{"id":2644,"date":"2024-10-31T06:59:08","date_gmt":"2024-10-31T06:59:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/ka-kritika-per-arrestimin-meta-i-shqetesuar-per-burgun-cprova-mund-te-prish-kur-jane-ne-telefonin-e-ishit-tim\/"},"modified":"2024-10-31T06:59:08","modified_gmt":"2024-10-31T06:59:08","slug":"ka-kritika-per-arrestimin-meta-i-shqetesuar-per-burgun-cprova-mund-te-prish-kur-jane-ne-telefonin-e-ishit-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/ka-kritika-per-arrestimin-meta-i-shqetesuar-per-burgun-cprova-mund-te-prish-kur-jane-ne-telefonin-e-ishit-tim\/","title":{"rendered":"Ka kritika p\u00ebr arrestimin, Meta i shqet\u00ebsuar p\u00ebr burgun: \u00c7\u2019prova mund t\u00eb prish kur jan\u00eb n\u00eb telefonin e ishit tim?"},"content":{"rendered":"<p>Ilir Meta edhe pse n\u00eb qelin\u00eb e burgut \u201c313\u201d ka gjetur s\u00ebrish nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me qytetar\u00ebt.N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Meta komenton m\u00ebnyr\u00ebn sesi u arrestua dhe pse \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebrmend edhe pse pa em\u00ebr, ish-bashk\u00ebshorten e tij, Monika Kryemadhin. Fillimisht thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zvarr\u00eb dhe pa iu lexuar t\u00eb drejtat. Teksa citon disa nene kthehet tek masa e siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb diskriminuese duke e krahasuar me \u2018persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim\u2019. N\u00eb hetim, mesa dihet publikisht, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat akuza \u00ebsht\u00eb ish-bashk\u00ebshortja e tij, Monika Kryemadhi. Por se p\u00ebrse ajo \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb \u201cdetyrim paraqitje\u201d, SPAK e ka sqaruar duke p\u00ebrmendur gjendjen e saj sh\u00ebndet\u00ebsore. Por p\u00ebr Met\u00ebn, kjo l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb standard i dyfisht\u00eb, madje shkon edhe m\u00eb tej duke e cil\u00ebsuar si q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>\u201cGJKKO nuk ka paraqitur ndonj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar se si secili nga t\u00eb dyshuarit mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb prishjen ose asgj\u00ebsimin e provave (marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb secili ka ushtuar funksione t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri) nd\u00ebrsa ka caktuar mas\u00eb ekstreme p\u00ebr personin tim krahasuar me t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo tregon qart\u00eb se nuk kemi nj\u00eb qasje t\u00eb nj\u00ebtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe p\u00ebr q\u00ebllime politike. Po \u00e7\u2019prova mund t\u00eb rrezikoj\u00eb Ilir Meta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen absurd CEZ-DIA, q\u00eb ka 13 vjet q\u00eb hetohet e bazohet vet\u00ebm n\u00eb intervista t\u00eb sajuara nga d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kan\u00eb problem me drejt\u00ebsin\u00eb. \u00c7\u2019prova mund t\u00eb rrezikoj\u00eb Ilir Meta kur t\u00eb gjitha ato q\u00eb pretendon SPAK-u jan\u00eb n\u00eb celular\u00ebt e ish-bashk\u00ebshortes time dhe grupit t\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh,\u201d-shkruan Meta nd\u00ebr t\u00eb tjera. <\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb u vu n\u00eb pranga m\u00eb 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb selin\u00eb e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb ku do t\u00eb mbante nj\u00eb konferenc\u00eb me gazetar\u00ebt, por n\u00eb hyrje t\u00eb Tiran\u00ebs, u ndalua nga efektiv\u00ebt e policis\u00eb q\u00eb i vun\u00eb prangat. P\u00ebr eksponet\u00ebt t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, dhuna e Policis\u00eb ishte e pajustifikueshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit ishte e nevojshme pasi has\u00ebn n\u00eb rezistenc\u00eb nga Meta n\u00eb momentin kur i komunikuan urdh\u00ebr-arrestin e prer\u00eb nga GJKKO.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb E ILIR MET\u00cbS NGA BURGU:<\/p>\n<p>Sipas videove t\u00eb publikuara dhe d\u00ebshmitar\u00ebve okular\u00eb, m\u00eb 21 Tetor, disa makina private pa asnj\u00eb mbishkrim policor rrethuan makin\u00ebn ku un\u00eb l\u00ebvizja dhe dhjet\u00ebra njer\u00ebz me maska dhe armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb bllokuan trafikun n\u00eb autostrad\u00eb, prangos\u00ebn dhunsh\u00ebm drejtuesin e automjetit, Artimis Peca, funksionar politik i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb (pa asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor deri tani), nd\u00ebrsa un\u00eb, Ilir Meta, u rr\u00ebmbeva me dhun\u00eb dhe u t\u00ebrhoqa zvarr\u00eb nga automjeti mes publikut, me nj\u00eb trajtim kriminal e degradues pa m\u2019u komunikuar asnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor dhe pa m\u2019u lexuar t\u00eb drejtat, q\u00eb m\u00eb takojn\u00eb, sipas