{"id":26069,"date":"2025-06-14T09:05:18","date_gmt":"2025-06-14T09:05:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/ne-40-vjetorin-e-suksesit-evropian-te-schengenit-a-jemi-nen-kercenim\/"},"modified":"2025-06-14T09:05:18","modified_gmt":"2025-06-14T09:05:18","slug":"ne-40-vjetorin-e-suksesit-evropian-te-schengenit-a-jemi-nen-kercenim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/14\/ne-40-vjetorin-e-suksesit-evropian-te-schengenit-a-jemi-nen-kercenim\/","title":{"rendered":"N\u00eb 40-vjetorin e suksesit evropian t\u00eb Schengenit, a jemi n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb hershme, 40 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues qeveritar\u00eb nga Belgjika, Gjermania, Franca, Luksemburgu dhe Holanda u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vark\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl luksemburgas.<\/p>\n<p>Vendndodhja simbolike \u2013 n\u00eb lumin Moselle n\u00eb pik\u00ebn trek\u00ebndore ku takohen Franca, Luksemburgu dhe Gjermania \u2013 ishte qyteti i Schengenit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht atje, m\u00eb 14 qershor 1985, u n\u00ebnshkrua Marr\u00ebveshja e Schengenit.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja synonte t\u00eb eliminonte gradualisht kontrollet kufitare midis shteteve an\u00ebtare duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve. Ajo u zbatua plot\u00ebsisht n\u00eb vitin 1995, duke krijuar nj\u00eb zon\u00eb udh\u00ebtimi pa pasaporta n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot, zona e Shengenit p\u00ebrb\u00ebhet nga 29 vende: 25 vende t\u00eb BE-s\u00eb plus Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra. Irlanda dhe Qiproja jan\u00eb t\u00eb vetmet dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb regjistruar. E para nuk \u00ebsht\u00eb bashkuar pasi ka nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt udh\u00ebtimi me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar dhe kjo do t\u00eb krijonte probleme kufitare, nd\u00ebrsa e dyta \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb proces p\u00ebr t\u2019u bashkuar.<\/p>\n<p>Edhe vende t\u00eb tjera duan t\u00eb bashkohen me k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, p\u00ebr shembull, ka nj\u00eb bashk\u00ebpunim pozitiv ekonomik, politik dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rritje me vendet e Schengenit, duke p\u00ebrfituar nga udh\u00ebtimi pa viza q\u00eb nga viti 2010 dhe nga nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fort\u00eb nga vendet e k\u00ebsaj zone p\u00ebr aspiratat e saj t\u00eb integrimit n\u00eb BE dhe Schengen.<\/p>\n<p>Shpesh i p\u00ebrshkruar si nj\u00eb gur themeli i integrimit evropian, Schengen vazhdon t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb publike. N\u00eb nj\u00eb sondazh t\u00eb Eurobarometrit nga tetori 2024, 72 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve e identifikuan at\u00eb si nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb BE-s\u00eb. Edhe pse mesatarisht 21 p\u00ebr qind e njer\u00ebzve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bllokun thon\u00eb se nuk jan\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb gjith\u00e7kaje, n\u00eb Spanj\u00eb ky num\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dyfishohet n\u00eb 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p><em><strong>P\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb Schengenit<\/strong><\/em><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi i fundit i Rumanis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb n\u00eb janar 2025 n\u00ebnvizon pse. Pas vitesh vonesash, t\u00eb dy vendet m\u00eb n\u00eb fund u bashkuan, fillimisht n\u00ebp\u00ebrmjet kufijve ajror\u00eb dhe detar\u00eb n\u00eb mars 2024, duke sjell\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb dukshme ekonomike.