{"id":26665,"date":"2025-06-17T19:07:53","date_gmt":"2025-06-17T19:07:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/standardet-e-spak-dhe-gjkko-per-veliajn-dhe-mediun\/"},"modified":"2025-06-17T19:07:53","modified_gmt":"2025-06-17T19:07:53","slug":"standardet-e-spak-dhe-gjkko-per-veliajn-dhe-mediun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/standardet-e-spak-dhe-gjkko-per-veliajn-dhe-mediun\/","title":{"rendered":"Standardet e SPAK dhe GJKKO p\u00ebr Veliajn dhe Mediun"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Prokurori q\u00eb ndjek \u00e7\u00ebshtjen e Erion Veliajt duket se \u00ebsht\u00eb i angazhuar p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb krijimin e lajmeve t\u00eb rreme p\u00ebr beteja gjoja ligjore t\u00eb Veliajt kund\u00ebr prokuroris\u00eb. Ashtu si\u00e7 u shpik jav\u00ebn e kaluar, edhe sot pati nj\u00eb lajm t\u00eb till\u00eb t\u00eb rrem\u00eb. Lajmi q\u00eb p\u00ebrhapet fillimisht nga fund\u00ebrinat mediatike q\u00eb kontrollon Olsi Dado, riprodhohet her\u00eb me vet\u00ebdije, her\u00eb pa vet\u00ebdije nga portale t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sot lajmi i rrem\u00eb ishte q\u00eb Veliaj kishte k\u00ebrkuar heqjen e mas\u00ebs s\u00eb sekuestros mbi sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe gjykat\u00ebsi i famsh\u00ebm Bani e kishte refuzuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk ka ndodhur asgj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>Thjesht, prokurori k\u00ebrkon t\u00eb prodhoj\u00eb lajme para gjyqit t\u00eb Veliajt n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe shkon raporton n\u00eb GJKKO p\u00ebr ecurin\u00eb e hetimeve. Pasi mbaron ai raportin, gjyqtari Bani \u2014 q\u00eb me sa duket ka ambicie t\u2019i dal\u00eb emri n\u00eb portale \u2014 p\u00ebrs\u00ebrit vendimin q\u00eb Erion Veliaj e ka merituar mas\u00ebn e sigurimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb fushat\u00eb propagandistike p\u00ebr t\u00eb bombarduar opinionin publik me lajme t\u00eb prodhuara nga Olsi Dado dhe gjykat\u00ebsi Bani, t\u00eb cil\u00ebt me sa duket duan t\u00eb ndikojn\u00eb mbi Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb t\u00eb mos u prish\u00eb vendimin q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb, duke e arrestuar kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs ende pa ngritur asnj\u00eb akuz\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lin\u00e7im mediatik, i shoq\u00ebruar me procedura t\u00eb shpikura, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj gjimnastike p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr betej\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, dhe tregon n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkushtim personal t\u00eb prokurorit dhe gjykat\u00ebsit, si dhe nj\u00eb urrejtje personale ndaj nj\u00eb t\u00eb dyshuari ende pa akuz\u00eb \u2014 \u00e7ka \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb \u00e7do standardi profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb justifikuar lin\u00e7imin e tyre, interpretojn\u00eb dhe raportin e Bashkimit Europian, sikur i lavd\u00ebron p\u00ebr arrestimin e Veliajt, gj\u00eb q\u00eb nuk thuhet n\u00eb asnj\u00eb rresht dhe as n\u00eb asnj\u00eb germ\u00eb. Por meq\u00eb flitet mir\u00eb p\u00ebr SPAK-un, k\u00ebta i japin t\u00eb drejt\u00eb vetes sikur SPAK-u \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr Erion Veliajn dhe se po marrin fal\u00ebnderime, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb posht\u00ebrim edhe p\u00ebr inteligjenc\u00ebn e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Madje edhe hedhja e shortit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb shoq\u00ebrohet me shantazhe paraprake ndaj gjyqtar\u00ebve, duke renditur pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb fushat\u00eb propagandistike q\u00eb prodhojn\u00eb me lajme t\u00eb rreme p\u00ebr procese t\u00eb pa k\u00ebrkuara nga Veliaj.