{"id":2643,"date":"2024-10-31T06:59:08","date_gmt":"2024-10-31T06:59:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/ambasadori-i-be-mesazh-komisionit-xhafaj-korniza-kushtetuese-e-reformes-ne-drejtesi-e-2016-s-e-panegociueshme-mos-e-prekni\/"},"modified":"2024-10-31T06:59:08","modified_gmt":"2024-10-31T06:59:08","slug":"ambasadori-i-be-mesazh-komisionit-xhafaj-korniza-kushtetuese-e-reformes-ne-drejtesi-e-2016-s-e-panegociueshme-mos-e-prekni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/31\/ambasadori-i-be-mesazh-komisionit-xhafaj-korniza-kushtetuese-e-reformes-ne-drejtesi-e-2016-s-e-panegociueshme-mos-e-prekni\/","title":{"rendered":"Ambasadori i BE, mesazh Komisionit \u201cXhafaj\u201d: Korniza kushtetuese e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi e 2016-s, e panegociueshme. Mos e prekni!"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato tregon se vija e kuqe e Brukselit \u00ebsht\u00eb aty ku nis minimi i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top Channel ai thot\u00eb se ishte pik\u00ebrisht kjo reform\u00eb e miratuar me konsensus q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur hapjen e negociatave.<\/p>\n<p><strong>Gazetari: Z. Ambasador, Komisioni i BE-s\u00eb po b\u00ebn nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse mund ta themi k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr qeverin\u00eb shqiptare. Kapitulli i par\u00eb u hap nga Plani i Rritjes. Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm, Shqip\u00ebria do t\u00eb marr\u00eb 920 milion\u00eb euro. Por opozita ka nj\u00eb lexim rr\u00ebnj\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb realitetit shqiptar, duke e konsideruar SPAK-un nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, q\u00eb sh\u00ebrben n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryeministrit Rama, me tre opozitar\u00eb, nj\u00ebri n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe dy n\u00eb burg, duke k\u00ebrkuar vazhdimisht mosbindje civile. Cili \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori:<\/strong>\u00a0<em>S\u00eb pari, le t\u00eb fillojm\u00eb me gj\u00ebrat pozitive, sepse un\u00eb jam njeri pozitiv. Nuk ka dyshim, dhe kjo \u00ebsht\u00eb mjaft e rrall\u00eb, nuk ka dyshim q\u00eb ka mb\u00ebshtetje nd\u00ebrpartiake p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb prerogativ\u00eb e Partis\u00eb Socialiste apo e Partis\u00eb Demokratike. T\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se ky \u00ebsht\u00eb plani A, dhe t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se nuk ka plan B. Dhe kjo e b\u00ebn pun\u00ebn time, p\u00ebr shembull, jasht\u00ebzakonisht motivuese, t\u00eb jem i sinqert\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse e dua at\u00eb. Keni v\u00ebrtet t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb thoni se ka lexime t\u00eb ndryshme t\u00eb situat\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Por kur Komisioni Evropian publikon vler\u00ebsimin e tij p\u00ebr gjendjen n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe raporti i ri vjetor do t\u00eb dal\u00eb nes\u00ebr, ai shikon t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm qeveria, \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria ajo q\u00eb po vler\u00ebsojm\u00eb, le t\u00eb themi, performanca e Shqip\u00ebris\u00eb dhe e gjith\u00eb institucioneve t\u00eb saj. Ndaj do ta kund\u00ebrshtoja interpretimin se po tregohemi t\u00eb mir\u00eb me qeverin\u00eb dhe jo t\u00eb mir\u00eb me opozit\u00ebn. Ne po e vler\u00ebsojm\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb sistem shtet\u00ebror.<\/em><\/p>\n<p><em>Jam n\u00eb dijeni t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb opozit\u00ebs. Kam shprehur ndonj\u00ebher\u00eb mendime p\u00ebr disa ankesa t\u00eb tyre, p\u00ebr shembull, n\u00eb lidhje me Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb e kuqe \u00ebsht\u00eb kur fillon t\u00eb minohet apo t\u00eb vihet n\u00eb dyshim reforma n\u00eb drejt\u00ebsi e vitit 2016. P\u00ebr ne, ajo reform\u00eb ishte ky\u00e7e p\u00ebr fillimin e procesit t\u00eb negociatave me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kjo nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb dyshim. Ju e dini, un\u00eb kurr\u00eb nuk komentoj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje individuale gjyq\u00ebsore. Nuk \u00ebsht\u00eb puna ime, v\u00ebrtet. Un\u00eb mendoj se drejt\u00ebsia duhet t\u00eb lejohet t\u00eb ndjek\u00eb rrug\u00ebn e saj. Kam besim te sistemi q\u00eb u vendos n\u00eb vitin 2016 dhe sigurisht q\u00eb ishte revolucionar.<\/em><\/p>\n<p><em>E dini, e gjith\u00eb kjo, edhe vetingu i magjistrat\u00ebve vazhdon ende. Shpresojm\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb shum\u00eb shpejt. Por ishte nj\u00eb revolucion p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Duhet ta lejoni t\u00eb konsolidohet. Duhet ta lejoni t\u00eb sjell\u00eb fryte. Dhe n\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani, \u00ebsht\u00eb ta forcojm\u00eb at\u00eb reform\u00eb, ta thellojm\u00eb at\u00eb. Jo t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb v\u00ebm\u00eb n\u00eb dyshim parimet e saj. Arkitektura q\u00eb u vendos, q\u00eb garanton q\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i pavarur nga parlamenti dhe qeveria, pra i pavarur nga sistemi politik, \u00ebsht\u00eb absolutisht ky\u00e7 p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe, e dini, ajo q\u00eb m\u00eb ngush\u00ebllon \u00ebsht\u00eb t\u00eb shoh se, sipas sondazheve t\u00eb b\u00ebra koh\u00ebt e fundit, besimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb po rritet. Dhe \u00ebsht\u00eb absolutisht thelb\u00ebsore. N\u00ebse njer\u00ebzit nuk kan\u00eb besim tek