{"id":26102,"date":"2025-06-14T12:02:35","date_gmt":"2025-06-14T12:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/banoret-pa-uje-armando-goxharaj-vazhdon-prej-1-viti-pazarin-400-mln-leke-per-ujesjellesin-e-ciflikut\/"},"modified":"2025-06-14T12:02:35","modified_gmt":"2025-06-14T12:02:35","slug":"banoret-pa-uje-armando-goxharaj-vazhdon-prej-1-viti-pazarin-400-mln-leke-per-ujesjellesin-e-ciflikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/banoret-pa-uje-armando-goxharaj-vazhdon-prej-1-viti-pazarin-400-mln-leke-per-ujesjellesin-e-ciflikut\/","title":{"rendered":"Banor\u00ebt pa uj\u00eb, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lek\u00eb p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e \u00c7iflikut"},"content":{"rendered":"<p>Njer\u00ebzit e thjesht\u00eb duhet t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr uj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon p\u00ebrplasja mes dy klaneve n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e tenderit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e hidhur q\u00eb kulmon me anulimin e projektit t\u00eb rregullimit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb \u00c7iflikut n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Para disa dit\u00ebsh (5 maj 2023) Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Sarand\u00eb njoftoi anulimin e tenderit me objekt \u201cRikonstruksion i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatit \u00c7iflik dhe nd\u00ebrtim pusi\u201d.\u00a0 N\u00eb loj\u00eb jan\u00eb 37,892,769.17 lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebrplasen Bledar Mane, i njohur n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet, pronar i kompanis\u00eb \u201cMANE\/S\u201d shpk dhe Fotina Rondo q\u00eb ka firm\u00ebn \u201cCogren\u201d shpk.<\/p>\n<p>I pari \u00ebsht\u00eb i favorizuar nga kryebashkiak\u00ebt e Sarand\u00ebs dhe Konispolit, p\u00ebrfitues i t\u00eb pakt\u00ebn 60 kontratave publike. E dyta, \u00ebsht\u00eb nga Himara, por me aktivitet t\u00eb zgjeruar n\u00eb shum\u00eb bashki t\u00eb jugut. Edhe Rondo ka pothuajse nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb barabart\u00eb kontratash me Manen, t\u00eb p\u00ebrfituara gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Rondo n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje vjen pa mb\u00ebshtetjen kryesore, sepse ish-kryetari i bashkis\u00eb Himar\u00eb, Jorgo Goro tashm\u00eb gjendet n\u00eb burg. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i biri i saj punonte jurist n\u00eb bashki dhe e \u00ebma merrte tenderat.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e dy kompanive vendore ka p\u00ebrfshir\u00eb institucionet n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb gjithashtu jan\u00eb po aaq t\u00eb korruptuara (t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast) sa edhe drejtori legjendar i Uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb Sarand\u00ebs, Armando Goxharaj. Ky i fundit ka merita se e ka zhytur Uj\u00ebsjell\u00ebsin n\u00eb borxhe katastrofike, megjith\u00ebse merr fonde nga Belinda Balluku m\u00eb shum\u00eb se sa Gjirokastra apo rajone t\u00eb tjera fqinje.<\/p>\n<p>Pra, tenderi anulohet, sa t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pak pushim pal\u00ebt! Arsyet e Anulimit? Autoriteti Kontraktor (Armando Goxharaj) ka marr\u00eb urdh\u00ebr nga Agjencia e Prokurimit Publik q\u00eb t\u00eb anuloj\u00eb tenderin q\u00eb e kishte fituar firma e Fotina Rondos. Pas verifikimeve t\u00eb kryera pran\u00eb institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse lidhur me kualifikimin e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve \u201cCogren\u201dshpk dhe \u201cJ O G I\u201d shpk, Uj\u00ebsjell\u00ebsi \u201ckonstatoi se Drejtuesi Teknik A.L. n\u00eb Licenc\u00ebn e kategoris\u00eb III.2.B, nuk rezulton i pun\u00ebsuar pran\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cCogren\u201dshpk. Kjo e v\u00ebrtetuar dhe nga shkresa e Drejtoris\u00eb Rajonale Tatimore Sarand\u00eb nr. 844\/1, dat\u00eb 13.03.2025. Fakti q\u00eb drejtuesi Teknik nuk \u00ebsht\u00eb i deklaruar n\u00eb list\u00ebpagesa p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb mbi 6 muaj, p\u00ebrmban shkelje\u2026p\u00ebr sa m\u00eb lart\u00eb procedura u rid\u00ebrgua p\u00ebr rivler\u00ebsim\u201d, shkruan drejtori i Uj\u00ebsjell\u00ebsit. Dhe meq\u00eb operatori tjet\u00ebr (Mane) ishte skualifikuar p\u00ebr arsye t\u00eb ngjashme, tenderi u kualifikua \u201cpa asnj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, pas k\u00ebtyre frazave juridike fshihet korrupsioni i papar\u00eb i Goxharjat me tenderat.