{"id":25999,"date":"2025-06-13T16:49:20","date_gmt":"2025-06-13T16:49:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/pd-shpalli-tradhetare-numeruesit-e-vet-firmosi-numerimin-elektronik\/"},"modified":"2025-06-13T16:49:20","modified_gmt":"2025-06-13T16:49:20","slug":"pd-shpalli-tradhetare-numeruesit-e-vet-firmosi-numerimin-elektronik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/pd-shpalli-tradhetare-numeruesit-e-vet-firmosi-numerimin-elektronik\/","title":{"rendered":"PD shpalli \u2018tradh\u00ebtar\u00eb\u2019 num\u00ebruesit e vet, \u2018firmosi\u2019 num\u00ebrimin elektronik"},"content":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena<br \/>\nBrenda Partis\u00eb Demokratike ka nisur nj\u00eb p\u00ebrplasje e fort\u00eb dhe me pasoja aspak t\u00eb mira n\u00eb lidhje me \u2018tradh\u00ebtin\u00eb\u2019 e num\u00ebruesve demokrat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti.<br \/>\nNum\u00ebruesit e PD, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb p\u00ebrballje me procedurat e gjata dhe t\u00eb lodhshme t\u00eb kalimit nj\u00eb m\u00eb nj\u00eb t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, akuzohen nga kandidat\u00ebt demokrat\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur p\u00ebr deputet\u00eb se kan\u00eb trafikuar votat nga nj\u00eb kandidat tek tjetri.<br \/>\nNuk b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb ken\u00eb d\u00ebrguar vota tek kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, te kandidat\u00ebt e PS t\u00eb Edi Ram\u00ebs, por kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vjedhje me \u2018qark t\u00eb mbyllur\u2019 brenda llojit apo si\u00e7 thuhet ndryshe brenda \u2018sht\u00ebpis\u00eb\u2019 demokrate, duke kaluar me pa t\u00eb drejt\u00eb vota nga nj\u00eb kandidat i PD tek nj\u00eb kandidat tjet\u00ebr po i PD.<br \/>\nNd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt q\u00eb kan\u00eb reaguar ishte kandidati i PD n\u00eb list\u00ebn e hapur p\u00ebr Tiran\u00ebn, Ilir Alimehmeti, i cili ndon\u00ebse mori mbi 18 mij\u00eb vota n\u00eb Tiran\u00eb, rezultoi me dy mij\u00eb vota posht\u00eb kandidates po t\u00eb PD Jorida Tabaku, tashm\u00eb deputetja e 13-t\u00eb e koalicionit opozitar \u201cP\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb Madh\u00ebshtore\u201d q\u00eb pritet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Parlament. Me k\u00ebt\u00eb rezultat themi, pasi 12 kandidat\u00ebt e list\u00ebs s\u00eb mbyllur jan\u00eb automatikisht deputet\u00eb sipas ndryshimeve t\u00eb minut\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kodin Zgjedhor, pika e vetme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebmb\u00ebnguli PD. Pra p\u00ebr list\u00ebn e sigurt\u00eb ku \u2018strehoi\u2019 besnik\u00ebt e tij q\u00eb s\u2019marrin kok\u00ebrr vote n\u00eb terren, pasi e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb balt\u00eb me koh\u00eb e vakt sa nuk durohen, madje as nga demokrat\u00ebt!<br \/>\nNuk dim\u00eb se k\u00eb akuzon Alimehmeti, t\u00eb cilit s\u2019ia nx\u00eb goja as ta p\u00ebrmend\u00eb Sali Berish\u00ebn, por q\u00eb ka pretendime se \u00ebsht\u00eb mbi Tabakun p\u00ebrsa i p\u00ebrket votave. Pasi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rezultatit p\u00ebrfundimtar, koalicioni i Berish\u00ebs ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb Kuvend vet\u00ebm nj\u00eb deputet nga lista e hapur n\u00eb Tiran\u00eb. Mandatin e 14-t\u00eb q\u00eb ishte gati ta merrte, e fitoi partia \u201cMund\u00ebsia\u201d e Agron Shehajt. Praktikisht Alimehmeti pretendimet i ka p\u00ebr Tabakun, dhe jo p\u00ebr t\u2019ia marr\u00eb Shehajt, pasi \u2018Mund\u00ebsia\u2019 e ka \u2018blinduar\u2019 k\u00ebt\u00eb mandat me mbi 1200 vota. Pretendimet jan\u00eb shprehur dhe nga \u2018kryegjyqtarja\u2019 e PD, Adriana Kalaja e cila akuzon Tabakun se u b\u00eb deputete me votat e Ram\u00ebs dhe t\u00eb oligark\u00ebve p\u00ebr t\u00eb posht\u00ebruar Berish\u00ebn. Kreu demokrat, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs b\u00ebn sikur nuk e ka mendjen.