{"id":26502,"date":"2025-06-16T18:50:47","date_gmt":"2025-06-16T18:50:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/bunkeri-antiatomik-ne-det-dhe-tunel-ushtarak-fortifikimi-gjigand-shqiptar-i-detit-jon-flasin-ekspertet\/"},"modified":"2025-06-16T18:50:47","modified_gmt":"2025-06-16T18:50:47","slug":"bunkeri-antiatomik-ne-det-dhe-tunel-ushtarak-fortifikimi-gjigand-shqiptar-i-detit-jon-flasin-ekspertet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/bunkeri-antiatomik-ne-det-dhe-tunel-ushtarak-fortifikimi-gjigand-shqiptar-i-detit-jon-flasin-ekspertet\/","title":{"rendered":"Bunkeri antiatomik n\u00eb det dhe tunel ushtarak, fortifikimi gjigand shqiptar i Detit Jon! Flasin ekspert\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Vigani i friksh\u00ebm ushtarak e ka ndaluar or\u00ebn e tij me nj\u00eb grusht q\u00eb koha ia dha detit p\u00ebr ta mbajtur pa fjal\u00eb sepse aty gur\u00ebt kan\u00eb sy, betoni nuk plaket por forcohet nga uji i kripur! K\u00ebtu dikur n\u00ebndet\u00ebset hynin me hijet n\u00eb barkun e tij dhe dilnin nga legjendat q\u00eb askush nuk i pa, por t\u00eb gjith\u00eb i tregonin.<\/p>\n<p>Sot atje s\u2019ka sirena, as alarme, ka vet\u00ebm heshtje ku e shkuara th\u00ebrret turist\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb frik\u00eb nga lufta por nga selfiet q\u00eb nuk dalin bukur brenda tij sepse atje thell\u00eb b\u00ebn ftoht\u00eb si vdekja dhe ngroht\u00eb me kujtimet e nj\u00eb paranoje q\u00eb u b\u00eb atraksion i ndaluar i dit\u00ebve t\u00eb fundit. Bunkeri Tunel i Porto Palermos, n\u00eb Amarcord, ora 21:00 n\u00eb Report Tv.<\/p>\n<p>Gazetari Eljan Tanini bisedoi me:<\/p>\n<p>Et\u2019hem Hamzaraj, ish ushtarak i lart\u00eb n\u00eb Porto Palermo<\/p>\n<p>Zabit \u00c7uku, Ish ushtarak dhe xhenier<\/p>\n<p>Amarcord, histori q\u00eb na i mbuluan vitet, kujtime q\u00eb na i rikthen televizioni!<\/p>\n<p>Emisioni \u201cAmarcord\u201d, i cili transmetohet \u00e7do t\u00eb diel n\u00eb or\u00ebn 21:00 n\u00eb Report TV, sjell p\u00ebrmes kamer\u00ebs rr\u00ebfimet dhe t\u00eb path\u00ebnat e nj\u00eb Shqip\u00ebrie q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb heshtje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb episod, jo vet\u00ebm q\u00eb eksplorohet nj\u00eb nga bazat m\u00eb t\u00eb mistershme ushtarake shqiptare, por rikthehet edhe nj\u00eb reflektim mbi paranoj\u00ebn, izolimin dhe transformimin e frik\u00ebs n\u00eb trash\u00ebgimi.<\/p>\n<p>Nga legjendat e n\u00ebndet\u00ebseve n\u00eb Porto Palermo, drejt heshtjes q\u00eb fton turist\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend ku deti u thot\u00eb gur\u00ebve t\u00eb mbajn\u00eb sekretet dhe ku bunkeri nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb betoni, por nj\u00eb grusht i madh kund\u00ebr koh\u00ebs, q\u00ebndron nj\u00eb nga monumentet m\u00eb t\u00eb rralla dhe t\u00eb mistershme t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb ushtarake shqiptare: Tuneli i N\u00ebndet\u00ebseve n\u00eb Porto Palermo.<\/p>\n<p>Eljan Tanini: Z. Hamzaraj, si ishte p\u00ebr ju t\u00eb sh\u00ebrbenit n\u00eb nj\u00eb baz\u00eb kaq t\u00eb pazakont\u00eb dhe sekrete si ajo e Porto Palermos dhe brenda k\u00ebtij barku prej betoni?