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrjashtimi p\u00ebr 1 vit nga tenderat i firm\u00ebs s\u00eb Fotina Rondos<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimeve Publike \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vonuar dhe duket si \u201cuji pas pilafit\u201d. Agjencia q\u00eb drejtohet nga drejtoresha Reida Kashta u vu n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00ebm pas nj\u00eb denoncimi q\u00eb b\u00ebri kompania \u201cMANE\/S\u201d shpk. Ku ishte gjith\u00eb k\u00ebto muaj APP?<\/p>\n<p>APP e ka marr\u00eb denoncimin m\u00eb 4 shkurt 2025. K\u00ebshtu ka nisur procedimi administrativ p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e operatorit ekonomik \u201cCogren\u201d Shpk, nga e drejta p\u00ebr t\u00eb fituar kontrata publike, p\u00ebr keqinformim p\u00ebr q\u00ebllime kualifikimi n\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit me objekt: \u201cRikonstruksion i rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb fshatit \u00c7iflik dhe nd\u00ebrtim pusi\u201d, zhvilluar nga Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs- Kanalizime Sarand\u00eb sha, n\u00eb dat\u00eb 10 shtator 2024. Pra, qysh nga shtatori APP noterizon vendimet e Armando Goxharajt pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb verifikim.<\/p>\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, bazuar n\u00eb letr\u00ebn e d\u00ebrguar nga shoq\u00ebria \u201cMane\/S\u201d Shpk u verifikua fakti i \u201cdor\u00ebzimit t\u00eb dokumenteve, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme p\u00ebr q\u00ebllime kualifikimi\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb korruptuar, KPP apo APP?<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb drejtoresha Kashta po b\u00ebnte nj\u00eb dor\u00eb muhabet me Ram\u00ebn p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale n\u00eb prokurime, jan\u00eb marr\u00eb disa vendime t\u00eb dyshimta n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 16 shtator 2024, Goxharaj i Uj\u00ebsjell\u00ebsit Sarand\u00eb ka njoftuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs mbi rezultatet e vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave:<\/p>\n<p>\u201cMANE\/S\u201d shpk 29, 880, 624.5 lek\u00eb kualifikuar<br \/>\nBOE \u201cCOGREN\u201c shpk &amp; \u201cJ O G I\u201d shpk 31,367,505.65 lek\u00eb kualifikuar<br \/>\n\u201cASI-2A CO\u201d shpk 33,434,230.49 lek\u00eb skualifikuar, pasi nuk ka permbushur te gjitha kriteret dhe k\u00ebrkesat e hartuara nga Autoriteti Kontraktor.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 30 shtator 2024, pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncimi nga operatori ekonomik \u201cCogren\u201d SHPK &amp; \u201cJogi\u201d SHPK p\u00ebr procedur\u00ebn e prokurimit. Aty kund\u00ebrshtohej vendimi mbi kualifikimin e ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga operatori ekonomik \u201cMane\/S\u201d SHPK. Sipas denoncimit, \u201cMANE\/S\u201d shpk nuk i ka licencat e k\u00ebrkuara p\u00ebr k\u00ebto punime.<\/p>\n<p>KPP, q\u00eb drejtohet nga Jonaid Myzyri, n\u00ebn hetim p\u00ebr korrupsion, e ktheu p\u00ebrmbys vendimmarrjen e Goxharajt, sepse dukej hapur q\u00eb Mane nuk i kishte k\u00ebto licenca.<\/p>\n<p>Pas shqyrtimit, Komisioni i Prokurimit Publik m\u00eb 20 dhjetor 2024, pranoi ankes\u00ebn dhe urdh\u00ebroi q\u00eb \u201cAutoriteti kontraktor t\u00eb anuloj\u00eb vendimin e KVO mbi kualifikimin e \u201cMANE\/S\u201d SHPK, duke e skualifikuar at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky vendim i ka shkuar p\u00ebr dijeni edhe drejtoresh\u00ebs Kashta. P\u00ebrse, pas k\u00ebtij vendimi, APP nuk nisi hetimin administrativ p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender?<\/p>\n\n<p>Goxharaj e zbatoi formalisht urdhrin. M\u00eb dat\u00eb 7 janar 2025, KPP verifikoi se Mane ishte skualifikuar dhe lejoi q\u00eb procedura e prokurimit t\u00eb vazhdoj\u00eb me\u00a0 shpalljen e fituesit t\u00eb ri.