{"id":26298,"date":"2025-06-15T15:48:35","date_gmt":"2025-06-15T15:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/15\/katolike-e-krahut-te-djathte-dhe-liberale-le-figaro-metoda-fituese-e-giorgia-melonit-ne-itali\/"},"modified":"2025-06-15T15:48:35","modified_gmt":"2025-06-15T15:48:35","slug":"katolike-e-krahut-te-djathte-dhe-liberale-le-figaro-metoda-fituese-e-giorgia-melonit-ne-itali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/15\/katolike-e-krahut-te-djathte-dhe-liberale-le-figaro-metoda-fituese-e-giorgia-melonit-ne-itali\/","title":{"rendered":"\u201cKatolike e krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe liberale\u201d, Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit n\u00eb Itali"},"content":{"rendered":"<p>Ajo q\u00ebndron aty, krejt drejt, me krah\u00ebt e mbledhur p\u00ebrpara trupit. Xhaketa e saj e bardh\u00eb e zbukuruar me nj\u00eb kokard\u00eb tringjyr\u00ebshe bie n\u00eb sy mes kostumeve dhe uniformave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb burrave q\u00eb e rrethojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e shkall\u00ebve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt altarit t\u00eb Atdheut, k\u00ebtij monumenti masiv q\u00eb roman\u00ebt e quajn\u00eb \u2013 p\u00ebr shkak t\u00eb form\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb \u00e7uditshme \u2013 \u201cmakina e shkrimit\u201d, Giorgia Meloni, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb nga zgjedhja e saj n\u00eb krye t\u00eb qeveris\u00eb, kremton fest\u00ebn e Republik\u00ebs italiane.<\/p>\n<p>Sigurisht, kryeministrja nuk \u00ebsht\u00eb figura qendrore politike e k\u00ebtyre ceremonive ku italian\u00ebt p\u00ebrkujtojn\u00eb referendumin institucional t\u00eb 2 qershorit 1946, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb lindjen e Republik\u00ebs italiane.<\/p>\n<p>Ky rol i takon kreut t\u00eb shtetit, Sergio Mattarella, i cili ngjit shkall\u00ebt p\u00ebr t\u00eb vendosur lule mbi varrin e ushtarit t\u00eb panjohur, p\u00ebrpara se t\u00eb z\u00ebr\u00eb vendin e nderit n\u00eb tribun\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur parad\u00ebn ushtarake.<\/p>\n<p>Entuziaz\u00ebm tringjyr\u00ebsh<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr Giorgia Meloni-n, e cila drejton qeverin\u00eb q\u00eb nga 22 tetori 2022, ky akt ceremonial ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>E dal\u00eb nga radh\u00ebt e ish-partis\u00eb neofashiste (Movimento Sociale Italiano, MSI), ajo \u00ebsht\u00eb dyfish n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, sepse ngjarja q\u00eb p\u00ebrkujtohet sh\u00ebnon rilindjen e Italis\u00eb mbi rr\u00ebnojat e regjimit t\u00eb Musolinit, udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb cilit figura t\u00eb larta t\u00eb partis\u00eb s\u00eb saj historike i jan\u00eb referuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ajo duhet t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do shprehje nostalgjike.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb patriotizmi dhe entuziazmi komb\u00ebtar tringjyr\u00ebsh, ajo duhet t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do teprim nacionalist q\u00eb mund t\u00eb interpretohet si nj\u00eb fyerje ndaj Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb pothuajse verore n\u00eb kryeqytetin italian, t\u00eb p\u00ebrshkruar nga nj\u00eb diell i ndritsh\u00ebm, Giorgia Meloni nuk b\u00ebn asnj\u00eb gabim, si\u00e7 ndodh shpesh me t\u00eb. Shtypi do t\u00eb mbaj\u00eb mend fjalin\u00eb e saj me nj\u00eb stil q\u00eb i ngjan atij t\u00eb Churchill-it: \u201cItalian\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb popull krenar, i aft\u00eb t\u00eb ringrihet edhe pas provave m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira.\u201d<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se dy vjet\u00ebsh e gjysm\u00eb n\u00eb pushtet, gruaja e par\u00eb q\u00eb qeveris Italin\u00eb l\u00eb mbresa si tek aleat\u00ebt, ashtu edhe tek kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb sistem politik t\u00eb prirur p\u00ebr kriza t\u00eb vazhdueshme, intriga makiavelike dhe tradhtiv, ajo duket se po e drejton vark\u00ebn me dor\u00eb t\u00eb sigurt, duke u dh\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj nj\u00eb ndjesi stabiliteti t\u00eb paprecedent\u00eb.