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar shpik\u00ebn q\u00eb Veliaj kishte ofruar edhe para p\u00ebr garanci q\u00eb t\u00eb dilte nga qelia. Sot kan\u00eb sajuar q\u00eb Veliaj ka k\u00ebrkuar t\u2019i hiqet sekuestroja mbi sht\u00ebpin\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha g\u00ebnjeshtra institucionale t\u00eb dala nga zyra e prokurorit Olsi Dado.<\/p>\n<p>Madje sot i shtuan spektaklit edhe nj\u00eb detaj tjet\u00ebr. Paralelisht me gjyqin e shpikur, thirr\u00ebn n\u00eb prokurori Plarent Ndrec\u00ebn, p\u00ebr ta fotografuar para SPAK-ut p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk ka lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e tij, por me af\u00ebrsin\u00eb me Veliajn.<\/p>\n<p>Arsyeja \u00ebsht\u00eb se Ndreca nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ka sulmuar ILD-n\u00eb p\u00ebr mefsht\u00ebsi dhe lejimin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb standardit t\u00eb hetimit dhe gjykimit nga SPAK dhe GJKKO. Me sa duket duan t\u2019i tregojn\u00eb se ata jan\u00eb edhe ILD dhe mund t\u2019i heqin not\u00eb n\u00eb sjellje.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard lin\u00e7ues dhe jo unifikues ndaj gjith\u00eb klas\u00ebs politike, mjafton t\u00eb hidhni nj\u00eb sy sot fushat\u00ebs 24 or\u00ebshe t\u00eb Fatmir Mediut, q\u00eb poston foto nga \u00e7do kafene e Uashingtonit apo korridor me k\u00eb t\u00eb dal\u00eb para, duke u ankuar p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb ende pa akuz\u00eb, dhe thjesht i dyshuar p\u00ebr konflikt interesi me pun\u00ebn e gruas s\u00eb tij, nd\u00ebrsa Fatmir Mediu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb se ka vrar\u00eb 26 vet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb historie korrupsioni me djalin e Sali Berish\u00ebs.<\/p>\n<p>I pari \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg prej disa muajsh, me regjim izolimi si t\u00eb ishte vras\u00ebs, ku nuk e lejojn\u00eb t\u00eb takohet me ask\u00ebnd ve\u00e7 familjar\u00ebve, kurse i dyti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr vrasje, \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, shetit n\u00eb SHBA, b\u00ebn presion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e milioner\u00ebve t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy jan\u00eb subjekte t\u00eb SPAK dhe GJKKO. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb vras\u00ebs i lir\u00eb, tjetri trajtohet si vras\u00ebs, edhe pse s\u2019ka asnj\u00eb akuz\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i dyshuar vet\u00ebm se gruaja e tij ka p\u00ebrfituar nga bizneset q\u00eb kan\u00eb punuar me Bashkin\u00eb. T\u00eb pakt\u00ebn unifikoni standardin se kur arrestohet nj\u00eb njeri: ose b\u00ebjeni q\u00eb arrestohen si Erion Veliaj q\u00eb kur dyshohen, ose b\u00ebjeni si Fatmir Mediu q\u00eb nuk arrestohen as kur akuzohen p\u00ebr vrasje.\/Tema<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/standardet-e-spak-dhe-gjkko-per-veliajn-dhe-mediun\/\">Standardet e SPAK dhe GJKKO p\u00ebr Veliajn dhe Mediun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Prokurori q\u00eb ndjek \u00e7\u00ebshtjen e Erion Veliajt duket se \u00ebsht\u00eb i angazhuar p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb krijimin e lajmeve t\u00eb rreme p\u00ebr beteja gjoja ligjore t\u00eb Veliajt kund\u00ebr prokuroris\u00eb. Ashtu si\u00e7 u shpik jav\u00ebn e kaluar, edhe sot pati nj\u00eb lajm t\u00eb till\u00eb t\u00eb rrem\u00eb. Lajmi q\u00eb p\u00ebrhapet fillimisht nga fund\u00ebrinat mediatike q\u00eb kontrollon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26665","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26665"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26665\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}