{"id":25814,"date":"2025-06-12T14:48:58","date_gmt":"2025-06-12T14:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/vkm-krijohet-arkivi-i-ri-per-dokumentacionin-teknik-te-armatimeve-dhe-pajisjeve-ushtarake\/"},"modified":"2025-06-12T14:48:58","modified_gmt":"2025-06-12T14:48:58","slug":"vkm-krijohet-arkivi-i-ri-per-dokumentacionin-teknik-te-armatimeve-dhe-pajisjeve-ushtarake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/vkm-krijohet-arkivi-i-ri-per-dokumentacionin-teknik-te-armatimeve-dhe-pajisjeve-ushtarake\/","title":{"rendered":"VKM\/Krijohet Arkivi i ri p\u00ebr dokumentacionin teknik t\u00eb armatimeve dhe pajisjeve ushtarake"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>Ky Arkiv, me seli n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, do t\u00eb ket\u00eb statusin e nj\u00eb personi juridik publik dhe do t\u00eb financohet nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb qeveris\u00eb, Arkivi do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr mision ruajtjen, p\u00ebrpunimin, digjitalizimin dhe administrimin e dokumentacionit teknik q\u00eb lidhet me prodhimin dhe p\u00ebrdorimin e armatimeve dhe pajisjeve ushtarake. Ai do t\u00eb mbledh\u00eb dokumentacionin nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse brenda nj\u00eb afati 5-vje\u00e7ar nga mbyllja e p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve, nd\u00ebrsa ruajtja e dokumenteve n\u00eb arkiv do t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb 115 vjet. Dokumentet e klasifikuara do t\u00eb dor\u00ebzohen n\u00eb arkivin p\u00ebrfundimtar pas deklasifikimit, por jo m\u00eb von\u00eb se pas 120 vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Institucioni do t\u00eb drejtohet nga nj\u00eb drejtor, i cili em\u00ebrohet nga ministri i Mbrojtjes dhe duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kriteresh profesionale, p\u00ebrfshir\u00eb arsim n\u00eb histori ose arkivistik\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb mbi 8 vjet. Brenda struktur\u00ebs do t\u00eb funksionoj\u00eb Komisioni i Ekspertiz\u00ebs, i cili do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb afatet e ruajtjes s\u00eb dokumenteve dhe do t\u00eb miratoj\u00eb asgj\u00ebsimin e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb vler\u00eb arkivore.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet q\u00eb arkivi do t\u00eb ofroj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb shfryt\u00ebzimin dhe riprodhimin e dokumenteve, do t\u00eb jen\u00eb me pages\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi. Funksionimi i arkivit do t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb rregullore t\u00eb brendshme t\u00eb miratuara nga ministri i Mbrojtjes, dhe bashk\u00ebpunimi me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave do t\u00eb jet\u00eb i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr respektimin e standardeve profesionale.<\/p>\n<p>Vendimi parashikon gjithashtu rregullat p\u00ebr em\u00ebrimin, lirimin dhe shkarkimin e drejtorit, si dhe p\u00ebrcakton q\u00eb efektet financiare p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi do t\u00eb p\u00ebrballohen nga Ministria e Mbrojtjes. Vendimi hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren Zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>V E N D I M P\u00cbR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E ARKIVIT QENDROR N\u00cb VEPRIM P\u00cbR DOKUMENTACIONIN TEKNIK  T\u00cb TIPOLOGJIS\u00cb S\u00cb VE\u00c7ANT\u00cb T\u00cb ARMATIMIT, PAJISJEVE TEKNOLOGJIKE USHTARAKE T\u00cb FORCAVE T\u00cb ARMATOSURA<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, t\u00eb pikave 1 e 3, t\u00eb nenit 24, t\u00eb ligjit nr.9154, dat\u00eb 6.11.2003, \u201cP\u00ebr arkivat\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe t\u00eb nenit 6, t\u00ebligjit nr.90\/2012, \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore\u201d, me propozimin e ministrit t\u00eb Mbrojtjes, K\u00ebshilli i Ministrave<\/p>\n<p>V E N D O S I:<\/p>\n<p>Neni 1<\/p>\n<p>Krijimi i Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura<\/p>\n<p>1. Krijimin, organizimin dhe funksionimin e Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, si person juridik publik buxhetor, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb ministrit t\u00eb Mbrojtjes, me seli n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>2. