{"id":25842,"date":"2025-06-12T16:51:21","date_gmt":"2025-06-12T16:51:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/baci-te-gjithe-te-mbajne-pergjegjesi-per-humbjen-e-pd-pervec-berishes-e-rendesishme-te-faktohet-farsa-numeruesit-jo-me-te-partive\/"},"modified":"2025-06-12T16:51:21","modified_gmt":"2025-06-12T16:51:21","slug":"baci-te-gjithe-te-mbajne-pergjegjesi-per-humbjen-e-pd-pervec-berishes-e-rendesishme-te-faktohet-farsa-numeruesit-jo-me-te-partive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/baci-te-gjithe-te-mbajne-pergjegjesi-per-humbjen-e-pd-pervec-berishes-e-rendesishme-te-faktohet-farsa-numeruesit-jo-me-te-partive\/","title":{"rendered":"Ba\u00e7i: T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen e PD, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs! E r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb faktohet farsa! Num\u00ebruesit jo m\u00eb t\u00eb partive"},"content":{"rendered":"<p>Faji p\u00ebr humbjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb zgjedhjet e 11 majit ishte i qeveris\u00eb dhe Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makineris\u00eb shtet\u00ebrore dhe manipulimit t\u00eb votave.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu deklaroi sot n\u00eb \u2018Studio Live\u2019 deputeti demokrat Luan Ba\u00e7i, i rizgjedhur nga lista e sigurt e qarkut t\u00eb Fierit (pret certifikimin p\u00ebrfundimtar), teksa theksoi se p\u00ebr t\u00eb nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse rinum\u00ebrimi i votave n\u00eb at\u00eb qark do sjell\u00eb ndryshim rezultati, por se mjaftonte t\u00eb faktohej farsa elektorale.<\/p>\n<p>Ba\u00e7i n\u00ebnvizoi se p\u00ebr humbjen q\u00eb nuk preku vet\u00ebm Fierin, por t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb e Sali Berish\u00ebs, sepse ai e mbajti partin\u00eb t\u00eb bashkuar dhe i dha mbi 520 mij\u00eb vota, por k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi duhet ta mbanin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebrve\u00e7 atij.<\/p>\n<p>Deputeti k\u00ebrkoi publikisht q\u00eb votat t\u00eb mos num\u00ebroheshin m\u00eb nga komisioner\u00eb t\u00eb zgjedhur nga partit\u00eb politike, por nga administrata e KQZ dhe num\u00ebrimi i flet\u00ebve t\u00eb b\u00ebhej nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebr kandidat\u00eb dhe subjekte dhe jo nj\u00ebri pas tjetrit, duke rritur rrezikun e nd\u00ebrhyrjeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr situat\u00ebn q\u00eb solli rinum\u00ebrimi pas ankimimeve t\u00eb kandidat\u00ebve demokrat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe Ba\u00e7i u shpreh pro, ku u zbulua vjedhja e votave brenda PD-s\u00eb te vota prefeenciale,ai renditi disa shkaqe, teksa pranoi se nga t\u00eb dyja partit\u00eb pati nd\u00ebrhyrje.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi rezultati, nj\u00eb deputet m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak, por m\u00eb duhet transparenca dhe n\u00ebse ka pasur nj\u00eb fars\u00eb zgjedhore, zgjedhje si n\u00eb koh\u00ebn e diktaturash. M\u00eb intereson se \u00e7far\u00eb problematikash ka pasur dhe sigurisht ka pasur dit\u00ebn e votimit dhe n\u00eb num\u00ebrim, denoncime q\u00eb PD i ka b\u00ebr\u00eb para dhe pas zgjedhjeve. Me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet se 11 maji ishte fars\u00eb elektorale. Rezultat i ul\u00ebt, fakte jan\u00eb fakte, nuk mund ta mohojm\u00eb, i ul\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe duhet ta pranojm\u00eb. Por ishte proces votimi i paravendosur nga kjo qeveri. Qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr procesin e zgjedhjeve. N\u00ebse procesi zgjedhor nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb at\u00ebher\u00eb do ket\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat\u201d, tha deputeti demokrat n\u00eb nisje t\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij me moderatorin Arb\u00ebr Hitaj.