{"id":25836,"date":"2025-06-12T16:51:18","date_gmt":"2025-06-12T16:51:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/petrit-maho-i-fut-parate-pista-poshte-vezeve-beata-lidhjet-nga-tom-doshi-dhe-dritan-prifti-tek-taulant-balla-dhe-bledi-cuci\/"},"modified":"2025-06-12T16:51:18","modified_gmt":"2025-06-12T16:51:18","slug":"petrit-maho-i-fut-parate-pista-poshte-vezeve-beata-lidhjet-nga-tom-doshi-dhe-dritan-prifti-tek-taulant-balla-dhe-bledi-cuci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/petrit-maho-i-fut-parate-pista-poshte-vezeve-beata-lidhjet-nga-tom-doshi-dhe-dritan-prifti-tek-taulant-balla-dhe-bledi-cuci\/","title":{"rendered":"Petrit Maho i fut parat\u00eb pista posht\u00eb vez\u00ebve \u201cBeata\u201d, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi \u00c7u\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Biznesmeni Petrit Maho \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs mafioze q\u00eb ka ngritur Tom Doshi, me shum\u00eb kompani q\u00eb marrin tenderat p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij dhe nd\u00ebrkoh\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion dol\u00ebm pasi verifikuam pretendimet e shum\u00eb qytetar\u00ebve se veza \u201cBeata\u201d nuk garanton sigurin\u00eb ushqimore. N\u00ebse nj\u00eb kompani e prodhimit t\u00eb vez\u00ebve ka probleme dhe nd\u00ebrkoh\u00eb autoritetet e kontrollit t\u00eb ushqimit mbyllin syt\u00eb, sigurisht pas saj ka mb\u00ebshtetje t\u00eb fuqishme politike.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, \u201cBeata\u201d shpk u themelua n\u00eb Shkod\u00ebr m\u00eb 17 prill 2014 me kapitalin 100 000 lek\u00eb dhe aktivitetin do ta ngrinte n\u00eb Koplik. Duket e \u00e7uditshme sepse Maho ishte i vendosur n\u00eb Tiran\u00eb ku merrej me tregtin\u00eb e ila\u00e7eve. Por pas disa muajve b\u00ebhet e qart\u00eb se Maho ishte nj\u00eb \u201cprestanome\u2019.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 tetor 2014, Petrit Maho b\u00ebn shitjen e dyshimt\u00eb 70 % t\u00eb kuotave t\u00eb kapitalit themeltar tek ortak\u00ebt e rinj Tom Doshi, ish-ministri i ndjer\u00eb Dritan Prifti (q\u00eb do t\u00eb nxirrte m\u00eb pas videon e famshme me Ilir Met\u00ebn) dhe Klodjan Mema.<\/p>\n\n<p>Dritan Prifti bleu 25 % t\u00eb aksioneve me 25 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb vjetra, Klodjan Mema 10% dhe Tom Doshi 35% t\u00eb aksioneve p\u00ebr t\u00eb cilat pagoi 35 mij\u00eb lek\u00eb. Biznes i mir\u00eb po t\u00eb kemi parasysh se kompania e ka xhiron mbi 3 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Dinamik\u00eb shitblerjesh kuotave do t\u00eb kemi edhe m\u00eb von\u00eb. K\u00ebshtu, m\u00eb 23 shkurt 2015, Dritan Prifti ia shiti aksionet Tom Doshi \u00a0dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cPremiere Services\u201d (20%).<\/p>\n\n<p>Kjo e fundit (Premiere Service) ishte nj\u00eb kompani e ngritur nga i ndjeri Dritan Prifti n\u00eb em\u00ebr t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb muaj pas k\u00ebtij transaksioni, nga \u201cBeata\u201d largohet me letra edhe Tom Doshi, zot\u00ebrues tashm\u00eb i 40% t\u00eb aksioneve, t\u00eb cilat i kishte bler\u00eb n\u00eb total 40 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb 9 mars 2015, shoq\u00ebria \u201cPremiere Services\u201d e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Priftit, ua shet aksionet biznesmenit Ilir Bisha. Por shitja m\u00eb e fuqishme vjen nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p>M\u00eb 10 mars 2015, Tom Doshi ia kalon 40 % t\u00eb kuotave t\u00eb zot\u00ebruara n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cBeata\u201d kompanis\u00eb \u201cBre\u00e7ani- R.O.S.P\u201d e Erzen Bre\u00e7anit q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb birin u arrestuan vitin e kaluar p\u00ebr trafikim droge dhe pastrim parash. P\u00ebr blerjen e aksioneve t\u00eb \u201cBeata\u201d, Bre\u00e7ani i pagoi Doshit 250 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 5 gusht 2016, ka ndodhur transferimi i kuotave te kapitalit t\u00eb \u201cBEATA-s\u201d me ane t\u00eb shitblerjes nga Ilir Bisha tek Petrit Maho. K\u00ebto duken si veprime t\u00eb komanduara, sepse m\u00eb 23 gusht 2016 edhe Bre\u00e7ani i ka kthyer mbrapsht aksionet tek Petrit Maho.