{"id":26673,"date":"2025-06-17T18:58:27","date_gmt":"2025-06-17T18:58:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/denoncimi-18-trupa-palosen-ne-dy-frigorifere-me-4-vende-te-morgu-i-tiranes\/"},"modified":"2025-06-17T18:58:27","modified_gmt":"2025-06-17T18:58:27","slug":"denoncimi-18-trupa-palosen-ne-dy-frigorifere-me-4-vende-te-morgu-i-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/denoncimi-18-trupa-palosen-ne-dy-frigorifere-me-4-vende-te-morgu-i-tiranes\/","title":{"rendered":"Denoncimi\/ 18 trupa \u2018palosen\u2019 n\u00eb dy frigorifer\u00eb me 4 vende te Morgu i Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Fiks Fare denoncoi p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb skandalin q\u00eb ndodh n\u00eb Morgun e Tiran\u00ebs, ku vendi ku mbahen kufomat \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do standardi. Fiksi siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa t\u00eb dekompozuar dhe q\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb krimba. Trupat mbaheshin jasht\u00eb frigorifer\u00ebve, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit nuk punonin. Kjo gj\u00eb kishte sjell nj\u00eb kolaps t\u00eb situat\u00ebs, ku trupat e l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb frigorifer\u00ebve kishin filluar t\u00eb dekompozoheshin dhe kishin z\u00ebn\u00eb krimba.<\/p>\n<p>N\u00eb Fiks Fare u ankua nj\u00eb qytetar i cili kishte ardhur nga Italia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb identifikimin e nj\u00eb kufome , por q\u00eb ishte hasur me nj\u00eb ngjarje horror. Kufoma q\u00eb ai ka par\u00eb p\u00ebr ta identifikuar ishte gjysm\u00eb e dekompozuar dhe e mbushur me krimba. Foto t\u00eb cilat i vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb Fiksit. Gjithashtu Fiksi siguroi edhe disa foto t\u00eb tjera q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb situat\u00ebn alarmante n\u00eb Morgun e Tiran\u00ebs. Nj\u00eb kufom\u00eb gjendej e shtrire n\u00eb pllaka, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa t\u00eb tjera t\u00eb mb\u00ebshtjella ishin l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb frigorifer\u00ebve mbi barela. Dekompozimi i kufomave q\u00eb nuk dihet se prej sa dit\u00ebsh jan\u00eb n\u00eb at\u00eb gjendje kishte sjell nj\u00eb er\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Morgun.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt e Fiksit arrit\u00ebn t\u00eb futen brenda Morgut duke sjell pamjet me an\u00eb t\u00eb kamer\u00ebs dhe situata ishte po e nj\u00ebjta si\u00e7 denoncuesit e kishin p\u00ebrshkruar. Fiksi m\u00ebsoi se n\u00eb Morg gjendeshin 29 trupa nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kapaciteti \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 17 trupa. Morgu ka tre frigorifer, ku dy jan\u00eb me kapacitet 8 vende total dhe nj\u00eb frigorifer 9 vende. Nga tre frigorifer\u00ebt vet\u00ebm nj\u00ebri punonte me kapacitet 4 vende, tjetri me po t\u00eb nj\u00ebjtin kapacitet dhe ai 9 vende ishin t\u00eb prishur.<\/p>\n<p>Fiksi gjat\u00eb hyrjes n\u00eb Morg hasi me drejtorin Institutit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore, z. Bledar Xhemali t\u00eb cilin e pyeti rreth situat\u00ebs s\u00eb krijuar. Ai fillimisht mohoi gjith\u00e7ka duke k\u00ebrkuar prova. Gazetar\u00ebt e Fiksit i treguan fotot dhe i k\u00ebrkuan se pse kufomat kan\u00eb z\u00ebn\u00eb krimba. Ai n\u00eb p\u00ebrballje me gazetar\u00ebt tha se ajo ishte faza e trupit kur fillon dekompozimi , por jo krimba. P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje, drejtori IML-s\u00eb shmanget duke u larguar.