Kushtetut\u00ebs. N\u00eb dy deklarata, SPAK dhe BKH mohuan q\u00eb t\u00eb ken\u00eb b\u00ebr\u00eb ekzekutimin e vendimit t\u00eb GJKKO, nd\u00ebrsa policia pranoi se e kishte kryer ajo ekzekutimin. Asnj\u00eb prov\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb publikuar nga policia se jan\u00eb respektuar qart\u00eb procedurat ligjore, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb nenin 28 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 28\/1 i Kushtetut\u00ebs, parashikon se:<\/p>\n<p>\u201c1. Kushdo, t\u00eb cilit i hiqet liria, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb njoftohet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn q\u00eb ai kupton, p\u00ebr  shkaqet  e  k\u00ebsaj  mase,  si  dhe  p\u00ebr  akuz\u00ebn  q\u00eb  i  b\u00ebhet.  Personi,  t\u00eb  cilit  i  \u00ebsht\u00eb  hequr  liria,  duhet  t\u00eb  njoftohet  se  nuk  ka  asnj\u00eb  detyrim  t\u00eb  b\u00ebj\u00eb  ndonj\u00eb  deklarat\u00eb  dhe  ka  t\u00eb  drejt\u00eb  t\u00eb komunikoj\u00eb  menj\u00ebher\u00eb me avokatin, si dhe t\u2019i jepet mund\u00ebsia p\u00ebr realizimin e t\u00eb drejtave t\u00eb tij.\u201d<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb e shpreh Konventa Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb nenin 5 t\u00eb saj, n\u00eb paragrafin 1 dhe n\u00ebnparagraf\u00ebt e tjer\u00eb, q\u00eb parashikon nj\u00eblloj se: \u201carrestimi duhet t\u00eb ndjek\u00eb procedurat e duhura dhe \u00e7do person i arrestuar ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb informohet menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr arsyen e arrestimit dhe t\u00eb drejtat e tij p\u00ebrfshin t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos u vetinkriminuar dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb avokat\u201d.<\/p>\n<p>Rasti i 21 Tetorit tregoi qart\u00eb se as un\u00eb, Ilir Meta dhe as personi tjet\u00ebr, Artimis Peca, nuk na u komunikua ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor, nuk u informuam p\u00ebr t\u00eb drejtat tona, nuk na u lejua t\u00eb telefononim avokatin, madje personat e dhunsh\u00ebm me maska as q\u00eb pranonin t\u00eb identifikoheshin dhe kur i\u2019u prezantuam dhe k\u00ebrkuam nj\u00eb akt ose dokument juridik, nis\u00ebn t\u00eb ul\u00ebrisnin dhe t\u00eb ushtronin dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Shkelja e t\u00eb gjitha t\u00eb drejtave, si\u00e7 tregojn\u00eb provat dhe pamjet filmike d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb arrestim t\u00eb paligjsh\u00ebm e banditesk.<\/p>\n<p>Hetimi i plot\u00eb i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje dhe respektimi i t\u00eb drejtave kushtetuese jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr ruajtjen e sundimit t\u00eb ligjit dhe demokracis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Precedent\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb vendosur nga Gjykata Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut tregojn\u00eb qart\u00eb se nj\u00eb arrestim i paligjsh\u00ebm ka pasoja serioze p\u00ebr integritetin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe gjith\u00eb procesin n\u00eb fjal\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb haptazi antikushtetues, antiligjor, policesk dhe politik.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb kuadri ligjor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkelur haptas tregon se ekzekutimi i urdhrit t\u00eb \u201cArrestit n\u00eb burg\u201d, q\u00eb u krye nga forcat speciale t\u00eb policis\u00eb, l\u00ebshuar nga SPAK, \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, denigrues, degradues dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me k\u00ebrkesat e parashikuara nga kuadri ligjor shqiptar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb shkelje t\u00eb Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Skandali q\u00eb udh\u00ebheq gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb arrestim t\u00eb paligjsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00eb urdhri i tre prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK-ut, Dumani, Kraja e Kllapi t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb mb\u00ebshtetur urdhrin e tyre p\u00ebr arrestimin e Ilir Met\u00ebs n\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb shfuqizuar 4 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ata e kan\u00eb bazuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebtij Urdhri te ligji nr.8331, dat\u00eb 21.04.1998 \u201cP\u00ebr ekzekutimin e vendimeve penale\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky ligj \u00ebsht\u00eb shfuqizuar kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb, me miratimin dhe hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr.79\/2020 \u201cP\u00ebr ekzekutimin e vendimeve penale\u201d. Ky ligj i ri, i shpallur n\u00eb 16.07.2020 nga Presidenti i Republik\u00ebs, ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb 05.08.2020 duke z\u00ebvend\u00ebsuar ligjin, t\u00eb cilit i referohet SPAK-u nga padija apo q\u00ebllimisht.