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb m\u00eb 7 tetor 2016, edhe Klodjan Mema i ka shitur aksionet Petrit Mahos.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb m\u00ebposht\u00ebm, kjo kompani ka xhiron mbi 3 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit. Mund t\u00eb imagjinoni se \u00e7far\u00eb vlerash fshihnin transaksionet e shitblerjes.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<p><strong>Lidhja me prefektin e Shkodr\u00ebs <\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me Tom Doshin, Petrit Maho ka b\u00ebr\u00eb biznes me ish-prefektin e Shkodr\u00ebs Paulin Radovani. N\u00eb vitin 1996 ai krijon kompanin\u00eb \u201cJona\u201d shpk, me objekt prodhimet farmaceutike. N\u00eb vitin 2004, Maho i ndryshon emrin kompanis\u00eb, duke e quajtur \u201cIntermed\u201d.<\/p>\n<p>Maho, n\u00eb vitin 2013, krijon raporte biznesi me Paulin Radovanin, i cili, n\u00eb tetor t\u00eb atij viti, em\u00ebrohet Prefekt i Qarkut t\u00eb Shkodr\u00ebs. Radovani ishte aksioneri kryesor i \u201cRadofarma depo veterinare\u201d, e krijuar n\u00eb vitin 2011, e cila m\u00eb pas u em\u00ebrtua \u201cMedica-Vet\u201d. Kjo kompani ka si aktivitet t\u00eb saj tregtin\u00eb e barnave p\u00ebr kafsh\u00ebt.<\/p>\n<p>Paulin Radovani, n\u00eb vitin 2005 zgjeron aktivitetin e tij, duke qen\u00eb aksioneri kryesor i shoq\u00ebris\u00eb \u201cNoval\u201d, s\u00eb bashku me tre ortak\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, dy prej t\u00eb cil\u00ebve shtetas italian\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, kur Radovani po p\u00ebrgatitej t\u00eb merrte postin e prefektit t\u00eb Qarkut Shkod\u00ebr, ai vendos t\u00eb shes\u00eb kompanit\u00eb e tij. Bler\u00ebsi ishte i nj\u00eb person i garantuar, Petrit Maho i kompanis\u00eb \u201cIntermed\u201d.<\/p>\n<p><strong>Petrit Maho, ortak me v\u00ebllain e Taulant Ball\u00ebs, merr me koncesion kontrollin e ushqimeve<\/strong><\/p>\n<p>Kompania \u201cNoval Laboratory\u201d, e cila, me firm\u00eb t\u00eb ish-Ministrit t\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, Bledi \u00c7u\u00e7i, ushtron kontrollin e cil\u00ebsis\u00eb ushqimore, ka lidhje indirekte me v\u00ebllain e Taulant Ball\u00ebs, George, p\u00ebrve\u00e7 Tom Doshi, si edhe me ish-prefektit socialist t\u00eb Shkodr\u00ebs, Paulin Radovani.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb urdhrit t\u00eb \u00c7u\u00e7it m\u00eb 2020 autorizohet kompania \u201cNoval Laboratory\u201d q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb analizat e mostrave t\u00eb ushqimeve t\u00eb marra gjat\u00eb kontrolleve t\u00eb inspektor\u00ebve t\u00eb Autoritetit Komb\u00ebtar t\u00eb Ushqimit (AKU). Pra nxirret jasht\u00eb loje laboratori i AKU dhe i varen m\u00ebl\u00e7it\u00eb ujkut n\u00eb qaf\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb urdhrin e \u00c7u\u00e7it jepen edhe argumentet se p\u00ebrse ai vendosi q\u00eb kompetenc\u00ebn p\u00ebr kontrollin ushqimor t\u2019ia heq\u00eb institucionit shtet\u00ebror, AKU, dhe t\u2019ia kaloj\u00eb nj\u00eb kompanie private, duke p\u00ebrmendur faktin se laborator\u00ebt e \u201cNoval\u201d jan\u00eb certifikuar nga autoritete nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Po kur u krijua dhe dhe u certifikua kaq shpejt ky laborator.<\/p>\n<p>\u201cNoval Laboratory\u201d \u00ebsht\u00eb regjistruar si biznes me em\u00eber t\u00eb ri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018 nga Petrit Maho. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nuk mundet q\u00eb prodhuesi i vez\u00ebve t\u00eb b\u00ebj\u00eb analizat e produkteve t\u00eb tij se \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb fuqishme, q\u00eb e ka detyruar \u00c7u\u00e7in t\u00eb firmos\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr. Le t\u00eb kthehemi pak n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013, Viktor Jaso, nj\u00eb tjet\u00ebr personazh i lidhur me Petrit Mahon regjistron kompanin\u00eb \u201cPharma Next\u201d, me aktivitet tregtimin me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb t\u00eb artikujve farmaceutik\u00eb dhe kozmetik\u00eb. Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2013, kompania i shitet Stela Pazarit, e cila nuk ka nj\u00eb rol t\u00eb thjesht\u00eb episodik n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb pas, rikthehet Jaso k\u00ebt\u00eb radh\u00eb bashk\u00eb me Petrit Mahon dhe riblejn\u00eb kompanin\u00eb. \u00a0M\u00eb 20 janar 2014 \u00ebsht\u00eb miratuar shitja e kuotave te zj.Stela Pazari n\u00eb mas\u00ebn 70% n\u00eb favor t\u00eb z.Petrit Maho dhe 30% tek Viktor Jaso, nd\u00ebrsa Stela q\u00ebndroi administratore.<\/p>\n<p>Por n\u00eb 17 qershor 2014 ndodhi afrimi m\u00eb i madh q\u00eb do ta gjall\u00ebronte k\u00ebt\u00eb kompani. Petrit Maho i shiti 10% t\u00eb aksioneve n\u00eb favor t\u00eb George Ball\u00ebs, v\u00ebllait t\u00eb deputetit dhe ministrit Taulant Balla.<\/p>\n\n<p>George Balla b\u00ebhet ortak n\u00eb \u201cPharma Next\u201d p\u00ebr vet\u00ebm 60 lek\u00eb, por ka p\u00ebrfitime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse kompania ishte n\u00eb gjendje t\u00eb sh\u00ebndetshme (realizonte fitime fal\u00eb shitjeve) pronar\u00ebt kishin iden\u00eb q\u00eb ta mbyllnin, sepse u krye \u201cmisioni\u201d i George Ball\u00ebs. K\u00ebshtu, m\u00eb 7 shtator 2015 \u00ebsht\u00eb vendosur pushim i p\u00ebrkohsh\u00ebm pa afat i aktivitetit. N\u00eb dokumentin m\u00eb posht\u00eb shohim se kompania ka xhiro rreth 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>Dhe kthesa ndodh shpejt. Tri jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 28 shtator 2016 \u00ebsht\u00eb ndryshuar statusi i kompanis\u00eb nga i \u201cPezulluar\u201d n\u00eb \u201cAktiv\u201d. Nd\u00ebrsa l\u00ebvizja tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme! M\u00eb 10 tetor 2016 \u00ebsht\u00eb vendosur likujdimi i shoq\u00ebris\u00eb. Pastaj ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb ka zgjatur shum\u00eb. Deri n\u00eb vitin 2022 ka vazhduar \u201clikujdimi\u201d! Madje nj\u00ebra nga likujdatoret ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje dhe procesin e ka vazhduar nj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n\n<p>E habitshme \u00ebsht\u00eb se megjith\u00ebse n\u00eb likuidim, kompani kishte shum\u00eb para dhe kapitale aktive.<\/p>\n\n<p>Pra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte q\u00eb politikan\u00ebt t\u00eb fshihnin parat\u00eb e trafikut t\u00eb influenc\u00ebs. Me sa duket nga Balla m\u00ebsoi edhe Erion Veliaj, q\u00eb hapte kompani n\u00eb em\u00ebr t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb personazhet e k\u00ebtij transaksioni vazhdojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin biznes. Jaso m\u00eb par\u00eb ishte aksioner me 40 % i kompanis\u00eb \u201cVinpharma\u201d, ku s\u00ebrish i shiti aksionet. Nd\u00ebrsa Stela Pazari hapi dy kompani konsulence.<\/p>\n<p><strong>Tenderat e ila\u00e7eve, ku Petrit Maho dhe e motra marrin pjes\u00ebn e luanit <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb fshehjes s\u00eb parave t\u00eb politikan\u00ebve, Tom Doshi dhe eksponent\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, do ta ndihmonin q\u00eb t\u00eb merrte para me lopat\u00eb nga tenderat e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. K\u00ebt\u00eb vazhdon ta b\u00ebj\u00eb p\u00ebrmes tri kompanive q\u00eb ka hapur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn q\u00eb e ka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb motr\u00ebs. Dyshohet se nj\u00eb pjes\u00eb e tenderave merren p\u00ebr llogari t\u00eb Tom Doshit, i cili \u00ebsht\u00eb operatori kryesor i prodhimit dhe i tregtimit t\u00eb ila\u00e7eve n\u00eb drejtim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pandemis\u00eb, n\u00eb QSUT kompania \u201cIntermed\u201d ka p\u00ebrfituar numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb tenderave me vler\u00eb 12 miliard lek\u00eb. Mot\u00ebr e v\u00eblla t\u00eb lidhur me rrethin e ngusht\u00eb t\u00eb PS-s\u00eb, kan\u00eb marr\u00eb 78.8% t\u00eb tenderave pa gar\u00eb dhe n\u00eb munges\u00eb konkurrence.