{"id":26009,"date":"2025-06-13T17:48:48","date_gmt":"2025-06-13T17:48:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/5-skenaret-e-hakmarrjes-se-iranit-nga-nje-sulm-i-drejtperdrejte-ne-tel-aviv-deri-te-sulmet-mbi-fushat-e-naftes\/"},"modified":"2025-06-13T17:48:48","modified_gmt":"2025-06-13T17:48:48","slug":"5-skenaret-e-hakmarrjes-se-iranit-nga-nje-sulm-i-drejtperdrejte-ne-tel-aviv-deri-te-sulmet-mbi-fushat-e-naftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/5-skenaret-e-hakmarrjes-se-iranit-nga-nje-sulm-i-drejtperdrejte-ne-tel-aviv-deri-te-sulmet-mbi-fushat-e-naftes\/","title":{"rendered":"5 skenar\u00ebt e hakmarrjes s\u00eb Iranit: Nga nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Tel Aviv, deri te sulmet mbi fushat e naft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Izraelin. Iranian\u00ebt d\u00ebrguan rreth nj\u00ebqind dron\u00eb drejt Izraelit, por ushtria izraelite njoftoi se i kishte rr\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb. Shtetet e Bashkuara paralajm\u00ebruan se nj\u00eb konflikt me Iranin do t\u00eb ishte kaotik dhe mund ta fuste t\u00eb gjith\u00eb rajonin n\u00eb luft\u00eb, por Izraeli vendosi t\u00eb sulmonte gjithsesi.<\/p>\n<p>Edhe pse Irani \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar r\u00ebnd\u00eb nga sanksionet dhe \u00ebsht\u00eb izoluar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vitet e fundit, ai ende ka kapacitetin p\u00ebr t\u00eb destabilizuar rajonin dhe ekonomin\u00eb bot\u00ebrore. Gazeta britanike Times ka renditur pes\u00eb skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjigjes s\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Skenari i par\u00eb: Irani hakmerret me sulme raketore ndaj bazave amerikane dhe Izraelit<\/p>\n<p>Irani zot\u00ebron mij\u00ebra raketa me rreze t\u00eb mesme veprimi t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb goditur bazat amerikane n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin, duke p\u00ebrfshir\u00eb bazat n\u00eb Irakun fqinj dhe baz\u00ebn ajrore Al-Udeid n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, pasi komandanti ushtarak iranian Qassem Soleimani u vra nga dron\u00ebt amerikan\u00eb, Irani bombardoi bazat me ushtar\u00eb amerikan\u00eb n\u00eb Irak. Nuk pati viktima amerikane n\u00eb at\u00eb koh\u00eb sepse baza u evakuua n\u00eb koh\u00eb pas nj\u00eb paralajm\u00ebrimi nga Irani. Sot, sulmi mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb, i drejtuar n\u00eb disa baza nj\u00ebkoh\u00ebsisht, duke p\u00ebrdorur aleat\u00eb iranian\u00eb dhe grupe p\u00ebrfaq\u00ebsuese n\u00eb Irak dhe Jemen, gj\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebnte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb kapjen e raketave.<\/p>\n<p>Skenari i dyt\u00eb: Irani sulmon fushat e naft\u00ebs n\u00eb rajon<\/p>\n<p>Lindja e Mesme prodhon rreth 30 p\u00ebrqind t\u00eb furnizimit bot\u00ebror me naft\u00eb, kryesisht n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. N\u00eb shtator 2019, nj\u00eb sulm me raketa dhe dron\u00eb ndaj nj\u00eb objekti saudit t\u00eb naft\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin saudit\u00ebt faj\u00ebsuan Iranin, e uli prodhimin e naft\u00ebs s\u00eb vendit n\u00eb gjysm\u00eb dhe hoqi p\u00ebrkoh\u00ebsisht 5 p\u00ebrqind t\u00eb furnizimit bot\u00ebror nga tregu.<\/p>\n<p>Edhe pse q\u00eb at\u00ebher\u00eb Irani \u00ebsht\u00eb afruar m\u00eb shum\u00eb me Arabin\u00eb Saudite dhe shtetet e tjera n\u00eb rajon, ai ka sinjalizuar se mund t\u00eb synoj\u00eb fushat e naft\u00ebs n\u00eb rajon n\u00ebse sulmohen objektet e tij b\u00ebrthamore. Sfida p\u00ebr Izraelin dhe SHBA-n\u00eb do t\u00eb ishte t\u00eb neutralizonin sa m\u00eb shum\u00eb bateri raketash iraniane q\u00eb t\u00eb ishte e mundur n\u00eb val\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sulmeve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohej efekti i nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb mundshme iraniane.