<\/p>\n\n<p>Njoftimi i fituesit u b\u00eb m\u00eb 28 mars 2025, ku pas vendimeve t\u00eb KPP jan\u00eb skualifikuar:<\/p>\n<p>1 \u201c MANE\/S \u201d shpk, pasi licensa \u201cP\u00ebr punimet speciale t\u00eb nd\u00ebrtimit pika NS- 18 A Punime topogjeodezike e paraqitur OE nuk plot\u00ebson k\u00ebrkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund t\u00eb konsiderohet e vlefshme\u201d; 2. \u201cASI-2A CO \u201d shpk, pasi nuk ka paraqitur license SH.Z me kategorite k\u00ebrkuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb operator ekonomik i suksessh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shpallur bashkimi i firmave \u201c COGREN \u201c Shpk &amp; \u201cJ O G I \u201c Shpk.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa Open Data Albania, duke e sh\u00ebnuar me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d procedur\u00ebn e prokurimit, e ka klasifikuar me risk t\u00eb lart\u00eb korrupsioni. \u201cSkualifikim i t\u00eb gjithe operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu p\u00ebrshkruhet procedura e ndjekur n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit.<\/p>\n\n<p><strong>Goxharaj b\u00ebn namin me tenderat<\/strong><\/p>\n<p>Shoq\u00ebria Uj\u00ebsjell\u00ebs-Kanalizime n\u00eb Sarand\u00eb ka marr\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb tep\u00ebr financime nga qeveria, se 4 uj\u00ebsjell\u00ebsit e Qarkut t\u00eb Gjirokastr\u00ebs s\u00eb bashku. Por n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ka vet\u00ebm 5 or\u00eb furnizim me uj\u00eb, Uj\u00ebsjell\u00ebsi ka dal\u00eb \u00e7do vit me humbje e vjedhje, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, n\u00ebp\u00ebrmjet mos faturimeve e faturimeve minimale t\u00eb bizneseve ferma, prodhim mermeri, lavazho, linja peshku, hoteleri e resorte, t\u00eb cil\u00ebt japin ryshfete te shefat.<\/p>\n<p>Goxharaj e admnistron shoq\u00ebrin\u00eb me humbje nga 500 milion\u00eb deri n\u00eb 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, madje dhe n\u00eb 5 muajt e sezoneve t\u00eb plazhit; nd\u00ebrsa sipas KLSH, jan\u00eb financuar investime q\u00eb nuk jan\u00eb kryer fare, n\u00eb vler\u00eb totale 18 milion\u00eb Euro.<\/p>\n<p>Edhe, pas kalimit t\u00eb 51% aksioneve n\u00eb administrim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00eb-Energjis\u00eb, Uj\u00ebsjell\u00ebsi i Sarand\u00ebs ka dal\u00eb s\u00ebrish me humbje.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb grafiku turp\u00ebrues i rezultateve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Goxharajt me shok\u00eb.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa banor\u00ebt e \u00c7iflikut do t\u00eb presin gjat\u00eb q\u00eb t\u00eb rregullohet furnizimi me uj\u00eb, sepse akoma nuk mbaruar pazari p\u00ebr tenderin.<\/p>\n<p>\u00a9\ufe0f<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/banoret-pa-uje-armando-goxharaj-vazhdon-prej-1-viti-pazarin-400-mln-leke-per-ujesjellesin-e-ciflikut\/\">Banor\u00ebt pa uj\u00eb, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lek\u00eb p\u00ebr uj\u00ebsjell\u00ebsin e \u00c7iflikut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njer\u00ebzit e thjesht\u00eb duhet t\u00eb vuajn\u00eb p\u00ebr uj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon p\u00ebrplasja mes dy klaneve n\u00eb Sarand\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e tenderit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e hidhur q\u00eb kulmon me anulimin e projektit t\u00eb rregullimit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit t\u00eb \u00c7iflikut n\u00eb Sarand\u00eb. Para disa dit\u00ebsh (5 maj 2023) Shoq\u00ebria Rajonale Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Sarand\u00eb njoftoi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26102","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26102","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26102"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26102\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26102"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26102"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26102"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}