{"id":25995,"date":"2025-06-13T15:50:37","date_gmt":"2025-06-13T15:50:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/do-jem-ne-politike-edhe-pas-20-vitesh-meta-nga-burgu-per-rezultati-i-dobet-pl-ndoqem-pd-ne-kavaje-me-tradhtuan\/"},"modified":"2025-06-13T15:50:37","modified_gmt":"2025-06-13T15:50:37","slug":"do-jem-ne-politike-edhe-pas-20-vitesh-meta-nga-burgu-per-rezultati-i-dobet-pl-ndoqem-pd-ne-kavaje-me-tradhtuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/13\/do-jem-ne-politike-edhe-pas-20-vitesh-meta-nga-burgu-per-rezultati-i-dobet-pl-ndoqem-pd-ne-kavaje-me-tradhtuan\/","title":{"rendered":"\u2018Do jem n\u00eb politik\u00eb edhe pas 20 vitesh\u2019, Meta nga burgu p\u00ebr: Rezultati i dob\u00ebt PL? Ndoq\u00ebm PD! N\u00eb Kavaj\u00eb m\u00eb \u2018tradhtuan\u2019"},"content":{"rendered":"<p>236 dit\u00eb n\u00eb burg, nuk ia kan\u00eb ndryshuar Ilir Met\u00ebs q\u00ebndrimin se beteja e tij me drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb hakmarrje politike. Me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb aktivitet sportiv brenda burgut, pasi iu p\u00ebrgjigj telefonatave edhe pas orarit t\u00eb lejuar, kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb jep nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr Report tv, ku ndryshe nga sa ka akuzuar ish bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb her\u00ebt, thot\u00eb se n\u00ebn drejtimin e tij, ish LSI nuk ka kryer lobim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e p\u00ebrjashtoj kategorikisht q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb drejtimit tim, LSI, ka kryer lobim me para t\u00eb padeklaruara. \u00cbsht\u00eb SPAK-u q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb pretendim se n\u00eb SHBA jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr kompanit\u00eb lobuese p\u00ebr interes t\u00eb LSI\u201d, thot\u00eb Meta.<\/p>\n<p>Kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb u pyet edhe mbi rezultatin thell\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit. Duke th\u00ebn\u00eb se kandidimi i tij nuk kishte q\u00ebllim final marrjen e mandatit, ai e l\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e rezultatit tek p\u00ebrfaq\u00ebsimi i ul\u00ebt n\u00eb koalicion.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb koalicionit, ne ishim n\u00eb funksion t\u00eb strategjis\u00eb t\u00eb zgjedhur nga PD dhe pak mund\u00ebsi protagonizmi\u201d, vijon ai.<\/p>\n<p>Nga burgu, Meta k\u00ebrkoi rinum\u00ebrim p\u00ebr votat n\u00eb Kavaj\u00eb, pasi nuk e beson se n\u00eb k\u00ebt\u00eb bashki edhe miqt\u00eb e ngusht\u00eb e tradhtuan.<\/p>\n<p>\u201cRinum\u00ebrimin n\u00eb Kavaj\u00eb e k\u00ebrkova un\u00eb se mu duk rezultat i pabesuesh\u00ebm, pasi dilnin m\u00eb pak vota se sa letra un\u00eb ju kisha d\u00ebrguar shok\u00ebve, miqve t\u00eb shumt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Refuzon t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb rezultati q\u00eb opozita mori n\u00eb 2021 ishte merit\u00eb e drejtuesve t\u00eb asokohe, Lulzim Bash\u00ebs e Monika Kryemadhit. Madje, p\u00ebr ish kryedemokratin ironin\u00eb e ka gati.<br \/>\n\u201cN\u00eb 2021 p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs zgjedhore t\u00eb Narkoregjimit, q\u00ebndronte nj\u00eb President Republike q\u00eb denonconte \u00e7do akt dhune ndaj opozit\u00ebs. P\u00ebr lidershipin q\u00eb fol\u00ebt, e pam\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje si doli lideri euroatlantik, nga q\u00eb i mbeti n\u00eb goj\u00eb 313 gjith\u00eb fushat\u00ebs\u201d, thot\u00eb kreu i PL.