<\/p>\n<p>Akti juridik merr forc\u00ebn dhe vlefshm\u00ebrin\u00eb e tij, vet\u00ebm p\u00ebrmes ligjit t\u00eb koh\u00ebs kur ky akt nxirret. Pra jemi n\u00eb kushtet kur Urdhri p\u00ebr ekzekutimin e vendimit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb akt, q\u00eb ka 4 vjet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Aktet administrative, urdhrat e p\u00ebrmbaruesve, urdhrat e prokuroris\u00eb jan\u00eb vlefshme dhe t\u00eb zbatueshme p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ato mb\u00ebshteten mbi nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb caktuar ligjore, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb momentin e l\u00ebshimit t\u00eb aktit.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, Urdhri i l\u00ebshuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me dhe \u00e7do veprim i kryer nga agjent\u00ebt e policis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ekzekutuan k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit nr.8331, dat\u00eb 21.04.1998 \u201cP\u00ebr ekzekutimin e vnedimeve penale\u201d duhet t\u00eb konsiderohet i pavlefsh\u00ebm, q\u00eb nga fillimi i tyre.<\/p>\n<p>Skandali i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Gjykata ka urdh\u00ebruar Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, Byron\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit dhe Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, q\u00eb t\u00eb ekzekutojn\u00eb vendimin dhe jo njer\u00ebz me maska, t\u00eb identifikuar m\u00eb von\u00eb nga Ministri i Brendsh\u00ebm, si Forca Operacionale.<\/p>\n<p>Nga vet\u00eb pamjet filmike duket qart\u00eb se Urdhri p\u00ebr ekzekutimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit ndaj personit n\u00eb hetim Ilir Meta nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar nga oficer\u00ebt e BKH apo nga oficer\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por nga trupa me maska dhe pa distinktiv dallues, q\u00eb pretendohen se ishin Forca Speciale. Kjo vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb qart\u00eb edhe me dispozitat q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb q\u00ebllimet operacionale t\u00eb Forcave Speciale. N\u00eb urdhrin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb tij, parashikohet se \u201cMe ekzekutimin e pik\u00ebs 1 dhe 2 t\u00eb k\u00ebtij urdhri, ngarkohet Policia Gjyq\u00ebsore e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila e ka detyr\u00eb funksionale\u201d, funksion q\u00eb ligji nr.108\/2014 ia jep Forcave Speciale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se Forcat Speciale kan\u00eb shkelur ligjin dhe jo vet\u00ebm ato, por edhe autoritetet q\u00eb i kan\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb operacion jasht\u00eb kompetencave t\u00eb tyre ligjore, ndaj k\u00ebto veprime jan\u00eb t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p>Veprimi i Forcave Speciale, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me situat\u00ebn faktike t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por as me masat operacionale q\u00eb k\u00ebrkonte rasti n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb flagrante se Forcat Speciale n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tyre p\u00ebr t\u00eb ekzektuar mas\u00ebn e sigurimit, kan\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat ligjore t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb, duke shkelur autorizimin e dh\u00ebn\u00eb nga ligji p\u00ebr funksionet dhe kompetencat e tyre specifike.<\/p>\n<p>Gjithashtu ekzekutimi i vendimit nga persona t\u00eb maskuar dhe jo BKH, sipas parashikimeve t\u00eb nenit 246 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe pik\u00ebs 9 t\u00eb vendimit nr.125, dat\u00eb 20.10.2024, t\u00eb GJKKO e b\u00ebn t\u00eb pavlefsh\u00ebm gjith\u00eb ekzekutimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Shmangja nga dispozitat ligjore p\u00ebr kompetencat e BKH-s\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsimi i saj nga struktura t\u00eb tjera, q\u00eb nuk kan\u00eb juridiksionin e p\u00ebrcaktuar p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb raste t\u00eb tilla, jo vet\u00ebm bie ndesh me parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb veprimeve administrative, por gjithashtu c\u00ebnon standardet e p\u00ebrcaktuara p\u00ebr sigurin\u00eb ligjore dhe t\u00eb drejtat e subjekteve t\u00eb p\u00ebrfshira.<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb rast t\u00eb qart\u00eb t\u00eb tejkalimit t\u00eb kompetencave, q\u00eb \u00e7on n\u00eb pavlefshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb kryera m\u00eb dat\u00eb 21.10.2024 p\u00ebr arrestimin.