{"id":26511,"date":"2025-06-16T19:55:20","date_gmt":"2025-06-16T19:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/sundimi-i-ligjit-nen-lupen-e-be-draft-raporti-i-brukselit-skanon-drejtesine-spak-dhe-komisioni-xhafaj\/"},"modified":"2025-06-16T19:55:20","modified_gmt":"2025-06-16T19:55:20","slug":"sundimi-i-ligjit-nen-lupen-e-be-draft-raporti-i-brukselit-skanon-drejtesine-spak-dhe-komisioni-xhafaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/sundimi-i-ligjit-nen-lupen-e-be-draft-raporti-i-brukselit-skanon-drejtesine-spak-dhe-komisioni-xhafaj\/","title":{"rendered":"Sundimi i ligjit n\u00ebn lup\u00ebn e BE! Draft-raporti i Brukselit, skanon \u2018DREJT\u00cbSIN\u00cb\u2019, SPAK dhe Komisioni Xhafaj"},"content":{"rendered":"<div class=\"firstP\">\n<p>Komisioni Europian ka hartuar nj\u00eb draft raport p\u00ebr\u00a0Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi sfidat me luft\u00ebn ndaj korrupsionit.<\/p>\n<div class=\"clearfix\">\n<p>Nga nj\u00eb burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, q\u00eb mban dat\u00ebn 9 Qershor 2025 dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar institucioneve shqiptare p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur me komente, t\u00eb cilat reflektohen m\u00eb pas n\u00eb raportin final.<\/p>\n<p>Ky draft raport p\u00ebr\u00a0 Sundimin e Ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri fillimisht tregon si qytetar\u00ebt e perceptojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e vendit t\u00eb tyre sot.<\/p>\n<p><strong>\u201cNiveli i perceptuar i pavar\u00ebsis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb Shqip\u00ebri vazhdon t\u00eb jet\u00eb mesatar si tek publiku i gjer\u00eb ashtu edhe tek kompanit\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, 47% e popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe 40% e kompanive e perceptojn\u00eb nivelin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjykatave dhe gjyqtar\u00ebve si \u201cmjaftuesh\u00ebm ose shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d n\u00eb vitin 2025. Pavar\u00ebsia e perceptuar gjyq\u00ebsore tek publiku i gjer\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur pak n\u00eb krahasim me vitin 2024 (46%), nd\u00ebrsa tek kompanit\u00eb ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2024 (45%)\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Europian\u00a0 i dedikon nj\u00eb kapitull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb analizues pun\u00ebs t\u00eb SPAK duke vler\u00ebsuar se\u00a0 \u201cStruktura Speciale Kund\u00ebr Korrupsionit (SPAK) konsolidoi m\u00eb tej rezultatet e saj pozitive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb dhe b\u00ebri p\u00ebrparim t\u00eb preksh\u00ebm drejt nj\u00eb rekordi t\u00eb fort\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cSPAK-u vazhdoi t\u00eb konsolidoj\u00eb rezultatet e tij pozitive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, ndon\u00ebse mbeten disa mungesa n\u00eb lidhje me stafin dhe infrastruktur\u00ebn. Struktura e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit (SPAK) dhe gjykatat kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb rezultate pozitive n\u00eb hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb korrupsionit, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb politikan\u00eb dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, si dhe n\u00eb mbrojtjen e interesave financiare t\u00eb BE-s\u00eb. SPAK shfaq vizion strategjik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe pavar\u00ebsi n\u00eb kontributin e tij n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, pavar\u00ebsisht presionit t\u00eb shtuar politik, grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe medias. Rritja e vazhdueshme e ngarkes\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr SPAK-un dhe mungesa e stafit dhe infrastruktur\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhen adresuar. Numri i referimeve te SPAK-u nga autoritetet e tjera ka r\u00ebn\u00eb m\u00eb tej dhe mbetet i ul\u00ebt\u201d.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Eurpian mb\u00ebrrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cShqip\u00ebria vazhdoi zbatimin e reform\u00ebs gjyq\u00ebsore duke forcuar pavar\u00ebsin\u00eb gjyq\u00ebsore dhe autonomin\u00eb e prokuroris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Procesi i verifikimit t\u00eb gjith\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve u finalizua n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb, duke forcuar m\u00eb tej llogaridh\u00ebnien.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa q\u00ebndrueshm\u00ebria e gjyq\u00ebsorit u p\u00ebrmir\u00ebsua thot\u00eb Komisioni Europian, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndikim t\u00eb tepruar n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor nga zyrtar\u00ebt publik\u00eb ose politikan\u00ebt u p\u00ebrkeq\u00ebsuan.