<\/p>\n<p>\u201dKy veprim ka rritur t\u00ebrheqjen e Rumanis\u00eb p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj duke p\u00ebrshpejtuar l\u00ebvizjen e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve\u201d, sipas ministrit t\u00eb Financave t\u00eb Rumanis\u00eb, T\u00e1nczos Barna. Eliminimi i kontrolleve kufitare ka thjeshtuar logjistik\u00ebn, ka shkurtuar koh\u00ebn e pritjes dhe ka ulur kostot, duke e b\u00ebr\u00eb Rumanin\u00eb m\u00eb konkurruese n\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb Bullgari, ish-kryeministri Nikolay Denkov e quajti k\u00ebt\u00eb moment historik \u201csuksesin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb diplomacis\u00eb bullgare\u201d q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Dimitar Dimitrov, Drejtor Ekzekutiv i Dhom\u00ebs s\u00eb Transportuesve Rrugor\u00eb Bullgar\u00eb, vuri n\u00eb dukje se vonesat n\u00eb kufi me Rumanin\u00eb i kishin kushtuar m\u00eb par\u00eb sektorit rreth 300 milion\u00eb euro n\u00eb vit, me nj\u00eb koh\u00eb mesatare pritjeje prej 10 deri n\u00eb 15 or\u00ebsh. Gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, trafiku midis Rumanis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb u rrit ndjesh\u00ebm. Rreth 160 000 makina kaluan kufirin, krahasuar me 128,000 gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb n\u00eb vitin 2024, sipas Agjencis\u00eb Rumune t\u00eb Administrimit t\u00eb Rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Dimitrov theksoi se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Schengen rrit vler\u00ebn strategjike t\u00eb Bullgaris\u00eb si nj\u00eb qend\u00ebr transporti midis Turqis\u00eb dhe BE-s\u00eb, por gjithashtu paralajm\u00ebroi se infrastruktura e vjet\u00ebruar mbetet nj\u00eb penges\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb histori e ngjashme n\u00eb Kroaci, e cila u bashkua n\u00eb janar 2023. An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Schengen g\u00ebzon mb\u00ebshtetje pothuajse universale midis qytetar\u00ebve kroat\u00eb.<\/p>\n<p>Heqja e kontrolleve t\u00eb kufijve t\u00eb brendsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr vendin si destinacion turistik, duke pasur parasysh se shum\u00eb turist\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Kroaci me makin\u00eb. Q\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb zon\u00ebn Schengen, radh\u00ebt kilometra t\u00eb gjata n\u00eb pikat kufitare me Sllovenin\u00eb dhe Hungarin\u00eb jan\u00eb zhdukur gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fundjav\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>A po shkat\u00ebrrohet zona Schengen?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ka shum\u00eb p\u00ebrfitime p\u00ebr zon\u00ebn Schengen, ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe me sfida, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>Disa vende kan\u00eb rikthyer kontrollet e kufijve t\u00eb brendsh\u00ebm, zakonisht n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb frenuar migracionin dhe terrorizmin. Edhe pse kontrollet e p\u00ebrkohshme jan\u00eb rikthyer n\u00eb disa kufij Shengen, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb ndalesa rutin\u00eb p\u00ebr \u00e7do makin\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shum\u00eb udh\u00ebtar\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb pak ose aspak nd\u00ebrprerje. Gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid-19, shum\u00eb vende gjithashtu mbyll\u00ebn kufijt\u00eb e tyre p\u00ebrkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb sulmeve terroriste t\u00eb n\u00ebntorit 2015, Franca riktheu kontrollet n\u00eb kufijt\u00eb e saj tok\u00ebsor\u00eb, detar\u00eb dhe ajror\u00eb me vendet e tjera n\u00eb zon\u00ebn Schengen. Ajo e ka rinovuar skem\u00ebn \u00e7do gjasht\u00eb muaj q\u00eb at\u00ebher\u00eb, s\u00eb fundmi p\u00ebr periudh\u00ebn deri m\u00eb 31 tetor 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, Austria futi kontrolle t\u00eb p\u00ebrkohshme kufitare me Sllovenin\u00eb dhe Hungarin\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb niveleve t\u00eb larta t\u00eb migracionit, por k\u00ebto jan\u00eb zgjatur vazhdimisht, duke shkaktuar sfida dhe v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike p\u00ebr bizneset dhe udh\u00ebtar\u00ebt nd\u00ebrkufitar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2023, Sllovenia vendosi kontrolle n\u00eb kufijt\u00eb e saj me Kroacin\u00eb, e cila ishte bashkuar me Schengen m\u00eb pak se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, dhe Hungarin\u00eb. Ky veprim erdhi pasi Italia rivendosi gjithashtu kontrollet kufitare me Sllovenin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb kushteve n\u00eb Lindjen e Mesme, rritjes s\u00eb flukseve t\u00eb