{"id":25783,"date":"2025-06-12T12:11:02","date_gmt":"2025-06-12T12:11:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/zgjedhjet-e-pjesshme-ne-3-bashki-mbeten-ne-dore-te-rames-pavaresisht-ligjit-2\/"},"modified":"2025-06-12T12:11:02","modified_gmt":"2025-06-12T12:11:02","slug":"zgjedhjet-e-pjesshme-ne-3-bashki-mbeten-ne-dore-te-rames-pavaresisht-ligjit-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/12\/zgjedhjet-e-pjesshme-ne-3-bashki-mbeten-ne-dore-te-rames-pavaresisht-ligjit-2\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 3 bashki mbeten n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, pavar\u00ebsisht ligjit"},"content":{"rendered":"<p>Ervin Demo dha dor\u00ebheqjen nga detyra e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Beratit m\u00eb 11 mars p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr deputet n\u00eb listat e Partis\u00eb Socialiste. Brenda dit\u00ebs, dor\u00ebheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave njoftoi Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve p\u00ebr aktin e dor\u00ebheqjes, veprime ligjore pa t\u00eb cilat kandidatura e tij nuk do t\u00eb mund t\u00eb zyrtarizohej n\u00eb afatin fundor m\u00eb 12 mars.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta procedur\u00eb u ndoq dhe me dor\u00ebheqjen e kryebashkiakut t\u00eb Matit, Agron Malaj dhe atij t\u00eb Tepelen\u00ebs, T\u00ebrmet Pe\u00e7i, t\u00eb dy kandidat\u00eb fitues n\u00eb listat e PS-s\u00eb n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 11 majit.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa kan\u00eb kaluar 3 muaj nga dor\u00ebheqjet e kryebashkiak\u00ebve socialist\u00eb, Presidenti i Republik\u00ebs, Bajram Begaj nuk ka shpallur ende dat\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb pjesshme n\u00eb k\u00ebto 3 bashki, edhe pse ligji parashikon si afat detyrues p\u00ebr zhvillimin e tyre deri n\u00eb 45 dit\u00eb nga momenti i njoftimit t\u00eb dor\u00ebheqjes.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb i njeh n\u00eb nenin 92 Presidentit kompetenc\u00ebn e caktimit t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr Kuvendin, organet e pushtetit vendor si dhe p\u00ebr zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e kufizuar n\u00eb koh\u00eb nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se :\u201cN\u00eb rast t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit, p\u00ebr shkaqet e parashikuara n\u00eb nenin 115 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, zgjedhjet mbahen jo m\u00eb par\u00eb se 30 dit\u00eb dhe jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb nga data e njoftimit t\u00eb nd\u00ebrprerjes s\u00eb mandatit\u201d.<\/p>\n<p>Presidenca nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjes s\u00eb BIRN-it p\u00ebr arsyet e moszbatimit t\u00eb ligjit, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb bashkin\u00eb Kuk\u00ebs n\u00eb qershor 2023, ky institucion pretendoi se nuk mund t\u00eb merrte vendime pa u njoftuar zyrtarisht me shkres\u00eb nga kryeministria p\u00ebr vakanc\u00ebn e krijuar.<\/p>\n<p>Kryeministria gjithashtu nuk komentoi ng\u00ebr\u00e7in e krijuar dhe rolin q\u00eb ka ky institucion n\u00eb procedur\u00eb, por burime n\u00eb grupin parlamentar t\u00eb PS-s\u00eb i than\u00eb BIRN-it se partia po p\u00ebrgatitej q\u00eb zgjedhjet e pjesshme vendore t\u00eb mbaheshin n\u00eb vjesht\u00eb.<\/p>\n<p>E nd\u00ebrsa situata kur institucionet nuk zbatojn\u00eb afatet ligjore nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar, p\u00ebr ekspert\u00ebt kjo tregon munges\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrie institucionale dhe mosfunksionim t\u00eb shtetit ligjor.<\/p>\n<p>Kristaq Kume, themelues i Aleanc\u00ebs Qytetare p\u00ebr Zhvillim Demokratik, e p\u00ebrshkruan situat\u00ebn e krijuar si \u201cshfaqje e mosfunksionimit t\u00eb shtetit ligjor, e mosrespektimit t\u00eb legjislacionit t\u00eb miratuar\u201d.<\/p>\n<p>Kume shpjegon gjith\u00eb zinxhirin e procedurave ligjore q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shpalljen e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, duke besuar se kjo procedur\u00eb ka ngecur tek K\u00ebshilli i Ministrave, por ai thekson se kjo procedur\u00eb duhej t\u00eb ishte kryer q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u regjistruan si kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb kryebashkiak\u00ebt e dor\u00ebhequr.<\/p>\n<p>\u201cDuhej q\u00eb K\u00ebshili Bashkiak q\u00eb ka marr\u00eb dor\u00ebheqjen t\u00eb njoftonte Prefektin dhe ai t\u2019ia d\u00ebrgonte me shkrim K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe ky institucion ia d\u00ebrgon presidentit p\u00ebr vakanc\u00ebn,\u201d thot\u00eb Kume, duke shtuar se \u201czinxhiri nuk ka funksionuar sepse nuk kemi shkres\u00eb zyrtare t\u00eb presidenti\u201d.