<\/p>\n<p>Skenari i tret\u00eb: Irani bllokon trafikun detar n\u00eb Gjirin Persik<\/p>\n<p>Gjiri Persik \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor p\u00ebr transportin global t\u00eb naft\u00ebs, pasi deri n\u00eb 30 p\u00ebrqind e furnizimit bot\u00ebror kalon n\u00ebp\u00ebr Ngushtic\u00ebn e Hormuzit. Konflikti mund t\u00eb paralizoj\u00eb trafikun detar p\u00ebrgjat\u00eb asaj rruge tregtare.<\/p>\n<p>Agjencia britanike detare UKMTO ka l\u00ebshuar tashm\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr anijet n\u00eb rajon q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdesshme. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, Irani ka minuar dhe sulmuar anije n\u00eb zon\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion mbi shtetet e Gjirit dhe SHBA-n\u00eb.<\/p>\n<p>Skenari i kat\u00ebrt: Irani sulmon drejtp\u00ebrdrejt Izraelin<\/p>\n<p>Irani m\u00eb par\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar me sulme t\u00eb reja ndaj Izraelit n\u00ebse forcat izraelite sulmojn\u00eb objektet e tij b\u00ebrthamore. N\u00eb tetor, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb bombardimeve t\u00eb Izraelit ndaj objekteve t\u00eb mbrojtjes raketore dhe ajrore t\u00eb Iranit, Teherani q\u00eblloi me nj\u00eb bresh\u00ebri raketash drejt Izraelit.<\/p>\n<p>Shumica e k\u00ebtyre raketave u kap\u00ebn nga mbrojtja ajrore izraelite me ndihm\u00ebn e SHBA-s\u00eb, Britanis\u00eb dhe Franc\u00ebs, por disa raketa prap\u00eb godit\u00ebn objektivin e tyre. Ato ran\u00eb n\u00eb nj\u00eb aeroport ushtarak q\u00eb strehon nj\u00eb flot\u00eb avion\u00ebsh luftarak\u00eb izraelit\u00eb F-35, vet\u00ebm disa qindra metra nga selia e sh\u00ebrbimit t\u00eb inteligjenc\u00ebs Mossad t\u00eb Izraelit.<\/p>\n<p>Skenari i pest\u00eb: Aleat\u00ebt e Iranit i bashkohen konfliktit<\/p>\n<p>Hezbollahu, nj\u00eb aleat ky\u00e7 iranian prej koh\u00ebsh, ka luajtur nj\u00eb rol n\u00eb pengimin e Izraelit nga sulmet p\u00ebr dekada t\u00eb t\u00ebra, por grupi \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar ndjesh\u00ebm, ashtu si edhe Hamasi n\u00eb Gaza.<\/p>\n<p>Irani mbetet i mb\u00ebshtetur fuqimisht nga Huthit e Jemenit, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebllojn\u00eb rregullisht me raketa drejt Izraelit, si dhe nga grupet e armatosura t\u00eb nd\u00ebrmjetme n\u00eb Irak, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb sulmuar objektiva izraelite dhe amerikane n\u00eb Irak dhe Siri. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/5-skenaret-e-hakmarrjes-se-iranit-nga-nje-sulm-i-drejtperdrejte-ne-tel-aviv-deri-te-sulmet-mbi-fushat-e-naftes\/\">5 skenar\u00ebt e hakmarrjes s\u00eb Iranit: Nga nj\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb Tel Aviv, deri te sulmet mbi fushat e naft\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpalli gjendjen e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Izraelin. Iranian\u00ebt d\u00ebrguan rreth nj\u00ebqind dron\u00eb drejt Izraelit, por ushtria izraelite njoftoi se i kishte rr\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb. Shtetet e Bashkuara paralajm\u00ebruan se nj\u00eb konflikt me Iranin do t\u00eb ishte kaotik dhe mund ta fuste t\u00eb gjith\u00eb rajonin n\u00eb luft\u00eb, por Izraeli [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-26009","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26009","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26009"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26009\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26009"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26009"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26009"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}