{"id":25694,"date":"2025-06-11T19:14:40","date_gmt":"2025-06-11T19:14:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/investigimi-si-u-shnderrua-librazhdi-ne-nyje-te-kontrabandes-europiane-te-cigareve\/"},"modified":"2025-06-11T19:14:40","modified_gmt":"2025-06-11T19:14:40","slug":"investigimi-si-u-shnderrua-librazhdi-ne-nyje-te-kontrabandes-europiane-te-cigareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/investigimi-si-u-shnderrua-librazhdi-ne-nyje-te-kontrabandes-europiane-te-cigareve\/","title":{"rendered":"Investigimi\/ Si u shnd\u00ebrrua Librazhdi n\u00eb nyje t\u00eb kontraband\u00ebs europiane t\u00eb cigareve"},"content":{"rendered":"<p><span>N\u00eb periferi t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Librazhdit, mes maleve t\u00eb qeta dhe rrug\u00ebve q\u00eb ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me heshtjen se me aktivitetin industrial, funksionon nj\u00eb fabrik\u00eb e vog\u00ebl cigaresh me emrin e p\u00ebrulur, por ngjall\u00ebs dyshimi: \u201cAlbania Tabak \u2013 Fabrika e Re e Cigareve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga jasht\u00eb, duket si nj\u00eb nd\u00ebrmarrje prodhuese e zakonshme, por dokumentet tregojn\u00eb nj\u00eb histori tjet\u00ebr: at\u00eb t\u00eb nj\u00eb skeme shum\u00ebvje\u00e7are kontrabande t\u00eb mir\u00eborganizuar q\u00eb p\u00ebrfshin emra shqiptar\u00eb, destinacione fantaz\u00ebm n\u00eb Qipro, Dubai dhe kamion\u00eb q\u00eb \u201czhduken\u201d n\u00eb kufinjt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb tregjet e zeza t\u00eb Europ\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet tregojn\u00eb se kompania \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnuar me flamur t\u00eb kuq nga agjencit\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por n\u00eb Shqip\u00ebri ka pasur mbrojtje t\u00eb plot\u00eb nga nj\u00eb zinxhir komandues i autoriteteve doganore shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb hetim dyvje\u00e7ar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) zbuloi skem\u00ebn, e cila ka shkaktuar d\u00ebme t\u00eb konsiderueshme financiare n\u00eb buxhetin e shtetit shqiptar, t\u00eb dokumentuara n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 35 milion\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi, q\u00eb p\u00ebrfshin 36 persona t\u00eb dyshuar, p\u00ebrfshin edhe 29 punonj\u00ebs t\u00eb strukturave doganore, t\u00eb cil\u00ebt sipas SPAK jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetin kriminal si bashk\u00ebpuntor\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrjet kontrabande.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminal \u00ebsht\u00eb provuar p\u00ebrfshirja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Dogan\u00ebs Shqiptare. Eldi Hoxha, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e ngjarjes mbante detyr\u00ebn e zv\/drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe Drejtor i Departamentit t\u00eb Akciz\u00ebs, sipas prokuroris\u00eb ka luajtur rol ky\u00e7 n\u00eb lejimin dhe mos-kontrollimin e ngarkesave.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet kan\u00eb provuar se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr veprime t\u00eb izoluara, por p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb q\u00ebllimshme mes individ\u00ebve me role t\u00eb ndryshme \u2013 drejtues biznesi, administrator\u00eb, transportues dhe zyrtar\u00eb shtet\u00ebror \u2013 p\u00ebr t\u00eb shmangur kontrollin doganor, p\u00ebr t\u00eb falsifikuar destinacionet dhe p\u00ebr t\u00eb prodhuar cigare pa pull\u00eb fiskale.