{"id":26775,"date":"2025-06-18T14:56:32","date_gmt":"2025-06-18T14:56:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/ekspertet-ngrene-alarmin-shendeti-mendor-i-femijeve-i-kercenuar\/"},"modified":"2025-06-18T14:56:32","modified_gmt":"2025-06-18T14:56:32","slug":"ekspertet-ngrene-alarmin-shendeti-mendor-i-femijeve-i-kercenuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/ekspertet-ngrene-alarmin-shendeti-mendor-i-femijeve-i-kercenuar\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt ngren\u00eb alarmin: Sh\u00ebndeti mendor i f\u00ebmij\u00ebve i k\u00ebrc\u00ebnuar"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit mendor tek f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt po nxisin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb debate p\u00ebrsa i takon nevoj\u00ebs dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve. Ekspert\u00ebt ngren\u00eb probleme tejet shqet\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke renditur disa faktor\u00eb q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi shendetin mendor t\u00eb k\u00ebsaj grupmoshe, mes tyre pasojat e pandemis\u00eb Covid 19, var\u00ebsia nga interneti, bullizmi, dhuna online apo raportet e demtuara me prind\u00ebrit, shoq\u00ebrin\u00eb apo shkoll\u00ebn. Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs jan\u00eb kritik\u00eb dhe nxisin autoritetet t\u00eb shtojn\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, nd\u00ebrsa Instituti i Sh\u00ebndetit Publik \u00a0i tha Faktoje.al se jan\u00eb hartuar dhe po zbatohen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strategjish n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebrbimet mbi sh\u00ebndetin mendor kan\u00eb njohur disa faza zhvillimi n\u00eb tre dekadat e fundit. Reforma e viteve 2000 n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb p\u00ebrfshiu sh\u00ebrbimet n\u00eb komunitet nd\u00ebrsa me her\u00ebt, ofroheshin sh\u00ebrbime t\u00eb specializuara vet\u00ebm n\u00eb q\u00ebndra spitalore.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit mendor gjithnj\u00eb kan\u00eb nxitur debate p\u00ebrsa i takon ofrimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve. Por nj\u00eb nga problemet m\u00eb shqet\u00ebsuese sot lidhet me sh\u00ebndetin mendor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve.<\/p>\n<p>Profesonist\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit mendor i than\u00eb Faktoje.al se s\u00eb fundi pandemia e Covid 19, i shtoi edhe m\u00eb tej problemet e sh\u00ebndetit mendor tek kjo grupmosh\u00eb si dhe nevojat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime. \u00c7rregullimet e ankthit, humori i ul\u00ebt, mungesa e vet\u00ebbesimit, ndryshimet n\u00eb sjellje, jan\u00eb\u00a0 grupi m\u00eb i lart\u00eb i shqet\u00ebsimeve, por mjekja psikiatre p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent\u00eb, Valbona Alikaj thot\u00eb se ajo dhe koleg\u00eb t\u00eb saj po ballafaqohen me disa t\u00eb reja q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb n\u00eb analiz\u00eb.<\/p>\n<div class=\"wp-block-media-text has-media-on-the-right is-stacked-on-mobile\">\n<div class=\"wp-block-media-text__content\">\n<p><strong><em>Po shohim q\u00eb kemi dhe ndryshime n\u00eb simptomatika. Shpesh na duken gj\u00ebrat si t\u00eb paqarta. Disa gj\u00ebra jan\u00eb sikur nuk kan\u00eb qen\u00eb para dhjet\u00eb vitesh. Dhe besoj se k\u00ebto duhen ripar\u00eb\u201d<\/em><\/strong>\u2013 thot\u00eb p\u00ebr Faktoje.al Prof.asc. Valbona Alikaj, mjeke psikiatre p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe adoleshent\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p><a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-17-at-15.55.18-1.jpeg\"><\/a>\n<\/p><\/div>\n<p>Autoritetet zyrtare t\u00eb sh\u00ebndetit publik than\u00eb p\u00ebr Faktoje.al se po i kushtojn\u00eb v\u00ebmendje sh\u00ebndetit