<\/p>\n<p>Et\u2019hem Hamzaraj: Ishte si t\u00eb jetoje n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr. Kur futeshe brenda tunelit, koha nuk kishte m\u00eb ritmin e zakonsh\u00ebm. Err\u00ebsira, lag\u00ebshtia, zhurmat metalike dhe ndjenja e p\u00ebrhershme e gadishm\u00ebris\u00eb krijonin nj\u00eb atmosfer\u00eb q\u00eb nuk harrohet kurr\u00eb. Ne kishim p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ruanim jo vet\u00ebm mjetet e luft\u00ebs, por edhe sekretet e shtetit. N\u00eb vitin 1993 brigada e n\u00ebndet\u00ebseve u mbyll.<\/p>\n<p>Tanini: -\u00c7far\u00eb ndodhte konkretisht brenda k\u00ebtij bunkeri?<\/p>\n<p>Hamzaraj: -Ky tunel ishte porti i brendsh\u00ebm p\u00ebr n\u00ebndet\u00ebset shqiptare. K\u00ebtu b\u00ebheshin remontet, furnizimet, q\u00ebndrimi n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr operacione. Kishim nj\u00eb disiplin\u00eb ushtarake t\u00eb hekurt. M\u00eb kujtohet nj\u00eb rast kur p\u00ebr tre dit\u00eb nuk dol\u00ebm fare jasht\u00eb, vet\u00ebm urdh\u00ebra, err\u00ebsir\u00eb dhe tension.<\/p>\n<p>Tanini: Si ishte ndjenja e pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kishin frik\u00eb, por askush nuk e dinte si dukej?<\/p>\n<p>Hamzaraj: Ishte nj\u00eb p\u00ebrzierje krenarie dhe presioni t\u00eb madh psikologjik. Nuk i thonim askujt ku punonim. Edhe familjet tona nuk dinin gjith\u00e7ka. Kishim ndjesin\u00eb se ishim pjes\u00eb e nj\u00eb force m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ruante kufijt\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk do ta kuptonin dot. Dhe kjo e b\u00ebnte gjith\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, por edhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ne nuk ishim objekt atomik, e gjitha kjo ishte e kot\u00eb, nuk kishte vler\u00eb kjo gj\u00eb p\u00ebr ne, jo e p\u00ebrshtatshme, me kaq shum\u00eb beton mund t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb Vlor\u00eb e t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTuneli ishte nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar bomb\u00ebn b\u00ebrthamore\u201d, rr\u00ebfen Zabit \u00c7uku, xhenier ushtarak<\/p>\n<p>Eljan Tanini: Z. \u00c7uku, si nisi nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij kompleksi dhe \u00e7far\u00eb sfidash kishte?<\/p>\n<p>Zabit \u00c7uku: -Skicimi nisi n\u00eb fillim t\u00eb viteve 60-t\u00eb. Vendndodhja u p\u00ebrzgjodh me kujdes p\u00ebr shkak t\u00eb relievit natyror, nj\u00eb gji i mbyllur, i mbrojtur dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u v\u00ebzhguar nga deti apo ajri. Struktura \u00ebsht\u00eb futur thell\u00eb n\u00eb mal, me beton t\u00eb klasit t\u00eb lart\u00eb dhe me trash\u00ebsi q\u00eb n\u00eb disa pika kalon 2.5 deri n\u00eb 3 metra, por dhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zona t\u00eb tjera brenda tij! Ishim t\u00eb bindur se kjo vep\u00ebr duhej t\u00eb p\u00ebrballonte edhe nj\u00eb sulm b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>Tanini: -Dhe p\u00ebrse duhej kaq shum\u00eb mbrojtje?<\/p>\n<p>\u00c7uku: -Sepse jetonim n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb paranoje. Enver Hoxha ishte i bindur se Shqip\u00ebria mund t\u00eb sulmohej n\u00eb \u00e7do moment, qoft\u00eb nga lindja, qoft\u00eb nga per\u00ebndimi. Ky kompleks ishte pjes\u00eb e doktrin\u00ebs s\u00eb mbrojtjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme. K\u00ebtu mund t\u00eb mbijetonin jo vet\u00ebm n\u00ebndet\u00ebset, por edhe pjes\u00eb e komand\u00ebs n\u00eb rast lufte.