{"id":2610,"date":"2024-10-30T07:00:30","date_gmt":"2024-10-30T07:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/30\/kina-kerkon-nga-shba-ndryshimin-e-gjuhes-per-tajvanin\/"},"modified":"2024-10-30T07:00:30","modified_gmt":"2024-10-30T07:00:30","slug":"kina-kerkon-nga-shba-ndryshimin-e-gjuhes-per-tajvanin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/10\/30\/kina-kerkon-nga-shba-ndryshimin-e-gjuhes-per-tajvanin\/","title":{"rendered":"Kina k\u00ebrkon nga SHBA ndryshimin e gjuh\u00ebs p\u00ebr Tajvanin"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti kinez Xi Jinping i k\u00ebrkoi Presidentit amerikan Joe Biden vitin e kaluar q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb gjuh\u00ebn, q\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebrdorin kur shpjegojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit, sipas dy zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb me njohuri mbi p\u00ebrmbajtjen e bised\u00ebs private.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit Biden-Xi n\u00ebntorin e kaluar n\u00eb San Franciskos, Presidenti Xi dhe ndihm\u00ebsit e tij i k\u00ebrkuan Presidentit Biden dhe ekipit t\u00eb tij t\u00eb ndryshonin gjuh\u00ebn n\u00eb deklaratat zyrtare t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Kina donte q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb shpreheshin se \u201cne kund\u00ebrshtojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit\u201d, n\u00eb vend t\u00eb versionit aktual \u201cnuk e mb\u00ebshtesim\u201d pavar\u00ebsin\u00eb e ishullit t\u00eb vet\u00ebqeverisur, than\u00eb zyrtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti.<\/p>\n<p>Sipas dy zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb dhe nj\u00eb personi tjet\u00ebr t\u00eb njohur me k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim, ndihm\u00ebsit e Presidentit kinez Xi vazhduan ta k\u00ebrkonin k\u00ebt\u00eb edhe n\u00eb muajt pasues.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara nuk kan\u00eb pranuar ta b\u00ebjn\u00eb ndryshimin.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment me nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste q\u00ebndrimin se Uashingtoni nuk e mb\u00ebshtet pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit. \u201cAdministrata Biden-Harris ka qen\u00eb konsistente n\u00eb politik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb kahershme t\u00eb Nj\u00eb Kine\u201d, thuhej n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme e Kin\u00ebs tha: \u201cJu duhet t\u2019ia b\u00ebni k\u00ebt\u00eb pyetje qeveris\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara. Q\u00ebndrimi i Kin\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Tajvanit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe konsistent\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme e Tajvanit nuk pranoi t\u00eb komentonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kin\u00ebs u zhvendos n\u00eb Tajvan n\u00eb vitin 1949 pasi humbi luft\u00ebn civile me komunist\u00ebt e Mao Ce Dunit.<\/p>\n<p>\u2018Republika e Kin\u00ebs\u2019 mbetet emri zyrtar i Tajvanit dhe qeveria thot\u00eb se nuk ka plane ta ndryshoj\u00eb at\u00eb pasi ata jan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb shtet sovran dhe i pavarur dhe Pekini nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb se Tajvani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e territorit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite, diplomat\u00ebt kinez\u00eb i kan\u00eb k\u00ebrkuar me ngulm Shteteve t\u00eb Bashkuara q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si shprehen lidhur me statusin e Tajvanit, q\u00eb mbetet nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb delikate n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-Kin\u00eb. P\u00ebrpjekja jasht\u00ebzakonisht e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb nivelin presidencial nuk \u00ebsht\u00eb raportuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara nd\u00ebrpren\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet zyrtare me qeverin\u00eb n\u00eb Taipeit n\u00eb vitin 1979, por jan\u00eb t\u00eb detyruara me ligj t\u2019i ofrojn\u00eb Tajvanit t\u00eb qeverisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike mjetet p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Kina e konsideron Tajvanin si territor t\u00eb saj dhe kurr\u00eb nuk ka hequr dor\u00eb nga p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs p\u00ebr ta vendosur ishullin n\u00ebn kontrollin e saj.<\/p>\n<p>Nuk ishte e qart\u00eb se p\u00ebrse Presidenti kinez Xi zgjodhi ta ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me Presidentin Biden, por ai e ka b\u00ebr\u00eb kund\u00ebrshtimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tajvanit \u00e7\u00ebshtje par\u00ebsore gjat\u00eb mandateve t\u00eb tij dhe ushtria e Kin\u00ebs ka rritur ndjesh\u00ebm aktivitetet e saj rreth tij n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>Administrata e Presidentit Biden e konsideron ndryshimin e propozuar t\u00eb gjuh\u00ebs si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr diskutim.