mendor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve dhe se n\u00eb Planin Komb\u00ebtar t\u00eb Veprimit t\u00eb Sh\u00ebndetit Mendor 2023-2026 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb kapitull i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Specialistja e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik Andia Meksi thot\u00eb se Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka filluar t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb psikolog\u00eb dhe punonj\u00ebs social n\u00eb q\u00ebndrat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb kujdesit par\u00ebsor, nd\u00ebrsa jan\u00eb ngritur q\u00ebndra t\u00eb sh\u00ebrbimeve komunitare p\u00ebr sh\u00ebndetin mendor n\u00eb qytetet kryesore t\u00eb vendit, 3 vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb strategjish p\u00ebr t\u00eb forcuar rolin psiko-social n\u00eb shkolla.<\/p>\n<p>Ky institucion i tha Faktoje.al se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar kuadri ligjor lidhur me organizimin dhe funksionimin e nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit psiko-social duke shtuar se numri i punonj\u00ebsve t\u00eb sh\u00ebrbimit psiko-social \u00ebsht\u00eb rritur vit pas viti. Me tej Ministria e Arsimit sqaroi se sot jan\u00eb mbi 850 punonj\u00ebs q\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb institucioner arsimore parauniversitare duke theksuar se n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve shkollat mund t\u00eb ken\u00eb dhe dy punonj\u00ebs psiko-social\u00eb.<\/p>\n<p>Por aktivist\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri mendojn\u00eb se sh\u00ebrbimet p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<div class=\"wp-block-media-text is-stacked-on-mobile\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-17-at-15.55.18.jpeg\"><\/a>\n<div class=\"wp-block-media-text__content\">\n<p><strong><em>\u201cMungesa e sh\u00ebrbimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr nd\u00ebr hallkat, por flasim p\u00ebr munges\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb qasje q\u00eb i vendos t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb qend\u00ebr. Nuk jemi ende aty ku duhet, q\u00eb v\u00ebrtet t\u2019u japim t\u00eb rinjve sh\u00ebrbimet e duhura\u201d<\/em><\/strong>\u2013 shprehet p\u00ebr Faktoje.al Altin Hazizaj, Drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Drejtave t\u00eb F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr specialist t\u00eb sh\u00ebndetit mendor t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen specialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebvperimi mes institucioneve.<\/p>\n<p><em>\u201cNevojitet nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i fort\u00eb institucional q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ato institucione q\u00eb merren m\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore, me edukimin, me sh\u00ebrbimet sociale duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb unifikuara dhe m\u00eb t\u00eb shpejta p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrgjigjes p\u00ebr nevojat q\u00eb kan\u00eb sot adoleshent\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb\u201d<\/em><strong><em>\u2013\u00a0<\/em><\/strong>argumenton p\u00ebr Faktoje.al, Andia Meksi, specialiste e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb Institutin e Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Psikolog\u00ebt \u00a0n\u00eb shkolla po ndeshen sot me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ankesash t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve, q\u00eb nga ato n\u00eb lidhje me pamjen e jashtme, ankthin, probleme me humorin dhe deri me sjelljen. Grupmosha me nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre shqet\u00ebsimeve \u00ebsht\u00eb ajo 15-19 vje\u00e7, nd\u00ebrsa vajzat kan\u00eb nj\u00eb tendenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb, edhe