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave t\u00eb grumbulluara, Gjykata e Posa\u00e7me caktoi masa arresti ndaj pronar\u00ebve Ilir dhe Darjo Jashari, administratorit Servet Dauti, shtetasit kosovar Luan Qorolli dhe shtetasve serb\u00eb Mile Bijeli\u00e7 dhe Zeljko Stafjer, t\u00eb dyshuar p\u00ebr kontraband\u00eb dhe pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal. Por asnj\u00eb prej k\u00ebtyre shtetasve nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar nga Policia e Shtetit, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb grupit, kryesisht punonj\u00ebs t\u00eb administrat\u00ebs doganore, jan\u00eb vendosur masa \u201cdetyrim paraqitje\u201d dhe \u201cndalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Prokuroria e Posa\u00e7me kishte n\u00ebn hetim drejtuesit e fabrik\u00ebs dhe punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs doganore, dokumentet tregojn\u00eb se n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2025 kompania iu shit p\u00ebr 1 lek\u00eb, me kusht shlyerjen e detyrimeve, kompanis\u00eb \u201cEA TOBACCO\u201d, nj\u00eb firm\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Ergys Agasit, nj\u00eb biznesmen kontravers i p\u00ebrmendur nga ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs mes politik\u00ebs dhe grupeve kriminale. Agasi ka mohuar publikisht k\u00ebto akuza, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi ai nuk komentoi gjetjet e \u201cshteg.org\u201d.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Trar\u00ebt e r\u00ebn\u00eb t\u00eb dogan\u00ebs<\/span><\/strong><\/p>\n\n<p><span><strong><em>Credits: Dogana Shqiptare \u2013 Fotografi t\u00eb publikuara nga dogana q\u00eb tregojn\u00eb linj\u00ebn e prodhimit t\u00eb cigareve<\/em><\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>M\u00ebngjesin e 7 shkurtit t\u00eb 2023 n\u00eb zyrat e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit (BKH) mb\u00ebrriti nj\u00eb informacion i cili ngrinte dyshime p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb kontraband\u00ebn e cigareve.<\/span><\/p>\n<p><span>Informacioni jepte detaje p\u00ebr nj\u00eb fabrik\u00eb n\u00eb qytetin e Librazhdit ku prodhoheshin \u201cMarlboro e Kuqe\u201d dhe \u201cRothmans\u201d dhe se punohej pa nd\u00ebrprerje, 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, 7 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cCigaret e prodhuara ngarkohen me kamion\u00eb transporti dhe p\u00ebrmes rrug\u00ebve tok\u00ebsore dhe detare kalonin n\u00ebp\u00ebrmjet Greqis\u00eb, Italis\u00eb, Franc\u00ebs dhe Zvicr\u00ebs me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar\u201d \u2013 thuhej n\u00eb informacion.<\/span><\/p>\n<p><span>B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr fabrik\u00ebn e zot\u00ebruar nga shoq\u00ebria \u201cAlbania Tabak\u201d e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Darjo Jashari. Por, sipas Prokuroris\u00eb pronari faktik \u00ebsht\u00eb i ati i tij, Ilir Jashari, nj\u00eb em\u00ebr q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i panjohur p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ilir Jashari ka qen\u00eb m\u00eb her\u00ebt i nd\u00ebshkuar p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike jasht\u00eb vendit dhe p\u00ebr kontraband\u00eb cigaresh n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb informacion i ngjash\u00ebm duket se ishte shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb \u00e7do pik\u00eb kufitare t\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga autoritetet ligj-zbatuese nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por dokumentet tregojn\u00eb se prej vitesh ky informacion ishte injoruar nga autoritet shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm pas 1 viti e 4 muaj nga marrja e t\u00eb dh\u00ebnave operative, Prokuroria e Posa\u00e7me regjistron procedimin penal, ngritur fillimisht akuza p\u00ebr korrupsion ndaj Nazmi Go\u00e7it, nj\u00eb punonj\u00ebs ky i fabrik\u00ebs q\u00eb nga viti 2013.