{"id":26741,"date":"2025-06-18T11:53:56","date_gmt":"2025-06-18T11:53:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/ja-si-u-be-deputete-xhenis-cela-vila-e-enverit-ne-velipoje-i-jepet-agron-celes-pas-zgjedhjeve-dhe-dosjet-i-mbyllen\/"},"modified":"2025-06-18T11:53:56","modified_gmt":"2025-06-18T11:53:56","slug":"ja-si-u-be-deputete-xhenis-cela-vila-e-enverit-ne-velipoje-i-jepet-agron-celes-pas-zgjedhjeve-dhe-dosjet-i-mbyllen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/ja-si-u-be-deputete-xhenis-cela-vila-e-enverit-ne-velipoje-i-jepet-agron-celes-pas-zgjedhjeve-dhe-dosjet-i-mbyllen\/","title":{"rendered":"Ja si u b\u00eb deputete Xhenis \u00c7ela, vila e Enverit n\u00eb Velipoj\u00eb i jepet Agron \u00c7el\u00ebs pas zgjedhjeve dhe dosjet i mbyllen"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 11 maj u zgjodh deputete e PS-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr (nga listat e mbyllura) n\u00eb 10 qershor fitoi vil\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Velipoj\u00eb! \u00c7far\u00eb fati p\u00ebr vajz\u00ebn nga Shkodra! Partia ka nevoj\u00eb p\u00ebr fytyra t\u00eb reja q\u00eb fsheh kalb\u00ebsin\u00eb politike, familja \u00c7ela k\u00ebrkon t\u00eb kuroj\u00eb dhe pastroj\u00eb pasurin\u00eb e b\u00ebr\u00eb me korrupsion. N\u00eb historin\u00eb m\u00eb posht\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmendim fjal\u00ebt konkurs dhe zgjedhje thjesht p\u00ebr t\u00eb treguar proceset administrative, q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje as me k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb, as me me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb fshihet pas emrit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Konkursi \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ky dokument i dat\u00ebs 10 qershor 2015 \u00ebsht\u00eb vendimi i Korporat\u00ebs s\u00eb Investimeve Strategjike, q\u00eb i jep Vil\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Velipoj\u00eb kompanis\u00eb \u201cXhenis-SH\u201d, q\u00eb mban emrin e deputetes s\u00eb PS, Xhenis \u00c7ela, e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj, Belma \u00c7ela, gruas s\u00eb ish-deputetit t\u00eb PS, Agron \u00c7ela.<\/p>\n\n<p>Firma \u201cXhenis-SH\u201d shpallet fituese ndaj dy operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe do t\u00eb privatizoj\u00eb Vil\u00ebn n\u00eb Velipoj\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb hotel me 5 yje.<\/p>\n\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, shteti do t\u00eb marr\u00eb 1.5 milion\u00eb lek\u00eb qira n\u00eb muaj nga t\u00eb ardhurat e hotelit.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 qershor 2025, Konkursi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Idet\u00eb e Projekteve \u2013 Hospitality Albania ka p\u00ebrfunduar me shpalljen e skuadrave fituese t\u00eb cilat do t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr transformimin e dy pronave ikon\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi shtet\u00ebrore: Vila Vlor\u00eb dhe Vila Velipoj\u00eb. Elira Kokona, Drejtoresha e Korporat<em>\u00eb<\/em>s s<em>\u00eb<\/em>\u00a0Investimeve Shqiptare, theksoi: <em>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebsaj nisme synohet krijimi i nj\u00eb precedenti p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm dhe efikas t\u00eb pronave shtet\u00ebrore\u201d.<\/em><\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa Kryeministri Edi Rama shtoi: \u201cNe po zhvillojm\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb re financiare p\u00ebr shtetin, duke u bazuar tek modelet m\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Europ\u00eb, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb cilat do t\u00eb vihen n\u00eb dispozicion t\u00eb interesit publik\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Vil\u00ebn n\u00eb Velipoj\u00eb u shpall fituese skuadra Xhenis-Sh LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, Vogt, Adnan Kastrati, Melia Hotel International.