{"id":26109,"date":"2025-06-14T12:02:39","date_gmt":"2025-06-14T12:02:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/abuzoi-me-fondet-dhe-punesoi-familjaret-e-tij-arrestohet-ish-presidenti-i-urdhrit-te-stomatologut-prokuroria-ekzistonte-rreziku-i-largimit-dhe-shmangies-se-pergjegjesise\/"},"modified":"2025-06-14T12:02:39","modified_gmt":"2025-06-14T12:02:39","slug":"abuzoi-me-fondet-dhe-punesoi-familjaret-e-tij-arrestohet-ish-presidenti-i-urdhrit-te-stomatologut-prokuroria-ekzistonte-rreziku-i-largimit-dhe-shmangies-se-pergjegjesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/abuzoi-me-fondet-dhe-punesoi-familjaret-e-tij-arrestohet-ish-presidenti-i-urdhrit-te-stomatologut-prokuroria-ekzistonte-rreziku-i-largimit-dhe-shmangies-se-pergjegjesise\/","title":{"rendered":"Abuzoi me fondet dhe pun\u00ebsoi familjar\u00ebt e tij, arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit t\u00eb Stomatologut! Prokuroria: Ekzistonte rreziku i largimit dhe shmangies s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Urdhrit t\u00eb Stomatologut, Nikoll Deda \u00ebsht\u00eb arrestuar me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Deda akuzohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cVjedhje e kryer duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cVeprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb thuhet se ai u denoncua nga nj\u00eb person me inicialet A.G. n\u00eb Seksionin p\u00ebr Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve dhe se ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin duke rritur buxhetin e \u2018Urdhrit t\u00eb Stomatologut\u2019 nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Gjithashtu Deda, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit t\u00eb Urdhrit t\u00eb Stomatolog\u00ebve lejoi pun\u00ebsimin e njer\u00ebzve pa kriter, familjar\u00eb t\u00eb tij, me q\u00ebllim manipulimin e vendimmarrjeve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar nga viti 2016. Prokuroria shprehet se masa e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d ndaj tij u caktua p\u00ebr shkak se ekziston rreziku i ikjes dhe shgmangies nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale.<\/p>\n<p>M\u00eb tej thuhet se pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, Nikoll Deda ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime aktive n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrqendrim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kompetencave n\u00eb duart e tij duke shfryt\u00ebzuar strukturat e USSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>NJOFTIMI I PLOT\u00cb:<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Tiran\u00eb, caktohet masa e siguris\u00eb \u2018Arrest n\u00eb burg\u2019 p\u00ebr ish-Presidentin e Urdhrit t\u00eb Stomatologut, N.D. p\u00ebr 3 vepra penale<\/p>\n<p>Me k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb u ekzekutua masa \u201cArrest n\u00eb burg p\u00ebr shtetasin N.D. p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cVjedhje e kryer duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cVeprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs\u201d t\u00eb parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. n\u00eb Seksionin p\u00ebr Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar p\u00ebr shp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve dhe se ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin duke rritur buxhetin e \u2018Urdhrit t\u00eb Stomatologut\u2019 nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, n\u00eb vitin 2021 e ka shtuar n\u00eb vitin me 13.500.000 Lek m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb vitin 2022 buxheti ka shkuar n\u00eb vler\u00ebn 125.837.000 Lek p\u00ebr arsye se ka bler\u00eb dhe godin\u00eb p\u00ebr institucionin, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe investimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb brenda godin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime t\u00eb arsyeshme se gjith\u00eb rritja e buxhetit ka qen\u00eb me q\u00ebllim shp\u00ebrdorimin e fondeve dhe p\u00ebrfitimeve personale p\u00ebr vete apo persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Tiran\u00eb \u00e7mon se n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm i bazuar n\u00eb prova se ka konsumuar element\u00ebt e figur\u00ebs s\u00eb veprave penale \u201cVjedhje e kryer duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cVeprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs t\u00eb parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. \u00ebsht\u00eb larguar dhe i \u00ebsht\u00eb shmangur veprimeve hetimore t\u00eb kryera nga policia gjyqsore duke e b\u00ebr\u00eb evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit t\u00eb Urdhrit t\u00eb Stomatolog\u00ebve lejoi pun\u00ebsimin e njer\u00ebzve pa kriter, familjar\u00eb t\u00eb tij, me q\u00ebllim manipulimin e vendimmarrjeve t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar nga viti 2016.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur dhe \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb proces gjyq\u00ebsor i akuzuar p\u00ebr nenin 320 t\u00eb Kodit Penal n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr procedim, ka nd\u00ebrmarr\u00eb veprime aktive n\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrqendrim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kompetencave n\u00eb duart e tij duke shfryt\u00ebzuar strukturat e USSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/abuzoi-me-fondet-dhe-punesoi-familjaret-e-tij-arrestohet-ish-presidenti-i-urdhrit-te-stomatologut-prokuroria-ekzistonte-rreziku-i-largimit-dhe-shmangies-se-pergjegjesise\/\">Abuzoi me fondet dhe pun\u00ebsoi familjar\u00ebt e tij, arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit t\u00eb Stomatologut! Prokuroria: Ekzistonte rreziku i largimit dhe shmangies s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-presidenti i Urdhrit t\u00eb Stomatologut, Nikoll Deda \u00ebsht\u00eb arrestuar me urdh\u00ebr t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. Deda akuzohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cVjedhje e kryer duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d, \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cVeprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimin e gjykat\u00ebs\u201d. N\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb thuhet se ai u denoncua nga nj\u00eb person me inicialet A.G. n\u00eb Seksionin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26109","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26109\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}