{"id":26723,"date":"2025-06-18T09:03:44","date_gmt":"2025-06-18T09:03:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/spiune-drone-dhe-ia-si-e-kreu-izraeli-sulmin-qe-tronditi-iranin\/"},"modified":"2025-06-18T09:03:44","modified_gmt":"2025-06-18T09:03:44","slug":"spiune-drone-dhe-ia-si-e-kreu-izraeli-sulmin-qe-tronditi-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/18\/spiune-drone-dhe-ia-si-e-kreu-izraeli-sulmin-qe-tronditi-iranin\/","title":{"rendered":"Spiun\u00eb, dron\u00eb dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin q\u00eb tronditi Iranin"},"content":{"rendered":"<p>Izraeli e ka tronditur Iranin jav\u00ebn e kaluar n\u00eb momentin q\u00eb ka nisur nj\u00eb operacion ushtarak dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrgatitur nd\u00ebr vite, q\u00eb ka rezultuar me sulme precize kundrejt sh\u00ebnjestrave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. E udh\u00ebzuar nga spiun\u00ebt dhe inteligjenca artificiale, ushtria izraelite ka nisur zjarr n\u00eb terrin e nat\u00ebs p\u00ebrmes aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb dhe dron\u00ebve t\u00eb kontrabanduar, duke ia gjymtuar Iranit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sistemeve raketore dhe atyre p\u00ebr mbrojtje ajrore.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb liri m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb fluturuar mbi Iran, Izraeli ka bombarduar m\u00eb pas qendra b\u00ebrthamore dhe ka vrar\u00eb gjeneral\u00eb t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb dhe shkenc\u00ebtar\u00eb iranian\u00eb. Derisa Irani \u00ebsht\u00eb mobilizuar p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb disa or\u00eb m\u00eb von\u00eb, kapaciteti i tij \u2013 ve\u00e7se i dob\u00ebsuar nga sulmet e m\u00ebparshme izraelite \u2013 \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar edhe m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar k\u00ebshtu pas diskutimeve me 10 zyrtar\u00ebt dhe ish-zyrtar\u00eb izraelit\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe sektorit ushtarak, disa prej t\u00eb cil\u00ebve kan\u00eb folur p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve Associated Press n\u00eb kushtet anonime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb japin m\u00eb shum\u00eb informacione p\u00ebr operacionet. Disa prej pretendimeve t\u00eb tyre nuk kan\u00eb mundur t\u00eb verifikohen. Mir\u00ebpo ish-udh\u00ebheq\u00ebsja e k\u00ebrkimeve n\u00eb agjencin\u00eb izraelite t\u00eb spiunimit, Mossad, Sima Shine ka konfirmuar skeletin e sulmit, duke th\u00ebn\u00eb se ka pasur informacione t\u00eb brendshme se si \u00ebsht\u00eb planifikuar dhe ekzekutuar ai.<\/p>\n<p>\u201cSulmi \u00ebsht\u00eb kulminacion i shum\u00eb viteve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Mossadit p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnjestruar programin b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Sima Shine, ish-drejtoresh\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkime n\u00eb Mossad, dhe tani \u00ebsht\u00eb analiste n\u00eb Institutin p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Doza e befasis\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb bindjeve t\u00eb zyrtar\u00ebve iranian\u00eb se Izraeli nuk do t\u00eb kryente ndonj\u00eb sulm, p\u00ebrderisa Irani ka qen\u00eb i angazhuar n\u00eb bisedime me Shtetet e Bashkuara lidhur me programin e avancuar b\u00ebrthamor Ndon\u00ebse ishte planifikuar nj\u00eb rund i gjasht\u00eb i takimeve mes dy vendeve t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb Oman, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka aktivizuar operacionin \u201cLuani n\u00eb ngritje\u201d t\u00eb premten.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qen\u00eb i njoftuar p\u00ebr nisje t\u00eb sulmit. Netanyahu ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr vite se neutralizimi i programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr sigurin\u00eb e Izraelit, prandaj Izraeli ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar kapacitetet e Iranit p\u00ebr pasurim t\u00eb uraniumit n\u00eb grad\u00ebn ushtarake. Megjithat\u00eb, Netanyahu ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb sulm m\u00eb agresiv ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm, pasi Irani ka vazhduar t\u00eb pasuroj\u00eb programin e vet, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve diplomatike amerikane dhe paralajm\u00ebrimeve prej v\u00ebzhguesve t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khameini, ka b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb Izraelit. Lider\u00ebt politik\u00eb iranian\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se programi i tyre b\u00ebrthamor \u00ebsht\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb mbrojtjes, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb shteti i vet\u00ebm pa bomb\u00eb