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura financohet nga buxheti i shtetit dhe burime t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Buxheti i arkivit p\u00ebrb\u00ebn z\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb buxhetin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>3. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura organizohet n\u00eb nivel qendror dhe e ushtron veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, brenda fush\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>4. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ka stem\u00ebn, vul\u00ebn e vet zyrtare dhe logon.<\/p>\n<p>5. Vula ka form\u00ebn dhe elementet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb vendimin nr.390, dat\u00eb 6.8.1993, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjen e vulave zyrtare\u201d, t\u00eb ndryshuar. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>6. Stema p\u00ebrb\u00ebhet nga stema e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, me sh\u00ebnimet: \u201cRepublika e Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Mbrojtjes, Arkivi Qendror n\u00eb Veprim i FA-s\u00eb\u201d, n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrcaktimet e vendimit nr.474, dat\u00eb 10.7.2003, t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, \u201cP\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrdorimit t\u00eb stem\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs, si dhe raportin e p\u00ebrmasave t\u00eb saj\u201d, t\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>Neni 2<\/p>\n<p>Misioni<\/p>\n<p>Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ka p\u00ebr mision ruajtjen, p\u00ebrpunimin, administrimin, digjitalizimin dhe sh\u00ebrbimin e dokumentacionit teknik t\u00eb municioneve, t\u00eb prodhimit t\u00eb arm\u00ebve dhe \u00e7do dokument q\u00eb i sh\u00ebrben k\u00ebsaj industrie.<\/p>\n<p>Neni 3<\/p>\n<p>Detyrat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb<\/p>\n<p>1. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim i Dokumentacionit Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb p\u00ebr ruajtje, administrim, digjitalizim, deklasifikim dhe sh\u00ebrbim t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin e tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb industris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb arm\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nenin 2, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr arkivat.<\/p>\n<p>2. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura kryen digjitalizimin e dokumentacionit tipologjik q\u00eb ka n\u00eb administrim, si dhe kujdeset p\u00ebr ruajtjen, menaxhimin dhe shfryt\u00ebzimin e tyre.<\/p>\n<p>3. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura verifikon zbatimin e standardeve p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e mir\u00ebmbajtjes, ruajtjes dhe p\u00ebrpunimit t\u00eb dokumentacionit tipologjik nga institucionet fondkrijuese, deri n\u00eb plot\u00ebsimin e afatit kohor p\u00ebr dor\u00ebzim pran\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>4. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ofron sh\u00ebrbim arkivor p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe subjektet e interesuara, p\u00ebr dokumentet e tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb armatimit, pajisjeve teknologjike ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, q\u00eb ka n\u00eb ruajtje dhe administrim, n\u00ebp\u00ebrmjet:<\/p>\n<p>a) sh\u00ebrbimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb nj\u00ebsuara me origjinalin;<\/p>\n<p>b) shfryt\u00ebzimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>5. Sh\u00ebrbimi dhe shfryt\u00ebzimi i dokumenteve b\u00ebhet kundrejt pages\u00ebs, sipas akteve ligjore e n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>6. Sh\u00ebrbimi i dokumenteve, n\u00ebp\u00ebrmjet shfryt\u00ebzimit apo riprodhimit t\u00eb tyre, kryhet n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr arkivat, si dhe legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.