pse mund t\u00eb mos jen\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb maten dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb trajtohen shqet\u00ebsimet e sh\u00ebndetit mendor te f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt pa kuptuar kontekstet q\u00eb krijojn\u00eb shqet\u00ebsim. Studimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh ve\u00e7ojn\u00eb nd\u00ebrthurjet e gjenetik\u00ebs, faktor\u00ebve mjedisor\u00eb q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e hershme, duke p\u00ebrfshir\u00eb prind\u00ebrimin, shkollimin, ekspozimin ndaj dhun\u00ebs ose abuzimit, diskriminimin, varf\u00ebrin\u00eb, krizat humanitare dhe emergjencat sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb cilat mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebs t\u00eb fush\u00ebs argumentojn\u00eb se nj\u00eb nga problematikat m\u00eb t\u00eb thella q\u00eb ndikon n\u00eb sh\u00ebndetin mendor t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi\u00a0 p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe pa kontroll i internetit.<\/p>\n<div class=\"wp-block-media-text has-media-on-the-right is-stacked-on-mobile\">\n<div class=\"wp-block-media-text__content\">\n<p>\u201c<strong>V<em>ar\u00ebsia nga interneti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problematikat kryesore. Sigurisht q\u00eb n\u00eb internet mund t\u00eb gjenden materiale t\u00eb pakontrolluara, materiale pornografike, me t\u00eb cilat adoleshenti dhe f\u00ebmija mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kontakt. Prandaj \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb prindi dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb tyre t\u00eb vendosin kontroll dhe\u00a0 limite p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb f\u00ebmija kalon rrjete sociale dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e teknologjis\u00eb\u201d-<\/em><\/strong>\u00a0thot\u00eb Elisa Bano, psikologe n\u00eb shkoll\u00ebn 9 vje\u00e7are Naim Frash\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<p><a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-17-at-15.57.49.jpeg\"><\/a>\n<\/p><\/div>\n<p>Mjekja psikiatre Valbona Alikaj, ndau me Faktoje.al nj\u00eb shembull nga p\u00ebrvoja e saj profesionale n\u00eb lidhje me rrezikun q\u00eb i kanoset sot f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve nga p\u00ebrdorimi pa kriter i internetit.<\/p>\n<p><em>\u201c Un\u00eb kam n\u00eb terapi prej disa koh\u00ebsh nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb mbyllur, jo shum\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebse shum\u00eb e mir\u00eb, e cila ishte futur n\u00eb k\u00ebto programet e internetit ku ti d\u00ebrgon foto dhe fotot kthehen si alien\u00eb apo di\u00e7ka e till\u00eb. \u00a0Papritur ajo kuptoi q\u00eb ky ishte nj\u00eb program takimesh virtuale me njer\u00ebz t\u00eb panjohur. N\u00eb fillim tha se e kishte nisur si loj\u00eb, duke u tallur, dhe duke th\u00ebn\u00eb se ishte pak m\u00eb e madhe, dhe papritur bie n\u00eb kontakt me nj\u00eb person i cili i ofron dashuri, siguri dhe dhun\u00eb verbale. Rast\u00ebsisht n\u00ebna e saj \u00a0kontrollon celularin dhe gjen nj\u00eb komunikim i cili nuk ishte fshir\u00eb, dhe k\u00ebtu fillon i gjith\u00eb kalvari i nd\u00ebrprerjes s\u00eb komunikimeve me k\u00ebt\u00eb person dhe patjet\u00ebr kan\u00eb shkuar dhe n\u00eb Autoritetin e siguris\u00eb kibernetike q\u00eb e kan\u00eb referuar. Po punojm\u00eb shum\u00eb me simptomatik\u00ebn e ankthit tek ajo\u201d- tregon Znj. Alikaj.<\/em><\/p>\n<p>Edhe pse p\u00ebrdorimi n\u00eb mas\u00eb i teknologjis\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt shihet nga mjaft specialist\u00eb si burim problemesh n\u00eb lidhje me sh\u00ebndetin mendor, disa prej tyre jan\u00eb m\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb konkluzione.