{"id":2664,"date":"2024-11-01T06:58:50","date_gmt":"2024-11-01T06:58:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/01\/korrupsioni-tjeter-skeme-5d-ne-bashkine-e-tiranes\/"},"modified":"2024-11-01T06:58:50","modified_gmt":"2024-11-01T06:58:50","slug":"korrupsioni-tjeter-skeme-5d-ne-bashkine-e-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/01\/korrupsioni-tjeter-skeme-5d-ne-bashkine-e-tiranes\/","title":{"rendered":"Korrupsioni\/ Tjet\u00ebr skem\u00eb \u201c5D\u201d n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku dy drejtor\u00eb t\u00eb saj dhe nj\u00eb shefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje nj\u00eb kompanie pas t\u00eb cil\u00ebve dyshohet se jan\u00eb vet\u00eb ata.<\/p>\n<p>N\u00eb Agjencin\u00eb e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar nj\u00eb model i ngjash\u00ebm, ku ish drejtorja e P\u00ebrgjithshme Erinda Fino, drejtori i Pyjeve dhe Kullotave Redion \u00c7atri dhe shefja e sektorit Vilma Di\u00e7i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb tendera te nj\u00eb kompani e cila zot\u00ebrohej nga bashk\u00ebshorti i Vilm\u00ebs, Fabjan Di\u00e7i.<\/p>\n<p>\u00c7atri rezulton t\u00eb ket\u00eb themeluar gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte drejtor n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb kompanin\u00eb \u2018<em><strong>Paysera Albania<\/strong><\/em>\u2019 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me nj\u00eb ortak tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria ka aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e pagesave elektronike dhe k\u00ebmbimit valutor. Nd\u00ebr vite \u00c7atri ka hapur dhe disa firma t\u00eb tjera, ku nj\u00ebra ushtron aktivitet n\u00eb fush\u00ebn e bar-kafeve dhe tjetra n\u00eb shitjet e pasurive t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>I pun\u00ebsuar n\u00eb kompanin\u00eb Paysera rezulton Fabjan Di\u00e7i, i cili ka mbajtur postin e drejtorit t\u00eb financ\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Di\u00e7i vendos m\u00eb pas q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet vet\u00eb biznesmen, vet\u00ebm se suksesi i biznesit t\u00eb tij tashm\u00eb do t\u2019i dedikohej kontratave me bashkin\u00eb Tiran\u00eb e pik\u00ebrisht me Agjencin\u00eb e Parqeve dhe Rekreacionit.<\/p>\n<p>\u201c<em>Me \u00e7far\u00eb logjike mund t\u00eb funksionoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb zyrtar i shtetit shqiptar q\u00eb disponon kompani me vler\u00eb n\u00eb miliona euro, shkon dhe punon p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb 800 euro n\u00eb muaj, duke humbur 8 or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs produktive ku mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb prodhimtari shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb biznesin privat!? Kjo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb garantuar milionat e euros dhe p\u00ebr t\u2019i shtuar dhe k\u00ebt\u00eb model n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Bashkin\u00eb Tiran\u00eb e ka futur Erjon Veliaj<\/em>\u201d, thot\u00eb drejtuesi politik p\u00ebr qarkun Tiran\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike Belind K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Lidhjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb b\u00ebhen p\u00ebrmes dy njer\u00ebzve t\u00eb tij q\u00eb jan\u00eb t\u00eb besuarit e Drejtores s\u00eb P\u00ebrgjithshme Erinda Fino: Redion \u00c7atri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe pronari i Fabjan Di\u00e7it te kompania \u201cPaysera Albania\u201d dhe Vilma Di\u00e7it, bashk\u00ebshortes s\u00eb Fabianit, e cila ka qen\u00eb e pun\u00ebsuar si shefe sektori n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci.<\/p>\n<p>Rezulton se n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021 \u00ebsht\u00eb themeluar nga Sabri Osma kompania \u2018<strong><em>Green Graphics Studio<\/em><\/strong>\u2019 dhe \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb muajin dhjetor te Fabjan Di\u00e7i.