<\/p>\n<p>Tajvani u informua mbi hapat e fundit t\u00eb Pekinit n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb me zyrtar\u00eb nga Uashingtoni, tha nj\u00ebri nga burimet.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit n\u00eb Pekin \u201cpadyshim q\u00eb do t\u00eb donin q\u00eb Presidenti Joe Biden t\u2019i thoshte gj\u00ebrat shum\u00eb m\u00eb ndryshe p\u00ebr Tajvanin\u201d, tha nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i administrat\u00ebs amerikane, duke shtuar se Presidenti Biden do t\u2019i p\u00ebrmbahej q\u00ebndrimit zyrtar t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb detyr\u00eb, Presidenti Biden ka m\u00ebrzitur qeverin\u00eb kineze me komente, q\u00eb dukej se sugjeronin se Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mbronin ishullin e Tajvanit n\u00ebse ai sulmohej, nj\u00eb devijim nga nj\u00eb pozicion i kahersh\u00ebm i Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr \u201cpaqart\u00ebsi strategjike\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshimi do t\u00eb shkaktonte jehon\u00eb t\u00eb madhe<\/p>\n<p>Nj\u00eb ndryshim n\u00eb politik\u00ebn e Shteteve t\u00eb Bashkuara, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte kund\u00ebrshtimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tajvanit, do shkaktonte reagime t\u00eb forta n\u00eb rajonin e Azi-Paq\u00ebsorit, tregtin\u00eb, partner\u00ebt, konkurrent\u00ebt dhe rival\u00ebt e Uashingtonit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb nga dy qeveri n\u00eb rajon i than\u00eb agjencis\u00eb s\u00eb lajmeve Reuters se do ta interpretonin nj\u00eb ndryshim t\u00eb till\u00eb t\u00eb politik\u00ebs amerikane si nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr mbrojtjen dhe aspiratat diplomatike t\u00eb Taipeit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Pekini ka rritur trysnin\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>Kina gjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb fundit ka organizuar aktivitete pothuajse t\u00eb p\u00ebrditshme ushtarake rreth Tajvanit. N\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji, Pekini organizoi st\u00ebrvitje t\u00eb m\u00ebdha ushtarake detare dhe tok\u00ebsore duke simuluara bllokimin e ishullit. Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb Tajvanit, n\u00eb k\u00ebto st\u00ebrvitje u angazhua nj\u00eb num\u00ebr rekord avion\u00ebsh ushtarak\u00eb, 153.<\/p>\n<p>Anketat n\u00eb Tajvan tregojn\u00eb se shumica e njer\u00ebzve mb\u00ebshtesin ruajtjen e status kuos\u00eb, duke mos k\u00ebrkuar bashkimin me Kin\u00ebn ose krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, Departamenti i Shtetit ndryshoi informacionin mbi Tajvanin n\u00eb faqen e tij t\u00eb internetit, duke hequr formulimin p\u00ebr mos mb\u00ebshtetje t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tajvanit dhe at\u00eb p\u00ebr pranimin e pozicionit t\u00eb Pekinit se Tajvani \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Kin\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb zem\u00ebroi kinez\u00ebt. M\u00eb von\u00eb vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje u rikthye.<\/p>\n<p>Dy udh\u00ebheq\u00ebsit pritet t\u00eb flasin s\u00ebrish p\u00ebrpara se t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i Presidentit Biden n\u00eb janar. Ata mund t\u00eb bisedojn\u00eb n\u00eb telefon, mund t\u00eb takohen n\u00eb samitin e G20-\u00ebs muajin e ardhsh\u00ebm n\u00eb Brazil apo n\u00eb samitin e APEC-ut n\u00eb Peru. APEC, Bashk\u00ebpunimi Ekonomik i Azi-Paq\u00ebsorit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga forumet e pakta nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb t\u00eb cilin marrin pjes\u00eb Tajvani dhe Kina.<\/p>\n<p>Presidenti demokrat do t\u2019ia dor\u00ebzoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tensionuar t\u00eb Tajvanit pasuesit t\u00eb tij, N\u00ebnpresidentes demokrate Kamala Harris ose ish-Presidentit republikan Donald Trump, pas zgjedhjeve t\u00eb 5 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2024\/10\/kina-kerkon-nga-shba-ndryshimin-e-gjuhes-per-tajvanin\/\">Kina k\u00ebrkon nga SHBA ndryshimin e gjuh\u00ebs p\u00ebr Tajvanin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti kinez Xi Jinping i k\u00ebrkoi Presidentit amerikan Joe Biden vitin e kaluar q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb gjuh\u00ebn, q\u00eb Shtetet e Bashkuara p\u00ebrdorin kur shpjegojn\u00eb q\u00ebndrimin e tyre p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Tajvanit, sipas dy zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb me njohuri mbi p\u00ebrmbajtjen e bised\u00ebs private. Gjat\u00eb takimit Biden-Xi n\u00ebntorin e kaluar n\u00eb San Franciskos, Presidenti Xi dhe ndihm\u00ebsit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2610","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=2610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/2610\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=2610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=2610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=2610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}