{"id":26732,"date":"2025-06-18T10:51:22","date_gmt":"2025-06-18T10:51:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/irani-7-dekada-lufte-ne-1953-shba-dhe-britania-grusht-shteti-kunder-regjimit\/"},"modified":"2025-06-18T10:51:22","modified_gmt":"2025-06-18T10:51:22","slug":"irani-7-dekada-lufte-ne-1953-shba-dhe-britania-grusht-shteti-kunder-regjimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/irani-7-dekada-lufte-ne-1953-shba-dhe-britania-grusht-shteti-kunder-regjimit\/","title":{"rendered":"Irani, 7 dekada luft\u00eb\/ N\u00eb 1953 SHBA dhe Britania grusht shteti kund\u00ebr regjimit"},"content":{"rendered":"<p>Tensionet midis Izraelit dhe Iranit kan\u00eb arritur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta historike, nd\u00ebrsa Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr ndryshim regjimi n\u00eb Iran, duke p\u00ebrmendur edhe mund\u00ebsin\u00eb e eliminimit politik t\u00eb liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Por p\u00ebr iranian\u00ebt, thirrjet e fundit nga Uashingtoni dhe Tel Avivi nuk jan\u00eb t\u00eb panjohura. Historia e tyre me nd\u00ebrhyrjen amerikane p\u00ebr ndryshim regjimi fillon m\u00eb shum\u00eb se shtat\u00eb dekada m\u00eb par\u00eb \u2013 me grushtin e shtetit t\u00eb vitit 1953, t\u00eb udh\u00ebhequr nga CIA.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1951, kryeministri i zgjedhur demokratikisht i Iranit, Mohammad Mossadegh, nd\u00ebrmori nj\u00eb hap t\u00eb guximsh\u00ebm: ai vendosi t\u00eb nacionalizoj\u00eb fushat e naft\u00ebs, t\u00eb cilat deri at\u00ebher\u00eb ishin n\u00ebn kontrollin e kompanive britanike. Kjo l\u00ebvizje u p\u00ebrsh\u00ebndet nga populli iranian si nj\u00eb fitore p\u00ebr sovranitetin komb\u00ebtar, por u pa si k\u00ebrc\u00ebnim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga SHBA dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar, t\u00eb cilat ishin thell\u00ebsisht t\u00eb varura nga nafta e Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb kulmin e Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, nacionalizimi i naft\u00ebs shihej nga Uashingtoni si nj\u00eb rrezik p\u00ebr shtimin e influenc\u00ebs sovjetike n\u00eb rajon. Kjo shtyu CIA-n dhe sh\u00ebrbimin britanik t\u00eb inteligjenc\u00ebs,  q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Operacioni i koduar \u201cAjax\u201d kishte p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrmbysjen e Mossadegh dhe kthimin e Mohammad Shah Reza Pahlavi n\u00eb pushtet si monark absolut.<\/p>\n<p>CIA amerikane shp\u00ebrndau materiale propagandistike kund\u00ebr Mossadegh n\u00eb mediat Iraniane nd\u00ebrsa organizoi edhe protesta t\u00eb paguara n\u00eb rrug\u00ebt e Teheranit.<\/p>\n<p>Forca Pro Mohammad Shah Reza Pahlavi u anazhuan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin e insititucioneve.Brenda dy dit\u00ebve nga ardhja n\u00eb pushtet e Gjeneral Fazlollah Zahedi si kryeminister I Ri I vendit CIA vuri n\u00eb dispozicion 5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr stabilitetin e qeveris\u00eb s\u00eb re ndersa Mohammad Shah Reza Pahlavi ishte monark I vendit. Dokumente t\u00eb deklasifikuara n\u00eb vitin 2013 konfirmuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb zyrtarisht rolin e CIA-s n\u00eb grushtin e shtetit. Por edhe m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitin 2009, ish-presidenti Barack Obama e kishte pranuar publikisht nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Iranin e vitit 1953 si nj\u00eb gabim historik.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr Shahun vazhdoi p\u00ebr dekada, por ajo u kthye n\u00eb urrejtje t\u00eb thell\u00eb ndaj Per\u00ebndimit nga pjesa m\u00eb e madhe e iranian\u00ebve. N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201970, miliona qytetar\u00eb dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin e tij, duke akuzuar Shahun p\u00ebr korrupsion, shtypje dhe n\u00ebnshtrim ndaj interesave amerikane.<\/p>\n<p>K\u00ebto protesta \u00e7uan n\u00eb Revolucionin Islamik t\u00eb vitit 1979, ku Irani kaloi nga nj\u00eb monarki pro-per\u00ebndimore n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb islamike t\u00eb udh\u00ebhequr nga klerik\u00ebt, me Ruhollah Khomeini si lider suprem. Pas vdekjes s\u00eb tij n\u00eb  vitin 1989 n\u00eb pushtet erdhi ai qe sot eshte Lideri Suprem I Iranit Ajtollah Ali Khamenei.<\/p>\n<p>Ali Khamenei \u00ebsht\u00eb kreu i shtetit t\u00eb Iranit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre dekada. Titulli i tij e vendos at\u00eb mbi presidentin, si udh\u00ebheq\u00ebsi m\u00eb i fuqish\u00ebm fetar dhe politik i vendit. P\u00ebrve\u00e7 pushteteve gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse n\u00eb qeverisjen e vendit, Khamenei udh\u00ebheq gjithashtu regjimin fetar t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb mori kontrollin e Iranit n\u00eb revolucionin islamik t\u00eb vitit 1979 duke mos lejuar asnje mundesi per mbajtjen e zgjedhjeve ne vend.<\/p>\n<p>Sot, nd\u00ebrsa Trump dhe Netanyahu flasin hapur p\u00ebr ndryshim regjimi n\u00eb Teheran dhe p\u00ebr \u201clargimin e Khameneit\u201d, shum\u00eb analist\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebrhyrje e ngjashme mund t\u00eb ket\u00eb pasoja edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb destabilizim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm rajonal dhe p\u00ebrforcim t\u00eb vijave t\u00eb ashpra brenda vet\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>P\u00ebr iranian\u00ebt, kujtesa e 1953 nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb faqe n\u00eb histori \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7eshtje e hapur q\u00eb ndikon edhe sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e shohin Per\u00ebndimin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/irani-7-dekada-lufte-ne-1953-shba-dhe-britania-grusht-shteti-kunder-regjimit\/\">Irani, 7 dekada luft\u00eb\/ N\u00eb 1953 SHBA dhe Britania grusht shteti kund\u00ebr regjimit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tensionet midis Izraelit dhe Iranit kan\u00eb arritur n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta historike, nd\u00ebrsa Presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr ndryshim regjimi n\u00eb Iran, duke p\u00ebrmendur edhe mund\u00ebsin\u00eb e eliminimit politik t\u00eb liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Por p\u00ebr iranian\u00ebt, thirrjet e fundit nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26732","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26732\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}