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes s\u00eb Fiks Fare n\u00eb Morg dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb institucioni filloi pastrimin dhe zhvendosjen e kufomave. U zhvendos\u00ebn 11 prej tyre p\u00ebrkat\u00ebsisht 5 kufoma n\u00eb Morgun Fier dhe 6 n\u00eb Morgun Elbasan. Pamje t\u00eb cilat Fiks Fare i solli mbr\u00ebmjen e s\u00eb mart\u00ebs. Gjithashtu u m\u00ebsua nga gazetar\u00ebt e Fiksit se u vu n\u00eb pun\u00eb edhe nj\u00ebri prej frigorifer\u00ebve t\u00eb prishur, ai me kapacitet 4 vende. Pra aktualisht n\u00eb Morg jan\u00eb 18 kufoma t\u00eb sistemuara n\u00eb dy frigorifer me kapacitet 8 vende n\u00eb total.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr problemet e vazhdueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb morg, n\u00eb muajin shtator t\u00eb vitit 2024, Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore ka hapur nj\u00eb tender me objekt \u201cnd\u00ebrtimi i dhom\u00ebs frigoriferike kufoma mbajt\u00ebse\u201d. Fondi i akorduar ka qen\u00eb 99.8 milion\u00eb lek\u00eb, ose rreth 1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb tetor 2024, IML-ja, shpalli fituesit e k\u00ebtij tenderi, firmat 2T dhe Alges Konstruksion, t\u00eb cilat kan\u00eb 12 muaj koh\u00eb p\u00ebr t\u2019a p\u00ebrfunduar. Dy firmat ishin t\u00eb vetme n\u00eb gar\u00eb dhe ofruan 98 milion\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb dokumentet shoq\u00ebruese \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrshkrim i gjendjes ekzistuese, ku shkruhet se Instituti i Mjek\u00ebsis\u00eb Ligjore b\u00ebn ekzaminimet e detajuar t\u00eb viktimave q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme, aksidente, s\u00ebmundje, vrasje apo edhe t\u00eb papritura.<\/p>\n<p>Ky ekzaminim, shkruhet n\u00eb dokumente, do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb pjes\u00ebn mbrapa n\u00eb dhom\u00ebn e Morgut, i cili ka kapacitet p\u00ebr 3 kufoma, 3 shtret\u00ebr. Ngjitur me dhom\u00ebn e morgut, ndodhet edhe dhoma frigoriferike, e cila nuk ka kapacitetin e duhur p\u00ebr pritjen e shum\u00eb kufomave. Ka shum\u00eb raste, vijon dokumenti, ku trupat duhet t\u00eb rrin\u00eb me muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se nuk interesohet askush, apo nuk jan\u00eb t\u00eb identifikuar.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, IML-ja shkruan se q\u00ebllimi i projektit \u00ebsht\u00eb rritja e kapaciteteve. Struktur\u00ebs ekzistuese do t\u2019i b\u00ebhet nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shtese, dhom\u00eb frigoriferike kufoma mbajt\u00ebse, me Kapacitet p\u00ebr 100 kufoma, 25 nj\u00ebsi me 4 poste frigoriferike. Pra deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb re frigoriferike IML-ja nuk po b\u00ebn asnj\u00eb investim tjet\u00ebr duke krijuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb.\/ Top Channel<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/17\/denoncimi-18-trupa-palosen-ne-dy-frigorifere-me-4-vende-te-morgu-i-tiranes\/\">Denoncimi\/ 18 trupa \u2018palosen\u2019 n\u00eb dy frigorifer\u00eb me 4 vende te Morgu i Tiran\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fiks Fare denoncoi p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb skandalin q\u00eb ndodh n\u00eb Morgun e Tiran\u00ebs, ku vendi ku mbahen kufomat \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do standardi. Fiksi siguroi foto e pamje nga brenda Morgut ku shihen trupa t\u00eb dekompozuar dhe q\u00eb kishin z\u00ebn\u00eb krimba. Trupat mbaheshin jasht\u00eb frigorifer\u00ebve, pasi k\u00ebta t\u00eb fundit nuk punonin. Kjo gj\u00eb kishte sjell [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26673","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26673","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26673"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26673\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26673"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26673"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26673"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}