<\/p>\n<p>Di\u00e7i ka ndryshuar objektin e aktivitetit duke shtuar p\u00ebrve\u00e7 studimeve dhe projektimeve n\u00eb fush\u00ebn e pyjeve, edhe shfryt\u00ebzimin, grumbullimin dhe tregtimin e prodhimeve pyjore jodrusore.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hapjes kompania ka gjeneruar q\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb aktivitetit 165 mij\u00eb euro t\u00eb ardhura, t\u00eb cilat jan\u00eb gjasht\u00ebfishuar vitin e dyt\u00eb t\u00eb saj, 2023, n\u00eb rreth 1 milion euro xhiro, fal\u00eb dhe kontratave t\u00eb marra nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, firm\u00ebs i ndryshohet emri n\u00eb \u201c<strong><em>Trade and Construction Group<\/em><\/strong>\u201d dhe fiton 6 tendera pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Parqeve dhe Rekreacionit me vler\u00eb totale 552 mij\u00eb euro me Tvsh.<\/p>\n<p>Kontratat kan\u00eb objekte t\u00eb ndryshme dhe kompania rezulton t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb p\u00ebr ofrimin e k\u00ebtyre sh\u00ebrbimeve, nd\u00ebrsa n\u00eb disa tendera mungon konkurrenca dhe i vetmi operator pjes\u00ebmarr\u00ebs \u00ebsht\u00eb \u201cTrade and Construction Group\u201d.<\/p>\n<p>\u201c<em>Jo vet\u00ebm drejtor\u00ebt e skem\u00ebs 5D Konstruksion, por dhe drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, kan\u00eb gjetur nj\u00eb mekaniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, nuk kan\u00eb pritur t\u00eb marrin p\u00ebrqindje si\u00e7 ka q\u00ebn\u00eb r\u00ebndom korrupsioni n\u00eb tendera, por kan\u00eb shkuar vet\u00eb te thelbi dhe e kan\u00eb marr\u00eb ata dhe kan\u00eb menaxhuar ata paran\u00eb publike p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebto vepra publike<\/em>\u201d, thot\u00eb avokati Redi Ramaj.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria ka fituar gar\u00ebn p\u00ebr furnizimin e agjencis\u00eb me automjete, traktor\u00eb dhe fuoristrada \u2018Pick up\u2019, por kontrata m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr pyll\u00ebzimin me akacje, procedur\u00eb e zhvilluar shtatorin e vitit t\u00eb shkuar kur SPAK ishte n\u00eb dyert e bashkis\u00eb dhe kreu i saj b\u00ebri ndryshime n\u00eb nivele\u00a0 drejtuesish.<\/p>\n<p>Firma n\u00eb hije e dy drejtor\u00ebve Fino dhe \u00c7atri arriti t\u00eb fitoj\u00eb mes 4 konkurrent\u00ebve dhe pse ishte oferta m\u00eb e lart\u00eb, sa 98% e fondit limit. Oferta e dh\u00ebn\u00eb nga \u201cTrade and Construction\u201d ishte 278 mij\u00eb euro pa Tvsh, nd\u00ebrsa m\u00eb e ul\u00ebta ishte 200 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kompania pas t\u00eb cil\u00ebs fshihen drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb, ka fituar dhe nj\u00eb tjet\u00ebr kontrat\u00eb p\u00ebr furnizimin me kafsh\u00eb t\u00eb Kopshtit Zoologjik, procedur\u00eb q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr kat\u00ebr kafsh\u00eb t\u00eb llojit lama Alpaka jan\u00eb paguar 44 mij\u00eb euro, kur vlera e nj\u00eb kafshe t\u00eb till\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb llojit dhe mosh\u00ebs varion nga 3 deri n\u00eb 6 mij\u00eb euro, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se maksimumi i shpenzimit p\u00ebr 4 t\u00eb tilla nuk do t\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb se 24 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb model i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, \u00ebsht\u00eb i vendosur n\u00eb nivel sistemik dhe \u00ebsht\u00eb e shtrir\u00eb kudo n\u00eb aparatet e k\u00ebsaj bashkie<\/em>\u201d, thot\u00eb eksperti i ekonomis\u00eb Pano Soko.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm furnizimin e Kopshtit Zoologjik me kafsh\u00eb, por dhe me ushqime e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani e lidhur me dy drejtor\u00ebt.<\/p>\n<p>Sabri Osma, pronari q\u00eb i shiti kompanin\u00eb Fabjan Di\u00e7it ka fituar 6 kontrata me vler\u00eb 220 mij\u00eb euro, t\u00eb gjitha procedura q\u00eb jan\u00eb zhvilluar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit si autoritet kontraktor.