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk do nxitohesha sepse brezat dhe e f\u00ebmij\u00ebve dhe adoleshent\u00ebve q\u00eb kan\u00eb lindur dhe jan\u00eb rritur me pranin\u00eb e p\u00ebrditshme t\u00eb teknologjis\u00eb, kan\u00eb akoma koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb produktin e tyre, qoft\u00eb nga ana intelektuale, psikologjike apo kontributin n\u00eb shoq\u00ebri\u201d-<\/em><strong><em>\u00a0<\/em><\/strong>shprehet p\u00ebr Faktoje.al Neli Demi, mjek psikiat\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej momenteve ku specialist\u00ebt e sh\u00ebndetit mendor ndalen \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb lidhet me aktet vet\u00ebd\u00ebmtuese.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej vitit 2019\u00a0 t\u00eb dh\u00ebnat e policis\u00eb tregojn\u00eb se 36 f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb, dy mbi 14 vje\u00e7 gjat\u00eb k\u00ebtij viti, nd\u00ebrsa kan\u00eb tentuar t\u00eb vrasin veten gati dy her\u00eb m\u00eb shum\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare tregojn\u00eb se aktet vet\u00ebvras\u00ebse jan\u00eb ulur ndjesh\u00ebm nga 12 n\u00eb vitin 2019 n\u00eb 1 n\u00eb vitin 2024, por s\u00ebrish ekspert\u00ebt jan\u00eb vigjilent\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn.<\/p>\n<p><a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-17-at-15.30.55.jpeg\"><\/a><\/p>\n<p><strong><em>\u201cShkaqet jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrgjigja n\u00eb koh\u00eb. Studimet tregojn\u00eb q\u00eb vet\u00ebvrasjet parandalohen dhe ka m\u00ebnyra q\u00eb mund t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse ekziston nj\u00eb rrezik i menj\u00ebhersh\u00ebm tek nj\u00eb adoleshent, edhe pse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sepse adoleshent\u00ebt e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ndryshe nga nj\u00eb i rritur t\u00eb flasin p\u00ebr problemet e tyre, por nuk \u00ebsht\u00eb e pamundur\u201d \u2013\u00a0<\/em><\/strong>thot\u00eb Znj. Meksi specialiste e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb ISHP.<\/p>\n<p><strong>\u201cVihet re nj\u00eb lloj stigme p\u00ebrsa i p\u00ebrket problemeve t\u00eb sh\u00ebndetit mendor tek f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt. Mund t\u00eb ket\u00eb persona q\u00eb e vuajn\u00eb di\u00e7ka por kan\u00eb shum\u00eb turp q\u00eb problemet t\u2019i ndajn\u00eb me dik\u00eb tjet\u00ebr, sepse mendojn\u00eb se do duken t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e bashk\u00ebmoshatar\u00ebve, do t\u00eb gjykohen, nuk do ndihmohen dhe situata do p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe m\u00eb tej\u201d-\u00a0<\/strong>argumenton Elisa Bano, psikologe n\u00eb shkoll\u00ebn 9 vje\u00e7are Naim Frash\u00ebri n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Arsimit n\u00eb fund t\u00eb vitit\u00a0<a href=\"https:\/\/arsimi.gov.al\/newsroom\/manastirliu-ne-kuvend-plan-kombetar-veprimi-mbeshtetje-masive-nga-prinderit-per-mbylljen-e-tiktok-nen-16-vjec\/\">2024\u00a0<\/a>njoftoi se \u00ebsht\u00eb miratuar Plani Komb\u00ebtar i Veprimit p\u00ebr parandalimin e dhun\u00ebs, bullizmit dhe rritjen e siguris\u00eb n\u00eb shkolla, si dhe krijimin e shkollave t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prindrit dhe komunitetin.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb aktivist\u00eb q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri dhe disa mjek\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetit mendor kan\u00eb nj\u00eb qasje tjet\u00ebr p\u00ebr nd\u00ebrveprimin mes adoleshent\u00ebve prind\u00ebrve dhe komunitetit kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr problemet e sh\u00ebndetit mendor.