<br \/>\nKreu i PD nd\u00ebrhyri p\u00ebr t\u00eb zbatuar pik\u00ebn e Kodit sipas t\u00eb cilit nuk ka ankimime personale p\u00ebr rinum\u00ebrim, por vet\u00ebm n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD. Gj\u00eb q\u00eb partia m\u00eb e madhe opozitare nuk e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb kandidat, megjith\u00ebse deklaron se i ka mb\u00ebshtetur k\u00ebrkesat e tyre. Madje dhe t\u00eb koalicionit \u2018Nisma Shqip\u00ebria B\u00ebhet\u201d t\u00eb Adriatik Llapajt n\u00eb Fier! P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs n\u00ebse ka pasur vot\u00eb t\u00eb orientuar apo trafik votash n\u00eb Tiran\u00eb apo dhe n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb,  k\u00ebt\u00eb trafik dhe tjet\u00ebrsim vote brenda demokrat\u00ebve askush n\u00eb PD nuk guxon ta b\u00ebj\u00eb, pa dijenin\u00eb apo urdh\u00ebrin e Berish\u00ebs. Gjithsesi KAS vendosi rinum\u00ebrimin n\u00eb disa kuti n\u00eb Tiran\u00eb, por rr\u00ebzoi k\u00ebrkesat e Alimehmetit n\u00eb Tiran\u00eb por dhe t\u00eb Aulon Kalas\u00eb n\u00eb qarkun e Durr\u00ebsit si dhe t\u00eb tjer\u00ebve n\u00ebp\u00ebr qarqe, p\u00ebr rinum\u00ebrim.<br \/>\nN\u00eb fakt Aulon Kalaja u tregua m\u00eb i \u2018shkath\u00ebt\u2019 dhe e rib\u00ebri k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PLL, an\u00ebtare e koalicionit \u201cMadh\u00ebshtor\u201d t\u00eb Berish\u00ebs, dhe tashm\u00eb do t\u00eb verifikohet pretendimi i tij p\u00ebr vjedhje votash n\u00eb favor t\u00eb ish prokurorit Arjan Ndoja, i cili shpreson q\u00eb sikurse i shp\u00ebtoi plumbit teksa udh\u00ebtonte s\u00ebbashku me t\u00eb akuzuarin p\u00ebr krime \u2018Rrumin\u2019 e Shijakut, t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb dhe mandatin e deputetit, q\u00eb e ka garantuar deri m\u00eb tani me nj\u00eb fitore t\u00eb diskutueshme nga lista preferenciale e kandidat\u00ebve t\u00eb PD n\u00eb qarkun Durr\u00ebs. Kalaja \u00ebsht\u00eb i sigurt\u00eb se do ta zhb\u00ebj\u00eb diferenc\u00ebn prej 1 mij\u00eb votash q\u00eb ka me Ndoj\u00ebn, pasi votat e tij, ai pretendon se jan\u00eb trafikuar n\u00eb drejtim t\u00eb ish prokurorit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i bindur se  rinum\u00ebrimi do t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb ka ndodhur.<br \/>\nKQZ rinum\u00ebroi votat edhe n\u00eb qarkun e Dibr\u00ebs, k\u00ebrkes\u00eb kjo e kandidatit t\u00eb PD Xhemal Gjunkshi, i cili pretendoi se votat e tij ishin trafikuar tek kandidati tjet\u00ebr P\u00ebrparim Spahiu, ish deputet i ish-LSI. Nuk e kemi kuptuar se p\u00ebrse e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb ankimim gjenerali i PD-s\u00eb n\u00eb Dib\u00ebr, pasi sipas rezultatit p\u00ebrfundimtar, PD kishte marr\u00eb vet\u00ebm 2 deputet\u00eb aq sa kishte lista e mbyllur. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo \u2018beteja\u2019 p\u00ebr vot\u00ebn prefenciale n\u00eb list\u00ebn e hapur as q\u00eb kishte kuptim, dhe sikur gjith\u00eb votat e Spahiut t\u2019ia kalonin me konsensus Xhemal Gjunkshit, ky i fundit jasht\u00eb se jasht\u00eb Kuvendit do t\u00eb mbetej! \u00c7\u00ebshtje \u2018hunde\u2019 me sa duket ka q\u00ebn\u00eb ankimimi, p\u00ebr t\u00eb treguar se \u2018jam m\u00eb i fort\u00eb se ti\u2019.