{"id":2650,"date":"2024-10-31T06:59:08","date_gmt":"2024-10-31T06:59:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/fiset-armike-ne-shkoder-si-nisi-saga-e-vrasjeve-mes-bajrave-dhe-liceve-te-pakten-20-viktima-e-dhjetera-atentate\/"},"modified":"2024-10-31T06:59:08","modified_gmt":"2024-10-31T06:59:08","slug":"fiset-armike-ne-shkoder-si-nisi-saga-e-vrasjeve-mes-bajrave-dhe-liceve-te-pakten-20-viktima-e-dhjetera-atentate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/fiset-armike-ne-shkoder-si-nisi-saga-e-vrasjeve-mes-bajrave-dhe-liceve-te-pakten-20-viktima-e-dhjetera-atentate\/","title":{"rendered":"Fiset armike n\u00eb Shkod\u00ebr\/ Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Lic\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn 20 viktima e dhjet\u00ebra atentate"},"content":{"rendered":"<p>Fisi i Bajrave dhe Lic\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb Shkod\u00ebr nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale. Hamza Lici, \u00ebsht\u00eb personi i fundit i mbetur viktim\u00eb, pasi u vra nga nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nd\u00ebrsa udh\u00ebtonte me me djalin e ish-kandidatit p\u00ebr deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb me plumb n\u00eb kok\u00eb gjat\u00eb atentatit n\u00eb shkoder. Hamza Lici \u00ebsht\u00eb v\u00ebllai i Ibrahim Licit, i cili akuzohet p\u00ebr vrasjen e Endri Mustaf\u00ebs n\u00eb maj t\u00eb vitit 2021. Ibrahim Lici u arrestua vitin e kaluar n\u00eb Turqi dhe m\u00eb pas lirua, pasi u refuzua ekstradimi. Emri i Ibrahim Licit u lakua gjat\u00eb vitit 2017, pas informacioneve se u vendoste gjoba bizneseve n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb policia zhvilloi operacion duke arrestuar nj\u00eb grup personash, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por q\u00eb m\u00eb pas u lirua. Ibrahim Lici ka qen\u00eb i arrestuar s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e tij, Muhamet Lici, n\u00eb mars t\u00eb 2017 pasi drejtonin nj\u00eb grup kriminal q\u00eb u vendosnin gjoba tregtar\u00ebve t\u00eb Zdrales n\u00eb Shkod\u00ebr. Muhamet Lici u d\u00ebnua me 13 vite burg, nd\u00ebrsa gjykata e la t\u00eb lir\u00eb Ibrahim Licin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas n\u00eb \u2018loj\u00eb\u2019 futet edhe nj\u00eb fis tjet\u00ebr i njohur n\u00eb Shkod\u00ebr, Bilal\u00ebt.<br \/>\nSituata u tensionua kur Astmer Bilalit i vran\u00eb baban\u00eb dhe xhaxhan\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. U dyshua p\u00ebr fisin Lici, por provat munguan. M\u00eb e fundit e p\u00ebrplasjeve ishte vrasja e Endri Mustaf\u00ebs n\u00eb vitin 2021. Policia shpalli n\u00eb k\u00ebrkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilal\u00ebt. Sipas policis\u00eb, Lici \u00ebsht\u00eb autori kryesor i atentatit ndaj v\u00ebllez\u00ebrve Astrit dhe Brahim Bilali, ngjarje kjo e ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 30 mars t\u00eb vitit 2019. Ata u ekzekutuan n\u00eb port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb me bresh\u00ebri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si p\u00ebrplasje mes bandave rivale n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet mes dy grupeve Lici dhe Bajri n\u00eb Shkod\u00ebr dyshohet se ka nisur q\u00eb prej atentatit n\u00eb janar t\u00eb 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla. Shp\u00ebrthimi i telekomanduar shkaktoi tet\u00eb persona t\u00eb plagosur, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe Kulla. M\u00eb pas po n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, m\u00eb 18 qershor, u vra n\u00eb servisin e tij Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar p\u00ebr hakmarrje. M\u00eb 15 korrik t\u00eb vitit t\u00eb 2018, posht\u00eb banes\u00ebs q\u00eb kishin me qira ekzekutohen \u00e7ifti Boran B\u00ebr\u00e7ana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, nd\u00ebrsa bashk\u00eb me ata n\u00eb makin\u00eb ndodhej edhe f\u00ebmija 3 vje\u00e7, i cili u shp\u00ebtoi plumbave. Ish-polici B\u00ebr\u00e7ana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe po ashtu ish-polici B\u00ebr\u00e7ana dyshohej se kishte lidhje n\u00eb atentatin ndaj Lulzim Kull\u00ebs n\u00eb 2018-\u00ebn dhe vrasja dyshohet se \u00ebsht\u00eb kryer nga fisi Lici n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb kan\u00eb lidhje me Lulzim Kull\u00ebn, duke qen\u00eb se ishte dh\u00ebndri i tyre. M\u00eb 10 gusht t\u00eb 2018-\u00ebs vritet Fatbardh Lici, pjes\u00ebtar i familjes Lici, v\u00ebllai i Sokol Licit dhe an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Shkodr\u00ebs, Mustafa Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes s\u00eb ish-policit B\u00ebrcana.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 gusht u zhduk\u00ebn Agron Mollaj dhe G\u00ebzim Hysa, nip dhe daj\u00eb, nd\u00ebrsa sot trupat e tyre ende nuk jan\u00eb gjetur. K\u00ebta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici.<\/p>\n<p>M\u00eb pas vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u q\u00ebllua teksa ndodhej n\u00eb zon\u00ebn e Livadheve m\u00eb 1 shtator 2018. M\u00eb 14 n\u00ebntor 2018 vritet Fatos Ferracaku, kush\u00ebri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, teksa po shiste peshk n\u00eb lagjen \u201cRus\u201d. N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2019, pas fillimit t\u00eb seris\u00eb s\u00eb krimeve, policia nd\u00ebrhyri duke arrestuar an\u00ebtar\u00ebt e dyshuar t\u00eb grupit kriminal \u201cBajri\u201d. 12 persona p\u00ebrfshi Astmer Bilalin u arrestuan n\u00eb Shqip\u00ebri, Holland\u00eb, Belgjik\u00eb e Spanj\u00eb. Tashm\u00eb viktima e fundit e k\u00ebsaj sage mes fiseve armike n\u00eb Shkod\u00ebr \u00ebsht\u00eb Hamza Lici. Saga e konflikteve mes bandave n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet e cila nisi n\u00eb vitin 2017 prodhoi t\u00eb pakt\u00ebn 20 viktima dhe dhjet\u00ebra atentate. \/ TOP CHANNEL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/10\/fiset-armike-ne-shkoder-si-nisi-saga-e-vrasjeve-mes-bajrave-dhe-liceve-te-pakten-20-viktima-e-dhjetera-atentate\/\">Fiset armike n\u00eb Shkod\u00ebr\/ Si nisi saga e vrasjeve mes Bajrave dhe Lic\u00ebve, t\u00eb pakt\u00ebn 20 viktima e dhjet\u00ebra atentate<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fisi i Bajrave dhe Lic\u00ebve jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb njohurit n\u00eb Shkod\u00ebr nisur edhe nga e shkuara e tyre e lidhur me ngjarje kriminale. Hamza Lici, \u00ebsht\u00eb personi i fundit i mbetur viktim\u00eb, pasi u vra nga nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nd\u00ebrsa udh\u00ebtonte me me djalin e ish-kandidatit p\u00ebr deputet, Xhemal Bushati, Arlind Bushatin. Bushati [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2650","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2650","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2650"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2650\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}