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht fatit t\u00eb tij ligjor, nj\u00ebjt\u00eb si aleati i tij Sali Berisha, Ilir Meta refuzon t\u00eb pranoj\u00eb largimin nga politika. Ai thot\u00eb se p\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur mercenar\u00ebt e tij n\u00eb drejt\u00ebsi dhe p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar lider\u00ebt legjitim\u00eb me kukulla t\u00eb shantazhueshme, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara.<\/p>\n<p>\u201cKam gjak shqiptari por edhe durim kinezi. Ju jeni nj\u00eb gazetare e re dhe do keni rast t\u00eb m\u00eb intervistoni edhe pas 10 vitesh, edhe pas 20 vitesh\u201d. <\/p>\n<p>Zoti Meta, nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb vend u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku ju ishit kandidat n\u00eb list\u00ebn e hapur. Ndryshe nga zotimi n\u00eb Konvent\u00ebn e Tiran\u00ebs, ju nuk ia dol\u00ebt t\u00eb zgjidheshit deputetet. A e prisnit k\u00ebt\u00eb rezultat, t\u00eb cilin shum\u00ebkush e quan m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtin e karrier\u00ebs suaj politike?<br \/>\nIshte nj\u00eb rezultat i shk\u00eblqyer n\u00eb kushtet e nj\u00eb terrorizmi elektoral dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kund\u00ebr meje dhe Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Standardi i k\u00ebtij terrorizmi u vendos n\u00eb 21 tetor 2024, kur un\u00eb u rr\u00ebmbeva publikisht nga bandit\u00eb me maska t\u00eb Narkoregjimit dhe e pan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, sidomos m\u00eb 11 Maj, p\u00ebr or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb mes t\u00eb Vor\u00ebs, ku bandit\u00ebt me dokumentet e KQZ, jo vet\u00ebm komandonin procesin e votimit, por k\u00ebrc\u00ebnuan live edhe drejtuesit dhe deputet\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kandidimi im nuk kishte q\u00ebllim domosdoshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb deputet, se k\u00ebt\u00eb e kisha t\u00eb garantuar n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur, por edhe pse n\u00eb kushte izolimi kriminal t\u00eb jepja mesazhin se p\u00ebr fitoren opozita duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb sakrifica ekstreme. Po k\u00ebshtu, q\u00eb Ilir Meta nuk e tradhton Ilir Met\u00ebn, pra kauz\u00ebn e listave t\u00eb hapura, p\u00ebr t\u00eb cilat hyra n\u00eb greve urie n\u00eb Kuvend q\u00eb n\u00eb 2008 kur iu b\u00ebn\u00eb ndryshimet e pabesa asaj Kushtetute t\u00eb mrekullueshme q\u00eb kishim deri at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Mos harroni se objektivi kryesor afatshkurt\u00ebr i atyre ndryshimeve kushtetuese ishte eliminimi i LSI n\u00eb zgjedhjet e 2009, nd\u00ebrsa afatgjat\u00eb eliminimi \u201cde facto\u201d i pluralizmit politik. Ndaj e them me bindje se p\u00ebr mua kan\u00eb votuar 8 mij\u00eb heronj dhe jo qytetar\u00eb t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Rezultati i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhjet ishte m\u00eb pak se 1\/3 e votave t\u00eb L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim n\u00eb vitin 2021. Edhe Partia Demokratike ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme krahasuar me 4 vite m\u00eb par\u00eb. Pse shqiptar\u00ebt besuan m\u00eb shum\u00eb t\u00eb Kryemadhi-Basha sesa te Meta-Berisha apo ata i mbrojt\u00ebn votat m\u00eb mir\u00eb, n\u00ebse kemi parasysh akuzat tuaja p\u00ebr vjedhje votash?