<br \/>\nKa dhe rinum\u00ebrim n\u00eb Fier, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb disa qarqe t\u00eb tjera, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e PD n\u00eb KAS e pan\u00eb se ishte nj\u00eb gomarll\u00ebk i madh t\u00eb vijohej m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosbesimin e kandidat\u00ebve t\u00eb PD tek num\u00ebruesit dhe n\u00eb akuzat se i kan\u00eb vjedhur votat e nj\u00ebri tjetrit. Pasi dhe rinum\u00ebrimet deri m\u00eb tani s\u2019kan\u00eb sjell\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrmbysje rezultati. Mendohet q\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs Kalaja mund t\u00eb \u2018p\u00ebrmbys\u00eb\u2019 Ndoj\u00ebn, pavar\u00ebsisht se vota dhe trafikimi i vot\u00ebs ka q\u00ebn\u00eb i orientuar nga lart!<br \/>\nBie n\u00eb sy fakti se Berisha nuk ka q\u00ebn\u00eb shum\u00eb entuziast n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb rinum\u00ebrimin e votave t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt akuzojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin e bashk\u00eb me ta dhe num\u00ebruesit demokrat\u00eb n\u00ebp\u00ebr qendrat e num\u00ebrimit se kan\u00eb trafikuar vot\u00ebn, pasi p\u00ebr kreun demokrat, me r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm goditja e qeveris\u00eb dhe e kryeministrit Edi Rama, n\u00eb funksion t\u00eb krijimit t\u00eb alibis\u00eb p\u00ebr humbjen e thell\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb zgjedhje, p\u00ebrmes manipulimit nga ana e mazhoranc\u00ebs.<br \/>\nMadje Berisha e b\u00ebri \u2018balt\u00eb\u2019 deri n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb bindur disa krer\u00eb partie se \u2018narkoshteti\u2019 i Edi Ram\u00ebs ka vjedhur vullnetin e popullit, nxiu Shqip\u00ebrin\u00eb duke deklaruar publikisht deri aty sa sipas tij \u2018Shqip\u00ebria nuk e meriton mbylljen e negociatave, vijimin e procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, pasi nuk \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb vend an\u00ebtar i BE sepse \u00ebsht\u00eb narko-shtet\u2019. Anipse t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e vendeve m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb BE dhe vet\u00eb Presidentja e Komisionit Evropian n\u00eb samitin  e BE t\u00eb zhvilluar n\u00eb Tiran\u00eb 5 dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, e uruan nominalisht Ram\u00ebn p\u00ebr fitoren m\u00eb 11 maj, deklaruan rritjen e bashk\u00ebpunimit me qeverin\u00eb shqiptare si dhe paralajm\u00ebruan hapur an\u00ebtar\u00ebsimin e Ship\u00ebris\u00eb n\u00eb BE brenda vitit 2030!<br \/>\nPavar\u00ebsisht se zbulimi i \u2018tradh\u00ebtar\u00ebve\u2019 brenda num\u00ebruesve t\u00eb PD q\u00eb kan\u00eb trafikuar vot\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb caktuar demokrat\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur, i b\u00ebr\u00eb dhe me dijenin\u00eb e tij, Berish\u00ebs nuk i vjen fort p\u00ebr \u2018osh\u2019, kreu demokrat \u2018ngush\u00ebllohet\u2019 me faktin se ndon\u00ebse jan\u00eb num\u00ebruesit e tij q\u00eb kan\u00eb vjedhur votat brenda \u2018sht\u00ebpis\u00eb\u2019 politike dhe jo ata t\u00eb Ram\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ai tenton q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb sa m\u00eb pis procesin zgjedhor t\u00eb 11 majit me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i del para. Anipse jan\u00eb njer\u00ebzit e tij ata q\u00eb e kan\u00eb ndotur aty k\u00ebtu, duke trafikuar vota nga nj\u00eb kandidat i PD tek tjetri sipas rastit.