u00ebpunim me Henrik Hoxhajn dhe Festim Qolin.<\/p>\n<p><em>\u201c\u2026Gjat\u00eb diskutimit Festim Qoli m\u00eb tha: \u201cPo m\u00eb ngushton n\u00ebna Ervis Ded\u00ebs\u201d. Kjo pasi ajo po interesohej vazhdimisht n\u00eb Prokurori p\u00ebr vrasjen e djalit dhe ajo akuzonte direkt Festimin.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb k\u00ebrkoi n\u00ebse mund ta ndihmoja me eliminimin e saj. Ajo ishte n\u00ebna e Ervisit. Emrin e kishte Fatmira Dedaj. Pasi diskutuam m\u00eb tha do t\u00eb jap 40.000 mij\u00eb euro po ta vrisja. I thash\u00eb do flas me disa persona, nuk e di at\u00eb dit\u00eb apo m\u00eb von\u00eb por di q\u00eb shkova i vet\u00ebm n\u00eb Elbasan tek Talo \u00c7ela.<\/em><\/p>\n<p><em>Talon me sa mbaj mend e kam takuar tek lokali\/servisi i Gent Sharr\u00ebs (Gentin e kam njohur nga Talo \u00c7ela ne Elbasan, pasi kishim kryer grabitje bashk\u00eb. Jeton n\u00eb Elbasan p\u00ebrball\u00eb parkut. \u00cbsht\u00eb i gjat\u00eb 1.70m, ka flok\u00eb ka\u00e7urrela t\u00eb zeza mesa mbaj mend, \u00ebsht\u00eb diku tek t\u00eb 50-tat, ka 1 djal\u00eb dhe 3 goca mesa mbaj mend) n\u00eb Bradashesh. Ishte diku 300 metra nga sht\u00ebpia e Talos n\u00eb krahun e majt\u00eb kur vjen nga rruga e vjet\u00ebr nga Peqini p\u00ebr n\u00eb Elbasan, luanim bilardo, poker.<\/em><\/p>\n<p><em>Kam diskutuar me Talon dhe Gent Sharr\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb i thash q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb lek\u00eb. Un\u00eb i thash m\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn jan\u00eb 30.000 Euro pasi doja t\u00eb fitoja di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Talo e pranoi ofert\u00ebn q\u00eb i thash p\u00ebr momentin\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Di q\u00eb jeton ke \u201cRrotondo e luleve\u201d kur vjen nga Peqini diku 100 m larg ne krahun e djatht\u00eb n\u00eb nj\u00eb pallat t\u00eb vjet\u00ebr. Aty af\u00ebr jetonte dhe ish-gruaja e Talos me vajz\u00ebn. I mbante flok\u00ebt lart gjithmon\u00eb, ishte trup normal i gjat\u00eb diku tek 1.75m\u2026.<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00eb dit\u00eb nuk mora p\u00ebrgjigje, ma mori p\u00ebrsip\u00ebr pothuajse pranoi. Erdhi pas disa dit\u00ebsh Talo \u00c7ela, i kam treguar vendin, emrin, l\u00ebvizjet e Fatmira Dedes. E ndoqa bashk\u00eb me Talon me makin\u00eb disa dit\u00eb, nuk i mbaj mend makinat. Ajo shkonte \u00e7do dit\u00eb n\u00eb varrezat e Durr\u00ebsit n\u00eb m\u00ebngjes. Ideja ishte ta vrisnim tek varrezat.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb ndjekjen e saj kemi futur dhe Dorjan Shkoz\u00ebn i cili kishte nj\u00eb makin\u00eb Suzuki ose Toyota me portobagazh t\u00eb vjedhur ngjyr\u00eb e kuqe. Dorjani e ndiqte dhe na jepte ne t\u00eb dh\u00ebnat ku ishte ku shkoi. Talo donte ta b\u00ebnim tek varrezat pasi sipas tij krijonte leht\u00ebsi n\u00eb largim n\u00eb drejtim t\u00eb Spitall\u00ebs, por un\u00eb nuk pranova.<\/em><\/p>\n<p><em>Mbasi fol\u00ebm me Festimin ai m\u00eb tha q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej tek garazhdi pasi duhej t\u00eb dukej si grabitje dhe jo si vrasje pasi aty do kishim dhe Agronin q\u00eb do na ndihmonte me telefon p\u00ebr l\u00ebvizjet e saj. P\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebnte Fatmira un\u00eb flisja m\u00eb t\u00eb v\u00ebllain e Festimit, Petritin t\u00eb cilin e informoja p\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje por jo p\u00ebr planin.