<\/p>\n<p>Osma ka shitur kafsh\u00eb t\u00eb buta p\u00ebr kopshtin zoologjik, fara e pesticide si dhe ka dh\u00ebn\u00eb me qira sera dhe fidanishte.<\/p>\n<p>\u201c<em>K\u00ebtu jo vet\u00ebm ka qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi, por realizimi i saj i skem\u00ebs sidomos kur sheh q\u00eb ka fituar oferta m\u00eb e lart\u00eb, kupton se nuk ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimin, por nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb disa para nga buxheti i bashkis\u00eb te xhepi i punonj\u00ebsit q\u00eb ka vajtur me lug\u00eb n\u00eb brez!<\/em>\u201d, thot\u00eb Pano Soko.<\/p>\n<p>N\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij, kur Erinda Fino em\u00ebrohet drejtore e p\u00ebrgjithshme n\u00eb nd\u00ebrmarrjen \u201cTirana Parking\u201d, merr me vete s\u00ebrish si n\u00eb postin e drejtorit Redian \u00c7atrin dhe t\u00eb shefes s\u00eb sektorit Vilma Di\u00e7in.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu, kompania \u201c<strong><em>Trade and Construction Group\u201d<\/em><\/strong>\u00a0rezulton fituese e nj\u00eb kontrate t\u00eb madhe me vler\u00eb 120 mij\u00eb euro p\u00ebr blerje makinash elektrike me nj\u00eb ofert\u00eb sa 95% e fondit limit.<\/p>\n<p>Tenderi u anulua m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme, me arsyetimin se fituesi nuk u paraqit p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Ishte muaji prill dhe denoncime t\u00eb shumta nis\u00ebn nga Partia Demokratike dhe qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb hasnin n\u00eb raste aferash korruptive dhe konflikti interesi.<\/p>\n<p>SPAK sapo kishte arrestuar drejtor\u00ebt e skem\u00ebs \u201c5D Konstruksion\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201cNuk vjedhin vet\u00ebm 20% q\u00eb \u00ebsht\u00eb korrupsioni tradicional, por kan\u00eb vendosur t\u00eb vjedhin 100%. Dhe nuk jan\u00eb vet\u00ebm drejtor\u00ebt e 5D Konstruksion, por shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe q\u00eb i kam denoncuar me emra<\/em>\u201d, thot\u00eb K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p>Por pronari fiktiv Fabjan Di\u00e7i, pas t\u00eb cilit fshihen dy drejtor\u00ebt, nuk ka p\u00ebrfituar vet\u00ebm tendera dhe pagesa nga shteti por dhe t\u00eb drejta shfryt\u00ebzimi. Fushat e tenisit pran\u00eb Parkut t\u00eb Liqenit Artificial u inauguruan n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021.<\/p>\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj u krenua se me inaugurimin e fushave dhe hap\u00ebsir\u00ebs sportive po hiqet \u00e7ibani i fundit, duke n\u00ebnkuptuar gjendjen e degraduar se ku ndodhej kjo zon\u00eb me konflikte t\u00eb shumta pron\u00ebsie dhe tha se fushat bashk\u00eb me hap\u00ebsir\u00ebn e sh\u00ebrbimit po i rikthehen qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ishte nj\u00eb nga ato porosit\u00eb q\u00eb m\u00eb tha dit\u00ebn e par\u00eb, kur do t\u00eb \u00e7lirohet liqeni dhe ky na kishte ngelur tamam si ai \u00e7ibani i fundit<\/em>\u201d, tha kreu i bashkis\u00eb Tiran\u00eb Erion Veliaj gjat\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb inaugurimit t\u00eb fushave t\u00eb tenisit n\u00eb prani t\u00eb kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt hap\u00ebsira e sh\u00ebrbimit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb me kontrat\u00eb qiraje kompanis\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Fabjan Di\u00e7it.