<\/p>\n<p>Skandali tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb paligjshm\u00ebria e vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs, por \u201caf\u00ebrmendsh\u201d ato vendosin gjithmon\u00eb si\u00e7 k\u00ebrkon SPAK, ndaj nj\u00eb hetim i nisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, q\u00eb u ndoq nga nj\u00eb urdh\u00ebr \u201cArrest n\u00eb burg\u201d i paligjsh\u00ebm dhe q\u00eb u ekzekutua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme s\u2019mund t\u00eb kishte nj\u00eb gjykim t\u00eb ligjsh\u00ebm, objektiv e jo diskriminues.<\/p>\n<p>Neni 228, pika 3 e Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale parashikon se masa e sigurimit personal vendosen:<\/p>\n<p>a) kur ekzistojn\u00eb shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, bazuar n\u00eb rrethana fakti q\u00eb duhet t\u00eb tregohen posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb arsyetimin e vendimit.<\/p>\n<p>b) kur i pandehuri \u00ebsht\u00eb larguar ose ekziston rreziku q\u00eb ai t\u00eb largohet.<\/p>\n<p>c) kur p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit dhe personalitetit t\u00eb t\u00eb  pandehurit ka rrezik q\u00eb ai t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ose t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj p\u00ebr t\u00eb cilin procedohet.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet aktuale asnj\u00eb nga tre rreziqet nuk ekziston.<\/p>\n<p>Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut n\u00eb jurisprudenc\u00ebn e saj ka theksuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme se arsyetimi i gjykatave vendase do t\u00eb konsiderohet gjithmon\u00eb i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u201cabstrakt\u201d ose \u201ci bazuar n\u00eb stereotip\u201d.<\/p>\n<p>Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut thekson se personi i akuzuar p\u00ebr nj\u00eb krim duhet t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb ato raste kur shteti mund t\u00eb tregoj\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb arsye \u201ct\u00eb forta dhe t\u00eb mjaftueshme q\u00eb justifikojn\u00eb vazhdimin e mbajtjes s\u00eb personit n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, vazhdimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201cArrest n\u00eb burg\u201d vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb mundsh\u00ebm dhe rrezikut t\u00eb supozuar \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me standardet e vendosura nga GJEDNJ.<\/p>\n<p>K\u00ebto standarde t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me parimin penal t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, i japin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb mbrojtjes s\u00eb t\u00eb drejtave individuale dhe procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n<p>Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb mbrojtje proceduriale, por gur themeli i t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe parim p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs i s\u00eb drejt\u00ebs penale, duke u reflektuar qartazi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb nenin 30 t\u00eb Kushtetut\u00ebs t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb p\u00ebrcakton qart\u00eb se \u00e7do individ konsiderohet i pafajsh\u00ebm p\u00ebrderisa faj\u00ebsia e tij nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Europiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut ka theksuar se caktimi i masave kufizuese t\u00eb liris\u00eb personale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb paraburgimi, duhet t\u00eb bazohet n\u00eb prova konkrete dhe n\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pashmangshme, e jo n\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb paqart\u00eb ose spekulativ p\u00ebr rendin publik.<\/p>\n<p>Ky arsyetim vjen n\u00eb mbrojtje t\u00eb argumentit se caktimi dhe vazhdimi i zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb veprime penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn personi akuzohet, do t\u00eb c\u00ebnonte r\u00ebnd\u00eb parimin e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu standardet e zhvilluara nga jurisprudence e GJEDNJ sipas parimit \u201cin dubio pro reo\u201d k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb \u00e7do dyshim duhet t\u00eb interpretohet n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb pandehurit si pjes\u00eb integrale e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe thekson se \u00e7do barr\u00eb e prov\u00ebs bie mbi organin e akuz\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, bazimi i caktimit dhe vazhdimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr shkak t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe d\u00ebnimit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb i atribuohet asaj \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu vendimi p\u00ebr caktimin dhe vazhdimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr personin tim \u00ebsht\u00eb diskriminues, n\u00eb raport me personat e tjer\u00eb n\u00eb hetim, duke patur parasysh q\u00eb GJKKO nuk ka ofruar argument specifike.