<\/span><\/p>\n<p><span>Shum\u00eb shpejt hetimet e prokuroris\u00eb zbuluan se p\u00ebrmes nj\u00eb kombinimi t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare fiktive, p\u00ebrdorimit t\u00eb regjimeve leht\u00ebsuese doganore dhe manipulimit t\u00eb dokumentacionit eksportues, jan\u00eb shmangur miliona euro taksa dhe dyshohet se jan\u00eb furnizuar tregjet ilegale t\u00eb cigareve n\u00eb Evrop\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb regjistrat e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, krahas emrit t\u00eb shoferit t\u00eb fabrik\u00ebs n\u00eb procedimin penal u sh\u00ebnuan edhe 35 emra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sipas prokuroris\u00eb dyshohet se kan\u00eb vepruar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal, n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrve\u00e7 zot\u00ebruesve t\u00eb fabrik\u00ebs jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb Kufitare.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara nga hetimi, ky grup ka vepruar n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontrabanduar cigare n\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha, jasht\u00eb \u00e7do kontrolli shtet\u00ebror, duke i shkaktuar d\u00ebm t\u00eb r\u00ebnd\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit q\u00eb i kalon vler\u00ebn e 35 milion eurove, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 3 vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb hetuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Skema kriminale nuk mund t\u00eb kishte funksionuar pa mb\u00ebshtetjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh zyrtar\u00ebsh t\u00eb doganave shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, korrupsion dhe bashk\u00ebpunim me grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimi tregoi se fabrika e cigareve n\u00eb Librazhd ka p\u00ebrfituar nd\u00ebr vite nga nj\u00eb mekaniz\u00ebm ligjor q\u00eb njihet si Regjimi i P\u00ebrpunimit Aktiv (RPA), nj\u00eb leht\u00ebsi doganore q\u00eb i lejonte t\u00eb importoj\u00eb duhan pa taksa, ta p\u00ebrpunoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb pas t\u00eb eksportoj\u00eb produktin final, cigaret, n\u00eb nj\u00eb kompani porosit\u00ebse n\u00eb Dubai, e quajtur \u201cGM Inter Toba\u00e7o Fze\u201d dhe e zot\u00ebruar nga Luan Qarolli, nj\u00eb shtetas kosovar me n\u00ebnshtet\u00ebsi angleze.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas prokuroris\u00eb, dokumentet jan\u00eb n\u00ebnshkruar nga Ylber Karanxha, me detyr\u00eb zv\/drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave, i cili ka dh\u00ebn\u00eb autorizime pa k\u00ebrkuar garancit\u00eb e nevojshme financiare, n\u00eb kund\u00ebrshtim me VKM-n\u00eb n\u00eb fuqi, duke leht\u00ebsuar veprimtarin\u00eb kontrabanduese t\u00eb subjektit privat.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cMos vendosja e garancis\u00eb nga Karanxha ka sjell\u00eb mos-vjeljen e t\u00eb ardhurave, k\u00ebtij subjekti ekonomik. Gjithashtu, mjaftonte nj\u00eb verifikim n\u00eb burimet e hapura p\u00ebr t\u00eb par\u00eb precedent\u00ebt q\u00eb ka pasur shtetasi Ilir Jashari n\u00eb kontrabandimin e cigareve\u201d \u2013 thuhet n\u00eb dokumentet hetimore.<\/span><\/p>\n<p><span>Autorizimi p\u00ebr Regjistrimin e P\u00ebrpunimit aktiv nuk ishte dokumenti i vet\u00ebm q\u00eb drejtuesit e fabrik\u00ebs kishin siguruar si mbrojte nga autoritetet shtet\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p><span>Eldi Hoxha, ish zv\/drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Doganave dhe drejtor i dy departamenteve ky\u00e7e (Hetimor-Operativ dhe Akcize), dyshohet se ka dh\u00ebn\u00eb urdhra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos shoq\u00ebruar kamion\u00ebt me cigare, duke lejuar kontrabandimin e tyre. Gjithashtu, ai ka shmangur q\u00ebllimisht kontrollet n\u00eb fabrik\u00eb dhe nuk ka marr\u00eb masa p\u00ebr monitorimin e regjimit t\u00eb p\u00ebrpunimit aktiv.