migrant\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs ballkanike dhe shqet\u00ebsimeve p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. K\u00ebto kontrolle kufitare midis Sllovenis\u00eb, Kroacis\u00eb, Hungaris\u00eb dhe Italis\u00eb mbeten n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb Kroaci pati p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nj\u00eb frik\u00eb se gj\u00ebrat do t\u00eb ktheheshin n\u00eb m\u00ebnyrat e vjetra kur Sllovenia vendosi t\u00eb futte kontrolle t\u00eb rast\u00ebsishme menj\u00ebher\u00eb pasi Kroacia iu bashkua zon\u00ebs Schengen. Megjithat\u00eb, kjo frik\u00eb doli t\u00eb ishte e pabazuar, pasi nuk ka kontrolle sistematike p\u00ebr \u00e7do pasagjer dhe \u00e7do ndales\u00eb automjeti, k\u00ebshtu q\u00eb trafiku vazhdon t\u00eb rrjedh\u00eb pak a shum\u00eb i papenguar.<\/p>\n<p>BE thot\u00eb se kontrollet e p\u00ebrkohshme kufitare lejohen \u201cn\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi serioz p\u00ebr politik\u00ebn publike ose sigurin\u00eb e brendshme\u201d, por se ato duhet t\u00eb zbatohen si mas\u00eb e fundit, n\u00eb situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Vendet mund t\u00eb futin kontrollet n\u00ebse ofrojn\u00eb nj\u00eb justifikim t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe ato mund t\u00eb zgjaten \u00e7do gjasht\u00eb muaj, zakonisht deri n\u00eb dy vjet. Justifikimi m\u00eb pas duhet t\u00eb ndryshohet q\u00eb kontrollet kufitare t\u00eb mbeten n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Aktualisht Sllovenia, Austria, Holanda, Danimarka, Franca, Norvegjia, Suedia, Gjermania, Bullgaria dhe Italia kan\u00eb rivendosur p\u00ebrkoh\u00ebsisht kontrollet kufitare deri n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase.<\/p>\n<p>Qeveria e re gjermane ka rritur patrullat kufitare q\u00eb kur mori detyr\u00ebn muajin e kaluar, duke shkaktuar zhg\u00ebnjimin e disa vendeve fqinje.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb shmangim krijimin e kufijve p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve. Schengen duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb\u201d, tha L\u00e9on Gloden, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Luksemburgut, n\u00eb nj\u00eb takim me homologun e tij gjerman n\u00eb fund t\u00eb majit.<\/p>\n<p>Kryetarja e bashkis\u00eb s\u00eb Strasburgut dhe homologu i saj p\u00ebrtej lumit Rain n\u00eb Kehl n\u00eb Gjermani jan\u00eb ankuar p\u00ebr kontrollet e shtuara kufitare midis dy qyteteve n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr proteste drejtuar kancelarit gjerman Friedrich Merz.<\/p>\n<p>Kryetaret e bashkive thon\u00eb se kjo po d\u00ebmton jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe po b\u00ebn q\u00eb m\u00eb pak bler\u00ebs n\u00eb Strasburg t\u00eb vizitojn\u00eb Kehlin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb 10 viteve t\u00eb fundit, Gjermania gradualisht ka rivendosur kontrolle t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebrgjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kufijve t\u00eb saj tok\u00ebsor\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar migrimin e parregullt.<\/p>\n<p>Por, qeveria e re q\u00eb mori detyr\u00ebn m\u00eb 6 maj ka intensifikuar kontrollet, si dhe ka lejuar rojet kufitare t\u00eb refuzojn\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil.<\/p>\n<p>Kryeministri polak Donald Tusk e ka kritikuar gjithashtu k\u00ebt\u00eb veprim, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi ka par\u00eb mij\u00ebra migrant\u00eb t\u00eb kthehen p\u00ebrtej kufirit nga Gjermania. Ai k\u00ebrc\u00ebnoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se do t\u00eb vendoste kontrolle t\u00eb p\u00ebrkohshme kufitare me Gjermanin\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201cshum\u00eb e mundshme\u201d q\u00eb ato t\u00eb vendosen k\u00ebt\u00eb ver\u00eb n\u00ebse presioni mbi ato rajone kufitare vazhdon.<\/p>\n<p><em><strong>Disa vende shmangin vendosjen e kontrolleve kufitare<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa rivendosja e p\u00ebrkohshme e kontrolleve kufitare n\u00eb zon\u00ebn Schengen ka qen\u00eb n\u00eb rritje n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, shum\u00eb vende kan\u00eb rezistuar.