{"id":25831,"date":"2025-06-12T15:10:03","date_gmt":"2025-06-12T15:10:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/murtaja-te-delet-ne-shqiperi-qarqet-ku-jane-4-vatrat-e-identifikuara\/"},"modified":"2025-06-12T15:10:03","modified_gmt":"2025-06-12T15:10:03","slug":"murtaja-te-delet-ne-shqiperi-qarqet-ku-jane-4-vatrat-e-identifikuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/murtaja-te-delet-ne-shqiperi-qarqet-ku-jane-4-vatrat-e-identifikuara\/","title":{"rendered":"Murtaja te delet n\u00eb Shqip\u00ebri, qarqet ku jan\u00eb 4 vatrat e identifikuara"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shp\u00ebrthimin e murtaj\u00ebs s\u00eb bag\u00ebtive t\u00eb im\u00ebta n\u00eb kat\u00ebr vatra t\u00eb ndryshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>S\u00ebmundja, e cila prek dhen dhe dhi, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht ngjit\u00ebse p\u00ebr kafsh\u00ebt, por nuk p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut.<\/p>\n<p>\u201cS\u00ebmundja e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (Peste des Petits Ruminants \u2013 PPR) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje serioze virale, tep\u00ebr ngjit\u00ebse e ruminant\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, e cila ka ngordhshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb deri n\u00eb nivele t\u00eb 100% t\u00eb tuf\u00ebs, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon sh\u00ebndetin dhe nuk transmetohet te njeriu\u201d, njofton ministria.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit zyrtar, rasti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 4 qershor 2025 n\u00eb fshatin Domen Bashkia Shkod\u00ebr, dhe m\u00eb pas jan\u00eb raportuar tre vatra t\u00eb tjera n\u00eb fshatrat Vrenjt, Dib\u00ebr, Val, Bulqiz\u00eb dhe Polen\u00eb n\u00eb Skrapar.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani jan\u00eb prekur 716 krer\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 25 kan\u00eb ngordhur, 153 jan\u00eb eliminuar, dhe pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces eliminimi p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrhapjen e m\u00ebtejshme t\u00eb virusit.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebri, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit ministria ndalon l\u00ebvizjen e kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla t\u00eb llojit dhen dhe dhi nga ferma n\u00eb ferm\u00eb, shtegtimin dhe kullotjen n\u00eb kullota n\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/p>\n<p>Ndalohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht tregtimi i kafsh\u00ebve t\u00eb llojit dhen dhe dhi n\u00eb tregjet e kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e lejuar vet\u00ebm l\u00ebvizja e t\u00eb imtave vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb thertore, e shoq\u00ebruar me certifikat\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore veterinare, t\u00eb l\u00ebshuar nga veterineri zyrtar i sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Ministria apelon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebt t\u00eb respektojn\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri masat e biosiguris\u00eb dhe t\u00eb shmangin \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb paautorizuar t\u00eb kafsh\u00ebve. P\u00ebr \u00e7do rast t\u00eb dyshimt\u00eb apo ngordhje t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb t\u00eb imta, fermer\u00ebt mund t\u00eb kontaktojn\u00eb numrin e gjelb\u00ebr 0800 3366.<\/p>\n<p>Njoftimi i Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb transparenc\u00ebs dhe informimit t\u00eb publikut, b\u00ebjm\u00eb me dije se s\u00ebmundja e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (Peste des Petits Ruminants \u2013 PPR) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje serioze virale, tep\u00ebr ngjit\u00ebse e ruminant\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl, e cila ka ngordhshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb deri n\u00eb nivele t\u00eb 100% t\u00eb tuf\u00ebs, duke shkaktuar humbje ekonomike, por nuk cenon sh\u00ebndetin dhe nuk transmetohet te njeriu.<\/p>\n<p>Konfirmimi i par\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjen e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb 4 qershor 2025, me vendndodhje n\u00eb fshatin Domen, nj\u00ebsia administrative Postrib\u00eb, Bashkia Shkod\u00ebr. N\u00eb vijim, rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb konfirmuar m\u00eb 5 qershor n\u00eb fshatin Vrenjt, nj\u00ebsia administrative Kastriot, Bashkia Dib\u00ebr; rasti i tret\u00eb m\u00eb 9 qershor n\u00eb fshatin Val, nj\u00ebsia administrative Martanesh, Bashkia Bulqiz\u00eb; dhe rasti i kat\u00ebrt m\u00eb 11 qershor n\u00eb fshatin Polen\u00eb, nj\u00ebsia administrative Qend\u00ebr, Bashkia Skrapar. Numri total i vatrave (tufave) t\u00eb raportuara deri m\u00eb sot \u00ebsht\u00eb 4. Numri i t\u00eb imtave t\u00eb prekur \u00ebsht\u00eb 716; t\u00eb ngordhur, 25 krer\u00eb; t\u00eb eliminuar, 153 krer\u00eb; nd\u00ebrsa krer\u00ebt e tjer\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces eliminimi.