<br \/>\n\u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb arsyetim spekulues, sepse nuk ka baz\u00eb krahasimore serioze. N\u00eb 2021, LSI hyri me logon e saj dhe kishte 140 kandidat\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nd\u00ebrsa tani nuk ekzistonte logo e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb list\u00ebn e votimit dhe ne kishim vet\u00ebm 4 kandidat\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb mbyllur t\u00eb PD-ASHM dhe vet\u00ebm 8 kandidat\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb hapur n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe n\u00eb 4 qarqe nuk kishim asnj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, p\u00ebr shkak t\u00eb koalicionit, ne ishim n\u00eb funksion t\u00eb strategjis\u00eb t\u00eb zgjedhur nga PD dhe pak mund\u00ebsi protagonizmi. Q\u00eb ta kuptoni m\u00eb mir\u00eb ju, marrim si shembull Qarkun e Kor\u00e7\u00ebs, ku ne kishim nj\u00eb kandidat q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat t\u2019i mungoj\u00eb Parlamentit si Dr. Gentian \u00c7ala, i cili mori 3811 vota. Ai ishte kandidati yn\u00eb m\u00eb i votuar n\u00eb Qarkun e Kor\u00e7\u00ebs edhe n\u00eb vitin 2021 edhe pse nuk ishte i pari.<\/p>\n<p>N\u00ebse Partia e Liris\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb vete dhe ai do ishte n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs, padyshim q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb rezultat individual t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. Por ai do t\u00eb kishte edhe kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partia e Liris\u00eb nga zona t\u00eb tjera si Devolli, Kolonja, Kor\u00e7a, Pusteci e Maliqi, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mbulonin zonat e tyre dhe rezultati pa dyshim q\u00eb do t\u00eb ishte edhe m\u00eb i mir\u00eb se 2021.<\/p>\n<p>Apo n\u00eb rastin e Beratit, n\u00ebse Partia e Liris\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb vete, p\u00ebrs\u00ebri Lefter Maliqi do t\u00eb merrte individualisht mbi 5 mij\u00eb  vota, por do t\u00eb kishte protagoniz\u00ebm m\u00eb t\u00eb madh dhe do kishte edhe 6 kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb nga Skrapari, Poli\u00e7ani, Berati, Ura-Vajgurore etj. q\u00eb do t\u00eb arrinin s\u00eb bashku nj\u00eb rezultat m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se n\u00eb 2021. Sepse nj\u00eb kandidat i vet\u00ebm e ka t\u00eb pamundur t\u00eb mbuloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive nj\u00eb qark t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Ah se harrova, n\u00eb zgjedhjet q\u00eb kaluam, Kryetari i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb ishte i arrestuar pas nj\u00eb rr\u00ebmbimi kriminal q\u00eb u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb terrorizuar p\u00ebrkrah\u00ebsit e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe opozitar\u00ebt n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Po k\u00ebshtu, n\u00eb 2021 p\u00ebrball\u00eb dhun\u00ebs zgjedhore t\u00eb Narkoregjimit, q\u00ebndronte nj\u00eb President Republike q\u00eb denonconte \u00e7do akt dhune ndaj opozit\u00ebs. P\u00ebr lidershipin q\u00eb fol\u00ebt, e pam\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje si doli lideri euroatlantik, nga q\u00eb i mbeti n\u00eb goj\u00eb 313 gjith\u00eb fushat\u00ebs.<\/p>\n<p>Si e pa Ilir Meta funksionimin e opozit\u00ebs, duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb akuzat tuaja p\u00ebr manipulim? A funksionoi bashk\u00ebpunimi PL-PD? \u00c7far\u00eb nuk funksionoi?<br \/>\nJemi n\u00eb fokus t\u00eb faktimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb fars\u00ebs dhe terrorizmit zgjedhor.