<\/em><\/p>\n<p><em>Petriti merret me biznes. Ka pas nd\u00ebrtuar pallate, me sa di ka dhe 2\/3 pershkarexhe p\u00ebr peshkim. Mesa di ka dhe nj\u00eb piceri Erdogan ngjitur me ish Apollonin\u00eb q\u00eb u shemb pas t\u00ebrmetit. Petriti \u00ebsht\u00eb diku sot tek 50-55 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb 1.80m i gjat\u00eb, i sh\u00ebndosh\u00eb mban mjek\u00ebr gjithmon\u00eb. \u00cbsht\u00eb i martuar po s\u2019ka f\u00ebmij\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>U vendos p\u00ebrfundimisht q\u00eb ta eliminonim Fatmir\u00ebn tek garazhdi i pallatit ku banonte. Festimi nd\u00ebrkoh\u00eb ishte jasht\u00eb shtetit. Mua m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb Itali, por mesa mora vesh m\u00eb von\u00eb nga biseda m\u00eb t\u00eb se kishte qen\u00eb n\u00eb Greqi\u2026.<\/em><\/p>\n<p><em>Largimi i tij nga Shqip\u00ebria ishte i planifikuar. Kishim biseduar m\u00eb par\u00eb q\u00eb para se t\u00eb kryhej vrasja duhet t\u00eb ishte jasht\u00eb shteti. Kjo me q\u00ebllim q\u00eb policia mos t\u00eb kishte dyshime tek ai. Un\u00eb e lajm\u00ebrova Petritin t\u00eb largohej nga Shqip\u00ebria se do mbaronim pun\u00eb. Un\u00eb e di q\u00eb iku p\u00ebr n\u00eb Greqi, por nuk e di a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Mesa mbaj mend Petritin e kam lajm\u00ebruar 10 dit\u00eb para vrasjes. Mesa di un\u00eb iku jasht\u00eb. Na dha 2 telefona Nokia t\u00eb vjet\u00ebr Petriti v\u00ebllai i Festimit. Nj\u00eb p\u00ebr mua nj\u00eb p\u00ebr Agronin.<\/em><\/p>\n<p><em>Agroni \u00ebsht\u00eb djali i xhaxhait t\u00eb Festimit dhe Petritit. Agroni di q\u00eb merret me nd\u00ebrtim dhe \u00ebsht\u00eb diku tek 50 vje\u00e7. Aktualisht nuk e di se ku punon Agroni. Agroni jetonte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat me viktim\u00ebn. Petriti na i dha telefonat p\u00ebr pun\u00eb v\u00ebzhgimi, kur hyn kur del Fatmira. Dit\u00ebn e ngjarjes shkuam me Suzukin\/Toyot\u00ebn.<\/em><\/p>\n<p><em>Talo ka kaluar tek pjesa mbrapa ishte me xhama t\u00eb zinj, un\u00eb isha shofer i mjetit. Kemi b\u00ebr\u00eb rrug\u00ebn dhe po prisnim tek hyrja e garazhdit. Me vete kishim nj\u00eb pistolet\u00eb TT dhe nj\u00eb thik\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mbante Talo \u00c7ela.<\/em><\/p>\n<p><em>Talo kishte doreza dhe kapu\u00e7, nd\u00ebrsa un\u00eb kam pasur vet\u00ebm doreza edhe nj\u00eb triko sportive me kapu\u00e7 dhe kapele, mesa mbaj mend pasi un\u00eb isha n\u00eb timon. Goni na b\u00ebri mesazh q\u00eb Fatmira kishte dal dhe e dinim q\u00eb do kthehej. Agroni na jepte t\u00eb gjitha informacionet kur hynte dhe dilte Fatmira.<\/em><\/p>\n<p><em>Ajo l\u00ebvizte me Citron C4 ishte leht\u00ebsisht e verifikueshme. Kemi pritur kthimin e saj rreth 1 or\u00eb dhe e pam\u00eb q\u00eb erdhi, u nisa mbas saj me makin\u00eb tek garazhdi, hym\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht tek garazhdi. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte p\u00ebr pun\u00ebn e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Un\u00eb pash\u00eb q\u00eb Talo po e godiste me shqelma, nd\u00ebrsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe arm\u00ebn me vete po se p\u00ebrdori. Ai p\u00ebrdori thik\u00ebn m\u00eb pas p\u00ebr ta eliminuar. Ajo ishte e shtrir\u00eb pa ndjenja nga goditjet e tij me grushte dhe shqelma. Ai i drejtoi thik\u00ebn dhe m\u00eb duket se e goditi n\u00eb qaf\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk mund ta shikoja dot. K\u00ebshtu donte dhe Festimi q\u00eb t\u00eb ndodhte pasi donte t\u00eb dukej jo si vrasje por si grabitje prandaj u p\u00ebrdor konflikti. Talo m\u00eb pas i grabiti \u00e7ant\u00ebn, nuk e di se \u00e7far\u00eb kishte brenda se kam par\u00eb. