{"id":26571,"date":"2025-06-17T09:57:00","date_gmt":"2025-06-17T09:57:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/anulohen-tenderat-45-mln-euro-per-uniformat-e-policise-dhe-te-burgjeve-pazaret-bllokojne-veshjet-e-gardes-leku-leter-edhe-per-illyrian-guard\/"},"modified":"2025-06-17T09:57:00","modified_gmt":"2025-06-17T09:57:00","slug":"anulohen-tenderat-45-mln-euro-per-uniformat-e-policise-dhe-te-burgjeve-pazaret-bllokojne-veshjet-e-gardes-leku-leter-edhe-per-illyrian-guard","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/17\/anulohen-tenderat-45-mln-euro-per-uniformat-e-policise-dhe-te-burgjeve-pazaret-bllokojne-veshjet-e-gardes-leku-leter-edhe-per-illyrian-guard\/","title":{"rendered":"Anulohen tenderat 45 MLN Euro p\u00ebr uniformat e Policis\u00eb dhe t\u00eb Burgjeve, pazaret bllokojn\u00eb veshjet e Gard\u00ebs, \u201cleku let\u00ebr\u201d edhe p\u00ebr \u201cIllyrian Guard\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Klevis Qose, i ka k\u00ebrkuar Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara t\u00eb anuloj\u00eb tenderin p\u00ebr uniformat e gardian\u00ebve. M\u00eb konkretisht \u00ebsht\u00eb anuluar procedura e prokurimit me objekt t\u00eb kontrat\u00ebs \u201cBlerje uniforma p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d. Sipas dokumenteve, ky tender ishte ndar\u00eb n\u00eb 2 pjes\u00eb: Loti I: \u201cBlerje uniforma dhe grada p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d; Loti II: \u201cBlerje k\u00ebpuc\u00eb p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb tenderi m\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr uniformat q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb burgjet dhe e ka fondin limit 1,390,769,925 lek\u00eb pa TVSH ose 14,055,280 Euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm uniformat dhe gradat kushtojn\u00eb 1,196,890,675 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u201cBlerja e k\u00ebpuc\u00ebve p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d kushton 193,879,250 lek\u00eb pa llogaritur TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyeja zyrtare e paraqitur p\u00ebr anulimin nga drejtoria e Burgjeve \u00ebsht\u00eb e mjegullt. \u00a0\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aft\u00ebsia paguese e autoritetit kontraktor kan\u00eb ndryshuar\u201d.<\/p>\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb informacion shtes\u00eb nga Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara theksohet se \u201cProcedura e prokurimit anulohet me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Autoritetit Kontraktor p\u00ebrfitues Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Burgjeve, sipas shkres\u00ebs nr.8600 prot, dat\u00eb 03.06.2025 me l\u00ebnd\u00eb \u201cK\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr anulimin e procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit me objekt \u201cBlerje uniforma p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d e ndar\u00eb n\u00eb 2 (dy) lote\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt nuk ka ndodhur asnj\u00eb ngjarje e paparashikuar, pasi buxheti \u00ebsht\u00eb planifikuar dhe \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb qysh n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. K\u00ebto jan\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr t\u00eb favorizuar nj\u00ebrin apo tjetrin operator ekonomik, duke iu dh\u00ebn\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin kriteret dhe ta b\u00ebjn\u00eb tenderin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb dhe afat t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr fituesin e paracaktuar. Mund\u00ebsia tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb parat\u00eb t\u00eb jen\u00eb harxhuar nga qeveria p\u00ebr \u201cprojektet\u201d elektorale dhe urdh\u00ebron anulimin e k\u00ebtyre fondeve.<\/p>\n<p><strong>Denoncohet tenderi i uniformave t\u00eb Gard\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb pezulluar p\u00ebr momentin tenderi \u201cBlerje uniformash dhe element\u00ebsh t\u00eb tjera p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb tyre p\u00ebr Gard\u00ebn e Republik\u00ebs\u201d, me fond limit: 36,666,500 lek\u00eb pa TVSH. Tenderi u hartua nga grupi i ngritur nga komandanti i dor\u00ebhequr Ermal Onuzi dhe i ka mbetur n\u00eb dor\u00eb si patate e nxeht\u00eb Simon Zerecit, drejtuesit q\u00eb \u00ebsht\u00eb komanduar m\u00eb 15 qershor nga ministri i Brendsh\u00ebm, Ervin Hoxha.<\/p>\n\n<p>Proceduar e prokurimit \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik nga kompania \u201cKristal 2001\u201d dhe Gentian Sadiku (person fizik) t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtojn\u00eb si t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e komisionit p\u00ebr skualifikimin e tyre. Deri n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi nga KPP, pazari p\u00ebr tenderin e uniformave t\u00eb gardist\u00ebsve do t\u00eb mbetet pezull.