<\/p>\n<p>Si e pa Ilir Meta angazhimin e figurave t\u00eb ndryshme t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb n\u00eb zgjedhje, a pati \u2018tradhti politike\u2019 prej tyre? Kujtojm\u00eb se keni folur edhe p\u00ebr shitje listash.<br \/>\nUn\u00eb fal\u00ebnderoj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt tan\u00eb n\u00eb listat e hapura q\u00eb b\u00ebn\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb pabarabart\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i mb\u00ebshtet\u00ebn deri te kutia e votimit.<\/p>\n<p>Pse k\u00ebrkuat rinum\u00ebrim n\u00eb Bashkin\u00eb e Kavaj\u00ebs? Cilat jan\u00eb dyshimet tuaja?<br \/>\nRinum\u00ebrimin n\u00eb Kavaj\u00eb e k\u00ebrkova un\u00eb se mu duk rezultat i pabesuesh\u00ebm, pasi dilnin m\u00eb pak vota se sa letra un\u00eb ju kisha d\u00ebrguar shok\u00ebve, miqve t\u00eb shumt\u00eb. Thjesht p\u00ebr t\u2019u orientuar m\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, pasi zgjedhjet vendore po vijn\u00eb dhe jo vet\u00ebm ato por edhe t\u00eb parakohshmet.<\/p>\n<p>Ju keni deklaruar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb distanc\u00eb pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se Partia e Liris\u00eb do t\u00eb kandidoj\u00eb n\u00eb K\u00ebshillat Bashkiak\u00eb e vetme. A po shpallni k\u00ebshtu \u2018divorcin\u2019 politik me Partin\u00eb Demokratike? Pse duhet nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb dy jav\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 11 majit dhe 2 vite para atyre lokale? Kujt po i d\u00ebrgoni mesazh, n\u00eb nj\u00eb moment kur aleati juaj Berisha po thot\u00eb se 11 Maji do zhb\u00ebhet dhe para lokaleve t\u00eb cilave ju i referoheni do t\u00eb ket\u00eb zgjedhjet t\u00eb parakohshme t\u00eb p\u00ebrgjithshme?<br \/>\nMesazhi u drejtohet vet\u00ebm strukturave dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb. Ne gjithmon\u00eb, si forc\u00eb politike n\u00eb drejtimin tim, kemi pasur si avantazh p\u00ebrgatitjen n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e radh\u00ebs dhe jo n\u00eb minut\u00ebn e fundit. Aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb kushtet e nj\u00eb Narkoregjimi q\u00eb p\u00ebrdor \u00e7do instrument shtet\u00ebror p\u00ebr t\u00eb dhunuar e tjet\u00ebrsuar vullnetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo nuk e p\u00ebrjashton bashk\u00ebpunimin apo koalicionin me PD p\u00ebr Kryetar\u00ebt e bashkive, p\u00ebrkundrazi. Por p\u00ebr K\u00ebshillat Bashkiak\u00eb, \u00e7do parti do t\u00eb konkurroj\u00eb me logon e saj, sepse p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, vula e vjedhur iu kthye demokrat\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb fatmir\u00ebsisht, ndryshe nga zgjedhjet e fundit vendore.<\/p>\n<p>Z. Meta, a nuk mendoni se n\u00eb partin\u00eb tuaj apo edhe n\u00eb ato t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ka individ\u00eb q\u00eb mund t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb Sali Berish\u00ebn dhe Ilir Met\u00ebn, q\u00eb kan\u00eb 35 vite n\u00eb politik\u00eb? Dy kryetar\u00eb zyrtarisht t\u00eb pandehur q\u00eb n\u00eb vitet n\u00eb vijim do t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb.