{"id":26489,"date":"2025-06-16T17:48:37","date_gmt":"2025-06-16T17:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/albin-je-ne-rregull-bota-ne-prag-te-luftes-kurti-i-ve-kushte-shba\/"},"modified":"2025-06-16T17:48:37","modified_gmt":"2025-06-16T17:48:37","slug":"albin-je-ne-rregull-bota-ne-prag-te-luftes-kurti-i-ve-kushte-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/16\/albin-je-ne-rregull-bota-ne-prag-te-luftes-kurti-i-ve-kushte-shba\/","title":{"rendered":"Albin, je n\u00eb rregull?! Bota n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs, Kurti i v\u00eb kushte SHBA"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Jakin Marena<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\u201cAtij po i digjet mjekra, ti k\u00ebrkon t\u00eb ndez\u00ebsh cigaren\u201d! Kjo \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb e mir\u00eb popullore q\u00eb shpjegon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar sjelljen e Albin Kurtit, kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, n\u00eb raport me aleatin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Teksa ka shp\u00ebrthyer n\u00eb parametrat m\u00eb t\u00eb lart\u00eb konflikti mes Izraelit dhe Iranit, ku bombardimet e nd\u00ebrsjella nga t\u00eb dyja pal\u00ebt n\u00eb kryeqytetet respektive e m\u00eb gj\u00ebr\u00eb po shkaktojn\u00eb shuarjen e jet\u00ebve njer\u00ebzore dhe shkat\u00ebrrime masive, si dhe paralajm\u00ebrojn\u00eb rrezikun e lart\u00eb t\u00eb zgjerimit t\u00eb konfliktit deri n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbotshme, madje nukleare, n\u00eb Prishtin\u00eb, kryeqytetin e shtetit t\u00eb dyt\u00eb shqiptar n\u00eb Ballkan, Albin Kurti n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij po tregon nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb talljes me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs por dhe me veten. Por dhe duke na rrezikuar p\u00ebrball\u00eb aleatit ton\u00eb t\u00eb madh, SHBA.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb, pasi na ka v\u00ebn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb madh p\u00ebr gjendjen e tij stab\u00ebl mendore, teksa kreu i dor\u00ebhequr i qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka hedhur p\u00ebr konsum publik nj\u00eb deklarat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjigjie t\u00eb lajmit t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Presidentit amerikan Donald Trump, i cili shkroi t\u00eb diel\u00ebn n\u00eb \u2018Truth Social\u2019 se gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij t\u00eb par\u00eb presidencial, Kosova e Serbia ishin \u201cduke shkuar drejt nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb ashp\u00ebr\u201d dhe ishte gati shp\u00ebrthimi i nj\u00eb lufte. Por shtoi se ai e ndaloi k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, duke e akuzuar pasardh\u00ebsin e tij, ish-presidentin Biden, se e \u201cka d\u00ebmtuar perspektiv\u00ebn afatgjat\u00eb me disa vendime shum\u00eb t\u00eb pakuptimta, por un\u00eb do ta rregulloj, s\u00ebrish\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kujtes\u00eb, gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump, m\u00eb 2020, Kosova dhe Serbia arrit\u00ebn n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizim ekonomik. Kjo marr\u00ebveshje, q\u00eb p\u00ebrfshiu edhe njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Izraeli, nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht. Marr\u00ebveshja ishte planifikuar p\u00ebr t\u2019u n\u00ebnshkruar nga presidenti i asaj kohe, Hashim Tha\u00e7i. por q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjeve mes pal\u00ebve n\u00eb Uashington, si dhe me mb\u00ebshtetjen evropiane, Tha\u00e7i arrestohet nga prokuror\u00ebt e Hag\u00ebs. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjykat\u00ebn Speciale t\u00eb Hag\u00ebs, nd\u00ebrsa marr\u00ebveshja n\u00eb prani t\u00eb Trump u n\u00ebnshkrua nga ish kryeministri Abdulla Hoti dhe presidenti serb Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7.