<\/p>\n<p>7. Sh\u00ebrbimi i dokumenteve t\u00eb klasifikuara kryhet n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr informacionin e klasifikuar.<\/p>\n<p>8. Dor\u00ebzimi i dokumentacionit me afat ruajtjeje t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb tipologjis\u00eb, t\u00eb parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1, b\u00ebhet sipas  rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave.<\/p>\n<p>Neni 4<\/p>\n<p>Afati i ruajtjes dhe dor\u00ebzimit t\u00eb dokumentacionit<\/p>\n<p>1. Institucionet fondkrijuese t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, t\u00eb cilat ruajn\u00eb, p\u00ebrpunojn\u00eb, administrojn\u00eb dhe sh\u00ebrbejn\u00eb dokumentacionin e nj\u00eb tipologjie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nenin 2, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, dor\u00ebzojn\u00eb dokumentacionin pran\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, jo m\u00eb von\u00eb se 5 (pes\u00eb) vjet nga data e mbylljes s\u00eb operativitetit t\u00eb dokumentit te fondkrijuesi.<\/p>\n<p>2. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ruan, p\u00ebrpunon, administron, digjitalizon dhe sh\u00ebrben dokumentacionin e tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb  p\u00ebr nj\u00eb  afat  prej 115 (nj\u00ebqind e pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) vjet\u00ebsh nga momenti i dor\u00ebzimit pran\u00eb k\u00ebtij arkivi nga institucionet fondkrijuese.<\/p>\n<p>3. Me  mbarimin  e  afatit  t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb k\u00ebtij neni, Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dor\u00ebzon pran\u00eb arkivit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm p\u00ebrkat\u00ebs dokumentacionin e tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuar dhe t\u00eb inventarizuar, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave.<\/p>\n<p>4. P\u00ebrjashtimisht, dokumentet, q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb informacion t\u00eb klasifikuar, dor\u00ebzohen pas deklasifikimit n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr informacionin e klasifikuar. K\u00ebto dokumente dor\u00ebzohen n\u00eb arkivin e p\u00ebrhersh\u00ebm pas deklasifikimit t\u00eb tyre, jo m\u00eb von\u00eb se 120 (nj\u00ebqind e nj\u00ebzet) vjet.<\/p>\n<p>Neni 5<\/p>\n<p>Organizimi dhe funksionimi<\/p>\n<p>1. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura p\u00ebrfaq\u00ebsohet dhe drejtohet nga drejtori.<\/p>\n<p>2. Drejtori i Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura ka k\u00ebto detyra:<\/p>\n<p>a) Drejton veprimtarin\u00eb e institucionit;<\/p>\n<p>b) P\u00ebrfaq\u00ebson institucionin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb tret\u00ebt;<\/p>\n<p>c) Miraton k\u00ebrkesat p\u00ebr shfryt\u00ebzim apo riprodhim t\u00eb dokumenteve;<\/p>\n<p>\u00e7)  Kryeson veprimtarin\u00eb e Komisionit t\u00eb Ekspertiz\u00ebs;<\/p>\n<p>d)  I raporton ministrit t\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr veprimtarin\u00eb e institucionit;<\/p>\n<p>dh) I propozon ministrit  projektstruktur\u00ebn organizative dhe p\u00ebrshkrimet e pun\u00ebs s\u00eb stafit t\u00eb arkivit.<\/p>\n<p>3. Marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura rregullohen sipas Kodit t\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>4. Struktura dhe organika e arkivit miratohen me urdh\u00ebr t\u00eb Kryeministrit, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb legjislacionit n\u00eb fuqi p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>5. Rregullorja p\u00ebr metodat e brendshme t\u00eb pun\u00ebs dhe sjelljen e personelit t\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura miratohet nga ministri i Mbrojtjes, me propozimin e drejtorit t\u00eb Arkivit.