<\/p>\n<p>Petrit Maho dhe Merita Sheqi, mot\u00ebr e v\u00eblla favorizohen nga lidhjet e ngushta me deputet\u00ebt dhe ministrat e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kompania e Mahos ka marr\u00eb 217 tendera nga Institucionet e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e mbi 3 miliard\u00eb lek\u00ebve ku pjesa d\u00ebrrmuese jan\u00eb me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr munges\u00eb konkurrence. Petrit Maho dyshohet se mbulon vilat e disa politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar, nd\u00ebrsa lidhjet e tij m\u00eb t\u00eb forta jan\u00eb me Tom Doshin, Taulant Ball\u00ebn, Flamur Nok\u00ebn, Vullnet Sin\u00ebn.<\/p>\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb haptazi dhe n\u00eb syt\u00eb e zyrtar\u00ebve. Po e ilustrojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb posht\u00eb. Ky prokurim me vler\u00eb 170 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga \u201cIntermed\u201d e Petrit Mahos n\u00eb bashk\u00ebpunim me \u201cEVITA SHPK\u201d t\u00eb Majlinda Fetiut (kompania q\u00eb ka fituar koncesionin e Hemodializ\u00ebs me vler\u00eb rreth 8.6 miliard\u00eb lek\u00eb). P\u00ebrball\u00eb tyre \u201ckonkurronte\u201d kompania e t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb Petrit Mahos \u201cREJSI Farma\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb \u00a0parat\u00eb do futeshin ose n\u00eb xhep t\u00eb Merit\u00ebs ose Petritit.<\/p>\n\n<p>Nga ana tjet\u00ebr \u2018Rejsi Farma\u2019 ka marr\u00eb 610 tendera nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb tenderave t\u00eb majm\u00eb Merita Shqi i ka marr\u00eb nga QSUT, kur drejtore ishte Alabana Fico, kunata e Bledi \u00c7u\u00e7it. Ky pasurim \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00ebse je pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb korrupsionit mes kompanive, d\u00ebputet\u00ebve, ministrave, v\u00ebllez\u00ebrve, motrave, kunatave, baxhanak\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u00a9\ufe0f<strong>Copyright Gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/petrit-maho-i-fut-parate-pista-poshte-vezeve-beata-lidhjet-nga-tom-doshi-dhe-dritan-prifti-tek-taulant-balla-dhe-bledi-cuci\/\">Petrit Maho i fut parat\u00eb pista posht\u00eb vez\u00ebve \u201cBeata\u201d, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi \u00c7u\u00e7i<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Petrit Maho \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs mafioze q\u00eb ka ngritur Tom Doshi, me shum\u00eb kompani q\u00eb marrin tenderat p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb tij dhe nd\u00ebrkoh\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e politikan\u00ebve t\u00eb korruptuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion dol\u00ebm pasi verifikuam pretendimet e shum\u00eb qytetar\u00ebve se veza \u201cBeata\u201d nuk garanton sigurin\u00eb ushqimore. N\u00ebse nj\u00eb kompani e prodhimit t\u00eb vez\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25836","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25836","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25836"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25836\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25836"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25836"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25836"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}