{"id":26629,"date":"2025-06-17T15:06:26","date_gmt":"2025-06-17T15:06:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/khamenei-ne-shenjester-te-izraelit-kush-eshte-dhe-ku-ndodhet-ajatollahu-dhe-pse-vrasja-e-tij-seshte-fjale-goje\/"},"modified":"2025-06-17T15:06:26","modified_gmt":"2025-06-17T15:06:26","slug":"khamenei-ne-shenjester-te-izraelit-kush-eshte-dhe-ku-ndodhet-ajatollahu-dhe-pse-vrasja-e-tij-seshte-fjale-goje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/khamenei-ne-shenjester-te-izraelit-kush-eshte-dhe-ku-ndodhet-ajatollahu-dhe-pse-vrasja-e-tij-seshte-fjale-goje\/","title":{"rendered":"Khamenei n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb Izraelit, kush \u00ebsht\u00eb (dhe ku ndodhet) Ajatollahu dhe pse vrasja e tij s\u2019\u00ebsht\u00eb fjal\u00eb goje"},"content":{"rendered":"<p>Ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb. Se po ndjek t\u00eb gjitha zhvillimet e luft\u00ebs nga nj\u00eb vendndodhje sekrete. Dhe se \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ende merr t\u00eb gjitha vendimet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dihet se n\u00eb cilin qytet ndodhet Ali Khamenei. Nga Teherani thon\u00eb se Ajatollahu mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Mashhad, ku ka lindur.<\/p>\n<p>\u201cAta e kan\u00eb transferuar atje bashk\u00eb me evakuimin e zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb nga ambasadat e Irakut, Bahreinit dhe Kuvajtit\u201d, \u2013 thot\u00eb nj\u00eb burim iranian.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij megjithat\u00eb jan\u00eb t\u00eb sigurt se Udh\u00ebheq\u00ebsi Suprem, si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i v\u00ebrtet\u00eb, ka q\u00ebndruar n\u00eb kryeqytet, pran\u00eb popullit t\u00eb tij t\u00eb bombarduar nga avion\u00ebt izraelit\u00eb.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb lloj ankthi p\u00ebr shkak t\u00eb rrethimit t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit q\u00eb ka drejtuar dhe ka shtypur Iranin p\u00ebr 36 vjet. Vrasja e komandant\u00ebve t\u00eb tij, njoftimet e Benjamin Netanyahut dhe deklaratat e zyrtar\u00ebve izraelit\u00eb, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendosh se nj\u00eb nga objektivat p\u00ebrfundimtar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij konflikti t\u00eb ri \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht eliminimi i tij.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vdekja e Hassan Nasrallah, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Hezbollahut libanez, masat e siguris\u00eb rreth Ajatollahut jan\u00eb forcuar ndjesh\u00ebm. Mbrojtja e Khameneit i \u00ebsht\u00eb besuar nj\u00eb aparati t\u00eb menaxhuar kryesisht nga Trupat e Gard\u00ebs Revolucionare Islamike (IRCG), p\u00ebrmes nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj speciale, \u201cTrupave t\u00eb Mbrojtjes Vali Amr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk i beson m\u00eb askujt\u201d, \u2013 thot\u00eb burimi, \u201c\u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Mossadi \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnjosur mir\u00eb edhe rreth ndjek\u00ebsve t\u00eb tij m\u00eb besnik\u00eb\u201d. P\u00ebr t\u00eb mbrojtur klerikun 86-vje\u00e7ar, regjimi ka investuar gjithashtu n\u00eb teknologji t\u00eb p\u00ebrparuara: kamera termike, skaner\u00eb, kontrolle rigoroze n\u00eb hyrje t\u00eb aktiviteteve publike dhe private. \u00c7do paraqitje e tij publike ose udh\u00ebtim paraprihet nga nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebrgatitore e kujdesshme.