<br \/>\nPik\u00ebrisht p\u00ebr raportet Prishtin\u00eb-Beograd, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundur dhe p\u00ebr t\u2019u arritur, por se duhet q\u00eb t\u2019i b\u00ebhet trysni Beogradit q\u00eb t\u00eb zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen p\u00ebr rrug\u00ebn drejt normalizimit t\u00eb raporteve, t\u00eb arritur m\u00eb 2023. Albini p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin se Kosova dhe Serbia e kan\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizim, e cila po shkelet nga Beogradi, teksa p\u00ebrs\u00ebriti k\u00ebrkesat e Kosov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces. Me nj\u00eb fjal\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, nd\u00ebrsa Vu\u00e7i\u00e7 duhet t\u00ebrhequr p\u00ebr \u2018veshi\u2019, anipse Uashingtoni po tregon \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se ka m\u00eb shum\u00eb interes p\u00ebr Serbin\u00eb se sa p\u00ebr Kosov\u00ebn. Dhe kjo fal\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb dhe \u2018trim\u00ebris\u00eb\u2019 s\u00eb Albinit p\u00ebr t\u2019u q\u00ebndruar fort p\u00ebrball\u00eb \u2018superfuqive\u2019.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb normalizuar marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve tona \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb ata pik\u00eb s\u00eb pari t\u2019ua dor\u00ebzojn\u00eb autoriteteve t\u00eb shtetit ton\u00eb Millan Radoi\u00e7iqin, kriminelin i cili na e vrau rreshterin policor, heroin e Kosov\u00ebs, Afrim Bunjaku. M\u00eb pas, t\u00eb pranojn\u00eb ta n\u00ebnshkruajn\u00eb Marr\u00ebveshjen bazike me Aneksin e zbatimit. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ta t\u00ebrheqin edhe at\u00eb letr\u00ebn nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja [serbe, Ana] B\u00ebrnabi\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk e respekton integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha Kurti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrgjigjie t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb Trump.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova dhe Serbia q\u00eb nga shtatori i vitit 2023 nuk kan\u00eb zhvilluar asnj\u00eb takim p\u00ebr dialogun n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb politik. M\u00eb von\u00eb, i d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Peter Sorensen, ka b\u00ebr\u00eb me dije se po b\u00ebhen p\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb takim t\u00eb ri t\u00eb dialogut n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb politik.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse tani p\u00ebr tani, pala e Kosov\u00ebs nuk ka p\u00ebrfaq\u00ebsues zyrtar q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb fort\u00eb politik p\u00ebr shkak t\u00eb kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kurtit p\u00ebr t\u00eb mbajtur pas 32 raundesh t\u00eb d\u00ebshtuara votimi si kandidate p\u00ebr kryetare Kuvendi Albulena Haxhiun, edhe n\u00eb kushtet kur nuk i ka votat p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb konstituimin e Kuvendit dhe m\u00eb pas konfigurimin e qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme, si dhe faktit se opozita nuk e voton Albulen\u00ebn e as nuk b\u00ebn aleanc\u00eb qeveris\u00ebse me Kurtin, vendi po shkon drejt zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme parlamentare para kohe. Pritet vet\u00ebm nj\u00eb vendim sado i von\u00eb i Gjykat\u00ebs Kushtetuese si dhe dekreti i presidentes Osmani p\u00ebr zgjedhjet e parakoh\u00ebshme.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb kushtet kur bota \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tret\u00eb bot\u00ebrore, dhe SHBA si vendi lider n\u00eb bot\u00eb e praktikisht superfuqia e vetme q\u00eb ka n\u00eb dor\u00eb angazhimin p\u00ebr arritjen e nd\u00ebrprerjes s\u00eb luft\u00ebs dhe uljen e pal\u00ebve n\u00eb dialog, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lufta mes Rusis\u00eb dhe Ukrain\u00ebs po vijon me instensitet t\u00eb lart\u00eb, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs Kurti gjen koh\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb dy \u2018kushte\u2019 SHBA dhe Presidentit