institucionet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, ata thjesht largohen. Sepse nuk mendoj se t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb largohen thjesht se nuk gjejn\u00eb pun\u00eb. Ekonomia po ec\u00ebn relativisht mir\u00eb, ka vende pune. Por ata nuk mendojn\u00eb se sistemi, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, i lejon t\u00eb zhvillohen, i lejon t\u00eb arrijn\u00eb ambiciet e tyre, thjesht bazuar n\u00eb meritat e tyre. Ata mendojn\u00eb se sistemi \u00ebsht\u00eb, n\u00eb fakt, nj\u00eb sistem i korruptuar. Pra, roli i gjyq\u00ebsorit k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb absolutisht thelb\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gazetari: Ambasador, me t\u00eb drejt\u00eb that\u00eb m\u00eb her\u00ebt se nuk komentoni p\u00ebr rastet individuale t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por si e shihni rezultatin e fundit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, nj\u00ebkoh\u00ebsisht sulmet e vazhdueshme ndaj kreut t\u00eb k\u00ebtij institucioni, zotit Altin Dumani?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori:<\/strong>\u00a0<em>Pra, ju e dini q\u00eb un\u00eb nuk komentoj, at\u00ebher\u00eb pse m\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb komentoj? Por jo, po b\u00ebj shaka. Nuk do t\u00eb komentoj. E vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ka nj\u00eb faktor q\u00eb ka ndikuar n\u00eb vler\u00ebsimin e situat\u00ebs n\u00eb sektorin e sundimit t\u00eb ligjit nga Bashkimi Evropian, jan\u00eb pik\u00ebrisht rezultatet q\u00eb po arrin SPAK-u. Dhe si\u00e7 thash\u00eb, mendoj se duhet ta lejojm\u00eb SPAK-un t\u00eb punoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Absolutisht nuk duhet t\u00eb tolerojm\u00eb sulme personale ndaj disa prej p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve t\u00eb pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Ne duhet t\u2019i mbrojm\u00eb ata. Dhe ky \u00ebsht\u00eb padyshim pozicioni im p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong>Gazetari: M\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se gjat\u00eb nj\u00eb takimi me donator\u00ebt dhe kreun e SPAK-ut, zotin Altin Dumani, ju that\u00eb, citoj: \u201cSPAK-u po luan nj\u00eb rol ky\u00e7 dhe vendimtar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE\u201d. Ju lutem, mund ta shtjelloni pak m\u00eb tej deklarat\u00ebn tuaj n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori:<\/strong>\u00a0<em>Po, \u00ebsht\u00eb mjaft e qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebrkesat q\u00eb vjen nga BE-ja \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb historik solid p\u00ebr sa i p\u00ebrket rasteve t\u00eb ndjekjes penale kund\u00ebr rasteve t\u00eb korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe fakti q\u00eb SPAK-u ka nisur ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb absolutisht nj\u00eb shenj\u00eb pozitive. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb se reforma po funksionon dhe po jep frytet e saj.<\/em><\/p>\n<p>Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb edhe komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm \u201cXhafaj\u201d sa i p\u00ebrket Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas tij, arkitektura aktuale kushtetuese \u00ebsht\u00eb e panegociueshme.<\/p>\n<p><strong>Gazetari: Dhe pyetja ime e fundit. Z. Fatmir Xhafaj, Kryetar i Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Qeverisje t\u00eb Mir\u00eb dhe Antikorrupsion, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media tha se nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimeve kushtetuese n\u00ebse ekspert\u00ebt e k\u00ebtij komisioni do ta rekomandojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. \u00c7far\u00eb mendoni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ambasadori:<\/strong>\u00a0<em>Ju e dini q\u00eb ne vendos\u00ebm t\u00eb marrim pjes\u00eb duke i ofruar ekspertiz\u00eb Komisionit p\u00ebr ta udh\u00ebhequr dhe mb\u00ebshtetur n\u00eb diskutimet e tij. Dhe nj\u00eb nga kushtet e qarta p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ofert\u00eb ishte q\u00eb Komisioni t\u00eb mos vinte n\u00eb dyshim arkitektur\u00ebn aktuale kushtetuese. Dhe kur flas p\u00ebr arkitektur\u00ebn kushtetuese, kam parasysh situat\u00ebn aktuale q\u00eb e sheh sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb pavarur nga legjislativi dhe ekzekutivi. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e negociueshme.<\/em><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ambasadori-gonzato-mesazh-komisionit-xhafaj-korniza-kushtetuese-e-reformes-ne-drejtesi-e-2016-s-e-panegociueshme-mos-e-prekni\/\">Ambasadori i BE, mesazh Komisionit \u201cXhafaj\u201d: Korniza kushtetuese e Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi e 2016-s, e panegociueshme. Mos e prekni!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadori i BE-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato tregon se vija e kuqe e Brukselit \u00ebsht\u00eb aty ku nis minimi i Reform\u00ebs n\u00eb Drejt\u00ebsi t\u00eb vitit 2016. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Top Channel ai thot\u00eb se ishte pik\u00ebrisht kjo reform\u00eb e miratuar me konsensus q\u00eb b\u00ebri t\u00eb mundur hapjen e negociatave. Gazetari: Z. Ambasador, Komisioni i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2643","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2643","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2643"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2643\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2643"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2643"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2643"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}