<\/p>\n<p><strong><em>\u201c Edhe kur ulesh t\u00eb bisedosh me ta nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kryesore p\u00ebr t\u00eb cilat ankohen adoleshent\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb mungesa e komunikimit me dhe fakti se atyre u duket sikur nuk\u00a0 kuptohen nga t\u00eb rriturit. P\u00ebr ta ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem shum\u00eb i madh. N\u00eb fakt ata kan\u00eb koh\u00eb q\u00eb \u00a0flasin por nuk jemi ne t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i d\u00ebgjojm\u00eb\u201d-\u00a0<\/em><\/strong>vijon Z. Hazizaj.<\/p>\n<div class=\"wp-block-media-text is-stacked-on-mobile\">\n<a class=\"td-modal-image\" href=\"https:\/\/faktoje.al\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/WhatsApp-Image-2025-06-17-at-15.55.18-1-1.jpeg\"><\/a>\n<div class=\"wp-block-media-text__content\">\n<p><strong><em>\u201cNga adoleshent\u00ebt q\u00eb un\u00eb shoh, kuptoj q\u00eb ka plot prind\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, mungojn\u00eb dhe nuk e din\u00eb se \u00e7far\u00eb b\u00ebn f\u00ebmija i tij. Dhe jo vet\u00ebm kaq, por as nuk e njohin f\u00ebmij\u00ebn e tyre. Prind\u00ebr q\u00eb i mbushin f\u00ebmij\u00ebt me lek\u00eb, por nuk e njohin f\u00ebmij\u00ebn\u201d-\u00a0<\/em><\/strong>vijon mjekja psikiatre Valbona Alikaj.\u00a0\u00a0<strong><em>.<\/em><\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Element\u00eb t\u00eb k\u00ebtij realiteti kan\u00eb gjetur vend dhe n\u00eb studimet e ISHP.<\/p>\n<p><strong><em>\u201c Shumica e prind\u00ebrve, gati 90% e prind\u00ebrve refuzojn\u00eb t\u00eb japin lejen me konsensus, pra me firm\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb marrin sh\u00ebrbime p\u00ebr probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Kjo tregon stigm\u00ebn e lart\u00eb q\u00eb ekziston. Pra duhet punuar shum\u00eb, por gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb po flitet dhe media luan nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim\u201d-\u00a0<\/em><\/strong>vijon Andia Meksi, specialiste e sh\u00ebndetit mendor n\u00eb ISHP.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej stigmatizimit q\u00eb ndeshet sot r\u00ebndom n\u00eb lidhje m\u00eb problemet e sh\u00ebndetit mendor tek f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt, n\u00eb fakt disa barriera jan\u00eb thyer. Sot flitet m\u00eb shum\u00eb se m\u00eb par\u00eb p\u00ebr to, nd\u00ebrsa sfida \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb flitet m\u00eb shum\u00eb se sot. Nga ana tjet\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt bien dakort se ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim duke n\u00ebnvizuar se nuk mund t\u00eb ket\u00eb sh\u00ebndet pa sh\u00ebndet mendor.<\/p>\n<p><strong>\/Faktoje.al\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ekspertet-ngrene-alarmin-shendeti-mendor-i-femijeve-i-kercenuar\/\">Ekspert\u00ebt ngren\u00eb alarmin: Sh\u00ebndeti mendor i f\u00ebmij\u00ebve i k\u00ebrc\u00ebnuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri \u00e7\u00ebshtjet e sh\u00ebndetit mendor tek f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt po nxisin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb debate p\u00ebrsa i takon nevoj\u00ebs dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve. Ekspert\u00ebt ngren\u00eb probleme tejet shqet\u00ebsuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke renditur disa faktor\u00eb q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi shendetin mendor t\u00eb k\u00ebsaj grupmoshe, mes tyre pasojat e pandemis\u00eb Covid 19, var\u00ebsia nga interneti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26775","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26775","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26775"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26775\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26775"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26775"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26775"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}