<\/p>\n<p>Bar kafeja n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb liqenit duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznes fitimprur\u00ebs i cili vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb shkuar ka xhiruar 300 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa sipas t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb raportohen n\u00eb bilanc, pagesa p\u00ebr aktivitetin e shfryt\u00ebzimit (qiran\u00eb) n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn afro 600 m2 ishte 13.900 euro p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin. Lokali i quajtur \u2018My favorite\u2019 reklamon dhe logon e kompanis\u00eb ku pronar \u00ebsht\u00eb drejtori i bashkis\u00eb Redian \u00c7atri: \u201c<em><strong>Paysera Albania<\/strong><\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Hap\u00ebsira e fushave t\u00eb tenisit bashk\u00eb me zon\u00ebn e sh\u00ebrbimit u kushtuan taksapaguesve t\u00eb Tiran\u00ebs 440 mij\u00eb euro me Tvsh, por sot jan\u00eb l\u00ebn\u00eb me qira, p\u00ebr tu shfryt\u00ebzuar nga kompania e drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201cJu q\u00eb jeni t\u00eb vegj\u00ebl po b\u00ebt\u00eb \u00e7far\u00eb than\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe po u dor\u00ebzuat sa her\u00eb q\u00eb ju kund\u00ebrshtojn\u00eb do t\u00eb mbeteni t\u00eb vegj\u00ebl, po ju than\u00eb q\u00eb kjo nuk b\u00ebhet dhe ju dor\u00ebzoheni nuk do ju mbaj\u00eb mend njeri. Por po guxuat t\u00eb b\u00ebni gj\u00ebra t\u00eb m\u00ebdha, gj\u00ebra t\u00eb bukura, dhe arsyeja se p\u00ebrse un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr Erind\u00ebn dhe t\u00eb gjith\u00eb stafin ton\u00eb q\u00eb punon k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb sepse kan\u00eb guxuar!<\/em>\u201d, do t\u00eb thoshte Veliaj n\u00eb nj\u00eb takim q\u00eb zhvilloi m\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs pran\u00eb fushave t\u00eb tenisit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb tenderi p\u00ebr rikonstruksionin e k\u00ebtyre ambienteve rezulton i dyshimt\u00eb, pasi mes 9 ofertave u p\u00ebrzgjodh kompania q\u00eb ofroi \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe u skualifikuan t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr treg i dh\u00ebn\u00eb nga grupi i drejtor\u00ebve n\u00eb shfryt\u00ebzim kompanis\u00eb s\u00eb drejtor\u00ebve \u00ebsht\u00eb treni brenda ambienteve t\u00eb Kopshtit Zoologjik, nd\u00ebrsa treni n\u00eb mjediset e Liqenit Artificial \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar pa hapur nj\u00eb gar\u00eb pran\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb mira publike, b\u00ebhen duke zbatuar parimet e gar\u00ebs, e ku kriteret p\u00ebr trenin n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb ishin ato q\u00eb do t\u00eb caktonin fituesin, si standardet mjedisore, q\u00eb treni t\u00eb mos punoj\u00eb me l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse si\u00e7 ishte ai q\u00eb ofroi sh\u00ebrbimin p\u00ebr 3 vjet, si do t\u00eb ndahej fitimi, pra sa do t\u00eb merrte shteti nga t\u00eb ardhurat ose sa do t\u00eb ishte \u00e7mimi i bilet\u00ebs q\u00eb t\u00eb r\u00ebndonte m\u00eb pak xhepat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2022 dhe 2023 t\u00eb ardhurat q\u00eb ka nxjerr\u00eb kompania nga treni n\u00eb Liqenin Artificial jan\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht 87 dhe 88 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se Prokuroria e Posa\u00e7me \u00ebsht\u00eb duke hetuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skem\u00eb dhe ka sekuestruar dokumentacion pran\u00eb nd\u00ebrmarrjes \u201cTirana Parking\u201d dhe Agjencis\u00eb s\u00eb Parqeve dhe Rekreacionit, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb sekuestruar telefoni i ish-drejtueses Erinda Fino.<\/p>\n<p>Fino u shkarkua m\u00eb 25 tetor gjat\u00eb nj\u00eb mbledhje gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs Erion Veliaj largoi 12 drejtues t\u00eb aparatit t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb drejtoris\u00eb s\u00eb Planifikimit dhe Zhvillimit Strategjik t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Parqeve dhe Rekreacionit q\u00eb prej vitit 2015 dhe n\u00eb 2019-n ka marr\u00eb postin e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci, nd\u00ebrsa n\u00eb janar 2024 \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb krye t\u00eb \u201cTirana Parking\u201d.