<\/p>\n<p>Khamnei nuk ka shkelur jasht\u00eb Iranit q\u00eb nga viti 1989, viti n\u00eb t\u00eb cilin ai u kuror\u00ebzua si udh\u00ebheq\u00ebs i madh.<\/p>\n<p>\u201cIshte nj\u00eb surpriz\u00eb\u201d \u2013 kur ai u b\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebs Suprem m\u00eb 6 gusht 1989, pas vdekjes s\u00eb themeluesit t\u00eb Republik\u00ebs Islamike, Ruhollah Khomeini, tha p\u00ebr \u201cCorriere\u201d, Gary Sick, i cili ishte kryenegociatori i Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb pengjeve t\u00eb vitit 1979.<\/p>\n<p>\u201cAi ishte nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Komand\u00ebs Revolucionare, qeverin\u00eb revolucionare t\u00eb Iranit, dhe kishte mbajtur nj\u00eb num\u00ebr pozicionesh ky\u00e7e, p\u00ebrfshir\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministrin e mbrojtjes, por ai kurr\u00eb nuk ishte konsideruar si nj\u00eb nga revolucionar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb ose nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit. Ai ishte nj\u00eb klerik, por shum\u00eb klerik\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb nuk e konsideronin t\u00eb kualifikuar p\u00ebr presidenc\u00ebn ose p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar Khomeinin\u201d, \u2013 tha Sick, i cili tani \u00ebsht\u00eb 90 vje\u00e7, 4 vjet m\u00eb i vjet\u00ebr se udh\u00ebheq\u00ebsi aktual iranian. Krahu i djatht\u00eb i Ajatollahut \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebrisht i paralizuar pas nj\u00eb atentati n\u00eb vitin 1981, nd\u00ebrsa i mbijetoi edhe kancerit n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Khamenei sh\u00ebrbeu dy mandate n\u00eb detyr\u00eb, duke filluar nga viti 1981, dhe n\u00eb vitin 1989 u b\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebs Suprem me nj\u00eb ndryshim n\u00eb kushtetut\u00eb. \u201cAta menj\u00ebher\u00eb e quajt\u00ebn at\u00eb Ajatollah, edhe pse ai nuk ishte fare Ajatollah\u201d. Ai ishte nj\u00eb hojatolleslam, nj\u00eb klerik i rangut m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt (kritik\u00ebt e kan\u00eb tallur at\u00eb gjat\u00eb viteve me nofk\u00ebn \u201cShish Kelaseh\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb me \u201c6 vjet shkoll\u00eb\u201d).<\/p>\n<p>Thelb\u00ebsore p\u00ebr ngritjen e tij ishte mb\u00ebshtetja e Hashemi Rafsanjani, i cili n\u00eb vitin 1989 ishte kreu i Parlamentit. Ai tregoi nj\u00eb let\u00ebr ku deklaronte se ai shprehte vullnetin e t\u00eb ndjerit Khomeini q\u00eb Khamenei t\u00eb ishte pasardh\u00ebsi i tij. Rafsanjani mendoi ta p\u00ebrdorte Khamenein p\u00ebr t\u00eb mbajtur pushtetin real (ai ishte president deri n\u00eb vitin 1997), por marr\u00ebdh\u00ebnia mes tyre u p\u00ebrkeq\u00ebsua. Khamenei dhe aleat\u00ebt e tij gradualisht e anashakaluan at\u00eb duke e etiketuar si \u201ckapitalist\u201d dhe \u201cmb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Islamit Amerikan\u201c. Khamenei arriti t\u00eb ruante pushtetin dhe \u201cflak\u00ebz\u00ebn\u201d e revolucionit islamik, pavar\u00ebsisht se nuk kishte karizm\u00ebn e Khomeinit, fal\u00eb aleanc\u00ebs me konservator\u00ebt dhe Pasdaranin, \u201cGard\u00ebn Revolucionare\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKur ai u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb vitin 1989, ai i hapi der\u00ebn Pasdaranit n\u00eb fushat ekonomike dhe politike, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb l\u00ebvizjes reformiste\u201d, \u2013 tregon Mohsen Sazegara, i cili n\u00eb mosh\u00ebn 24 vje\u00e7 u kthye n\u00eb Teheran nga m\u00ebrgimi me Ajatollah Khomeinin dhe themeloi k\u00ebt\u00eb milici p\u00ebr t\u00eb q\u00eb i p\u00ebrgjigjet drejtp\u00ebrdrejt Udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem. Sazegara, i cili jeton n\u00eb Amerik\u00eb q\u00eb nga viti 2003, u b\u00eb reformist dhe u p\u00ebrplas me Khamenein dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb burg. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, Udh\u00ebheq\u00ebsi dhe Pasdarani kan\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb Khamenei e ka transformuar Iranin n\u00eb llojin e diktatur\u00ebs q\u00eb vet\u00ebm Shahu mund ta kishte \u00ebnd\u00ebrruar\u201d, \u2013 thot\u00eb Sick.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi aktual Suprem \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb komplekse, sipas Mehdi Khalaji, nj\u00eb teolog q\u00eb ka studiuar n\u00eb Qom dhe m\u00eb pas ka shkuar n\u00eb Amerik\u00eb. \u201cSi i ri, ai vishte rroba t\u00eb rast\u00ebsishme, fliste p\u00ebr dashurin\u00eb e tij p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb dhe kompozonte poezi. Si udh\u00ebheq\u00ebs ai ka treguar at\u00eb q\u00eb e quajti \u201cfleksibilitet heroik\u201d, p\u00ebr shembull duke pranuar marr\u00ebveshjen b\u00ebrthamore me Per\u00ebndimin n\u00eb vitin 2015, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ai pa nj\u00eb rrezik p\u00ebr kohezionin shoq\u00ebror. Ai ka lejuar ngritjen e udh\u00ebheq\u00ebsve relativisht t\u00eb moderuar si Khatami ose Rouhani, kur mendonte se ata mund t\u00eb forconin stabilitetin komb\u00ebtar.\u201d<\/p>\n<p>I njohur p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb matur dhe asketike, ai e urren luksin. Ata thon\u00eb se ai refuzon dhuratat e \u00e7muara, ose i shet ato, duke dhuruar t\u00eb ardhurat p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb. Ideologjikisht, Khamenei e paraqet veten si mbrojt\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb revolucionit islamik t\u00eb vitit 1979 p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, pavar\u00ebsi komb\u00ebtare dhe qeverisje islamike. Por modeli i tij \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht autoritar dhe represiv, q\u00eb synon t\u00eb siguroj\u00eb mbijetes\u00ebn e regjimit dhe ruajtjen e pushtetit personal.<\/p>\n<p>Ajatollah\u00ebt burgosin, torturojn\u00eb dhe vrasin \u00e7do form\u00eb disidence, si\u00e7 e kemi par\u00eb me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr revolucion gjat\u00eb 20 viteve t\u00eb fundit. Nga viti 2009, me \u201cL\u00ebvizjen e Gjelb\u00ebr\u201d, deri n\u00eb vitin 2023, me \u201cGruaja, Jeta, Liria\u201d, ku mbi 20 mij\u00eb njer\u00ebz jan\u00eb burgosur dhe 500 jan\u00eb vrar\u00eb. Revolucioni islamik u zhvillua para s\u00eb gjithash brenda Islamit, duke p\u00ebrthithur vlerat e protestave t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb viteve 1960 dhe 1970, duke sulmuar klerin tradicional shiit t\u00eb frik\u00ebsuar nga \u00e7do p\u00ebrfshirje n\u00eb luft\u00ebrat politike dhe duke i ftuar iranian\u00ebt t\u00eb rebeloheshin, edhe n\u00ebse kjo m\u00eb pas i \u00e7oi ata t\u2019i n\u00ebnshtroheshin autoritetit t\u00eb \u201cburimeve t\u00eb emulimit\u201d shiit \u2013 si\u00e7 v\u00ebren Alberto Zanconato n\u00eb biografin\u00eb e tij t\u00eb Khomeinit. Ata pretendojn\u00eb se shoq\u00ebria duhet t\u00eb udh\u00ebhiqet nga nj\u00eb jurist islamik, sipas doktrin\u00ebs s\u00eb \u201cvelayat-e-faqih\u201d.