q\u00eb pasuron uranium n\u00eb nivele pothuajse t\u00eb kategoris\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p><strong>Kontrabandimi i dron\u00ebve n\u00eb Iran<\/strong><\/p>\n<p>Mossadi dhe ushtria izraelite kan\u00eb punuar s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn tre vjet p\u00ebr t\u00eb krijuar themelin e operacionit, sipas nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb inteligjenc\u00ebs, i cili ka th\u00ebn\u00eb se ka njohuri p\u00ebr sulmin. Sulmi \u00ebsht\u00eb planifikuar edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb informacioneve q\u00eb ka mbledhur Izraeli gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb sulmeve ajrore n\u00eb tetorin e vitit t\u00eb kaluar, p\u00ebrgjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u201c\u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah dob\u00ebsia e sistemeve iraniane p\u00ebr mbrojtje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Naysan Rafati, analist p\u00ebr Iranin n\u00eb Grupin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar edhe m\u00eb tep\u00ebr mbrojtje ajrore iraniane dhe sistemet raketore n\u00eb nisje t\u00eb sulmit t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, agjent\u00ebt e Mossadit kan\u00eb kontrabanduar arm\u00eb me precizitet t\u00eb lart\u00eb brenda Iranit, t\u00eb cilat kan\u00eb goditur sh\u00ebnjestrat prej af\u00ebrsis\u00eb, sipas dy zyrtar\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, q\u00eb kan\u00eb folur n\u00eb kushte anonimiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e k\u00ebtyre arm\u00ebve ka pasur dron\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt agjent\u00ebt i kan\u00eb futur n\u00eb shtet me makina, sipas nj\u00eb ish-zyrtari t\u00eb inteligjenc\u00ebs. Agjent\u00ebt e Mossadit kan\u00eb stacionuar arm\u00eb shum\u00eb af\u00ebr qendrave p\u00ebr nisjen e raketave iraniane tok\u00eb-aj\u00ebr, ka th\u00ebn\u00eb Shine.Sipas saj, agjencia punon me nj\u00eb mori njer\u00ebzish, lokal\u00eb dhe izraelit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrdorimi i inteligjenc\u00ebs njer\u00ebzore dhe asaj artificiale p\u00ebr t\u2019i selektuar sh\u00ebnjestrat<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb analizuar informacionin e mbledhur prej burimeve t\u00eb ndryshme, Izraeli e ka p\u00ebrdorur inteligjenc\u00ebn artificiale, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb zyrtar i inteligjenc\u00ebs, i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb selektim t\u00eb individ\u00ebve dhe qendrave q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnjestruar. Ai ka th\u00ebn\u00eb se inteligjenca artificiale \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019iu ndihmuar izraelit\u00ebve q\u00eb t\u00eb shoshitnin thesarin e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb posedonin.<\/p>\n<p>Puna ka nisur n\u00eb tetorin e vitit t\u00eb kaluar, sipas nj\u00eb zyrtari q\u00eb ka folur n\u00eb kushte anonime, pasi nuk ka qen\u00eb i autorizuar q\u00eb t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr mediat; do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb muaj p\u00ebrpara sesa Netanyahu ka deklaruar se ka urdh\u00ebruar planet p\u00ebr sulme. Nj\u00eb hulumtim i Associated Press m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit ka shp\u00ebrfaqur se ushtria izraelite p\u00ebrdor modele amerikane t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgjuar komunikimet dhe p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar l\u00ebvizjet e armiqve.<\/p>\n<p>K\u00ebto modele jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb luft\u00ebrat me Hamasin n\u00eb Gaz\u00eb dhe Hezbollahun n\u00eb Liban. Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu, jan\u00eb organizata t\u00eb shpallura terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera. Zyrtari i inteligjenc\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb identifikimin e sh\u00ebnjestrave t\u00eb mundshme, ka th\u00ebn\u00eb se fillimisht opsione kan\u00eb qen\u00eb figura t\u00eb larta t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsis\u00eb, ushtris\u00eb, pastaj ato civile si dhe infrastruktura. Sh\u00ebnjestrat jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr Izraelin \u2013 shembull n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb thell\u00eb n\u00eb Gard\u00ebn Revolucionare Islamike \u2013 forc\u00eb paramilitare q\u00eb kontrollon raketat balistike t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Ky zyrtar ka th\u00ebn\u00eb se e ka pasur detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb list\u00eb me gjeneral\u00eb iranian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb holl\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta, sikurse ku punojn\u00eb dhe si e kalojn\u00eb koh\u00ebn e lir\u00eb. N\u00eb mesin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb vrar\u00eb