<br \/>\nPo, jemi t\u00eb dy t\u00eb shpallur t\u00eb pandehur nga Kryetari i Organizat\u00ebs Kriminale nga tribunat e Asambles\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, m\u00eb 7 maj 2022. Un\u00eb nuk i shmangem betejave t\u00eb nxehta se nuk kam problem me t\u00eb nxehtin, por me kondicioner\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo drejt\u00ebsi e kapur p\u00ebr fyti nga Edi Rama, \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb komisariat antiopozitar e nuk ka lidhje as me shtetin e t\u00eb drejt\u00ebs dhe as me ligjin e Kushtetut\u00ebn, se me Konvent\u00ebn Evropian\u00eb t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut as b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Beteja ime \u00ebsht\u00eb me Narkoregjimin dhe e b\u00ebj me shum\u00eb vet\u00ebbesim se fundi i tij do t\u00eb jet\u00eb i af\u00ebrt. Po k\u00ebshtu, p\u00ebrpjekjet e Ram\u00ebs duke p\u00ebrdorur mercenar\u00ebt e tij n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e kapur dhe t\u00eb pranuar nga vet\u00eb ai, p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar liderat legjitim\u00eb me kukulla t\u00eb shantazhueshme, jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u ndalur tek procesi gjyq\u00ebsor i nisur ndaj jush, ju e keni konsideruar marrjen tuaj t\u00eb pandehur si urdh\u00ebr politik t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e Kryeministrit n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces?<br \/>\nE gjith\u00eb flet\u00ebrrufeja e firmosur nga SPAK, \u00ebsht\u00eb hartuar nga Edi Rama, e kjo do provohet nga procesi i gjykimit hap pas hapi. Por, p\u00ebr t\u00eb mos humbur shum\u00eb koh\u00eb me k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb dihet bot\u00ebrisht, ndiqni k\u00ebtu direkt urdhrin q\u00eb i jepet SPAK-ut nga tribuna e Asambles\u00eb s\u00eb PS-s\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 7 maj 2022.<\/p>\n<p>Ju gjat\u00eb reagimeve t\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve keni folur shum\u00eb p\u00ebr \u2018tradhtar\u00eb\u2019 dhe keni deklaruar se t\u00eb par\u00ebt q\u00eb t\u00eb duhet merren n\u00eb pyetje p\u00ebr lobimin jan\u00eb dy kush\u00ebrinj Endrit dhe Eriol Braimllari dhe Adrian Shatku, kush\u00ebri i ish-gruas suaj. K\u00ebshtu, ju pranoni q\u00eb n\u00eb LSI gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ju e keni drejtuar \u00ebsht\u00eb kryer lobim me para t\u00eb padeklaruara? Po thoni se 3 t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrmit jan\u00eb shkel\u00ebsit real\u00eb t\u00eb ligjit?<br \/>\nUn\u00eb e p\u00ebrjashtoj kategorikisht q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe t\u00eb drejtimit tim, LSI, ka kryer lobim me para t\u00eb padeklaruara. \u00cbsht\u00eb SPAK-u q\u00eb e ka k\u00ebt\u00eb pretendim se n\u00eb SHBA jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr kompanit\u00eb lobuese p\u00ebr interes t\u00eb LSI.<\/p>\n<p>Un\u00eb prej dy vitesh kam insistuar te SPAK-u kur jam pyetur q\u00eb n\u00ebse ekzistojn\u00eb diferenca midis deklarimeve n\u00eb KQZ k\u00ebtu me ato t\u00eb kompanive lobuese n\u00eb FARA dhe meq\u00ebn\u00ebse sipas tyre k\u00ebto pagesa rezulton se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Amerika n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb ata kan\u00eb me FBI, sidomos n\u00eb koh\u00ebn e Charles McGonigal, t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb verifikojn\u00eb cil\u00ebt persona apo kompani i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto pagesa me autorizimin e kujt. Cilido q\u00eb ka shkelur ligjet duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e padiskutueshme se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb drejtimit tim, \u00e7do marr\u00ebveshje miratohej n\u00eb mbledhje t\u00eb Kryesis\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ligjit dhe autorizohej nj\u00eb drejtues i caktuar p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar e ndjekur zbatimin e kontrat\u00ebs. Sigurisht q\u00eb ky person nuk mund t\u00eb ishte Kryetari por nj\u00eb person q\u00eb ndiqte edhe buxhetin edhe financat.