{"id":26810,"date":"2025-06-18T17:52:18","date_gmt":"2025-06-18T17:52:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/shqiperia-nuk-mund-te-anetaresohet-me-fasade-reformash-gjekmarkaj-ne-parlamentin-europian-zgjedhjet-farse-elektorale\/"},"modified":"2025-06-18T17:52:18","modified_gmt":"2025-06-18T17:52:18","slug":"shqiperia-nuk-mund-te-anetaresohet-me-fasade-reformash-gjekmarkaj-ne-parlamentin-europian-zgjedhjet-farse-elektorale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/shqiperia-nuk-mund-te-anetaresohet-me-fasade-reformash-gjekmarkaj-ne-parlamentin-europian-zgjedhjet-farse-elektorale\/","title":{"rendered":"\u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet me fasad\u00eb reformash\u201d, Gjekmarkaj n\u00eb Parlamentin Europian: Zgjedhjet, fars\u00eb elektorale"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj mbajti fjal\u00ebn e tij sot n\u00eb Parlamentin Evropian n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr stabilizim asociimin.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj theksoi se Shqip\u00ebria mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj integrimit europian, por paralajm\u00ebroi se realiteti politik n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues dhe regresiv. Ai e quajti procesin e fundit zgjedhor nj\u00eb \u201cfars\u00eb elektorale\u201d, t\u00eb manipuluar nga mazhoranca p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore, presionit mbi administrat\u00ebn publike dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Ai denoncoi kapjen e institucioneve, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrndjekjen politike ndaj opozit\u00ebs (me rastin e Sali Berish\u00ebs), dhe nd\u00ebrhyrjet politike ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve. Gjithashtu, ai kritikoi gjendjen e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas tij, Shqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb avancoj\u00eb n\u00eb procesin e integrimit me reforma fasad\u00eb, por me reforma reale q\u00eb respektojn\u00eb standardet demokratike dhe sundimin e ligjit. Ai k\u00ebrkoi nga BE q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb rrept\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, duke e matur at\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtat standarde si \u00e7do vend tjet\u00ebr kandidat.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e Agron Gjekmarkaj:<\/strong><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar koleg\u00eb,\u2028T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Parlamentit Europian dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb m\u00eb jepet t\u00eb flas sot n\u00eb k\u00ebt\u00eb forum t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i cili ka n\u00eb thelb t\u00eb vet monitorimin e p\u00ebrparimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian nj\u00eb synim strategjik dhe i pandryshuar i popullit shqiptar.<\/em><\/p>\n<p><em>Megjithat\u00eb, detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb dhe realist\u00eb. Dhe realiteti politik n\u00eb Shqip\u00ebri sot \u00ebsht\u00eb tejet shqet\u00ebsues. Sapo kemi kaluar nj\u00eb proces elektoral q\u00eb, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte nj\u00eb hap p\u00ebrpara drejt konsolidimit demokratik, u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb akt regresiv dhe thell\u00ebsisht problematik. Procesi q\u00eb u paraqit si zgjedhje, n\u00eb fakt, ishte nj\u00eb fars\u00eb elektorale.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb thelb, nuk pati nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb ndershme. Mazhoranca n\u00eb pushtet p\u00ebrdori t\u00eb gjitha mjetet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb ndikuar dhe manipuluar vullnetin e qytetar\u00ebve:<\/em><br \/>\n<em>* U p\u00ebrdor\u00ebn institucionet p\u00ebr presion ndaj administrat\u00ebs publike,<\/em><br \/>\n<em>* U shp\u00ebrndan\u00eb fonde publike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive dhe t\u00eb motivuar politikisht,<\/em><br \/>\n<em>* Tender\u00ebt dhe kontratat publike u p\u00ebrdor\u00ebn si mjete p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb ndikim elektoral,<\/em><br \/>\n<em>* U fal\u00ebn gjoba dhe u dhan\u00eb leje p\u00ebr p\u00ebrdorime tokash q\u00eb lidhen me aktivitete t\u00eb dyshimta,<\/em><br \/>\n<em>* Dhe m\u00eb alarmante, u faktua nj\u00eb p\u00ebrfshirje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e krimit t\u00eb organizuar n\u00eb procesin elektoral.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim serioz p\u00ebr themelet e demokracis\u00eb dhe jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me kriteret dhe standardet e Kopenhag\u00ebs, mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto shqet\u00ebsime jan\u00eb dokumentuar qart\u00eb edhe nga raporti paraprak i OSBE\/ODIHR, i cili thekson munges\u00ebn e barazis\u00eb mes aktor\u00ebve politik\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore nga mazhoranca, duke d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit zgjedhor.