<\/p>\n<p>Sondazhet e v\u00ebrtetojn\u00eb: partia e saj Fratelli d\u2019Italia (FdI) mbetet forca e par\u00eb politike n\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb majin e kaluar, mesatarja e p\u00ebrkrahjes s\u00eb vot\u00ebd n\u00eb favor t\u00eb saj arrinte n\u00eb 30.3% (krahasuar me 26% n\u00eb zgjedhjet legjislative t\u00eb vitit 2022 dhe\u2026 vet\u00ebm 2% n\u00eb vitin 2013). Partia Demokratike, forca kryesore e s\u00eb majt\u00ebs, q\u00ebndron 8 pik\u00eb prapa me 22.3%.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb shumic\u00eb, ata jan\u00eb t\u00eb distancuar: Forza Italia, partia e themeluar nga Berlusconi, merr 8.6% t\u00eb votave, nd\u00ebrsa Liga e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Matteo Salvini ndodhet n\u00eb 8.5%.<\/p>\n<p>Fundjava e kaluar e pa madje kryeministren t\u00eb fitonte edhe nj\u00eb tjet\u00ebr betej\u00eb politike.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb saj, referendumi mbi nj\u00eb ligj m\u00eb t\u00eb but\u00eb p\u00ebr natyralizimet e t\u00eb huajve, i mb\u00ebshtetur nga e majta, nuk arriti \u2013 as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi \u2013 kuorumin e nevojsh\u00ebm t\u00eb votuesve (m\u00eb shum\u00eb se 50%) p\u00ebr t\u2019u konsideruar i vlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cGiorgia Meloni, m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb sesa nj\u00eb ideologji,\u201d vler\u00ebson Gilles Gressani, intelektual italian dhe drejtues i revist\u00ebs Le Grand Continent.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kontekstin italian, ku sistemi politik \u00ebsht\u00eb i brisht\u00eb dhe funksionon me cikle shum\u00eb t\u00eb shkurtra, ajo ka arritur t\u00eb sjell\u00eb stabilitet n\u00eb pushtet.\u201d<\/p>\n<p>Pas r\u00ebnies s\u00eb Silvio Berlusconit n\u00eb vitin 2011 \u2013 kur p\u00ebrfundoi mandati i tij i fundit si kryeminist\u00ebr \u2013 qendra e djatht\u00eb italiane dukej se kishte mbetur pa nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb besuesh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb drejtonte vendin. Pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb ylli i Giorgia Melonit filloi t\u00eb ngjitej.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2012, n\u00eb mosh\u00ebn 35-vje\u00e7are, ajo themeloi partin\u00eb Fratelli d\u2019Italia (V\u00ebllez\u00ebrit e Italis\u00eb \u2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu titulli i himnit komb\u00ebtar italian).<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb her\u00ebt, ajo pati refuzuar t\u2019i bashkohej mentorit t\u00eb saj, Gianfranco Fini, njeriu q\u00eb kishte shnd\u00ebrruar partin\u00eb neofashiste MSI n\u00eb Aleanc\u00ebn Komb\u00ebtare p\u00ebr ta shk\u00ebputur nga mbetjet e fundit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Musolinit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb p\u00ebrplasjeje t\u00eb ashp\u00ebr me Berlusconin, Fini kishte krijuar nj\u00eb formacion t\u00eb ri dhe kishte tentuar t\u00eb t\u00ebrhiqte deputet\u00ebt e Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare. Meloni i kishte kthyer shpin\u00ebn.<\/p>\n<p>Pun\u00ebtore, e aft\u00eb dhe elokuente, ajo b\u00ebri shpejt vend mes lider\u00ebve politik\u00eb italian\u00eb. Me nj\u00eb strategji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ajo arriti ta \u00e7onte partin\u00eb e saj drejt fitores p\u00ebr m\u00eb pak se dhjet\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Ndryshe nga Fini, ajo vazhdoi t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb ton nacionalist, armiq\u00ebsor ndaj Bashkimit Evropian dhe euros.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha, ajo q\u00ebllimisht mbeti e paqart\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket q\u00ebndrimit t\u00eb saj ndaj trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb fashizmit.