<\/p>\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pron\u00eb e st\u00ebrmadhe me sip\u00ebrfaqe 8.100 m2 n\u00eb Velipoj\u00eb, e cila do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb hotel butik.<\/p>\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb dat\u00ebn 20 janar 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi procedur\u00ebn konkurruese \u201cp\u00ebr rikonceptimin e rezidencave qeveritare n\u00eb struktura akomodimi elitar, Vila Velipoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto struktura, shpesh t\u00eb vendosura n\u00eb lokalitete t\u00eb izoluara dhe t\u00eb mb\u00ebshtjella nga peizazhe natyrore mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, jan\u00eb nd\u00ebrtuar kryesisht gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb komunizmit dhe sh\u00ebrbyen si rezidenca p\u00ebr lider\u00ebt politik\u00eb dhe personalitetet e tjera t\u00eb larta t\u00eb regjimit\u201d thuhet n\u00eb dokumentet e projektit.<\/p>\n<p><strong>Si u krijua dinastia politike e Agron \u00c7el\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Agron \u00c7el\u00ebn e futi n\u00eb politik\u00eb Ilir Meta, pasi kishin b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb biznes me lek\u00ebt e CEZ. N\u00eb vitin 2013, 2017 dhe 2021 Agron \u00c7ela u zgjodh si deputet n\u00eb zgjedhjet parlamentare n\u00ebn sigl\u00ebn e LSI.<\/p>\n\n<p>N\u00eb qershor 2022 \u00a0ka qarkulluar nj\u00eb foto e \u00c7el\u00ebs me drejtuesen e PS n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Elisa Spiropalin dhe Benet Becin.<\/p>\n<p>Kjo ishte \u201ctradhtia\u201d e Agron \u00c7el\u00ebs ndaj Ilir Met\u00ebs duke u bashkuar me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n\n<p>M\u00eb pas \u00c7ela do t\u00eb pozonte edhe me Edi Ram\u00ebn para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, ku duhet t\u00eb jet\u00eb bidseduar p\u00ebr t\u00eb futur t\u00eb bij\u00ebn n\u00eb listat e mbyllura t\u00eb PS p\u00ebr kadidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb.<\/p>\n\n<p><strong>Afera q\u00eb e lidhi Agron \u00c7ela me Ilir Met\u00ebn <\/strong><\/p>\n<p>Para se t\u00eb futej n\u00eb politik\u00eb Agron \u00c7ela ka drejtuar kompanin\u00eb e vet \u201cXhenis-SH\u201d dhe ka qen\u00eb president i klubit t\u00eb futbollit \u201cVllzania\u201d. N\u00eb k\u00ebto vite u njoh edhe me Ilir Met\u00ebn. Kompania e tij \u201cXhenis-SH\u201d ka p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme rreth 170 mij\u00eb euro nga kompania DIA, e cila me nd\u00ebrhyrjen e Met\u00ebs mblidhte borxhet e CEZ.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 n\u00ebntor 2023, \u00c7ela u mor n\u00eb pyetje p\u00ebr 2 or\u00eb n\u00eb SPAK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n<p>Sipas dosjes s\u00eb SPAK, \u00c7ela \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnj\u00eb lidhje, madje se nuk ka d\u00ebgjuar kurr\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cB.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK\u201d. Madje shton se as Shp\u00ebtim Shehun nuk e kishte d\u00ebgjuar kurr\u00eb si em\u00ebr. Edhe pse kompania e tij ka p\u00ebrfituar nga shoq\u00ebria DIA shum\u00ebn prej 16.800.000 lek\u00eb. Hetimi i SPAK ka provuar se kjo shum\u00eb ka patur si p\u00ebrfitues fundor shoq\u00ebrin\u00eb \u201cXhenis\u201d sh.p.k., me ortak shtetasin Agron \u00c7ela, i cili n\u00eb vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Partis\u00eb \u201cL\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00eb deputeti pretendon se nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb nga DIA.