<\/p>\n<p>N\u00ebse SPAK-ut i rezulton se un\u00eb kam shkelur ndonj\u00eb ligj amerikan jam gati t\u00eb shkoj edhe n\u00eb SHBA t\u00eb p\u00ebrgjigjem para ligjeve t\u00eb tyre se k\u00ebshtu mund t\u00eb takoj edhe McGonigalin q\u00eb merrte valixhet me dollar n\u00eb parkingje nga Kryekorruptuesi i tij q\u00eb hartoi flet\u00ebrrufet\u00eb kund\u00ebr meje por q\u00eb ka bllokuar let\u00ebrporosin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen McGonigal, q\u00eb e di e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Edhe tani q\u00eb ju p\u00ebrgjigjem juve dikush mund t\u00eb regjistroj\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb FARA n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb pa qen\u00eb i autorizuar nga un\u00eb apo Partia e Liris\u00eb. Dhe kjo ka ndodhur n\u00eb FARA si n\u00eb rastin e Z. Fidetzis, i cili e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e kam denoncuar dhe zyrtarisht n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe FARA. SPAK-u e di shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe e ka par\u00eb edhe shkres\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00ebse akuzat p\u00ebr ju provohen, cili do t\u00eb jet\u00eb raporti me politik\u00ebn?<br \/>\nAkuzat jan\u00eb thell\u00ebsisht politike ndaj meje dhe t\u00eb urdh\u00ebruara nga Edi Rama. K\u00ebt\u00eb do e provoj\u00eb procesi i gjykimit q\u00eb k\u00ebta duan ta shtyjn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb me shpres\u00eb se mund t\u00eb mbledhin ndonj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr mua k\u00ebtu n\u00eb qeli, ashtu si\u00e7 b\u00ebn\u00eb me kolegun e tyre n\u00eb paraburgimin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kam gjak shqiptari por edhe durim kinezi. Ju jeni nj\u00eb gazetare e re dhe do keni rast t\u00eb m\u00eb intervistoni edhe pas 10 vitesh, edhe pas 20 vitesh. Deri at\u00ebher\u00eb objektivi yn\u00eb p\u00ebr 4 milion shqiptar\u00eb plus do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmbushur fal\u00eb 5 Prioriteteve tona t\u00eb Konvent\u00ebs historike t\u00eb 27 Prillit 2024.\/Shqiptarja.com<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/do-jem-ne-politike-edhe-pas-20-vitesh-meta-nga-burgu-per-rezultati-i-dobet-pl-ndoqem-pd-ne-kavaje-me-tradhtuan\/\">\u2018Do jem n\u00eb politik\u00eb edhe pas 20 vitesh\u2019, Meta nga burgu p\u00ebr: Rezultati i dob\u00ebt PL? Ndoq\u00ebm PD! N\u00eb Kavaj\u00eb m\u00eb \u2018tradhtuan\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>236 dit\u00eb n\u00eb burg, nuk ia kan\u00eb ndryshuar Ilir Met\u00ebs q\u00ebndrimin se beteja e tij me drejt\u00ebsin\u00eb \u00ebsht\u00eb hakmarrje politike. Me nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos b\u00ebr\u00eb aktivitet sportiv brenda burgut, pasi iu p\u00ebrgjigj telefonatave edhe pas orarit t\u00eb lejuar, kreu i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb jep nj\u00eb intervist\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25995","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25995","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25995"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25995\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25995"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25995"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25995"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}