{"id":26599,"date":"2025-06-17T11:52:04","date_gmt":"2025-06-17T11:52:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/komisioneri-i-be-se-micallef-angazhim-i-forte-i-be-se-per-te-ruajtur-trashegimine-kulturore-te-shqiperise\/"},"modified":"2025-06-17T11:52:04","modified_gmt":"2025-06-17T11:52:04","slug":"komisioneri-i-be-se-micallef-angazhim-i-forte-i-be-se-per-te-ruajtur-trashegimine-kulturore-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/komisioneri-i-be-se-micallef-angazhim-i-forte-i-be-se-per-te-ruajtur-trashegimine-kulturore-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Komisioneri i BE-s\u00eb Micallef: Angazhim i fort\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian, UNOPS dhe Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit sh\u00ebnuan arritje n\u00eb restaurimin e fasad\u00ebs s\u00eb ish-Kinostudios dhe modernizimin e Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Filmit.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb tij zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri, Glenn Micallef, komisioner i Bashkimit Evropian p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb Nd\u00ebrbreznore, Rinin\u00eb, Kultur\u00ebn dhe Sportin, vizitoi k\u00ebto dy site ky\u00e7e t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb mb\u00ebshtetura nga programi EU4Culture: fasad\u00ebn e restauruar t\u00eb ish-Kinostudios dhe Arkivin Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Filmit, i cili \u00ebsht\u00eb pajisur me teknologji t\u00eb avancuar p\u00ebr digjitalizimin e materialeve.<\/p>\n<p>Vizita u shoq\u00ebrua me ceremoni p\u00ebruruese ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues komb\u00ebtar\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Lira Pipa, z\u00ebvend\u00ebsministri i Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit; Hubert Perr, shef i Bashk\u00ebpunimit pran\u00eb delegacionit t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri; dhe Sabine Kania, drejtore e Zyr\u00ebs s\u00eb UNOPS p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve kulturore dhe autoriteteve vendore.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb misioni im i par\u00eb si Komisioner Evropian n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe jam ve\u00e7an\u00ebrisht i lumtur q\u00eb Tirana, Shqip\u00ebria, \u00ebsht\u00eb ndalesa ime e par\u00eb. Jam krenar q\u00eb sot sh\u00ebnojm\u00eb p\u00ebrfundimin me sukses t\u00eb dy nd\u00ebrhyrjeve kryesore t\u00eb EU4Culture, restaurimin e fasad\u00ebs s\u00eb ish-Kinostudios dhe dor\u00ebzimin e pajisjeve n\u00eb Arkivin Komb\u00ebtar t\u00eb Filmit. Ky investim pasqyron angazhimin e fort\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe thekson solidaritetin ton\u00eb. Promovimi, mbrojtja dhe ruajtja e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi politike p\u00ebr mua dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb gur themeli i busull\u00ebs s\u00eb kultur\u00ebs p\u00ebr Evrop\u00ebn\u201d, tha Micallef.<\/p>\n<p>\u201cRestaurimi i ish-Kinostudios dhe Arkivit Qendror t\u00eb Filmit nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb investim n\u00eb nd\u00ebrtesa, por nj\u00eb akt rip\u00ebrt\u00ebritjeje i kujtes\u00ebs son\u00eb kolektive dhe nj\u00eb hap i guximsh\u00ebm drejt s\u00eb ardhmes. K\u00ebto hap\u00ebsira historike po shnd\u00ebrrohen n\u00eb qendra krijimi, edukimi dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, duke d\u00ebshmuar se kultura nuk \u00ebsht\u00eb luks, por infrastruktur\u00eb jetike p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb aspiron t\u00eb jet\u00eb e hapur, e zhvilluar dhe e lidhur me rr\u00ebnj\u00ebt e saj\u201d, u shpreh z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsministrja e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit, Lira Pipa.<\/p>\n<p>\u201cIsh-Kinostudio dhe Arkivi i Filmit jan\u00eb dy institucione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e pasur kinematografike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e saj kulturore. Nd\u00ebrhyrjet e realizuara p\u00ebrmes programit EU4Culture, me mb\u00ebshtetjen bujare t\u00eb BE-s\u00eb, kontribuojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrgatitur k\u00ebto site p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Ne si UNOPS,  ndihemi t\u00eb privilegjuar q\u00eb ndihmojm\u00eb n\u00eb lidhjen e kujtes\u00ebs me inovacionin dhe kultur\u00ebs me zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, theksoi Sabine Kania, drejtore e UNOPS p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrhyrje jan\u00eb pjes\u00eb e EU4Culture, nj\u00eb program i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i zbatuar nga Zyra e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Sh\u00ebrbimet e Projekteve (UNOPS), n\u00eb partneritet me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit (MEKI).