<\/p>\n<p><em>\u201cKastriot Ismailajn e ka njohur n\u00eb rrethana kur vet\u00eb Agroni ishte president i Klubit t\u00eb Futbollit t\u00eb Vllaznis\u00eb dhe Kastrioti ishte shum\u00eb tifoz me skuadr\u00ebn. Sikurse me \u00e7do tifoz tjet\u00ebr t\u00eb skuadr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb takuar edhe me Kastriotin n\u00eb k\u00ebto rrethana. Nuk ka patur asnj\u00eb lloj shoq\u00ebrie apo lidhje tjet\u00ebr me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udh\u00ebtuar asnj\u00ebher\u00eb bashk\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb destinacion p\u00ebrve\u00e7se mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb q\u00eblluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fluturim pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb vet\u00eb ai (Agroni) udh\u00ebtonte shpesh, ose mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb ndonj\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb rastet e ndeshjeve q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb patur klubi i futbollit s\u00eb Vllaznis\u00eb. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se q\u00eb nga viti 2013 ka krijuar miq\u00ebsi me t\u00eb dhe n\u00eb vijim ka kandiduar me partin\u00eb LSI, p\u00ebr deputet. Ka marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe shoq\u00ebrore me t\u00eb nga ajo koh\u00eb deri m\u00eb sot. Ka deklaruar se q\u00eb nga vitit 2013 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i LSI, ka q\u00ebn\u00eb drejtues politik i k\u00ebsaj partie p\u00ebr Qarkun Shkod\u00ebr. Nuk e ka financuar asnj\u00ebher\u00eb financiarisht partin\u00eb LSI p\u00ebr Qarkun Shkod\u00ebr. Nuk e ka financuar asnj\u00ebher\u00eb as partin\u00eb LSI,<\/em>\u201c-ka shpjeguar Agron \u00c7ela.<\/p>\n<p>Ish-deputeti ka edhe nj\u00eb tjet\u00ebr dosje penale t\u00eb hapur nga Prokuroria e Shkodr\u00ebs. Agron \u00c7ela futi n\u00eb dor\u00eb dhe shkat\u00ebrroi Kafen e Madhe n\u00eb Shkod\u00ebr kur ishte me Ilir Met\u00ebn.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit e ka kall\u00ebzuar p\u00ebrpara organit t\u00eb akuz\u00ebs, kompanin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Agron \u00c7el\u00ebs dhe bashk\u00ebshortes s\u00eb tij, Belma \u00c7ela, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cShkat\u00ebrrim i veprave kulturore\u201d, e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal.<\/p>\n\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs kur \u00c7ela ushtronte detyr\u00ebn e deputetit, n\u00eb vitin 2016, kompania \u201cXhenis-Sh\u201d Shpk n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij, fitoi me vendim t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Restaurimeve, rind\u00ebrtimin e \u201cKafes s\u00eb Madhe\u201d, projektuar nga arkitekti Kol\u00eb Idromeno, objekti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i kategoris\u00eb 1 n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, nga inspektimet e KLSH rezultonte se objekti ishte shembur pjes\u00ebrisht.<\/p>\n\n<p>N\u00eb inspektimin e KLSH thuhet se subjekti \u201cXhenis\u2013Sh\u201d SHPK filloi punimet n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 79 t\u00eb ligjit p\u00ebr trash\u00ebgimin\u00eb kulturore dhe muzet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb t\u00eb deputetit Agron \u00c7ela t\u00eb vitit 2021, rezulton blerja e 768 metrave katror\u00eb sip\u00ebrfaqe truall si dhe nd\u00ebrtes\u00ebn e kafes s\u00eb madhe n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr 600 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me shkres\u00ebn nr. 144\/4, prot., dat\u00eb 28.05.2021 \u201cP\u00ebr marrjen e masave urgjente p\u00ebr pezullimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb punimeve n\u00eb objektin \u201cKafja e Madhe Shkod\u00ebr\u201d i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar ish kryetares s\u00eb bashkis\u00eb, Voltana Ademi t\u00eb nd\u00ebrpriten menj\u00ebher\u00eb punimet, por nuk \u00ebsht\u00eb kthyer asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga kryebashkiakja, e cila ka qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb momentin kur \u00c7ela ka zaptuar Kafen e Madhe.