<\/p>\n<p><strong>Moda e uniformave t\u00eb reja n\u00eb \u201cIllyrian Guard\u201d <\/strong><\/p>\n<p>E nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb anulohet tenderi i uniformave p\u00ebr polic\u00ebt e burgjeve, ka nj\u00eb polici tjet\u00ebr q\u00eb vishet dhe ndreqet me shuma t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria \u201cIllyrian Guard\u201d sh.a e cila \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, q\u00eb mbahet me kontratat e ruajtjes dhe siguris\u00eb s\u00eb institucioneve publike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tender i madh q\u00eb e kishte planifikuar ish-deputeti Anduel Xhindi, q\u00eb ishte drejtor deri dhjetor 2024. Por m\u00eb pas, me r\u00ebnien e mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij politike, u caktua n\u00eb krye Enrik Banushi, q\u00eb tashm\u00eb po i jep drejtim k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n\n<p>Tenderi i shpallur p\u00ebr prokurimin e k\u00ebmishave me m\u00ebng\u00eb, pelerinave dhe pantallonave ka nj\u00eb fond limit rreth 1.6 miliard\u00eb lek\u00eb pa tvsh. Banushi e njoftoi tenderin n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik m\u00eb 10 qershor 2025, nd\u00ebrsa data e fundit p\u00ebr dor\u00ebzimin e dokumenteve \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb 14 korriku. Pra, leku let\u00ebr p\u00ebr k\u00ebta polic\u00eb privat\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u00eb anuloheshin tenderat p\u00ebr veshjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p><strong>Anulohet tenderi i uniformave i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Operatori i Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara kishte shpallur tenderin p\u00ebr blerjen e uniformave p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit. Gara ishte e ndar\u00eb n\u00eb dy lote, dhe ofertat p\u00ebr secil\u00ebn priteshin deri m\u00eb 19 maj 2025. Por \u00e7\u2019ndodhi? Me nj\u00eb shkres\u00eb t\u00eb Drejtorit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda \u00ebsht\u00eb anuluar tenderi. Loti i par\u00eb ishte me vler\u00eb 19.6 milion\u00eb euro dhe parashikonte blerjen e uniformave, gradave, stemave dhe shenjave p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit. Sipas dokumenteve t\u00eb tenderit do t\u00eb bliheshin 78.150 uniforma baz\u00eb p\u00ebr policin\u00eb, si dhe 4.545 kostume baz\u00eb (k\u00ebmish\u00eb, jelek, pantallona, kapele etj), p\u00ebr rreth 12 mij\u00eb punonj\u00ebs policie gjithsej.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e k\u00ebtij loti ishte edhe blerja e uniformave verore, 8500 pal\u00eb pantallona, si dhe 62,100 k\u00ebmisha e pulovra. K\u00ebrkesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb prej 25,700 pal\u00eb kostume e bluza q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr st\u00ebrvitje e sh\u00ebrbime.<\/p>\n<p>Uniforma ceremoniale do bliheshin 1,718 cop\u00eb si edhe uniforma prezantuese p\u00ebr zyrat e pritjes qytetareve 270 cop\u00eb. Sa i takon Gradave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij tenderi do bliheshin 21,586 grada t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb sh\u00ebrbimit spaleti, 3,368 Grad\u00eb e madhe spaleti ceremoniale.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa loti i dyt\u00eb parashikonte blerjen e shp\u00ebrndarjen e k\u00ebpuc\u00ebve me vler\u00eb 7.6 milion\u00eb euro. Me k\u00ebt\u00eb fond synimi ishte t\u00eb bliheshin 51,563 pal\u00eb k\u00ebpuc\u00eb.<\/p>\n<p>Tenderi \u201cLOTI II BLERJE DHE SHP\u00cbRNDARJE K\u00cbPUC\u00cb P\u00cbR POLICIN\u00cb E SHTETIT\u201d, m\u00ebsohet se gjithashtu \u00ebsht\u00eb anuluar me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Drejtorit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda. N\u00eb shkres\u00ebn e tij d\u00ebrguar Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara thuhej se arsyeja e veprimit \u00ebsht\u00eb argumentuar me nj\u00eb nga pikat e ligjit t\u00eb prokurimeve publike: \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb paparashikueshme dhe objektive, nevojat ose aft\u00ebsia paguese e autoritetit ose entit kontraktor kan\u00eb ndryshuar\u201d.<\/p>\n\n<p>\u00a9\ufe0f<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/anulohen-tenderat-45-mln-euro-per-uniformat-e-policise-dhe-te-burgjeve-pazaret-bllokojne-veshjet-e-gardes-leku-leter-edhe-per-illyrian-guard\/\">Anulohen tenderat 45 MLN Euro p\u00ebr uniformat e Policis\u00eb dhe t\u00eb Burgjeve, pazaret bllokojn\u00eb veshjet e Gard\u00ebs, \u201cleku let\u00ebr\u201d edhe p\u00ebr \u201cIllyrian Guard\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Burgjeve, Klevis Qose, i ka k\u00ebrkuar Operatorit t\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrqendruara t\u00eb anuloj\u00eb tenderin p\u00ebr uniformat e gardian\u00ebve. M\u00eb konkretisht \u00ebsht\u00eb anuluar procedura e prokurimit me objekt t\u00eb kontrat\u00ebs \u201cBlerje uniforma p\u00ebr Policin\u00eb e Burgjeve\u201d. Sipas dokumenteve, ky tender ishte ndar\u00eb n\u00eb 2 pjes\u00eb: Loti I: \u201cBlerje uniforma dhe grada p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26571","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26571"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26571\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}