<\/p>\n<p>Belgjika rrall\u00eb i ka shtr\u00ebnguar rregullat kufitare. N\u00eb fakt, e b\u00ebri vet\u00ebm gjat\u00eb pandemis\u00eb Covid-19 n\u00eb dimrin e vitit 2021. Kjo \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse, duke marr\u00eb parasysh faktin se Belgjika, ashtu si fqinj\u00ebt e saj, ka qen\u00eb n\u00ebn shum\u00eb presion nga l\u00ebvizjet dyt\u00ebsore t\u00eb migrant\u00ebve dhe incidentet e siguris\u00eb, si sulmet terroriste t\u00eb vitit 2016 n\u00eb Bruksel.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb Franca, Gjermania ose Holanda rivendos\u00ebn kontrollet kufitare, Belgjika gjithmon\u00eb mbrojti \u00e7\u00ebshtjen e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb mallrave dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb sigurohej q\u00eb tregtia t\u00eb mos nd\u00ebrpritej shum\u00eb.<\/p>\n<p>Portugalia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e ngjashme ku p\u00ebrve\u00e7 disa ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha, si vizita e pap\u00ebs n\u00eb Lisbon\u00eb n\u00eb vitin 2010 dhe pandemia Covid-19, ajo nuk i ka rivendosur kontrollet kufitare. Opinioni publik portugez ka mbetur kryesisht mb\u00ebshtet\u00ebs i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Schengen, duke e par\u00eb at\u00eb si nj\u00eb simbol t\u00eb integrimit evropian dhe liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes, megjith\u00ebse me nj\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsim n\u00eb rritje p\u00ebr sfidat e siguris\u00eb dhe kontrollit t\u00eb migracionit q\u00eb lidhen me t\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi n\u00eb ndryshim i disa vendeve ndaj zon\u00ebs Schengen \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nga kuratori i nj\u00eb muzeu kushtuar k\u00ebsaj, n\u00eb qytetin e Luksemburgut ku filloi gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Muzeu, tani i rinovuar, do t\u00eb rihapet t\u00eb shtun\u00ebn si pjes\u00eb e festimeve n\u00eb qytet p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar 40-vjetorin.<\/p>\n<p>\u201dShum\u00eb gj\u00ebra kan\u00eb ndryshuar q\u00eb kur u hap p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2010\u201d, tha drejtoresha e muzeut, Martina Kneip.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kufijt\u00eb e hapur festoheshin n\u00eb fakt. Me Covid-19 dhe kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve, alarmi i papritur ishte se Schengeni ka vdekur dhe askush nuk e do m\u00eb\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Muzeu donte t\u2019i p\u00ebrgjigjej k\u00ebtij ndryshimi n\u00eb perceptim dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet pse u konceptua nj\u00eb rinovim.<\/p>\n<p>\u201dN\u00eb muze, t\u00eb gjith\u00eb mund ta shohin vet\u00eb sa e vlefshme dhe kuptimplote \u00ebsht\u00eb ideja e Schengenit\u201d, tha Michel Gloden, kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Schengenit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi arritur t\u00eb \u00e7montojm\u00eb kufijt\u00eb midis vendeve dhe kufijt\u00eb n\u00eb mendjet e njer\u00ebzve nuk duhet t\u00eb lejohen kurr\u00eb t\u00eb rishfaqen\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p><em><strong>(<\/strong><\/em><span class=\"author vcard\"><em><strong>AFP, Agerpres, ANSA, ATSH, Belga, BTA, dpa, EFE, HINA, LUSA, STA, PAP)<\/strong><\/em><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/ne-40-vjetorin-e-suksesit-evropian-te-schengenit-a-jemi-nen-kercenim\/\">N\u00eb 40-vjetorin e suksesit evropian t\u00eb Schengenit, a jemi n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb hershme, 40 vjet m\u00eb par\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues qeveritar\u00eb nga Belgjika, Gjermania, Franca, Luksemburgu dhe Holanda u mblodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vark\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb vog\u00ebl luksemburgas. Vendndodhja simbolike \u2013 n\u00eb lumin Moselle n\u00eb pik\u00ebn trek\u00ebndore ku takohen Franca, Luksemburgu dhe Gjermania \u2013 ishte qyteti i Schengenit. Pik\u00ebrisht atje, m\u00eb 14 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26069","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26069","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26069"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26069\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}