prej t\u00eb premtes \u00ebsht\u00eb edhe gjenerali Hossein Salami, udh\u00ebheq\u00ebs i Gard\u00ebs Revolucionare t\u00eb Iranit dhe gjenerali Mohammed Bagheri, shef i stafit t\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Iranit. P\u00ebrve\u00e7 inteligjenc\u00ebs artificiale, Mossadi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur edhe n\u00eb spiun\u00eb p\u00ebr t\u2019i identifikuar shkenc\u00ebtar\u00ebt kryesor\u00eb b\u00ebrthamor\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e Gard\u00ebs Revolucionare t\u00eb Iranit, sipas nj\u00eb zyrtari t\u00eb siguris\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn tet\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb kreun e programit b\u00ebrthamor jan\u00eb vrar\u00eb n\u00eb nj\u00eb sulm izraelit n\u00eb nj\u00eb bunker n\u00ebntok\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnjestrimi i pajisjeve iraniane<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr aspekt i sulmit ka qen\u00eb goditja e pajisjeve iraniane q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb transportuar dhe nisur raketat. Shine ka th\u00ebn\u00eb se strategjia ka qen\u00eb e ngjashme me operacionet ukrainase m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebtij muaji n\u00eb Rusi. N\u00eb at\u00eb operacion, pothuajse nj\u00eb e treta e bombarduesve strategjik\u00eb t\u00eb Mosk\u00ebs jan\u00eb shkat\u00ebrruar apo d\u00ebmtuar me dron\u00eb t\u00eb prodhuar me pak para, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb territorin rus, sipas zyrtar\u00ebve ukrainas.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr televizionin shtet\u00ebror iranian, shefi i policis\u00eb shtet\u00ebrore, gjenerali Ahmadreza Radan, ka th\u00ebn\u00eb se \u201cjan\u00eb zbuluar shum\u00eb pajisje q\u00eb bartnin dron\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl dhe disa dron\u00eb taktik\u00eb\u201d. Sipas tij, \u201cnj\u00eb num\u00ebr tradhtar\u00ebsh jan\u00eb duke tentuar t\u00eb prekin sistemin ajror p\u00ebr mbrojtje duke fluturuar mini-dron\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Sa larg shkon e gjith\u00eb kjo?<\/strong><\/p>\n<p>Mossadi besohet t\u00eb ket\u00eb kryer nj\u00eb mori sulmesh n\u00eb fsheht\u00ebsi n\u00eb programin b\u00ebrthamor iranian n\u00eb vjet\u00ebt e fundit, p\u00ebrfshir\u00eb sulmet kibernetike dhe vrasjet e shkenc\u00ebtar\u00ebve b\u00ebrthamor\u00eb iranian\u00eb. Megjithat\u00eb, rrall\u00eb e ka pranuar se ka qen\u00eb mbrapa atyre operacioneve. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2000 e m\u00eb pas, centrifugat iraniane t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr pasurim t\u00eb uraniumit jan\u00eb shkat\u00ebrruar nga i ashtuquajturi Stuxnet \u2013 virus kompjuterik \u2013 q\u00eb besohet t\u00eb jet\u00eb krijuar nga izraelit\u00ebt dhe amerikan\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb 2018, Izraeli pati vjedhur arkivin e k\u00ebrkimeve b\u00ebrthamore t\u00eb Iranit, q\u00eb p\u00ebrfshinte dhjet\u00ebra mij\u00ebra dokumente, ka th\u00ebn\u00eb Yossi Kuperwasser, gjeneral i pensionuar dhe ish-hulumtues i inteligjenc\u00ebs ushtarake q\u00eb tani drejton Institutin e Jerusalemit p\u00ebr Strategji dhe Siguri.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2024, Izraeli e ka vrar\u00eb nj\u00eb lider t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Hamasit, Ismail Haniyehun, me nj\u00eb bomb\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e gjumit p\u00ebr mysafir\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb zyrtari n\u00eb Teheran. Sulmi i Izraelit jav\u00ebn e kaluar n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb programit b\u00ebrthamor t\u00eb Iranit dhe strukturave ushtarake nuk ka ardhur pa plan, ka th\u00ebn\u00eb gjenerali i pensionuar izraelit, Amir Avivi, i cili udh\u00ebheq institutin Forumi i Izraelit p\u00ebr Mbrojtje dhe Siguri. Ai ka th\u00ebn\u00eb se ky operacion ka qen\u00eb rezultat i \u201cinteligjenc\u00ebs izraelite dhe pun\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebr vite n\u00eb Iran, dhe krijimit t\u00eb nj\u00eb prezence t\u00eb madhe\u201d.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/18\/spiune-drone-dhe-ia-si-e-kreu-izraeli-sulmin-qe-tronditi-iranin\/\">Spiun\u00eb, dron\u00eb dhe IA: Si e kreu Izraeli sulmin q\u00eb tronditi Iranin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Izraeli e ka tronditur Iranin jav\u00ebn e kaluar n\u00eb momentin q\u00eb ka nisur nj\u00eb operacion ushtarak dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrgatitur nd\u00ebr vite, q\u00eb ka rezultuar me sulme precize kundrejt sh\u00ebnjestrave t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. E udh\u00ebzuar nga spiun\u00ebt dhe inteligjenca artificiale, ushtria izraelite ka nisur zjarr n\u00eb terrin e nat\u00ebs p\u00ebrmes aeroplan\u00ebve luftarak\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}