{"id":26779,"date":"2025-06-18T14:56:35","date_gmt":"2025-06-18T14:56:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/balla-ne-strasburg-ne-takimin-e-stabilizim-asociimit-shqiperia-e-vendosur-per-te-hyre-ne-be-zgjedhjet-e-11-majit-per-vezhguesit-nderkombetar-u-menaxhuan-me-profesionalizem\/"},"modified":"2025-06-18T14:56:35","modified_gmt":"2025-06-18T14:56:35","slug":"balla-ne-strasburg-ne-takimin-e-stabilizim-asociimit-shqiperia-e-vendosur-per-te-hyre-ne-be-zgjedhjet-e-11-majit-per-vezhguesit-nderkombetar-u-menaxhuan-me-profesionalizem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/balla-ne-strasburg-ne-takimin-e-stabilizim-asociimit-shqiperia-e-vendosur-per-te-hyre-ne-be-zgjedhjet-e-11-majit-per-vezhguesit-nderkombetar-u-menaxhuan-me-profesionalizem\/","title":{"rendered":"Balla n\u00eb Strasburg n\u00eb takimin e Stabilizim-Asociimit: Shqip\u00ebria e vendosur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE! Zgjedhjet e 11 majit p\u00ebr v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar u menaxhuan me profesionaliz\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme ka nisur n\u00eb Strasburg takimi i 19-n\u00eb i Komisionit Parlamentar t\u00eb Stabilizim Asociimit BE-Shqip\u00ebri. Ky takim dy ditor do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb diskutimeve integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit.<\/p>\n<p>T\u00eb Drejtat e njeriut, Shteti ligjor, Ekonomia, Media dhe Pakicat jan\u00eb 5 pikat q\u00eb do t\u00eb diskutohen mes pal\u00ebve, si pjes\u00eb e proc\u00ebsit t\u00eb integrimit q\u00eb ka nisur vendi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Pas fjal\u00ebve hyr\u00ebse, n\u00eb mbledhjen e Komitetit ka folur Ministri p\u00ebr Marr\u00ebdheniet me Parlamentin Taulant Balla. Balla e nisi fjal\u00ebn duke th\u00ebn\u00eb se arritjet e qeveris\u00eb shqiptare tregojn\u00eb se vendi \u00ebsht\u00eb i vendosur p\u00ebr nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE brenda dekad\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr Balla e p\u00ebrq\u00ebndori fillimin e fjal\u00ebs s\u00eb tij edhe te opinioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit n\u00eb Shqip\u00ebri, ku theksoi se sipas tyre ishin konkurruese dhe t\u00eb menaxhuara me profesionaliz\u00ebm. Balla nuk la pa p\u00ebrmendur dhe faktin q\u00eb shqiptar\u00ebt brenda vendit por edhe ata n\u00eb diaspor\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur integrimin.<br \/>\nArritjet tona tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vendosur p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE brenda dekad\u00ebs. Sipas v\u00ebzhguesve, zgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri ishin konkurruese dhe t\u00eb menaxhuara profesionalisht. Shqiptar\u00ebt n\u00eb vend dhe n\u00eb diaspor\u00eb e mb\u00ebshtesin integrimin. -tha Balla.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ra n\u00eb sy n\u00eb nisje t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb ministrit ishte citimi i Jean Monnet themeluesi i BE-s\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr shprehjen, \u201cNe nuk po krijojm\u00eb koalicione shtetesh, ne po bashkojm\u00eb njer\u00ebz.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb, Balla shprehu mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme politike t\u00eb Parlamentit Evropian dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtimin q\u00eb ky i fundit ka treguar ndaj vendit tone.<\/p>\n<p>\u201cNe e p\u00ebrsh\u00ebndesim mocionin tuaj t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb, i cili me t\u00eb drejt\u00eb njeh p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.\u201d  -tha Balla.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrmendur progresin konkret q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga tetori i vitit 2024, ministri tha se jan\u00eb hapur tashm\u00eb 24 nga 33 kapituj t\u00eb negociatave. <\/p>\n<p>\u201cNe i shohim reformat jo thjesht si nj\u00eb list\u00eb kontrolli t\u00eb kushteve teknike, por si nj\u00eb detyrim moral dhe politik duke i sjell\u00eb dobi qytetar\u00ebve tan\u00eb mbi t\u00eb gjitha,\u201d theksoi Balla. <\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb sipas tij e kan\u00eb konfirmuar mb\u00ebshtetjen d\u00ebrrmuese p\u00ebr rrug\u00ebn evropiane: <\/p>\n<p>\u201cMbi 90% e shqiptar\u00ebve, si n\u00eb vend ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb, mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. P\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u2018dielli lind nga Per\u00ebndimi\u2019 dhe zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 e konfirmuan k\u00ebt\u00eb orientim pro-evropian.\u201d <\/p>\n<p>Zgjedhjet e fundit ishin historike jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rezultatit, por sepse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, qytetar\u00ebt jasht\u00eb vendit pat\u00ebn mund\u00ebsi t\u00eb votojn\u00eb. Duke cituar raportin e 12 majit nga OSBE\/ODIHR dhe institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare v\u00ebzhguese, ai tha: <\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri ishin konkurruese dhe t\u00eb menaxhuara profesionalisht\u2026 kandidat\u00ebt pat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi liri n\u00eb fushat\u00eb.