<\/em><\/p>\n<p><em>Por kjo situat\u00eb nuk kufizohet vet\u00ebm tek zgjedhjet. N\u00eb Shqip\u00ebri, sot kemi nj\u00eb kapje t\u00eb institucioneve. Pavar\u00ebsia e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb ishte shpresa m\u00eb e madhe pas reform\u00ebs historike n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00ebn trysni t\u00eb vazhdueshme nga qeveria.<\/em><br \/>\n<em>Persekutimi xhiusticialist ndaj liderit te Opozites Prof Dr Sali Berisha eshte tregues deshperues! Drejtesia me regji politike duke dobesuar Opoziten zvogeloi kesisoj edhe garancite e veta institucionale te garantuara me pare nga logjika e numrave!<\/em><br \/>\n<em>Nd\u00ebrhyrjet politike, presioni ndaj prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, por edhe retorika k\u00ebrc\u00ebnuese nga vet\u00eb Kryeministri, e kan\u00eb d\u00ebmtuar thell\u00ebsisht perceptimin e drejt\u00ebsis\u00eb si t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paanshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Vjeshta pritet si shpata e Demokleut per ata prokuror dhe gjykates kurajoz e te pakapur me numerat totalitar qe kjo mazhorance mori!<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb tjet\u00ebr fush\u00eb kritike \u00ebsht\u00eb liria e medias. Shqip\u00ebria, sipas raporteve t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Reporter\u00ebt pa Kufij dhe Freedom House, vazhdon t\u00eb renditet nd\u00ebr vendet me liri t\u00eb kufizuar t\u00eb shtypit. Gazetar\u00ebt p\u00ebrballen me presion politik dhe ekonomik, me frik\u00ebsim dhe nd\u00ebshkim p\u00ebr raportime kritike, nd\u00ebrsa pron\u00ebsia e mediave \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar dhe shpeshher\u00eb e lidhur me interesa t\u00eb ngushta politike e financiare.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto zhvillime tregojn\u00eb qart\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb hapa pas n\u00eb shtyllat themelore q\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb demokraci funksionale: zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, ndarje pushtetesh, drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur dhe media t\u00eb lir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb BE-s\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb ec\u00eb drejt an\u00ebtar\u00ebsimit me fasad\u00eb reformash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb minohen themelet e demokracis\u00eb. Ne nuk mund t\u00eb flasim p\u00ebr \u201chapje kapitujsh\u201d n\u00ebse nuk mbyllim m\u00eb par\u00eb plag\u00ebt e demokracis\u00eb s\u00eb c\u00ebnuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Rruga drejt BE-s\u00eb duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb proces me kusht\u00ebzim t\u00eb qart\u00eb, parimor dhe t\u00eb drejt\u00eb, ku reformat nuk matin suksesin me propagand\u00eb, por me rezultate t\u00eb prekshme n\u00eb sundimin e ligjit, n\u00eb funksionimin e institucioneve dhe n\u00eb respektimin e t\u00eb drejtave themelore.<\/em><\/p>\n<p><em>Ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak nga standardet q\u00eb k\u00ebrkohen p\u00ebr \u00e7do vend tjet\u00ebr kandidat. K\u00ebrkojm\u00eb vet\u00ebm q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb matet me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrigorozitet q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb \u00e7do demokraci europiane.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju faleminderit p\u00ebr v\u00ebmendjen,\u2028Dhe p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb duan nj\u00eb t\u00eb ardhme europiane, por mbi t\u00eb gjitha \u2013 nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vendin e tyre.<\/em><\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shqiperia-nuk-mund-te-anetaresohet-me-fasade-reformash-gjekmarkaj-ne-parlamentin-europian-zgjedhjet-farse-elektorale\/\">\u201cShqip\u00ebria nuk mund t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet me fasad\u00eb reformash\u201d, Gjekmarkaj n\u00eb Parlamentin Europian: Zgjedhjet, fars\u00eb elektorale<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj mbajti fjal\u00ebn e tij sot n\u00eb Parlamentin Evropian n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr stabilizim asociimin. Gjekmarkaj theksoi se Shqip\u00ebria mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj integrimit europian, por paralajm\u00ebroi se realiteti politik n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsues dhe regresiv. Ai e quajti procesin e fundit zgjedhor nj\u00eb \u201cfars\u00eb elektorale\u201d, t\u00eb manipuluar nga mazhoranca p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26810","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26810","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26810"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26810\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26810"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26810"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26810"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}