<\/p>\n<p>Duke analizuar p\u00ebrpjekjet anti-korrupsion t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb draft-raportin e Komisionit Europian thuhet:<\/p>\n<p><strong>\u201cStrategjia Kund\u00ebr Korrupsionit p\u00ebr vitet 2024-2030 \u00ebsht\u00eb miratuar. Korniza ligjore p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin \u00ebsht\u00eb gjer\u00ebsisht e vendosur, por legjislacioni p\u00ebr parandalimin e korrupsionit duhet t\u00eb plot\u00ebsohet\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni Europian ka edhe k\u00ebt\u00eb koment paraprak p\u00ebr komisionin e posa\u00e7\u00ebm parlamentar p\u00ebr mir\u00ebqeverisjen dhe anti-korrupsionin drejtuar prej Fatmir Xhafajt.<\/p>\n<p><strong>\u201cEkzistojn\u00eb mang\u00ebsi lidhur me pun\u00ebn, metodologjin\u00eb dhe ndikimin e komisionit ad hoc parlamentar p\u00ebr thellimin e reformave p\u00ebr qeverisjen e mir\u00eb, sundimin e ligjit dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.\u00a0\u00a0 Shumica e institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb vendos\u00ebn t\u00eb angazhohen me komisionin vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale, me shkrim, duke shprehur shqet\u00ebsime p\u00ebr procesin dhe \u00e7\u00ebshtje kushtetuese si pavar\u00ebsia e tyre dhe detyrimet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr raportim ndaj Kuvendit.\u00a0 Ekzistojn\u00eb mang\u00ebsi lidhur me pun\u00ebn, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs, gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes, metodologjin\u00eb dhe ndikimin real, si edhe rrezikun p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb pun\u00ebs tashm\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb puna e komisionit ad hoc t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, transparente dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me rezultatet pozitive t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb vitit 2016\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Ky draft raport p\u00ebrfshin edhe zhvillimet brenda Policis\u00eb s\u00eb Shtetit pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme kur flasim p\u00ebr Sundimin e Ligjit.<\/p>\n<p><strong>\u201cPolicia e shtetit mbetet e ndjeshme ndaj korrupsionit. Mang\u00ebsit\u00eb mbeten n\u00eb lidhje me transparenc\u00ebn dhe me efektivitetin me t\u00eb cilin Inspektorati i Lart\u00eb p\u00ebr Deklarimin dhe Auditimin e Pasurive dhe Konfliktin e Interesave kontrollon deklaratat e pasurive dhe interesave\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrpjekjet e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dixhitalizimin e menaxhimit t\u00eb dosjeve gjyq\u00ebsore raporti thot\u00eb\u201d<\/p>\n<p><strong>\u201c\u00cbsht\u00eb ndar\u00eb buxhet i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr zbatimin e nj\u00eb sistemi modern t\u00eb integruar elektronik t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb gjykata dhe prokurori, por krijimi i tij parashikohet vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2030.Ky afat kohor \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjat\u00eb dhe rrezikon t\u00eb jet\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese sipas draft raportit t\u00eb Komisionit Europian, vazhdoi t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, nd\u00ebrsa moszbatimi i vazhduesh\u00ebm nga ana e Kuvendit i disa prej vendimeve t\u00eb saj dhe pasiguria ligjore mbi koh\u00ebzgjatjen e mandateve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim.\/<a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2025\/06\/16\/ekskluzive-sundimi-i-ligjit-nen-lupen-e-be-draft-raporti-i-brukselit-vleresohet-progresi-dhe-puna-e-spak-kritika-per-komisionin-xhafaj\/\"><em><strong>Top Channel\u00a0<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/sundimi-i-ligjit-nen-lupen-e-be-draft-raporti-i-brukselit-skanon-drejtesine-spak-dhe-komisioni-xhafaj\/\">Sundimi i ligjit n\u00ebn lup\u00ebn e BE! Draft-raporti i Brukselit, skanon \u2018DREJT\u00cbSIN\u00cb\u2019, SPAK dhe Komisioni Xhafaj<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Europian ka hartuar nj\u00eb draft raport p\u00ebr\u00a0Sundimin e Ligjit, nga ku analizohet me detaje ecuria e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrfshi sfidat me luft\u00ebn ndaj korrupsionit. Nga nj\u00eb burim diplomatik gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu siguroi draft raportin i sigluar konfidencial, q\u00eb mban dat\u00ebn 9 Qershor 2025 dhe i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar institucioneve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26511","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}