\u201d <\/p>\n<p>Fjalimi i plot\u00eb i ministrit Balla:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq dhe koleg\u00eb,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni ta nis duke kujtuar fjal\u00ebt e nj\u00ebrit prej themeluesve t\u00eb Bashkimit Evropian, Jean Monnet: \u201cNe nuk po krijojm\u00eb koalicione shtetesh, ne po bashkojm\u00eb njer\u00ebz.\u201d Ky vizion vazhdon t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb rrug\u00ebtimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, d\u00ebshiroj t\u00eb shpreh mir\u00ebnjohjen ton\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb grupeve kryesore politike n\u00eb Parlamentin Evropian p\u00ebr procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr v\u00ebmendjen dhe p\u00ebrkushtimin e treguar ndaj vendit ton\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Ne e p\u00ebrsh\u00ebndesim mocionin tuaj t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb rezolut\u00eb, i cili me t\u00eb drejt\u00eb njeh p\u00ebrkushtimin e pal\u00ebkundur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga hapja zyrtare e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb tetor 2024, Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb preksh\u00ebm dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Brenda vet\u00ebm tet\u00eb muajve, kemi hapur 24 nga 33 kapituj:<\/p>\n<p>* Grupkapitulli 1 (Themelor\u00ebt): U hap m\u00eb 15 tetor 2024<\/p>\n<p>* Grupkapitulli 6 (Marr\u00ebdh\u00ebniet e Jashtme): U hap m\u00eb 17 dhjetor 2024<\/p>\n<p>* Grupkapitulli 2 (Tregu i Brendsh\u00ebm): U hap m\u00eb 14 prill 2025<\/p>\n<p>* Grupkapitullii 3 (Konkurrueshm\u00ebria dhe Rritja Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse): U hap m\u00eb 22 maj 2025<\/p>\n<p>* Dhe m\u00eb 11 qershor 2025, mor\u00ebm letr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb paraqitur Pozicionin ton\u00eb Negociues p\u00ebr Grupkapitulliin 4 (Axhenda e Gjelb\u00ebr dhe Lidhshm\u00ebria e Q\u00ebndrueshme), duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr hapjen e tij para ver\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky progres i shpejt\u00eb pasqyron jo vet\u00ebm angazhimin e thell\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndaj reformave, por edhe theksimin e rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian mbi zgjerimin si nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi strategjike.<\/p>\n<p>Ne besojm\u00eb fuqimisht se ndjekja e vendosur e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE do t\u00eb veproj\u00eb si nj\u00eb katalizator p\u00ebr rritje m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ekonomike, duke ngushtuar hendekun mes vendit ton\u00eb dhe vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ne i shohim reformat jo thjesht si nj\u00eb list\u00eb kontrolli t\u00eb kushteve teknike, por si nj\u00eb detyrim moral dhe politik \u2013 duke i sjell\u00eb dobi qytetar\u00ebve tan\u00eb mbi t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p>Ne e kuptojm\u00eb plot\u00ebsisht se an\u00ebtar\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i bazuar n\u00eb merit\u00eb. Ne gjithashtu e pranojm\u00eb se ky udh\u00ebtim historik nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me p\u00ebrafrimin e ligjeve dhe politikave me acquis, por me p\u00ebrvet\u00ebsimin e vlerave themelore t\u00eb Unionit: demokracin\u00eb si e vetmja rrug\u00eb, t\u00eb drejtat e njeriut si themeli i saj, sundimin e ligjit si modeli funksional i saj dhe lirit\u00eb themelore si busulla e saj e orientimit.<\/p>\n<p>Kemi fatin t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb mb\u00ebshtetje d\u00ebrrmuese nga populli shqiptar.<\/p>\n<p>Mbi 90% e shqiptar\u00ebve \u2013 si n\u00eb vend ashtu edhe n\u00eb diaspor\u00eb \u2013 mb\u00ebshtesin an\u00ebtar\u00ebsimin  n\u00eb BE.<\/p>\n<p>P\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u201cdielli lind nga Per\u00ebndimi\u201d dhe zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 e konfirmuan k\u00ebt\u00eb orientim pro-evropian.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt tan\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb zgjedhje t\u00eb qart\u00eb \u2013 p\u00ebr t\u00eb vazhduar rrug\u00ebn e reformave dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar procesin e integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>K\u00ebto zgjedhje ishin historike, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb rezultatit t\u00eb tyre, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mund\u00ebsimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb  t\u00eb votimit nga jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Misioni i p\u00ebrbashk\u00ebt i v\u00ebzhgimit i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga OSBE\/ODIHR, Asambleja Parlamentare e