<\/p>\n<p>Gruaja e par\u00eb q\u00eb ka qeverisur Italin\u00eb impresionon si aleat\u00ebt, ashtu edhe kund\u00ebrshtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fushatave, fjalimet e saj t\u00eb ashpra kund\u00ebr emigracionit t\u00eb paligjsh\u00ebm, mbrojtja e politikave p\u00ebr familjen dhe kund\u00ebrshtimi i teorive t\u00eb gjinis\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura nga e majta, t\u00ebrhoq\u00ebn nj\u00eb audienc\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Dhe Giorgia Meloni nuk hezitoi t\u00eb thyej\u00eb disa tabu italiane q\u00eb vet\u00ebm Silvio Berlusconi kishte guxuar t\u2019i vinte n\u00eb diskutim m\u00eb par\u00eb: integrimin evropian dhe monedh\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzimet absurde t\u00eb Brukselit, dominimi i pajustifikuar i \u00e7iftit franko-gjerman dhe, ve\u00e7an\u00ebrisht, ankesat ndaj Franc\u00ebs, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb refren tipik \u201cmelonian\u201d, i duartrokitur nga elektorati i saj.<\/p>\n<p>Kur qeveria e Mario Draghit ra n\u00eb korrik 2022, Fratelli d\u2019Italia ishte tashm\u00eb partia udh\u00ebheq\u00ebse e t\u00eb djatht\u00ebs. Dy muaj m\u00eb von\u00eb, koalicioni i qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb q\u00eb ajo drejton me dor\u00eb t\u00eb hekurt, triumfoi duke marr\u00eb rreth 44% t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet p\u00ebr t\u00eb dyja dhomat e Parlamentit \u2013 q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb 237 deputet\u00eb nga 400 dhe 115 senator\u00eb nga 200.<\/p>\n<p>Giorgia Meloni mund t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme<\/p>\n<p>\u201cTechno-sovranizmi\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb nj\u00eb t\u00eb majte t\u00eb ndar\u00eb thell\u00ebsisht dhe me aleat\u00eb (Forza Italia, Liga) q\u00eb ajo e dominon, Giorgia Meloni ka vendosur \u201cmetod\u00ebn e saj\u201d. Gilles Gressani i ka v\u00ebn\u00eb asaj etiket\u00ebn ndri\u00e7uese t\u00eb \u201ctechno-sovranizmit\u201d.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, ajo ka modifikuar disa nga deklaratat m\u00eb radikale t\u00eb fushat\u00ebs duke iu p\u00ebrmbajtur kufizimeve teknokratike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka mbajtur fort bindjet e saj sovraniste.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e dukshme n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb, Giorgia Meloni e ka kuptuar q\u00eb financat publike italiane kishin nevoj\u00eb jetike p\u00ebr 208 miliard\u00eb eurot e fondeve evropiane t\u00eb ndara p\u00ebr Italin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes post-Covid, t\u00eb quajtur Next Generation EU.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ajo nuk heziton t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb ndaj partner\u00ebve q\u00eb, nd\u00ebr vite, ishin m\u00ebsuar t\u00eb gjenin bashk\u00ebbisedues italian\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Franca ka qen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht viktim\u00eb e k\u00ebsaj qasjeje, pasi Giorgia Meloni nuk ka hezituar t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl me Emmanuel Macron.<\/p>\n<p>E akuzuar p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Italis\u00eb nga diskutimet p\u00ebr Ukrain\u00ebn, Franca \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt kritikash t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Nga ana franceze, presidenti i Republik\u00ebs, ashtu si G\u00e9rald Darmanin \u2013 n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ende minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm \u2013 kan\u00eb kritikuar ashp\u00ebr Italin\u00eb p\u00ebr iniciativ\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar emigrant\u00ebt e paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kamp ndalimi n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 3 qershor, n\u00eb mbr\u00ebmje, Emmanuel Macron udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb saj, p\u00ebr t\u2019u takuar me Giorgia Melonin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb afronin q\u00ebndrimet e tyre para samiteve t\u00eb ndryshme t\u00eb qershorit, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb G7-\u00ebs n\u00eb Kanada dhe t\u00eb NATO-s \u2013 ku Donald Trump ka nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Giorgia Melonin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjest pajtimi ndaj Rom\u00ebs dhe nj\u00eb pik\u00eb pozitive p\u00ebr kryeministren, e cila tregoi para bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb saj se vendosm\u00ebria ndaj Franc\u00ebs mund t\u00eb jap\u00eb rezultate\u2026<\/p>\n<p>N\u00ebse Giorgia Meloni \u00ebsht\u00eb futur kaq shpejt dhe me nj\u00ebfar\u00eb suksesi n\u00eb rolin e kryeministres, kjo ka ndodhur sepse ajo ka p\u00ebrfituar nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb konsiderueshme politike q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, ajo iu bashkua Fronte della Giovent\u00f9, organizata e t\u00eb rinjve e partis\u00eb neofashiste MSI.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1996, n\u00eb mosh\u00ebn 19-vje\u00e7are, ajo ishte n\u00eb krye t\u00eb Azione Studentesca, nj\u00eb l\u00ebvizje studentore e Aleanc\u00ebs Komb\u00ebtare (AN), pasardh\u00ebse e MSI-s\u00eb. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, ajo u zgjodh n\u00eb k\u00ebshillin e provinc\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs.<\/p>\n<p>E zbuluar nga Gianfranco Fini, lider i AN-s\u00eb, ajo u b\u00eb deputete n\u00eb mosh\u00ebn 29-vje\u00e7are, pastaj u em\u00ebrua n\u00ebnpresidente e Dhom\u00ebs.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy vjet m\u00eb pas, Silvio Berlusconi \u2013 i bindur edhe ai nga talenti i saj \u2013 i besoi asaj postin e Ministres s\u00eb Rinis\u00eb. Giorgia Meloni u b\u00eb, n\u00eb mosh\u00ebn 31-vje\u00e7are, ministrja m\u00eb e re n\u00eb historin\u00eb italiane.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebsaj karriere kometare, ajo fitoi shpejt njohje tek zgjedh\u00ebsit. Ndryshe nga ajo q\u00eb ndodh n\u00eb Evrop\u00eb me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme, votimi p\u00ebr t\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb akt guximi, madje as nj\u00eb hedhje drejt t\u00eb panjohur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb provuar tashm\u00eb n\u00eb veprim dhe dihet se \u00ebsht\u00eb e aft\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-ministri i saj i Kultur\u00ebs, gazetari dhe eseisti Gennaro Sangiuliano, tregon se ajo e kishte impresionuar q\u00eb n\u00eb takimin e par\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cKisha shkuar t\u00eb mbaja nj\u00eb konferenc\u00eb para t\u00eb zgjedhurve t\u00eb provinc\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs,\u201d thot\u00eb ai. \u201cN\u00eb nj\u00eb moment, citova nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb filozofit spanjoll Jos\u00e9 Ortega y Gasset.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, nj\u00eb vajz\u00eb e re m\u00eb k\u00ebrkoi referenc\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb citatit. Ishte Giorgia Meloni.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb bien dakord p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb punuar dhe p\u00ebr njohurit\u00eb e saj t\u00eb thella mbi dosjet.<\/p>\n<p>\u201cAjo komunikon jasht\u00ebzakonisht mir\u00eb\u201d, thot\u00eb Piero Fassino, nj\u00eb figur\u00eb e s\u00eb majt\u00ebs, deputet i Partis\u00eb Demokratike dhe ish-kryetar bashkie i Torinos.<\/p>\n<p>Dhe ajo punon shum\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb theksojn\u00eb gjithashtu an\u00ebn e saj t\u00eb fort\u00eb, madje t\u00eb ashp\u00ebr, q\u00eb mund t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb frik\u00eb tek ata q\u00eb do t\u00eb guxonin ta kund\u00ebrshtonin.<\/p>\n<p>Logjika e besnik\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Ky tipar karakteri nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb cil\u00ebsi. Aleat\u00ebt dhe kund\u00ebrshtar\u00ebt i kritikojn\u00eb faktin q\u00eb ajo qeveris me nj\u00eb rreth shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Rom\u00eb, theksohet se motra e saj, Arianna, kontrollon sekretariatin politik t\u00eb Pallatit Chigi, selia e Kryeministris\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe Giorgia Meloni ia ka besuar portofolin e Bujq\u00ebsis\u00eb, Francesco Lollobrigida-s, i cili \u00ebsht\u00eb partneri i Ariann\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAjo i jep p\u00ebrpar\u00ebsi besnik\u00ebris\u00eb para merit\u00ebs,\u201d shpreh keqardhjen Alessandro De Angelis, editorialist i gazet\u00ebs La Stampa, \u201cdhe kjo e kufizon shum\u00eb stafin politik mbi t\u00eb cilin ajo mund t\u00eb mb\u00ebshtetet\u201d.