<\/p>\n<p>I vendosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mbijetes\u00ebn e Republik\u00ebs Islamike, Khamenei u p\u00ebrplas gjat\u00eb viteve me figura t\u00eb tjera brenda t\u00eb nj\u00ebjtit regjim t\u00eb cil\u00ebt besonin se reformat ishin t\u00eb nevojshme p\u00ebr at\u00eb mbijetes\u00eb. Ajatollah Hossein Ali Montazeri n\u00eb arresti sht\u00ebpiak e ka akuzuar Udh\u00ebheq\u00ebsin Suprem p\u00ebr kryerjen e \u201cm\u00ebkateve t\u00eb r\u00ebnda, duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb pafajshm\u00ebve\u201d dhe duke mohuar paanshm\u00ebrin\u00eb dhe drejt\u00ebsin\u00eb e nevojshme p\u00ebr ata q\u00eb qeverisin si interpretues t\u00eb vullnetit hyjnor.<\/p>\n<p>N\u00ebse q\u00ebllimet e Netanyahut p\u00ebrfshijn\u00eb eliminimin e Udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem, b\u00ebhet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb imagjinojm\u00eb se cilat jan\u00eb skenar\u00ebt pas-Khameinit. Vrasja e tij do t\u00eb hapte skenar\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt dhe do t\u00eb kishte pasoja shp\u00ebrthyese p\u00ebrtej fush\u00ebbetej\u00ebs. Kushtetuta parashikon aktivizimin e nj\u00eb procesi p\u00ebr t\u00eb zgjedhur nj\u00eb klerik tjet\u00ebr n\u00eb vend t\u00eb tij p\u00ebrmes Asambles\u00eb s\u00eb Ekspert\u00ebve.<\/p>\n<p>Emri i djalit t\u00eb preferuar Mojtaba, si paraardh\u00ebs ka qarkulluar p\u00ebr vite me radh\u00eb. I preferuari midis 6 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij (i akuzuar gjithashtu nga kritik\u00ebt p\u00ebr mbajtje t\u00eb pasuris\u00eb jasht\u00eb vendit) mund t\u2019i jap\u00eb drit\u00ebn jeshile nj\u00eb monarkie t\u00eb trash\u00ebgueshme. Edhe pse k\u00ebshilltar i ngusht\u00eb i babait t\u00eb tij ai nuk respektohet gjer\u00ebsisht. Ai nuk \u00ebsht\u00eb zgjedhur kurr\u00eb, ka kualifikime fetare, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ajatollah.<\/p>\n<p>Ekziston mund\u00ebsia q\u00eb vakumi i pushtetit t\u00eb jet\u00eb aq destabilizues saq\u00eb t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb dalin p\u00ebrpara. Irani rrezikon t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb konflikte t\u00eb brendshme q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrhapnin kaos n\u00eb rajon, duke pasur parasysh ndikimin e tij n\u00eb Irak, Liban, Siri dhe Jemen, ku ka mb\u00ebshtetur milicit\u00eb p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra. Nj\u00eb grusht shteti ushtarak ose luft\u00eb civile nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet. Reformist\u00ebt mund t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb marrin pushtetin duke k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetje nga Per\u00ebndimi, ose nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs nga diaspora, si Reza Pahlavi, mund t\u00eb rikthehet.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/khamenei-ne-shenjester-te-izraelit-kush-eshte-dhe-ku-ndodhet-ajatollahu-dhe-pse-vrasja-e-tij-seshte-fjale-goje\/\">Khamenei n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb Izraelit, kush \u00ebsht\u00eb (dhe ku ndodhet) Ajatollahu dhe pse vrasja e tij s\u2019\u00ebsht\u00eb fjal\u00eb goje<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ata thon\u00eb se \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb. Se po ndjek t\u00eb gjitha zhvillimet e luft\u00ebs nga nj\u00eb vendndodhje sekrete. Dhe se \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ende merr t\u00eb gjitha vendimet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dihet se n\u00eb cilin qytet ndodhet Ali Khamenei. Nga Teherani thon\u00eb se Ajatollahu mund t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Mashhad, ku ka lindur. \u201cAta e kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26629","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26629"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26629\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}