OSBE-s\u00eb, Asambleja Parlamentare e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Parlamenti Evropian deklaroi m\u00eb 12 maj:<\/p>\n<p>\u201cZgjedhjet parlamentare n\u00eb Shqip\u00ebri ishin konkurruese dhe t\u00eb menaxhuara profesionalisht. Autoritetet u p\u00ebrball\u00ebn me sfid\u00ebn e organizimit t\u00eb votimit jasht\u00eb vendit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe kandidat\u00ebt pat\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi liri n\u00eb fushat\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, jemi t\u00eb bindur se zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit 2025 sh\u00ebnuan standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb demokratik t\u00eb arritur deri m\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00eb t\u00eb nderuar,<\/p>\n<p>M\u00eb lejoni tani t\u00eb p\u00ebrqendrohem shkurtimisht n\u00eb fushat kryesore t\u00eb reform\u00ebs:<\/p>\n<p>Lidhur me sundimin e ligjit dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb forcuar arritjet e deritanishme, duke demonstruar nj\u00eb angazhim t\u00eb qart\u00eb ndaj procesit t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p>Zbatimi i nj\u00eb reforme t\u00eb thell\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht procesi i vetting-ut t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve \u2013 p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb p\u00ebrpjekje transformuese p\u00ebr t\u00eb rivendosur integritetin, profesionalizmin dhe besimin e publikut n\u00eb gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 n\u00ebntor 2024, Shqip\u00ebria p\u00ebrfundoi procesin e vetting-ut p\u00ebr 805 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb \u2014 nj\u00eb arritje e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb p\u00ebrforcon meritokracin\u00eb, paanshm\u00ebrin\u00eb dhe integritetin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar vazhdim\u00ebsin\u00eb dhe thellimin e reformave, ne kemi miratuar Strategjin\u00eb Nd\u00ebrsektoriale t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb 2024\u20132030,nj\u00eb kuad\u00ebr me vizion p\u00ebr t\u00eb ardhmen, i harmonizuar me rekomandimet e Raportit t\u00eb Progresit t\u00eb Komisionit Evropian, Planin Komb\u00ebtar p\u00ebr Integrimin Evropian dhe Marr\u00ebveshjen e Stabilizim-Asociimit.<\/p>\n<p>Ky harmonizim strategjik thekson angazhimin afatgjat\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vlerat dhe standardet ligjore evropiane. Paralelisht, Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit  (SPAK) ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb matsh\u00ebm n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb Sistem i Integruar i Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve, me struktur\u00eb modulare dhe aktualisht n\u00eb faz\u00ebn e tij pilot, po rrit transparenc\u00ebn dhe efikasitetin n\u00eb ndjekjen e rasteve dhe menaxhimin e ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, me nj\u00eb zbatim t\u00eb plot\u00eb komb\u00ebtar t\u00eb parashikuar deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Vendosm\u00ebria jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar q\u00ebndrueshm\u00ebri institucionale reflektohet n\u00eb miratimin e Strategjis\u00eb Nd\u00ebrsektoriale Kund\u00ebr Korrupsionit 2024-2030 dhe Planit t\u00eb Veprimit 2024-2026, pas nj\u00eb procesi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs konsultimi me pjes\u00ebmarrjen e 47 institucione qendrore, 61 bashki dhe 12 qarqe.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa p\u00ebrforcojn\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ndaj parandalimit, zbatimit dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Zyra e Rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb Pasurive dhe Agjencia p\u00ebr Administrimin e Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb Konfiskuara  \u00ebsht\u00eb fuqizuar p\u00ebr t\u00eb siguruar identifikimin, sekuestrimin dhe rip\u00ebrdorimin efektiv t\u00eb pasurive t\u00eb paligjshme. Nj\u00eb projektligj i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb lidhje me Rim\u00ebk\u00ebmbjen e Pasurive pritet t\u00eb miratohet n\u00eb seanc\u00ebn plenare m\u00eb 26 qershor 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn financiare, Agjencia jon\u00eb e Inteligjenc\u00ebs Financiare tani vepron sipas nj\u00eb modeli mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb bazuar n\u00eb risk, duke p\u00ebmir\u00ebsuar p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb me standardet e BE-s\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe financimin e terrorizmit.