<\/p>\n<p>Piero Fassino konfirmon se Fratelli d\u2019Italia i mungon figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike dhe se kjo reflektohet n\u00eb zgjedhjet lokale dhe rajonale, t\u00eb fituara nga e majta, pavar\u00ebsisht popullaritetit t\u00eb Giorgia Melonit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parlamentar i njohur tregon se si ajo e largoi Giulio Tremontin, ish-ministrin e pal\u00ebkundur t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Financave n\u00eb koh\u00ebn e Berlusconit: \u201cTremonti e la partin\u00eb e Berlusconit p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Fratelli d\u2019Italia, \u2013 tregon ai. \u2013 Ai mendonte se do ta eliminonte leht\u00ebsisht Melonin dhe do t\u00eb merrte drejtimin e qeveris\u00eb pas fitores zgjedhore t\u00eb vitit 2022. Por ajo e kuptoi k\u00ebt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Rezultati: Giulio Tremonti \u2013 profesor universiteti dhe nj\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb sistemit fiskal n\u00eb Itali \u2013 p\u00ebrfundoi thjesht si kryetar i Komisionit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme n\u00eb Dhom\u00ebn e Deputet\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb veri t\u00eb Vatikanit, lagjja Trionfale, bastioni elektoral i Fratelli d\u2019Italia, grumbullon shum\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb \u201cLa Meloni\u201d. Ata e p\u00eblqejn\u00eb stilin e saj.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb p\u00eblqen gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebn,\u201d thot\u00eb Danilo, 52 vje\u00e7, pronar i barit Memo, \u201cve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e emigracionit. Ishte koha p\u00ebr t\u00eb vepruar.\u201d<\/p>\n<p>Patrizia Rossi, 45 vje\u00e7, q\u00eb shet fruta dhe perime n\u00eb tregun e mbuluar, lavd\u00ebron an\u00ebn e saj n\u00ebn\u00ebrore: \u201cAjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mamma. Ka nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb e rrit e vetme, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebna e saj p\u00ebr t\u00eb dhe motr\u00ebn.\u201d<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00eb, si Alessandro, 59 vje\u00e7, nj\u00eb kasap, theksojn\u00eb se Meloni do t\u00eb rikthej\u00eb sigurin\u00eb dhe rendin n\u00eb vend. Giorgia Meloni madje zgjon edhe ndjenja solidariteti fem\u00ebror, ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb papritura.<\/p>\n<p>Angela Mariotti, pronare e restorantit t\u00eb famsh\u00ebm Piacere Molise, thot\u00eb: \u201cAjo \u00ebsht\u00eb objekt i kaq shum\u00eb sulmeve, saq\u00eb kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr mua. Nuk do t\u00eb trajtohej kurr\u00eb nj\u00eb burr\u00eb si\u00e7 trajtohet ajo.\u201d\/ Le Figaro<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/katolike-e-krahut-te-djathte-dhe-liberale-le-figaro-metoda-fituese-e-giorgia-melonit-ne-itali\/\">\u201cKatolike e krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe liberale\u201d, Le Figaro: Metoda fituese e Giorgia Melonit n\u00eb Itali<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo q\u00ebndron aty, krejt drejt, me krah\u00ebt e mbledhur p\u00ebrpara trupit. Xhaketa e saj e bardh\u00eb e zbukuruar me nj\u00eb kokard\u00eb tringjyr\u00ebshe bie n\u00eb sy mes kostumeve dhe uniformave t\u00eb err\u00ebta t\u00eb burrave q\u00eb e rrethojn\u00eb. N\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e shkall\u00ebve q\u00eb \u00e7ojn\u00eb drejt altarit t\u00eb Atdheut, k\u00ebtij monumenti masiv q\u00eb roman\u00ebt e quajn\u00eb \u2013 p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26298","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26298"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26298\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}