Trump n\u00eb raport me marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. Madje i b\u00ebn dhe karshill\u00ebk, duke n\u00ebnvizuar se n\u00ebse nuk plot\u00ebsohen k\u00ebto dy kushte nuk ka dialog me Serbin\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lidershipit t\u00eb SHBA po i ik\u00ebn mendja pasi dhe p\u00ebr faj t\u00eb tij ndoshta, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimi t\u00eb konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme, ku nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb hyjn\u00eb dhe arm\u00ebt b\u00ebrthamore, t\u00eb bllokohen rrug\u00ebt e naft\u00ebs pasi Irani paralajm\u00ebroi bllokimin e kanalit t\u00eb Hormuzit, Albini k\u00ebrkon \u2018qiqra n\u00eb hell\u2019, duke i v\u00ebn\u00eb \u2018kushte\u2019 SHBA-s\u00eb q\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkon konsensusin e Prishtin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rregulluar raportet me Beogradin, at\u00ebher\u00eb duhet t\u2019i sjell\u00eb urgjent Radoi\u00e7i\u00e7in me duart t\u00eb lidhura p\u00ebr ta gjykuar n\u00eb Kosov\u00eb si dhe duhet t\u00eb gris\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar para dy vitesh nga ish kryeministrja serbe Brnabi\u00e7, e cila ka deklaruar se nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet dhe p\u00ebr pasoj\u00eb as integritetin e saj territorial.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mendje normale, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kur askush nuk e ka mendjen se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb k\u00ebt\u00eb cep t\u00eb Ballkanit, ku \u2018vegjeton\u2019 dhe nj\u00eb qeveri e nj\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb e ku vendi ruhet nga ushtar\u00ebt e NATO-s pasi p\u00ebrndryshe do ta gjente belaja dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u2019i hiqej kjo \u2018perde\u2019 e hekurt mbrojt\u00ebse, nuk mund t\u00eb \u2018udh\u00ebzonte\u2019 deklarata t\u00eb tilla n\u00eb goj\u00ebn e nj\u00eb politikani, n\u00eb rastin konkret t\u00eb Albin Kurtit, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kushte SHBA-ve p\u00ebr dialogun ordiner p\u00ebr momentin dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb rrug\u00ebve nga vet\u00eb dy lider\u00ebve respektiv\u00eb, mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb po t\u00eb h\u00ebn\u00ebn ka q\u00ebn\u00eb vet\u00eb ambasadori amerikan n\u00eb Beograd, Hill, ai q\u00eb ka deklaruar se nuk pret q\u00eb SHBA t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb zgjidhjen e problemeve n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir\u00eb dhe kontestin mes Kosov\u00ebs e Serbis\u00eb, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Sipas tij, ky rajon nuk \u00ebsht\u00eb prioritet ditor p\u00ebr SHBA-n\u00eb dhe zgjidhjet duhet t\u00eb vijn\u00eb nga brenda.<br \/>\nE th\u00ebn\u00eb shkurt e qart\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb askush nuk ia ka ngen\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb Ballkan, jo m\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb derenxhe ku e ka zhytur Albini, duke e armiq\u00ebsuar me SHBA e BE si dhe duke e v\u00ebn\u00eb n\u00ebn sanksionet e BE, aq i lexon njeri deklaratat e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs. Pra na e thon\u00eb me shum\u00eb lezet dhe me nj\u00eb fjalor t\u00eb n\u00ebnkuptuar e tep\u00ebr bio, \u2018pirdhuni me gjith\u00eb Radoi\u00e7i\u00e7, Albin, Vu\u00e7i\u00e7 dhe Brnabi\u00e7\u2019.<\/p>\n<p>Prandaj \u2018kushtet\u2019 q\u00eb Kurti po i v\u00eb SHBA-s\u00eb as q\u00eb i ka par\u00eb dhe d\u00ebgjuar njeri. Madje s\u2019ka asnj\u00eb reagim as nga ambasador\u00ebt e SHBA dhe t\u00eb vendeve t\u00eb BE n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jo vet\u00ebm q\u00eb nuk e konsiderojn\u00eb m\u00eb Kurtin si kryeminist\u00ebr por nuk po shqet\u00ebsohen m\u00eb as p\u00ebr fatin e Kosov\u00ebs, e cila tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7 t\u00eb fort\u00eb politik, pavar\u00ebsisht se zgjedhjet kan\u00eb p\u00ebrfunduar q\u00eb n\u00eb shkurt por q\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb pa Kuvend dhe pa qeveri. Partner\u00ebt me sa duket e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u2018r\u00ebnie t\u00eb lir\u00eb\u2019 Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa Albin Kurti tallet me qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe me veten, duke treguar kinse se po u v\u00eb \u2018kushte\u2019 SHBA e BE dhe po i b\u00ebn presion q\u00eb t\u2019ia sjellin t\u00eb lidhur Radoi\u00e7i\u00e7in n\u00eb Prishtin\u00eb si dhe t\u00eb merren me grisjen e letrave t\u00eb ish kryemninstres serbe, q\u00eb paska shkruar dy vite e ca m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebn si i fort\u00eb Kurti me nj\u00eb fjal\u00eb! Sikur Trump dhe SHBA ngrysen e gdhihen duke pasur n\u00eb mendje vet\u00ebm Kosov\u00ebn, Albinin, dhe mistrecll\u00ebqet e tij n\u00eb bashk\u00ebpunim me Vu\u00e7i\u00e7 dhe Serbin\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar iden\u00eb se po lufton fort p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe vet\u00ebm ai e mban larrg Serbin\u00eb, por q\u00eb n\u00eb realitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2018duet\u2019 mbijetes\u00eb n\u00eb mes tyre, q\u00eb SHBA p\u00ebr fatin e keq as q\u00eb i hyn n\u00eb xhep fare, duke e l\u00ebn\u00eb Kosovn \u2018t\u00eb rrjedh\u00eb\u2019 si t\u2019i vij\u00eb.<\/p>\n<p>Fundja Kurti e ka zyrtar q\u00ebndrimin e tij se 40 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb budallenj, ndaj e votojn\u00eb. Por t\u00eb mos tallet as me veten, pasi larg qoft\u00eb ndodh ndonj\u00eb e pab\u00ebr\u00eb dhe Albini nuk di as t\u00eb mbush\u00eb pushk\u00ebn, por do t\u00eb ik\u00eb si gjithnj\u00eb duke \u2018mbushur brek\u00ebt\u2019, bashk\u00eb me patriot\u00ebt e rrjeteve sociale dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij ithtar\u00eb. Duke humbur madje dhe \u201cbetej\u00ebn p\u00ebr Albulen\u00ebn\u201d q\u00eb e ka fort p\u00ebr zem\u00ebr. Larg qoft\u00eb ky moment.<\/p>\n<p>Shpresojm\u00eb q\u00eb Albin Kurti t\u00eb kthjellohet dhe t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me partit\u00eb opozitare p\u00ebr koinstituimin e Kuvendit, p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb pushimet n\u00eb Greqi, bashk\u00eb me familjen. E themi k\u00ebt\u00eb sepse dhe Albini ka nevoj\u00eb p\u00ebr pushime dhe rrezitje n\u00eb diell, megjith\u00ebse bregdetin shqiptar e ka b\u00ebr\u00eb hasha me koh\u00eb e me vakt, por duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb dhe popullit t\u00eb vet atje n\u00eb Kosov\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, pasi e b\u00ebri politikan, madje dhe me lek\u00eb e pushtet, dhe t\u00eb mos vijoj\u00eb t\u00eb tallet me shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs duke i konsideruar budallenj. Si\u00e7 i ka cil\u00ebsuar dhe n\u00eb \u2018traktatin\u2019 e hartuar n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb opozit\u00eb, n\u00eb lidhje me rrug\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet dhe q\u00eb me sa duket e ka bindje k\u00ebt\u00eb. \u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr reflektim. Sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/albin-je-ne-rregull-bota-ne-prag-te-luftes-kurti-i-ve-kushte-shba\/\">Albin, je n\u00eb rregull?! Bota n\u00eb prag t\u00eb luft\u00ebs, Kurti i v\u00eb kushte SHBA<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena \u201cAtij po i digjet mjekra, ti k\u00ebrkon t\u00eb ndez\u00ebsh cigaren\u201d! Kjo \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb e mir\u00eb popullore q\u00eb shpjegon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detajuar sjelljen e Albin Kurtit, kryeminist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, n\u00eb raport me aleatin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb shqiptar\u00ebve, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Teksa ka shp\u00ebrthyer n\u00eb parametrat m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26489","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26489"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26489\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}