<br \/>\nDeklaratat e tipit \u2018ata q\u00eb kan\u00eb trafikuar vot\u00ebn brenda kandidat\u00ebve t\u00eb PD t\u00eb hetohen dhe t\u00eb nd\u00ebshkohen sipas ligjit\u2019, apo dhe ankimimet e vet\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebt ndon\u00ebse e din\u00eb se nuk kan\u00eb shanse p\u00ebr nj\u00eb mandat deputeti, k\u00ebmb\u00ebngulin p\u00ebr t\u00eb gjetur \u2018tradh\u00ebtar\u00ebt\u2019 num\u00ebrues q\u00eb b\u00ebn\u00eb kalim votash te rival\u00ebt brenda partis\u00eb, tregojn\u00eb qart\u00eb se tashm\u00eb jan\u00eb identifikuar \u2018armiqt\u00eb\u2019 e radh\u00ebs brenda PD. Ata jan\u00eb num\u00ebruesit \u2018tradh\u00ebtar\u00eb\u2019 t\u00eb cil\u00ebt duhen nd\u00ebshkuar me burg.<br \/>\nNuk dim\u00eb se sa prej tyre do t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb objekt i drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr pasoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb burg, por ajo q\u00eb po shikojm\u00eb dit\u00eb pas dite \u00ebsht\u00eb fakti se \u2018saga\u2019 e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr delegjitim t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebrmes akuzave ndaj \u2018narko-shtetit t\u00eb Ram\u00ebs\u2019 p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e vot\u00ebs dhe marrjen e 33 mandateve shtes\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj \u2018farse elektorale\u2019 si\u00e7 shprehet Berisha n\u00eb Tiran\u00eb dhe Bruksel ku shkon p\u00ebr pushime n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vajz\u00ebs sa her\u00eb q\u00eb lodhet, sidomos pas v\u00ebnies n\u00ebn sekuestro t\u00eb vil\u00ebs n\u00eb Gjirin e Lalzit, ka degjeneruar n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb brenda llojit kund\u00ebr num\u00ebruesve demokrat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shpallur \u2018armiq\u2019 nga PD sepse kan\u00eb trafikuar votat nga nj\u00eb kandidat te kandidati tjet\u00ebr i PD.<br \/>\nDhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces lin\u00e7imi t\u00eb num\u00ebruesve dhe komisioner\u00ebve demokrat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit q\u00ebndron nj\u00eb rrezik shum\u00eb i madh p\u00ebr PD dhe p\u00ebr vet\u00eb opozit\u00ebn shqiptare: Rreziku i zerimit t\u00eb shansve p\u00ebr t\u00eb pasur n\u00eb zgjedhjet e ardhshme p\u00ebr pushtetin vendor t\u00eb vitit 2027 dhe ato parlamentare t\u00eb vitit 2029 mb\u00ebshtet\u00ebs demokrat\u00eb q\u00eb t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr rolin e num\u00ebruesit e t\u00eb komisionerit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb opozit\u00ebs. Pasi kan\u00eb frik\u00eb se p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb burg, sepse shihen si armiq potencial\u00eb nga PD q\u00eb i \u2018kontraktoi\u2019 p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb vullnetar\u00eb, me at\u00eb pag\u00eb q\u00eb kan\u00eb sipas ligjit vullnetar\u00eb jan\u00eb, e p\u00ebr pasoj\u00eb pritet t\u00eb mos e marrin p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<br \/>\nP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs PD dhe opozita mezi ia doli q\u00eb t\u00eb gjente num\u00ebrues dhe komisioner\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit. Kjo u pa dhe n\u00eb faktin se nuk kishin z\u00ebvend\u00ebsues, dhe jan\u00eb detyruar shpesh q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb pa z\u00ebvend\u00ebsues, pra me pushime t\u00eb gjata. Madje nuk u furnizuan as me uj\u00eb dhe ushqim, teksa ishin t\u00eb ngujuar n\u00ebp\u00ebr q\u00ebndrat e votimit apo t\u00eb num\u00ebrimit. K\u00ebshtu q\u00eb, ekziston rreziku q\u00eb n\u00eb zgjedhjet vendore e ato parlamentare opozita t\u00eb mos gjej\u00eb kok\u00ebrr komisioneri apo num\u00ebruesi p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb KQZ, dhe p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar gjysm\u00ebn e komisionit apo grupeve t\u00eb num\u00ebrimit.