<\/p>\n<p>6. Arkivi Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura bashk\u00ebpunon me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave p\u00ebr zbatimin e metodologjis\u00eb profesionale, t\u00eb rregullave dhe t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb ligjit p\u00ebr arkivat.<\/p>\n<p>Neni 6<\/p>\n<p>Funksionimi i Komisionit t\u00eb Ekspertiz\u00ebs<\/p>\n<p>1. N\u00eb Arkivin Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura funksionon Komisioni i Ekspertiz\u00ebs, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga jo m\u00eb pak se         5 (pes\u00eb) an\u00ebtar\u00eb, me kryetar drejtorin e arkivit.<\/p>\n<p>2. Komisioni i Ekspertiz\u00ebs harton list\u00ebn konkrete t\u00eb dokumenteve me r\u00ebnd\u00ebsi historike komb\u00ebtare dhe t\u00eb dokumenteve me afat ruajtjeje t\u00eb p\u00ebrkohshme, si dhe p\u00ebrcakton afatet e ruajtjes p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb fundit jo m\u00eb pak se                                             15 (pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb) vjet dhe jo m\u00eb shume se 25 (nj\u00ebzet e pes\u00eb) vjet.<\/p>\n<p>3. Komisioni i Ekspertiz\u00ebs ndjek dhe zbaton t\u00eb gjitha rregullat dhe procedurat e parashikuara n\u00eb ligjin nr.9154, dat\u00eb 6.11.2003, \u201cP\u00ebr arkivat\u201d, t\u00eb ndryshuar, dhe aktet n\u00ebnligjore n\u00eb zbatim t\u00eb tij p\u00ebr asgj\u00ebsimin e dokumenteve.<\/p>\n<p>4. Komisioni i Ekspertiz\u00ebs shqyrton dhe miraton paraprakisht listat e ve\u00e7imit p\u00ebr dokumentet e tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshkruara n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb k\u00ebtij neni, t\u00eb cilat e kan\u00eb plot\u00ebsuar afatin e ruajtjes dhe nuk paraqesin vler\u00eb p\u00ebr ruajtje t\u00eb m\u00ebtejshme pran\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura.<\/p>\n<p>5. Asgj\u00ebsimi i dokumenteve nga Arkivi Qendror n\u00eb Veprim i Dokumentacionit Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb s\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura b\u00ebhet pas miratimit t\u00eb vendimit nga Komisioni Qendror i Ekspertiz\u00ebs, q\u00eb funksionon pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Arkivave.<\/p>\n<p>Neni 7<\/p>\n<p>Detyrimet e institucioneve fondkrijuese<\/p>\n<p>1. Institucionet fondkrijuese t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, q\u00eb krijojn\u00eb dhe administrojn\u00eb dokumentacion t\u00eb tipologjis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb nenin 2, t\u00eb k\u00ebtij vendimi, duhet t\u2019i dor\u00ebzojn\u00eb ato p\u00ebr ruajtje dhe administrim pran\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 4, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>2. Rregullat p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e dor\u00ebzimit dhe transferimit t\u00eb k\u00ebtij dokumentacioni pran\u00eb Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura miratohen nga Arkivi Qendror n\u00eb Veprim, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi p\u00ebr arkivat dhe aktet n\u00ebnligjore n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Neni 8<\/p>\n<p>Kriteret p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e drejtorit<\/p>\n<p>1. Drejtori i Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura em\u00ebrohet, lirohet dhe shkarkohet nga detyra nga ministri i Mbrojtjes.<\/p>\n<p>2. N\u00eb pozicionin e drejtorit, sipas pik\u00ebs 1, t\u00eb k\u00ebtij neni, em\u00ebrohet kandidati i cili plot\u00ebson kriteret e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>a) \u00cbsht\u00eb shtetas shqiptar;<\/p>\n<p>b) Ka zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar;<\/p>\n<p>c) \u00cbsht\u00eb i aft\u00eb nga ana sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse;<\/p>\n<p>\u00e7)  Zot\u00ebron diplom\u00eb t\u00eb nivelit \u201cMaster i shkencave\u201d apo \u201cMaster profesional\u201d, t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb fund t\u00eb studimeve t\u00eb ciklit t\u00eb dyt\u00eb me 120 kredite dhe me koh\u00ebzgjatje normale 2 vite akademike, n\u00eb shkenca shoq\u00ebrore me profil histori ose arkivistik\u00eb;<\/p>\n<p>d) Ka t\u00eb pakt\u00ebn 