{"id":26133,"date":"2025-06-14T14:49:41","date_gmt":"2025-06-14T14:49:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/komisari-qe-rrefen-ne-emer-te-drites\/"},"modified":"2025-06-14T14:49:41","modified_gmt":"2025-06-14T14:49:41","slug":"komisari-qe-rrefen-ne-emer-te-drites","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/komisari-qe-rrefen-ne-emer-te-drites\/","title":{"rendered":"\u2018Komisari\u2019 q\u00eb rr\u00ebfen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drit\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Monika Stafa\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebshtrim kritik mbi librin me tregime \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjakut\u201d t\u00eb Ahmet Prencit<\/p>\n<p>Gjithkush nga ju i mban mend sekuencat e nj\u00eb televizioni grek q\u00eb pat\u00ebn filmuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997 nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shqiptar q\u00eb shkrehte n\u00eb aj\u00ebr, plumbat me nj\u00eb automatik n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb asesi nuk duhej publikuar. P\u00ebr shkak t\u00eb Kodit t\u00eb Etik\u00ebs; p\u00ebr shkak t\u00eb Kodit t\u00eb familjes por dhe shum\u00eb kodeve t\u00eb tjera, q\u00eb ata q\u00eb n\u00ebnshkruan disa t\u00eb drejta aty nga fillimi i Mesjet\u00ebs me Magna Carta-n e kishin nj\u00eb arsye: njer\u00ebzit t\u00eb pushonin s\u00eb vrari apo s\u00eb p\u00ebrndjekuri nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Por a i pushoi njer\u00ebzimi krimet kund\u00ebr sho-shoqin?<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb dhe sot. P\u00ebrgjakjet vazhdojn\u00eb. Sot bota \u00ebsht\u00eb hapur dhe ne shohim cdo dit\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb pangr\u00ebn\u00eb, t\u00eb vrar\u00eb dhe t\u00eb varf\u00ebr. Mendoni deri sot, n\u00eb shek. e 21 -t\u00eb asgj\u00eb nuk ka ndryshuar si at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ndyshoi asgj\u00eb edhe n\u00eb vitin 1997. As n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 n\u00eb ish- Jugosllavi. As n\u00eb vitin 1999 n\u00eb Kosov\u00eb dhe as sot n\u00eb Ukrain\u00eb e Gaza.<\/p>\n<p>Izrael apo dhe Iran. Njeriu eci shum\u00eb me revolucionet q\u00eb i p\u00ebrdori n\u00eb interes t\u00eb tij. B\u00ebri gjithcka t\u00eb p\u00ebrmbushte egon e tij por jo t\u2019i jepte fund luftrave dhe konflikteve. Gjakut t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe arm\u00ebve po ashtu.<\/p>\n<p>Lufta, masakrat, gjaku dhe dhuna kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gjith\u00ebher\u00ebt n\u00eb prov\u00eb raportin q\u00eb njeriu ka me tok\u00ebn, me bashk\u00ebsin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai jeton. M\u00eb s\u00eb shumti i luhatur mes detyrimit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i mir\u00eb apo i keq, i v\u00ebrtet\u00eb apo i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, skllav i forcave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se ai apo mbrojt\u00ebs i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund cfar\u00eb ka mbetur prej tij \u2026 \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish\u2026 ai, mes dilemave, dyshimeve, pabesis\u00eb se jeta nuk qenka asgj\u00eb vec pasuris\u00eb dhe pushtetit.<\/p>\n<p>Dhe ka ndodhur kjo kudo. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ku je. N\u00eb New Jork, n\u00eb Rom\u00eb apo dhe n\u00eb Azi e Jeruzalem. Asgj\u00eb nuk ka ndryshuar q\u00eb prej filles\u00ebs. Njeriu \u00ebsht\u00eb rritur por ai ende ka mbetur i pari, mbart\u00ebs i gjeneve t\u00eb Kainit.<\/p>\n<p>Sot na ka ardhur nj\u00eb lib\u00ebr i vecant\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb lib\u00ebr me d\u00ebshmi apo i praruar me vlera artistike m\u00eb nxiti t\u00eb mendoj. T\u00eb mendoj se cfar\u00eb jemi ne?<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjakut\u2019 \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj bote q\u00eb na rrethon cdo dit\u00eb, cdo koh\u00eb e cdo rresht. Mund t\u00eb ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushk\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vdekjes\u2026 nuk p\u00ebrb\u00ebn asnj\u00eb ndryshim. Por autori zgjodhi \u2018gjakun\u2019 si njeri i s\u00eb drejt\u00ebs. Por jo vet\u00ebm. Edhe si njeri i brisht\u00eb q\u00eb kjo tok\u00eb, kjo bot\u00eb duket se atij i dhemb.<\/p>\n<p>Ahmet Prenci, autori me ndjesi t\u00eb kultivuar artistike p\u00ebrfshin n\u00eb librin e tij tregime t\u00eb jet\u00ebs, fate njer\u00ebzish q\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht e kan\u00eb shkruar vet\u00eb emrin e tyre.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria jon\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb jo fort t\u00eb larg\u00ebt\u2026 Viti 1997, q\u00eb kush e jetoi patjet\u00ebr q\u00eb e kujton si nj\u00eb apokalips t\u00eb cmendur q\u00eb i ra Shqip\u00ebris\u00eb ta mbaj\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kish ndodhur kurr\u00eb. Asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>As kur kryq\u00ebzatat papale shkat\u00ebrruan qytete e mbret\u00ebri n\u00eb Europe e shkuan deri n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt. Jo, asnj\u00ebher\u00eb nuk ish djegur toka shqiptare aq shum\u00eb sa n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe kur? At\u00ebher\u00eb kur kontinenti priste m\u00eb me d\u00ebshir\u00eb ta fuste at\u00eb n\u00eb gjirin e vet.