<\/p>\n<p>Tanini: -A ka ende funksionalitet ky bunker sot?<\/p>\n<p>\u00c7uku: Struktura \u00ebsht\u00eb akoma e fort\u00eb. Uji i kripur nuk e ka d\u00ebmtuar, sepse inxhinieria q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebm e parashikonte bashk\u00ebjetes\u00ebn me lag\u00ebshtin\u00eb. Problemi \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtja. Sot \u00ebsht\u00eb i braktisur dhe mund t\u00eb degradoj\u00eb n\u00ebse nuk trajtohet si aset i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm historik dhe turistik.<\/p>\n<p>Nga frika n\u00eb kujtim: sot aty ka heshtje, jo sirena<\/p>\n<p>Eljan Tanini, Reflektim:<\/p>\n<p>-Aty ku dikur ushtarak\u00ebt p\u00ebrgatisnin n\u00ebndet\u00ebset p\u00ebr ndonj\u00eb \u201cdit\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d, sot d\u00ebgjohet vet\u00ebm heshtja. Bunkeri i Porto Palermos nuk ka m\u00eb sirena, por ka nj\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb q\u00eb t\u00eb shkon n\u00eb palc\u00eb dhe nj\u00eb atmosfer\u00eb q\u00eb flet m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do guid\u00eb turistike.<\/p>\n<p>Vizitor\u00ebt q\u00eb shkojn\u00eb atje nuk k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb strategjit\u00eb e mbrojtjes, por p\u00ebrpiqen t\u00eb kuptojn\u00eb pse Shqip\u00ebria nd\u00ebrtoi nj\u00eb \u201cfortes\u00eb n\u00ebnujore\u201d n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Jugut. Shum\u00eb nuk e din\u00eb se p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb projekt jan\u00eb p\u00ebrdorur mij\u00ebra or\u00eb pune, trajnim specifik, materiale t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha nj\u00eb besim absolut n\u00eb rrezikun q\u00eb \u201cishte p\u00ebrher\u00eb af\u00ebr\u201d.\/<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/bunkeri-antiatomik-ne-det-dhe-tunel-ushtarak-fortifikimi-gjigand-shqiptar-i-detit-jon-flasin-ekspertet-ne-amarcord\"><em><strong>Shqiptarja.com\u00a0<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<div class=\"youtube-embed\"><\/div>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/bunkeri-antiatomik-ne-det-dhe-tunel-ushtarak-fortifikimi-gjigand-shqiptar-i-detit-jon-flasin-ekspertet\/\">Bunkeri antiatomik n\u00eb det dhe tunel ushtarak, fortifikimi gjigand shqiptar i Detit Jon! Flasin ekspert\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vigani i friksh\u00ebm ushtarak e ka ndaluar or\u00ebn e tij me nj\u00eb grusht q\u00eb koha ia dha detit p\u00ebr ta mbajtur pa fjal\u00eb sepse aty gur\u00ebt kan\u00eb sy, betoni nuk plaket por forcohet nga uji i kripur! K\u00ebtu dikur n\u00ebndet\u00ebset hynin me hijet n\u00eb barkun e tij dhe dilnin nga legjendat q\u00eb askush nuk i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26502","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26502","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26502"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26502\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26502"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26502"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26502"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}