<\/p>\n<p>Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga strukturat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb si p\u00ebr fondet q\u00eb menaxhon dhe p\u00ebr burimet njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Buxheti vjetor i sa \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht 7 milion\u00eb euro n\u00eb vit dhe ka n\u00eb organik\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb me 420 punonj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt menaxhojn\u00eb parqet, hap\u00ebsirat kreative dhe pyjet n\u00eb territorin e kryeqytetit.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb, kryetari i bashkis\u00eb tregoi se ka kontraktuar dy kompani nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb standardizimin e cil\u00ebsis\u00eb dhe certifikimin e bashkis\u00eb dhe nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr hartimin e politikave t\u00eb mir\u00ebqeverisjes dhe transparenc\u00ebs. Por pyetja q\u00eb shtrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb se a kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto skema t\u00eb bekuara nga drejtuesi apo drejtuesi ka qen\u00eb i paaft\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbuluar?<\/p>\n<p>\u201c<em>Drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb disa persona q\u00eb kan\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb skem\u00eb korruptive, por t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb kjo skem\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb t\u00eb ardhmen dhe t\u00eb japin nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb at\u00eb institucion po vendoset drejt\u00ebsi<\/em>\u201d, thot\u00eb avokati Redi Ramaj.<\/p>\n<p><em>\u201cMua m\u00eb intereson q\u00eb t\u00eb konfiskohet pasuria e drejtor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb para t\u00eb paligjshme dhe SPAKU duhet t\u00eb shkoj\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia konkrete. Populli e ka caktuar me vot\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin e parave t\u00eb tij dhe ai \u00ebsht\u00eb kryetari i bashkis\u00eb<\/em>\u201d, thot\u00eb eksperti Pano Soko.<\/p>\n<p>\u201c<em>Kan\u00eb vijuar drejtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe pas skandalit 5D sepse kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb bindur p\u00ebr fuqin\u00eb e Veliajt te SPAKU dhe kan\u00eb vazhduar nga k\u00ebto skema p\u00ebr t\u00eb vjedhur parat\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast zbresim nga 5D n\u00eb 3D, ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi i vet\u00ebm. Kam nj\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb sepse nuk ka njeri q\u00eb nuk e kupton q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb miliona euro tendera dhe jan\u00eb investuar n\u00eb pallate dhe hotele nga drejtuesit kryesor\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb dhe fushat\u00ebs s\u00eb Veliaj, dhe shefi i tyre nuk e di q\u00eb k\u00ebta po kryejn\u00eb k\u00ebto vepra penale, por di \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr like e share n\u00eb Facebook e \u00e7do njeri tjet\u00ebr<\/em>\u201d, thot\u00eb Belind K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n<p><em><strong>\/Emisioni \u201cKronos\u201d \u2013 MCN TV\/<\/strong><\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr skem\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb \u201c5D Konstruksion\u201d \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ku dy drejtor\u00eb t\u00eb saj dhe nj\u00eb shefe sektori i jepnin tendera dhe kontrata qiraje nj\u00eb kompanie pas t\u00eb cil\u00ebve dyshohet se jan\u00eb vet\u00eb ata. N\u00eb Agjencin\u00eb e Parqeve dhe Rekreacionit ka funksionuar nj\u00eb model i ngjash\u00ebm, ku ish [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2664","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2664","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2664"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2664\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2664"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2664"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2664"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}