<\/p>\n<p>Por nuk ndodhi.<\/p>\n<p>\u2018N\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjakut\u2019 \u00ebsht\u00eb v\u00ebllimi m\u00eb i fundit me tregime i Ahmet Prencit, i cili si nj\u00eb ditar q\u00eb skalit cdo jav\u00eb ngjarje e ndodhi ngjeth\u00ebse, na vendos para nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie akoma m\u00eb t\u00eb madhe mbi at\u00eb q\u00eb quhet kujtesa jon\u00eb kolektive dhe p\u00ebrse ne nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari na ka sjell\u00eb me k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr q\u00eb p\u00ebrvec vlerave artistike q\u00eb ai mbart, edhe nj\u00eb mesazh t\u00eb cilin duket se e ka mbajtur si pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdijen e tij; ne duhet t\u00eb tregojm\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb flasim. Duhet t\u00eb rr\u00ebfejm\u00eb. Si At Zef Pllumi n\u00eb thirrjen e tij biblike; Rrno p\u00ebr me tregue.<\/p>\n<p>Si jurist apo mbrojt\u00ebs i t\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb profesion, Ahmet Prenci n\u00eb tregimet e tij pavar\u00ebsisht ngjarjeve q\u00eb shfaqen t\u00eb zymta e plot tragjiz\u00ebm, duket se e ka shijuar drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb personazhet e tij edhe pse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krime, kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr ta b\u00ebjn\u00eb at\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Tregimet mbajn\u00eb ende plag\u00eb t\u00eb pambyllura. Nuk kuptohet n\u00ebse ato jan\u00eb v\u00ebrtet k\u00ebshtu si ai i p\u00ebrshkruan apo ka let\u00ebrsi n\u00eb simbolikat dhe metaforat e p\u00ebrdorura. Por nj\u00eb gj\u00eb duket qartazi, shkrimtari \u00ebsht\u00eb cliruar kur ato na i ka dhuruar edhe n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb libri artistik.<\/p>\n<p>T\u00eb ruajtura me shum\u00eb kujdes si fabula q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb aty derisa koha t\u00eb vij\u00eb, libri \u00ebsht\u00eb dhe si nj\u00eb kujtes\u00eb q\u00eb respekton arkivimin, selektimin dhe rrekjen e palodhur p\u00ebr t\u2019i hedhur ato n\u00eb form\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Dhe kjo padiskutim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb e lavd\u00ebrueshme q\u00eb meriton m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb v\u00ebmendje lexuesi. T\u00eb sjella me nj\u00eb mesazh reflektimi mbi disa vlera t\u00eb cilat sot shihen si t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kohe.<\/p>\n<p>Ato jan\u00eb krenaria komb\u00ebtare, ruajtja e dinjitetit t\u00eb njeriut dhe respekti ndaj t\u00eb urtit q\u00eb vepron jo p\u00ebr ofiqe por p\u00ebr besnik\u00ebri atdhedash\u00ebse.<\/p>\n<p>I prekur nga k\u00ebto rr\u00ebfenja, Ahmet Prenci na ka shtyr\u00eb n\u00eb udh\u00ebn e nj\u00eb historie q\u00eb e njohim jo pak, prej faqeve jo fort zyrtare t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ato jan\u00eb histori mal\u00ebsor\u00ebsh, histori me kanune, me gjaqe, histori mbushur me drama e dhimbje\u2026 sa m\u00eb s\u00eb shumti kur i lexon dridhesh prej tragjizmit q\u00eb sjell nj\u00eb bes\u00eb e prer\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb e shkuar d\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb apo budallall\u00ebkut q\u00eb mban nj\u00eb tok\u00eb apo nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebr fat t\u00eb keq ende e pakultivuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb pjes\u00eb e jona q\u00eb duket se nuk don t\u00eb shoh\u00eb cfar\u00eb ka p\u00ebrtej gardhit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tok\u00eb e ashp\u00ebr q\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt i detyronte t\u00eb iknin gjithmon\u00eb larg. Apo ndoshta edhe i vriste\u2026si Komisari i Drit\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/komisari-qe-rrefen-ne-emer-te-drites\/\">\u2018Komisari\u2019 q\u00eb rr\u00ebfen n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drit\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Monika Stafa\u00a0 Nj\u00eb v\u00ebshtrim kritik mbi librin me tregime \u201cN\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjakut\u201d t\u00eb Ahmet Prencit Gjithkush nga ju i mban mend sekuencat e nj\u00eb televizioni grek q\u00eb pat\u00ebn filmuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1997 nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb shqiptar q\u00eb shkrehte n\u00eb aj\u00ebr, plumbat me nj\u00eb automatik n\u00eb duar. Nj\u00eb tmerr i v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb asesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26133","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26133"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26133\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}