<\/p>\n<p>Ndryshimi i drejtimit t\u00eb bashkis\u00eb n\u00eb vitin 2022, duket se ka sjell\u00eb p\u00ebrplasje mes \u00c7el\u00ebs dhe Bardh Spahis\u00eb, i cili nuk ka pranuar t\u2019i dal\u00eb n\u00eb mbrojtje deputetit t\u00eb Met\u00ebs, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb ka n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Duke u mb\u00ebshtetur tek Rama, Agron \u00c7ela rriti influencat dhe mundi t\u00eb ndikoj\u00eb tek prokuror\u00ebt e Shkodr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb arkivuar dosjen penale t\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb Kafes s\u00eb Madhe, p\u00ebr interesa t\u00eb biznesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kafja e Madhe \u00ebsht\u00eb ideuar nga arkitekti Kol\u00eb Idromeno, nd\u00ebrsa nd\u00ebrtimi i filloi nga familja Ashik n\u00eb vitin 1920.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb quhej \u201cKafja e Madhe\u201d, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe \u201cAdriatik\u201d. M\u00eb pas u quajt Kafe \u2013 Hotel \u201cPark\u201d dhe n\u00eb fund \u201cGrand Hotel Savoia\u201d. Fasada e objektit \u00ebsht\u00eb e stilit austro hungarez.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa ndahej n\u00eb dy kate, ku i pari kishte kapacitet deri n\u00eb 200 persona dhe 50 tavolina, nd\u00ebrsa n\u00eb\u00a0 katin e dyt\u00eb ishin 9 dhoma gjumi p\u00ebr turist\u00ebt apo vizitor\u00ebt. N\u00eb vitin 2007, Ministria e Kultur\u00ebs, Turizmit, Rinis\u00eb dhe Sporteve e shpalli \u201cMonument Kulture t\u00eb Kategoris\u00eb s\u00eb Par\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Tani q\u00eb me sa duket i ka mbyllur letrat me SPAK dhe mori \u00e7el\u00ebsat e vil\u00ebs s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs si shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributin ndaj PS-s\u00eb, Agron \u00c7ela ka marr\u00eb \u201cpensionin\u201d politik dhe ia ka dor\u00ebzuar stafet\u00ebn t\u00eb bij\u00ebs, Xhenis \u00c7el\u00ebs. T\u00eb thoshin se k\u00ebtu ka \u201ckonflikt interesi\u201d, do t\u00eb ishte e but\u00eb, po ashtu \u201cmashtrim\u201d me faturat e CEZ duket di\u00e7ka q\u00eb vet\u00ebm prokuror\u00ebt e din\u00eb. Kjo histori \u00ebsht\u00eb korrupsion i past\u00ebr politik!<\/p>\n<p>\u00a9\ufe0f<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ja-si-u-be-deputete-xhenis-cela-vila-e-enverit-ne-velipoje-i-jepet-agron-celes-pas-zgjedhjeve-dhe-dosjet-i-mbyllen\/\">Ja si u b\u00eb deputete Xhenis \u00c7ela, vila e Enverit n\u00eb Velipoj\u00eb i jepet Agron \u00c7el\u00ebs pas zgjedhjeve dhe dosjet i mbyllen<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 11 maj u zgjodh deputete e PS-s\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr (nga listat e mbyllura) n\u00eb 10 qershor fitoi vil\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs n\u00eb Velipoj\u00eb! \u00c7far\u00eb fati p\u00ebr vajz\u00ebn nga Shkodra! Partia ka nevoj\u00eb p\u00ebr fytyra t\u00eb reja q\u00eb fsheh kalb\u00ebsin\u00eb politike, familja \u00c7ela k\u00ebrkon t\u00eb kuroj\u00eb dhe pastroj\u00eb pasurin\u00eb e b\u00ebr\u00eb me korrupsion. N\u00eb historin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26741","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26741","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26741"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26741\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26741"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26741"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26741"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}