<br \/>\nMe shpalljen \u2018armiq\u2019 t\u00eb num\u00ebruesve dhe komisioner\u00ebve t\u00eb vet, PD dhe Berisha kan\u00eb \u2018firmosur\u2019 me dashje apo pa dashje futjen e votimit e t\u00eb num\u00ebrimit elektronik n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin apo qarqet kryesore. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr mund t\u00eb mbulohet me komisioner\u00eb e num\u00ebrues jurist\u00eb, avokat\u00eb, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb, m\u00ebsues, etj. Dhe k\u00ebta t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb, se nuk b\u00ebhet nami!<br \/>\nP\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, me komisioner\u00eb e num\u00ebrues, si dhe votimi e num\u00ebrimi elektronik jan\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e kahershme e OSBE\/ODIHR dhe pika kryesore e rekomandimeve p\u00ebr \u00e7do pal\u00eb zgjedhje. Nuk p\u00ebrjashtohet dhe raporti p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb si pik\u00eb kryesore n\u00eb rekomandimet e radh\u00ebs!.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, mazhoranca e drejtuar nga Rama, bashk\u00eb dhe me aleatin hipotetik PSD, nuk do t\u00eb jet\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e detyruar nga rekomandimet e raportit t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e 11 majit, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb Kodin Zgjedhor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim: depolitizimin e administrat\u00ebs dhe futjen e votimit dhe num\u00ebrimit elektoronik. Votat jan\u00eb n\u00eb Kuvend. Vet\u00ebm vullnet duhet. PD do t\u00eb jap\u00eb konsensus, ose do t\u00eb jet\u00eb e detyruar ta pranoj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb till\u00eb, jo vet\u00ebm se pritet t\u00eb jet\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e OSBE\/ODIHR por dhe sepse nuk gjen kok\u00ebrr num\u00ebruesi apo komisioneri. I ka shpallur \u2018armiq\u2019 t\u00eb gjith\u00eb, sepse kan\u00eb vjedhur vot\u00ebn brendap\u00ebrbrenda PD. Jo se ndodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti. Vet\u00ebm n\u00ebse i drejtohet p\u00ebr \u2018ndihm\u00eb\u2019 KQZ-s\u00eb!<br \/>\nPrandaj themi se, tashm\u00eb jemi t\u00eb sigurt\u00eb se po shkojm\u00eb po t\u00eb sigurt\u00eb drejt nj\u00eb procesi Zgjedhor, me administrat\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht jopolitike dhe me votim e num\u00ebrim elektronik si dhe nxjerrje rezultati t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb koh\u00eb rekord. Ky zhvillim, fal\u00eb dhe \u2018hajdut\u00ebve\u2019 t\u00eb PD, t\u00eb cil\u00ebve duhet t\u2019ua dim\u00eb p\u00ebr nder. \u00c7do e keqe ka dhe nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb! T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb her\u00eb!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/pd-shpalli-tradhetare-numeruesit-e-vet-firmosi-numerimin-elektronik\/\">PD shpalli \u2018tradh\u00ebtar\u00eb\u2019 num\u00ebruesit e vet, \u2018firmosi\u2019 num\u00ebrimin elektronik<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Jakin Marena Brenda Partis\u00eb Demokratike ka nisur nj\u00eb p\u00ebrplasje e fort\u00eb dhe me pasoja aspak t\u00eb mira n\u00eb lidhje me \u2018tradh\u00ebtin\u00eb\u2019 e num\u00ebruesve demokrat\u00eb p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti. Num\u00ebruesit e PD, t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndruan me dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb p\u00ebrballje me procedurat e gjata dhe t\u00eb lodhshme t\u00eb kalimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}