<\/p>\n<p>Me konfirmimin e rastit t\u00eb par\u00eb t\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (PPR), Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka nd\u00ebrmarr\u00eb menj\u00ebher\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr parandalimin dhe kontrollin e p\u00ebrhapjes s\u00eb s\u00ebmundjes n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb zbatim t\u00eb Urdhrit nr. 802, dat\u00eb 9.10.2024, \u201cP\u00ebr miratimin e Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Kontigjenc\u00ebs p\u00ebr S\u00ebmundjen e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl\u201d, \u00ebsht\u00eb mbledhur menj\u00ebher\u00eb Qendra Komb\u00ebtare e Kriz\u00ebs, me p\u00ebrfaq\u00ebsues nga Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Mbrojtjes, p\u00ebr koordinimin e veprimeve dhe marrjen e informacionit mbi masat e marra nga Qendra Rajonale e Kriz\u00ebs, e cilat ka identifikuar Nj\u00ebsit\u00eb Administrative dhe fshatrat brenda zonave t\u00eb mbrojtjes (3 km) dhe t\u00eb mbik\u00ebqyrjes (10 km).<\/p>\n<p>N\u00eb Urdhrat e Ministrit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00eb, q\u00eb p\u00ebr cdo rast t\u00eb konfirmuar me k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, marrja e masave t\u00eb kufizimit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla.<\/p>\n<p>Nisur nga situata shqet\u00ebsuese dhe p\u00ebrhapja n\u00eb disa vatra e s\u00ebmundjes, prej dat\u00ebs 9.6.2025 ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi Urdhri i Ministrit nr. 575, \u201cP\u00ebr ndalimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb dhenve dhe dhive t\u00eb gjalla n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky Urdh\u00ebr i shtrin efektet e tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit, duke ndaluar l\u00ebvizjen e kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla t\u00eb llojit dhen dhe dhi nga ferma n\u00eb ferm\u00eb, shtegtimin dhe kullotjen n\u00eb kullota n\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ndalohet p\u00ebrkoh\u00ebsisht tregtimi i kafsh\u00ebve t\u00eb llojit dhen dhe dhi n\u00eb tregjet e kafsh\u00ebve t\u00eb gjalla, mjedise te hapura, panaire dhe grumbullime t\u00eb tjera. \u00cbsht\u00eb e lejuar vet\u00ebm l\u00ebvizja e t\u00eb imtave vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb thertore, e shoq\u00ebruar me certifikat\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore veterinare, t\u00eb l\u00ebshuar nga veterineri zyrtar i sh\u00ebrbimit. Kjo mas\u00eb ka karakter t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb mbrojtjes s\u00eb sh\u00ebndetit t\u00eb kafsh\u00ebve, siguris\u00eb ushqimore dhe interesit t\u00eb blegtor\u00ebve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb subjektet dhe fermer\u00ebt t\u00eb zbatojn\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr, duke bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb me autoritetet veterinare lokale.<\/p>\n<p>Autoriteti Komb\u00ebtar i Veterinaris\u00eb dhe Mbrojtjes s\u00eb Bim\u00ebve ka nga ngritur 39 grupe kontrolli, duke monitoruar deri m\u00eb sot 983 ferma t\u00eb imtash, me nj\u00eb total 164.803 krer\u00ebsh dhen dhe dhi n\u00eb rang vendi. Q\u00ebllimi kryesor i grupeve t\u00eb kontrollit n\u00eb terren \u00ebsht\u00eb monitorimi i fermave t\u00eb vogla blegtorale, evidentimi i situat\u00ebs epidemiologjike n\u00eb terren dhe p\u00ebrcaktimi i faz\u00ebs aktuale t\u00eb s\u00ebmundjes, si baz\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb m\u00ebtejshme, t\u00eb orientuara dhe efektive. Gjat\u00eb monitorimit, grupet e kontrollit kan\u00eb kryer rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb fermer\u00ebve p\u00ebr rrezikun ekonomik q\u00eb paraqet kjo s\u00ebmundje. Gjithashtu, veteriner\u00ebt zyrtar\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar ngusht\u00eb edhe me organet e Policis\u00eb e Shtetit, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar kontrollin e l\u00ebvizjes s\u00eb kafsh\u00ebve brenda vendit dhe marrjen e masave p\u00ebr rastet flagrante. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sh\u00ebrbimi veterinar ka b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e fermer\u00ebve duke i informuar mbi s\u00ebmundjen e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb vegj\u00ebl (PPR). Pjes\u00eb e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ka qen\u00eb edhe p\u00ebrgatitja e posterave p\u00ebr s\u00ebmundjen e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (PPR) dhe informimi i publikut n\u00ebp\u00ebrmjet faqes zyrtare t\u00eb AKVMB-s\u00eb dhe n\u00eb rrjete sociale.