<\/p>\n<p>K\u00ebto arritje pasqyrojn\u00eb vullnetin e pal\u00ebkundur politik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sundimin e ligjit dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kriteret e pranimit n\u00eb BE. Ne jemi t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar ngusht\u00ebsisht me institucionet e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb reformat jo vet\u00ebm t\u00eb miratohen, por t\u00eb zbatohen plot\u00ebsisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive \u2013 duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb sistem qeverisjeje t\u00eb drejt\u00eb, transparent dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me sfidat n\u00eb zhvillim t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb rritur kapacitetin institucional, Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrmarr\u00eb reforma strukturore n\u00eb fush\u00ebn e policis\u00eb dhe menaxhim kufitar.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn digjitale dhe kund\u00ebr-narkotik\u00ebve, ne kemi krijuar nj\u00eb qend\u00ebr komb\u00ebtare monitorimi kibernetik 24\/7 dhe kemi aktivizuar Sistemin Komb\u00ebtar t\u00eb Paralajm\u00ebrimit t\u00eb Hersh\u00ebm \u2013 instrumente ky\u00e7e p\u00ebr p\u00ebrgjigje proaktive dhe t\u00eb bazuara n\u00eb prova ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve kibernetike dhe trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur koleg\u00eb,<\/p>\n<p>Vizioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: ne synojm\u00eb t\u00eb mbyllim negociatat e pranimit deri n\u00eb vitin 2027 dhe t\u00eb sigurojm\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE brenda k\u00ebsaj dekade.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian nuk \u00ebsht\u00eb thjesht destinacioni yn\u00eb; \u00ebsht\u00eb pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn aspiron Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Shpreh mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr partneritetin, udh\u00ebheqjen dhe besimin tuaj. Le t\u00eb ecim p\u00ebrpara  t\u00eb bashkuar n\u00eb q\u00ebllim, t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb angazhim dhe t\u00eb vendosur n\u00eb misionin ton\u00eb evropian.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta p\u00ebrfunduar, dua t\u00eb theksoj se vendimi p\u00ebr hapjen e zyr\u00ebs s\u00eb Parlamentit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb forcoj\u00eb m\u00eb tej bashk\u00ebpunimin ton\u00eb drejt nj\u00eb Evrope m\u00eb t\u00eb bashkuar dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo zyr\u00eb pasqyron mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb t\u00eb Parlamentit Evropian p\u00ebr rrug\u00ebn e integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE dhe p\u00ebrkushtimin p\u00ebr forcimin e institucioneve demokratike, sundimit t\u00eb ligjit dhe angazhimit me qytetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Zyra n\u00eb Tiran\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse thelb\u00ebsore\u2014duke nxitur dialogun, duke leht\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin me institucionet dhe shoq\u00ebrin\u00eb civile shqiptare, dhe duke siguruar q\u00eb vlerat dhe z\u00ebrat e qytetar\u00ebve t\u00eb reflektohen plot\u00ebsisht n\u00eb procesin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Ju faleminderit!<\/p>\n<p>Detyra e Komitetit Parlamentar t\u00eb Stabilizim-Asociimit BE-Shqip\u00ebri jan\u00eb shqyrtimi i t\u00eb gjitha aspekteve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti, zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit.<\/p>\n<p>Komiteti mblidhet dy her\u00eb n\u00eb vit, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb Bruksel ose Strasburg.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Komitetit (pala shqiptare dhe ajo e BE-s\u00eb) diskutojn\u00eb tematika q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Shtetin Ligjor, Korrupsionin, P\u00ebrshtatjen e Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme me at\u00eb t\u00eb BE, si dhe miratojn\u00eb rakomandimet.<\/p>\n<p>Rekomandimet do t\u00eb konsiderohen t\u00eb miratuara n\u00ebse marrin mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb delegacionit t\u00eb Parlamentit Evropian dhe t\u00eb delegacionit t\u00eb Parlamentit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb pranishm\u00ebm n\u00eb takim.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/balla-ne-strasburg-ne-takimin-e-stabilizim-asociimit-shqiperia-e-vendosur-per-te-hyre-ne-be-zgjedhjet-e-11-majit-per-vezhguesit-nderkombetar-u-menaxhuan-me-profesionalizem\/\">Balla n\u00eb Strasburg n\u00eb takimin e Stabilizim-Asociimit: Shqip\u00ebria e vendosur p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE! Zgjedhjet e 11 majit p\u00ebr v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar u menaxhuan me profesionaliz\u00ebm<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e sotme ka nisur n\u00eb Strasburg takimi i 19-n\u00eb i Komisionit Parlamentar t\u00eb Stabilizim Asociimit BE-Shqip\u00ebri. Ky takim dy ditor do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb diskutimeve integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim Asociimit. T\u00eb Drejtat e njeriut, Shteti ligjor, Ekonomia, Media dhe Pakicat jan\u00eb 5 pikat q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26779","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26779\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}