<\/p>\n<p>Ai i referohet precedent\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm si ai n\u00eb bashkin\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb vitin 2019 kur presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm, Ilir Meta, nuk e shpalli dat\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet pasi dha dor\u00ebheqjen kryetari i sapozgjedhur i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr Agron Haxhimalin, drejtor i Institutit p\u00ebr Bashkit\u00eb, presidenti mund t\u00eb veproj\u00eb me iniciativ\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb zbatuar Kushtetut\u00ebn dhe Kodin Zgjedhor, n\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb vakancat jan\u00eb bot\u00ebrisht t\u00eb ditura ose mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me njoftimin zyrtar.<\/p>\n<p>\u201cQart\u00eb, k\u00ebtu kemi shkelje t\u00eb afateve ligjore dhe institucionale,\u201d tha Haxhimali, duke theksuar se afatet ligjore p\u00ebrcaktojn\u00eb detyrimin e presidentit p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme p\u00ebr kryetar\u00ebt e rinj t\u00eb bashkive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse Presidenti nuk ka nxjerr\u00eb dekret p\u00ebr caktimin e dat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb pjesshme brenda afatit 48 or\u00ebsh nga njoftimi p\u00ebr p\u00ebrfundimin e mandatit, kjo p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb nenit 10, pika 3 t\u00eb Kodit Zgjedhor\u2026\u201d- thekson ai, nd\u00ebrsa apelon q\u00eb institucionet vendore t\u00eb mos mbeten \u201cpeng i vullnetit politik\u201d.<\/p>\n<p>Haxhimali flet gjithashtu p\u00ebr \u201cpasoja serioze\u201d q\u00eb ka tek k\u00ebto bashki, shtyrja pa afat e zgjedhjes s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb rinj.<\/p>\n<p>Mosb\u00ebrja e zgjedhjeve t\u00eb reja krijon, sipas tij, \u201cbllokim t\u00eb vendimmarrjes politike dhe ekzekutive t\u00eb bashkis\u00eb, sidomos p\u00ebr politikat prioritare dhe buxhetin; paaft\u00ebsi p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim institucional n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me qeverin\u00eb qendrore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt; dob\u00ebsim i p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb politike, pasi z\u00ebvend\u00ebskryetari nuk ka legjitimitet t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb publik dhe elektoral, si dhe rrezik p\u00ebr keqadministrim, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb figure t\u00eb qart\u00eb drejtuese dhe llogaridh\u00ebn\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>Vakancat n\u00eb qeverisjen vendore pritet t\u00eb shtohen, pasi prej m\u00eb shum\u00eb se 3 muajsh edhe bashkia e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ligjore ku mund t\u00eb nd\u00ebrpritet mandati i kryebashkiakut Erjon Veliaj, i arrestuar n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit me disa akuza nga Prokuroria e Posa\u00e7me, SPAK.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, procedura e shkarkimit t\u00eb Veliajt interpretohet nj\u00ebsoj nga Kume dhe Haxhimali.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshili bashkiak ndodhet n\u00eb kushtet q\u00eb duhet t\u00eb mblidhet dhe t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e mandatit t\u00eb zotit Veliaj sipas ligjit p\u00ebr qeverisjen vendore,\u201d thot\u00eb Kume.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Haxhimali sakt\u00ebson se \u201cn\u00ebse kryetari mungon p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 3 muaj rresht, kjo p\u00ebrb\u00ebn arsye p\u00ebr shkarkim nga detyra sipas nenit 62, pika c, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, me propozim t\u00eb k\u00ebshillit bashkiak p\u00ebrkat\u00ebs\u201d. Sipas tij, nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur procedura ligjore dhe kjo tregon se \u201cka shkelje t\u00eb ligjit dhe mosfunksionim institucional\u201d.\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/06\/11\/zgjedhjet-e-pjesshme-ne-3-bashki-mbeten-ne-dore-te-rames-pavaresisht-ligjit\/\">BIRN<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/zgjedhjet-e-pjesshme-ne-3-bashki-mbeten-ne-dore-te-rames-pavaresisht-ligjit\/\">Zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 3 bashki mbeten n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs, pavar\u00ebsisht ligjit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ervin Demo dha dor\u00ebheqjen nga detyra e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Beratit m\u00eb 11 mars p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr deputet n\u00eb listat e Partis\u00eb Socialiste. Brenda dit\u00ebs, dor\u00ebheqja e tij u depozitua tek Perfekti i Beratit dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave njoftoi Komisionin Qendror [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25783","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25783","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25783"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25783\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25783"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25783"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25783"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}