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rezultatit t\u00eb qarkut t\u00eb Fierit, ai i q\u00ebndroi kauz\u00ebs sikurse kryetari i tij Sali Berisha, se ishte manipulim masiv, duke u p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha taktikat nga ana e qeveris\u00eb dhe drejtuesja politike socialiste e qarkut,zv\/kryeministrja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>\u201cFieri ishte shenj\u00eb e gjall\u00eb e manipulimit t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb 11 majit. Zv\/kryeministrja e qeveris\u00eb, Belinda Balluku zbriti 5-6 muaj para p\u00ebr procesin zgjedhor n\u00eb Fier, jo vet\u00ebm por bashk\u00eb me makineri shtet\u00ebrore. Nga frika q\u00eb kishin zbrit\u00ebn 6 muaj para p\u00ebr t\u00eb regjistruar banor\u00eb nga qarqet e tjera n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit. E leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u regjistruar n\u00eb qarkun e Fierit, ku pati shum\u00eb qytetar\u00eb q\u00eb nuk ishin banues aty, por b\u00ebn\u00eb edhe pun\u00ebn e patronazhist\u00ebve. Jan\u00eb manipulator\u00eb t\u00eb vullnetit t\u00eb qytetar\u00ebve, punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs, q\u00eb paguhet me taksat e qytetar\u00ebve q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb, lokale dhe q\u00ebndrore. U p\u00ebrdor\u00ebn pun\u00ebsimet, legalizimet, lejet e nd\u00ebrtimit, pun\u00ebsimet n\u00eb Albpetrol gjat\u00eb k\u00ebtyre muajve kan\u00eb qen\u00eb pa kriter. T\u00eb gjtiha k\u00ebt jan\u00eb shkelje e faktueshme. N\u00ebse PS nuk do b\u00ebnte t\u00eb gjitha k\u00ebto, padiskutim PD do kishte fituar\u201d, vijoi Ba\u00e7i diskursin e tij p\u00ebr humbjen e 11 majit.<\/p>\n<p>Porsi e shpjegon ai gjetjen e shkeljeve me transferim vote brenda kandidat\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e rinum\u00ebruara deri tani p\u00ebr votat preferenciale? A jan\u00eb gabime njer\u00ebzore, apo shkelje t\u00eb q\u00ebllimta, me vot\u00eb t\u00eb orientuar? Ai sugjeroi q\u00eb KQZ duhet t\u00eb urdh\u00ebronte num\u00ebrimin e vot\u00ebs kandidat dhe subjekt n\u00eb moment dhe jo nj\u00ebra para dhe pas saj tjetra.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb t\u00eb gjitha arsyet e shkeljeve t\u00eb gjetura deri tani. Ka dhe gabime njer\u00ebzore. Por kjo nis q\u00eb nga procesi n\u00eb KQZ apo fleta e votimit. N\u00eb Fier Balluku me Ram\u00ebn grabiti edhe list\u00ebn e mbyllur t\u00eb PD-s\u00eb. Un\u00eb jam me mendimin pse nuk num\u00ebrohet vota p\u00ebr t\u00eb dyja n\u00eb moment, edhe kandidati edhe subjekti. Opozita e ka ngritur si shqet\u00ebsim, edhe un\u00eb e kam ngritur. Nga t\u00eb dyja krah\u00ebt ky problem. Q\u00eb k\u00ebtu nis problemi, te nd\u00ebrhyrjet nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt sepse KQZ nuk e ka zgjidhur si\u00e7 duhet. Nj\u00eb tjet\u00ebr faktor ka qen\u00eb lodhja e num\u00ebruesve dhe m\u00eb pas vjen nd\u00ebrhyrja nga secila pal\u00eb sipas preferencave\u201d, shpjegoi ligjv\u00ebv\u00ebsi demokrat, q\u00eb pret rizgjedhjen me an\u00eb t\u00eb certifikimit p\u00ebrfundimtar t\u00eb rezultatit t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Ai mb\u00ebshteti k\u00ebrkesat e koleg\u00ebve dhe kandidat\u00ebve p\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb ankimime brenda partis\u00eb. Gjithashtu sugjeroi publikisht q\u00eb votat n\u00eb zgjedhje t\u00eb mos num\u00ebrohen m\u00eb nga komisioner\u00eb t\u00eb partive, por nga administrata e KQZ-s\u00eb. Madje hodhi dyshime t\u00eb forta se u shkel ligji, sepse shum\u00eb num\u00ebrues ishin me shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe jo t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb e mb\u00ebshtes k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rinum\u00ebrim nga kandidat\u00ebt, ata jan\u00eb kurajoz. Edhe pse nuk sjell ndryshim rezultati, nxjerr n\u00eb pah problematikat, gabimet apo shkeljet, q\u00eb t\u00eb rregullohen p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. N\u00ebse jan\u00eb shkelje, ka Kod Penal q\u00eb parashikon p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb, por mund t\u00eb jen\u00eb edhe gabime njer\u00ebzore. Shpesh num\u00ebruesit mendojn\u00eb se meq\u00eb jan\u00eb