<br \/>\nProgrami synon t\u00eb rigjall\u00ebroj\u00eb dhe promovoj\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e pasur kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke kontribuar n\u00eb zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm social dhe ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit EU4Culture, nd\u00ebrtesa e ish-Kinostudios, nj\u00eb pik\u00eb referimi emblematike p\u00ebr kultur\u00ebn shqiptare, iu n\u00ebnshtrua punimeve konservuese, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb restaurimin e fasad\u00ebs historike, riparimet e d\u00ebmtimeve nga t\u00ebrmeti dhe p\u00ebrmir\u00ebsime infrastrukturore. Punimet, me vler\u00eb prej 376,000 euro, u zhvilluan nga marsi 2024 deri n\u00eb mars 2025.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrtuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 1950, nd\u00ebrtesa e Kinostudios sh\u00ebrbeu si qendra e kompanis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb prodhimit t\u00eb filmave \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d. Sot, ajo \u00ebsht\u00eb shpallur Monument Kulture i Kategoris\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb, p\u00ebr vlerat e saj arkitektonike dhe kulturore.<\/p>\n<p>Pran\u00eb saj, Arkivi Qendror Shtet\u00ebror i Filmit p\u00ebrfitoi pajisje moderne p\u00ebr digjitalizim dhe ruajtje t\u00eb materialeve, me nj\u00eb investim prej rreth 100,000 euro p\u00ebrmes programit EU4Culture. K\u00ebto pajisje rrisin ndjesh\u00ebm kapacitetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur materialet delikate audiovizive dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar aksesin e publikut n\u00eb p\u00ebrmbajtjen arkivore p\u00ebrmes platformave digjitale.<br \/>\nArkivi, i themeluar n\u00eb vitin 1947, ruan mbi 4,330 vepra audiovizive, p\u00ebrfshir\u00eb filma, dokumentar\u00eb, animacione dhe pamje t\u00eb rralla historike q\u00eb datojn\u00eb q\u00eb nga vitet 1920.<\/p>\n<p>Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga UNOPS n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Ministrin\u00eb e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai fokusohet n\u00eb rinovimin dhe rivitalizimin e monumenteve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb d\u00ebmtuara nga t\u00ebrmeti dhe p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga programet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore t\u00eb financuara nga BE me nj\u00eb buxhet total prej 40 milion\u00eb eurosh. Programi synon gjithashtu t\u00eb rris\u00eb potencialin turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke kontribuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjen socio-ekonomike vendore dhe rajonale.<\/p>\n<p>Delegacioni i Bashkimit Evropian n\u00eb Shqip\u00ebri mb\u00ebshtet vendin n\u00eb rrug\u00ebn e tij drejt integrimit n\u00eb BE. Delegacioni menaxhon programet e asistenc\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb dhe informon publikun shqiptar, vendimmarr\u00ebsit dhe formuesit e opinionit mbi procesin e integrimit, institucionet dhe politikat e BE-s\u00eb, shkruan atsh.<\/p>\n<p>Misioni i UNOPS \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mira, dhe vendet t\u00eb arrijn\u00eb paqe dhe zhvillim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Ne ndihmojm\u00eb Kombet e Bashkuara, qeverit\u00eb dhe partner\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb menaxhuar projekte dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar infrastruktur\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe prokurim n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/komisioneri-i-be-se-micallef-angazhim-i-forte-i-be-se-per-te-ruajtur-trashegimine-kulturore-te-shqiperise\/\">Komisioneri i BE-s\u00eb Micallef: Angazhim i fort\u00eb i BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashkimi Evropian, UNOPS dhe Ministria e Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit sh\u00ebnuan arritje n\u00eb restaurimin e fasad\u00ebs s\u00eb ish-Kinostudios dhe modernizimin e Arkivit Qendror Shtet\u00ebror t\u00eb Filmit. Si pjes\u00eb e vizit\u00ebs s\u00eb tij zyrtare n\u00eb Shqip\u00ebri, Glenn Micallef, komisioner i Bashkimit Evropian p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb Nd\u00ebrbreznore, Rinin\u00eb, Kultur\u00ebn dhe Sportin, vizitoi k\u00ebto dy site ky\u00e7e t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26599","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26599","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26599"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26599\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26599"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26599"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26599"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}