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrim ka krijuar nj\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb:<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, GJKKO nuk ka paraqitur ndonj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb detajuar se si secili nga t\u00eb dyshuarit mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb prishjen ose asgj\u00ebsimin e provave (marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb q\u00eb secili ka ushtuar funksione t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebri-tjetri) nd\u00ebrsa ka caktuar mas\u00eb ekstreme p\u00ebr personin tim krahasuar me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo tregon qart\u00eb se nuk kemi nj\u00eb qasje t\u00eb nj\u00ebtrajtshme por qartazi diskriminuese dhe p\u00ebr q\u00ebllime politike.<\/p>\n<p>N\u00ebse masa e sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d caktohet p\u00ebr shkak t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb rrezikut t\u00eb asgj\u00ebsimit t\u00eb provave nga personi n\u00eb hetim, prokurorit i lind detyrimi t\u00eb parashtroj\u00eb provat ose minimalisht natyr\u00ebn e provave, q\u00eb rrezikohen t\u00eb c\u00ebnohen nga personi n\u00eb hetim dhe rrjedhimisht gjykat\u00ebs i lind detyrimi t\u00eb arsyetoj\u00eb vendimmarrjen mbi caktimin e k\u00ebsaj mase n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 228, pika 1, g\u00ebrma a.<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019prova mund t\u00eb rrezikoj\u00eb Ilir Meta p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen absurd CEZ-DIA, q\u00eb ka 13 vjet q\u00eb hetohet e bazohet vet\u00ebm n\u00eb intervista t\u00eb sajuara nga d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb kan\u00eb problem me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7\u2019prova mund t\u00eb rrezikoj\u00eb Ilir Meta kur t\u00eb gjitha ato q\u00eb pretendon SPAK-u jan\u00eb n\u00eb celular\u00ebt e ish-bashk\u00ebshortes time dhe grupit t\u00eb saj t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb cilat SPAK i disponon prej 11 muajsh.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se i gjith\u00eb ky process rr\u00ebmbimi politik dhe t\u00eb gjitha veprimet e paligjshme nga Prokuroria, Policia dhe Gjykata af\u00ebrmendsh kan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllim politik, izolimin e paligjsh\u00ebm ekstrem t\u00eb Ilir Met\u00ebs, si President i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, me q\u00ebllim pengimin e aktivitetit t\u00eb saj opozitar, por edhe favorizimin e peronsave q\u00eb jan\u00eb kapur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb vepruar t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb regjimit mafioz p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar Partin\u00eb e Liris\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb rrethanave leht\u00ebsuese p\u00ebr veprimet e paligjshme q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Arrestimi i paligjsh\u00ebm dhe banditesk i 21 Tetorit \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm shfaqja, por edhe thelbi kriminal i nj\u00eb procesi t\u00eb t\u00ebr\u00eb hetimor bazuar n\u00eb montime politike, d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb e me probleme me drejt\u00ebsin\u00eb dhe ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij r\u00ebn\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr shkak t\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe mendjeleht\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kthyer n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb regjimit p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb \u00ebndrrat dhe shpresat e atyre q\u00eb i mb\u00ebshtet\u00ebn me idealiz\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/10\/ka-kritika-per-arrestimin-meta-i-shqetesuar-per-burgun-cprova-mund-te-prish-kur-jane-ne-telefonin-e-ishit-tim\/\">Ka kritika p\u00ebr arrestimin, Meta i shqet\u00ebsuar p\u00ebr burgun: \u00c7\u2019prova mund t\u00eb prish kur jan\u00eb n\u00eb telefonin e ishit tim?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ilir Meta edhe pse n\u00eb qelin\u00eb e burgut \u201c313\u201d ka gjetur s\u00ebrish nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me qytetar\u00ebt.N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb publikuar n\u00eb rrjetet sociale, Meta komenton m\u00ebnyr\u00ebn sesi u arrestua dhe pse \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebrmend edhe pse pa em\u00ebr, ish-bashk\u00ebshorten e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2644","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2644","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2644"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2644\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2644"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2644"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2644"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}