8 (tet\u00eb) vjet eksperienc\u00eb n\u00eb pun\u00eb;<\/p>\n<p>dh) Nuk i \u00ebsht\u00eb hequr e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb;<\/p>\n<p>e)  Nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi;<\/p>\n<p>\u00eb) Plot\u00ebson kushtet e siguris\u00eb p\u00ebr kontrollin e verifikimit t\u00eb pasuris\u00eb e t\u00eb figur\u00ebs;<\/p>\n<p>f) Nuk \u00ebsht\u00eb larguar p\u00ebr shkelje disiplinore nga administrata publike, si dhe nuk ka marr\u00eb mas\u00eb disiplinore q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shuar sipas legjislacionit n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>g)  Nuk ka konflikt interesi me detyr\u00ebn ose funksionin q\u00eb kryen, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Neni 9<\/p>\n<p>Lirimi nga detyra i drejtorit<\/p>\n<p>Drejtori i Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura lirohet nga detyra n\u00eb rastet kur:<\/p>\n<p>a) plot\u00ebson mosh\u00ebn p\u00ebr pension pleq\u00ebrie;<\/p>\n<p>b) jep dor\u00ebheqjen nga detyra;<\/p>\n<p>c) humbet shtet\u00ebsin\u00eb shqiptare;<\/p>\n<p>\u00e7) deklarohet i paaft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb nga komisioni kompetent mjek\u00ebsor apo merr form\u00eb t\u00eb prer\u00eb vendimi gjyq\u00ebsor p\u00ebr kufizimin apo heqjen e zot\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar;<\/p>\n<p>d) em\u00ebrohet n\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>dh)  gjendet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb konflikti t\u00eb vazhduesh\u00ebm interesi;<\/p>\n<p> e)  i hiqet e drejta p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksione publike me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Neni 10<\/p>\n<p>Shkarkimi nga detyra i drejtorit<\/p>\n<p>Drejtori i Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit, Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura shkarkohet kur:<\/p>\n<p>a) d\u00ebnohet me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb krimi;<\/p>\n<p>b) kryen veprimtari q\u00eb krijon konflikt interesi, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebr konfliktin e interesit;<\/p>\n<p>c) i hiqet ose i refuzohet certifikata e siguris\u00eb sipas legjislacionit n\u00eb fuqi;<\/p>\n<p>\u00e7)  kryen shkelje t\u00eb r\u00ebnda gjat\u00eb kryerjes s\u00eb detyr\u00ebs;<\/p>\n<p>d) n\u00eb rastet e moszbatimit haptazi t\u00eb dispozitave ligjore n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrave funksionale;<\/p>\n<p>dh)mungon n\u00eb detyr\u00eb, pa shkaqe t\u00eb arsyeshme, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 (tridhjet\u00eb) dit\u00eb pune n\u00eb vijim\/radhazi;<\/p>\n<p>e) nuk p\u00ebrmbush objektivat e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Neni 11<\/p>\n<p>Dispozita t\u00eb fundit<\/p>\n<p>1. Efektet financiare, q\u00eb rrjedhin nga zbatimi i k\u00ebtij vendimi, p\u00ebrballohen nga buxheti i  Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes.<\/p>\n<p>2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe institucionet e Forcave t\u00eb Armatosura p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>  Ky vendim hyn n\u00eb fuqi pas botimit n\u00eb \u201cFletoren zyrtare\u201d.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/vkm-krijohet-arkivi-i-ri-per-dokumentacionin-teknik-te-armatimeve-dhe-pajisjeve-ushtarake\/\">VKM\/Krijohet Arkivi i ri p\u00ebr dokumentacionin teknik t\u00eb armatimeve dhe pajisjeve ushtarake<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli i Ministrave ka miratuar krijimin e Arkivit Qendror n\u00eb Veprim p\u00ebr Dokumentacionin Teknik t\u00eb Tipologjis\u00eb s\u00eb Ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Armatimit dhe Pajisjeve Teknologjike Ushtarake t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura. Ky Arkiv, me seli n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, do t\u00eb ket\u00eb statusin e nj\u00eb personi juridik publik dhe do t\u00eb financohet nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25814","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25814\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}