<\/p>\n<p>Gjithashtu, prania e s\u00ebmundjes s\u00eb Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (PPR) \u00ebsht\u00eb njoftuar rast pas rasti n\u00eb Sistemin e Njoftimit t\u00eb Menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb S\u00ebmundjeve t\u00eb kafsh\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian (ADIS), dhe \u00ebsht\u00eb kontaktuar edhe Zyra e Emergjencave p\u00ebr S\u00ebmundjet e Kafsh\u00ebve pran\u00eb Komisionit Evropian, e cila ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb ndaj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb MBZHR-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Shqip\u00ebri nj\u00eb mision teknik.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn e sotme dhe nes\u00ebr, m\u00eb dat\u00eb 13.06.2025 po organizohet nj\u00eb takim n\u00eb ambientet e Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, me pjes\u00ebmarrjen e dy ekspert\u00ebve t\u00eb Komisionit Evropian, p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural, AKVMB-s\u00eb, ISUV-it dhe Urdhrit Profesional t\u00eb Mjekut Veterinar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Po sot, k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsues do t\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb terren, n\u00eb nj\u00eb nga vatrat ku \u00ebsht\u00eb konfirmuar prania e s\u00ebmundjes. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb vizit\u00ebs, Misioni Teknik EUVET i Komisionit Evropian do t\u00eb jap\u00eb rekomandime n\u00eb lidhje me menaxhimin e situat\u00ebs dhe strategjit\u00eb e kontrollit t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb s\u00ebmundjes s\u00eb Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminat\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (PPR).<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjigje e shpejt\u00eb dhe e koordinuar me DG SANTE ndaj rastit t\u00eb par\u00eb t\u00eb PPR n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i p\u00ebrkushtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb respektuar standardet evropiane n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit dhe siguris\u00eb veterinare.<\/p>\n<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural i b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebve t\u00eb zbatojn\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri masat e biosiguris\u00eb n\u00eb fermat e tyre dhe t\u00eb shmangin \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb kafsh\u00ebve jasht\u00eb ferm\u00ebs, duke zbatuar rregullat n\u00eb fuqi dhe duke bashk\u00ebpunuar p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb mire te p\u00ebrbashk\u00ebt: ekonomin\u00eb blegtorale ne vend. MBZHR apelon ndaj t\u00eb gjith\u00eb fermer\u00ebve dhe aktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb sektorin blegtoral q\u00eb, p\u00ebr cdo rast t\u00eb evidentimit t\u00eb shenjave t\u00eb dyshimta apo ngordhjeve n\u00eb t\u00eb imta, t\u00eb kontaktojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb numrin e gjelb\u00ebr 08003366.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrmes vigjilenc\u00ebs s\u00eb lart\u00eb dhe bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb mes strukturave shtet\u00ebrore dhe fermer\u00ebve mund t\u00eb garantojm\u00eb mbrojtjen e tufave dhe sigurin\u00eb e sektorit blegtoral n\u00eb vend.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/12\/murtaja-te-delet-ne-shqiperi-qarqet-ku-jane-4-vatrat-e-identifikuara\/\">Murtaja te delet n\u00eb Shqip\u00ebri, qarqet ku jan\u00eb 4 vatrat e identifikuara<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar shp\u00ebrthimin e murtaj\u00ebs s\u00eb bag\u00ebtive t\u00eb im\u00ebta n\u00eb kat\u00ebr vatra t\u00eb ndryshme n\u00eb vend. S\u00ebmundja, e cila prek dhen dhe dhi, \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht ngjit\u00ebse p\u00ebr kafsh\u00ebt, por nuk p\u00ebrb\u00ebn rrezik p\u00ebr sh\u00ebndetin e njeriut. \u201cS\u00ebmundja e Murtaj\u00ebs s\u00eb Ruminant\u00ebve t\u00eb Vegj\u00ebl (Peste des Petits Ruminants \u2013 PPR) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25831","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25831","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25831"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25831\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25831"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25831"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25831"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}