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonj\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Pastaj u larguam, kemi shkuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn makin\u00eb deri n\u00eb Plepa tek ura. Un\u00eb mora taksi tek Plepat nd\u00ebrsa Talo mori makin\u00ebn dhe nuk e di ku shkoi m\u00eb pas makina e ngjarjes. M\u00eb r\u00ebndoi shum\u00eb vrasja. Telefonin e hodha tek kanali i uj\u00ebrave t\u00eb zeza. Hodha dhe rrobat. M\u00eb pas shkova n\u00eb sht\u00ebpi.<\/em><\/p>\n<p><em>Pas disa dit\u00ebsh un\u00eb po prisja tek lokali i Festimit ardhjen e Petritit. Me sa mbaj mend Petriti erdhi me nj\u00eb ML gri, m\u00eb tha dil tek n\u00ebn kalimi i Sh\u00ebn Vlashit aty b\u00ebm\u00eb nj\u00eb xhiro me benzin dhe m\u00eb tha ja ku e ke pages\u00ebn. M\u00eb fal\u00ebnderoi, m\u00eb tha q\u00eb do kemi shum\u00eb pun\u00eb. Lek\u00ebt i kishte futur tek marshi i makin\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Eurot q\u00eb mora kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb disa prerje. M\u00eb la pas xhiros p\u00ebrs\u00ebri tek n\u00ebnkalimi dhe ika m\u00eb pas n\u00eb sht\u00ebpi. Shkova n\u00eb Elbasan at\u00eb dit\u00eb ose t\u00eb nes\u00ebrmen dhe komunikova me Talo \u00c7el\u00ebn q\u00eb po shkoja ta takoja. Komunikoja vet\u00ebm me mesazhe. Talon e kam takuar tek pilafi n\u00eb Bradashesh, Elbasan.<\/em><\/p>\n<p><em>I dhash\u00eb 30.000 mij\u00eb Euro Talo \u00c7el\u00ebs dhe 10.000 euro i mbajta p\u00ebr vete. Un\u00eb me Festimin jam takuar disa her\u00eb m\u00eb mbrapa por nuk e ka hapur asnj\u00ebher\u00eb bised\u00ebn p\u00ebr vrasjen. M\u00eb ka fal\u00ebnderuar p\u00ebr vrasjen dhe m\u00eb pas kemi prer\u00eb gishtat s\u00eb bashku, jemi b\u00ebr\u00eb v\u00ebllez\u00ebr gjaku. T\u00eb sht\u00ebpis\u00eb time dhe t\u00eb atij e din\u00eb q\u00eb jemi v\u00ebllez\u00ebr gjaku\u201d<\/em>\u00a0\u2013 thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e Nuredin Dumanit.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Talo \u00c7ela nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia, nd\u00ebrsa d\u00ebshmi t\u00eb ndryshme konfirmojn\u00eb se ka kryer disa vrasje me pages\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve \u00c7opja dhe ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb grabitjen me arm\u00eb n\u00eb Rinas.\/ <strong>LAPSI.al<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/19\/akuza-per-talo-celen-si-u-vrau-gruan-qe-kerkonte-drejtesi-per-te-birin\/\">Akuza p\u00ebr Talo \u00c7el\u00ebn\/ Si u vrau gruan q\u00eb k\u00ebrkonte drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb birin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK ka p\u00ebrfunduar hetimet p\u00ebr Festim Qolin dhe t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarin Talo \u00c7ela, t\u00eb cil\u00ebt i akuzon p\u00ebr vrasjen e Elvis Dedaj dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij Fatmira Dedaj. Gruaja 60-vje\u00e7are nga qyteti i Durr\u00ebsit u vra n\u00eb shtator t\u00eb 2014-\u00ebs. Ajo ishte q\u00eblluar me sende metalike teksa po futej n\u00eb garazhin e nj\u00eb pallati pran\u00eb banes\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}