politik\u00eb, do i mbroj\u00eb partia. Mendimi im personal \u00ebsht\u00eb q\u00eb num\u00ebrimi i votave t\u00eb mos b\u00ebhet nga num\u00ebrues t\u00eb partive politike, por me m\u00ebnyr\u00eb profesionale. Dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta kishte zgjidhur KQZ-ja. Para se KQZ t\u00eb shkoj\u00eb te shkeljet e num\u00ebruesve, duhet m\u00eb par\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb emrat e num\u00ebruesve p\u00ebrsa i p\u00ebrket shkollimit, se ligji e ka t\u00eb jen\u00eb me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe mendoj se nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Kjo sjell edhe problematikat me koh\u00ebzgjatjen e procesit, lodhjen, ikjen e num\u00ebruesve, z\u00ebvend\u00ebsimin me t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ndoshta nuk plot\u00ebsojn\u00eb edhe kriteret. Duhet t\u00eb verifikohen num\u00ebruesit, sepse kan\u00eb qen\u00eb edhe me t\u00eb mesme. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb\u201d, u shpreh Ba\u00e7i.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket analiz\u00ebs s\u00eb humbjes, ai theksoi se ajo do b\u00ebhet vet\u00ebm brenda partis\u00eb dhe ai do t\u00eb shprehej vet\u00ebm brenda strukturave dhe jo n\u00eb publik.<\/p>\n<p>\u201cDiskutimet p\u00ebr rezultatin dhe krer\u00ebt politik\u00eb t\u00eb qarkut kemi vendin e duhur dhe koh\u00ebn e duhur p\u00ebr analiz\u00eb t\u00eb brendshme n\u00eb parti, brenda familjes ton\u00eb dhe jo n\u00eb publik, k\u00ebt\u00eb mendim kam pasur gjithmon\u00eb. Rezultati \u00ebsht\u00eb caktuar para 11 majit, u grabit nga kryeministri dhe nuk ndikonte gjendja e aleat\u00ebve brenda nesh tek ky rezultat. Jan\u00eb diskutime q\u00eb i takon t\u2019i b\u00ebj\u00eb PD-ja dhe do i b\u00ebj\u00eb partia, brenda saj\u201d, vijoi deputeti.<\/p>\n<p>Po Berisha, a duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe a duhet ta respektoj\u00eb statutin e PD-s\u00eb apo \u201cNenin Basha\u201d? K\u00ebtu ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat duket se kishte mendim t\u00eb ndar\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se i vetmi q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb ikte ishte Berisha.<\/p>\n<p>\u201cMendimi im personal \u00ebsht\u00eb se n\u00ebse ka nj\u00eb njeri q\u00eb mbajti fushat\u00ebn dhe pesh\u00ebn kryesore, edhe pse n\u00eb pozita jo t\u00eb barabarta, t\u00eb marri edhe mbi 500 mij\u00eb vota, \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb, profesor doktor Sali Berisha. Ai q\u00eb pengoi q\u00ebllimin e Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, merit\u00eb e Berish\u00ebs. Kurse p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt duhet t\u00eb shikojn\u00eb pozicionin e tyre, rezultatin dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb e cakton vet\u00eb dhe strukturat e partis\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/baci-te-gjithe-te-mbajne-pergjegjesi-per-humbjen-e-pd-pervec-berishes-e-rendesishme-te-faktohet-farsa-numeruesit-jo-me-te-partive\/\">Ba\u00e7i: T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr humbjen e PD, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs! E r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb faktohet farsa! Num\u00ebruesit jo m\u00eb t\u00eb partive<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Faji p\u00ebr humbjen e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb zgjedhjet e 11 majit ishte i qeveris\u00eb dhe Edi Ram\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makineris\u00eb shtet\u00ebrore dhe manipulimit t\u00eb votave. K\u00ebshtu deklaroi sot n\u00eb \u2018Studio Live\u2019 deputeti demokrat Luan Ba\u00e7i, i rizgjedhur nga lista e sigurt e qarkut t\u00eb Fierit (pret certifikimin p\u00ebrfundimtar), teksa theksoi se p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25842","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25842","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25842"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25842\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}