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dosjes hetimore, rol aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb skem\u00eb kishin dhe oficer\u00ebt doganor\u00eb n\u00eb Kakavij\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Ilir Hick\u00ebn dhe Kreshnik Gumajn. Dokumentet tregojn\u00eb se ata kan\u00eb lejuar \u00e7lirimin fiktiv t\u00eb ngarkesave me cigare, duke simuluar daljen e tyre nga territori shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo u mund\u00ebsonte pronar\u00ebve t\u00eb fabrik\u00ebs q\u00eb produktet e cigareve t\u2019i tregtonin brenda territorit shqiptar apo t\u00eb devijonin drejt Kosov\u00ebs e vendeve t\u00eb tjera, pa kaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt n\u00ebp\u00ebr pikat kufitare.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet kan\u00eb zbuluar se edhe punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb doganor\u00eb n\u00eb Elbasan, p\u00ebrfshir\u00eb Gezim Sterkeshin, Matilda Duzh\u00ebn, Mentor Nelin, Indrit Cenajn, Andri Tol\u00ebn dhe Gentian Tabakun, kan\u00eb lejuar eksportin e cigareve pa kontrolle t\u00eb thelluara, duke shmangur verifikimet mbi destinacionet dhe shoq\u00ebrit\u00eb p\u00ebrfituese, shum\u00eb prej t\u00eb cilave rezultojn\u00eb fantazm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Skema e kontrabandimit niste nga fabrika q\u00eb prodhonte cigare pa pulla fiskale ose me shirita tatimor t\u00eb parregullt vijonte me deklaratat doganore p\u00ebr eksport ku p\u00ebrdoreshin adresa fiktive dhe destinacione t\u00eb rreme, nd\u00ebrsa kamion\u00ebt me cigare devijoheshin nga rrug\u00ebt e ligjshme drejt kufirit me Kosov\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyrtar\u00ebt doganor\u00eb toleronin dhe mbyllnin syt\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pagesave n\u00ebn dor\u00eb q\u00eb kryheshin nga Nazmi Go\u00e7i.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cB\u00ebhet flal\u00eb p\u00ebr vlera t\u00eb vogla rreth 5000 lek\u00eb t\u00eb reja. K\u00ebt\u00eb veprim e b\u00ebnim sa her\u00eb kishim eksporte dhe n\u00ebnshkrim procedurash\u201d i tha Go\u00e7i prokuror\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet kan\u00eb zbuluar se pjes\u00eb e zinxhirit t\u00eb kontraband\u00ebs ishin edhe shtetas t\u00eb huaj q\u00eb kishin p\u00ebr detyr\u00eb transportin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb cigareve. Nga Serbia si shofer kontraktoheshin gjithmon\u00eb Zeljko Stajfer dhe Mile Bjelic nd\u00ebrsa nga Maqedonia e Veriut Emin Sumbani dhe Ilber Kol\u00e7shi.<\/span><\/p>\n<p><span>K\u00ebta transportues, ndon\u00ebse n\u00eb dokumente kishin t\u00eb deklaruar Qipron si destinacion p\u00ebrfundimtar, devijonin rrug\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe i dor\u00ebzonin ngarkesat n\u00eb kufirin Shqip\u00ebri-Kosov\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Cigaret q\u00eb zhduken n\u00eb kufi<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><span><em><strong>Credits: Dogana Shqiptare \u2013 Cigare t\u00eb sekuestruara<\/strong><\/em><\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Pasditen e 19 tetorit 2023 Stajfer Zeljko dhe bashk\u00ebkomb\u00ebsi i tij Bjelic Mile kaluan pa asnj\u00eb shqet\u00ebsim kamionin e ngarkuar me cigare n\u00eb pik\u00ebn shqiptare t\u00eb Kakavij\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Kamioni kishte t\u00eb ngarkuara cigare t\u00eb mark\u00ebs \u201cRegina\u201d 500 koli, \u201cCouture Saphire\u201d 180 koli, \u201cCouture Amethyst\u201d 256 koli, \u201cBlack Mount\u201d 400 koli, \u201cVeve\u201d I00 koli. N\u00eb total 1436 koli.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas dokumentacionit t\u00eb paraqitur, mallrat kishin si destinacion nj\u00eb kompani n\u00eb Limassol, Qipro nd\u00ebrsa kompania prit\u00ebse rezultonte me deg\u00eb n\u00eb Dubai.<\/span><\/p>\n<p><span>Autoritet doganore shqiptare treguan kujdesin e duhur p\u00ebr t\u00eb kopsitur si duhet \u00e7do let\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb traun e dogan\u00ebs askush nuk i trazoi.<\/span><\/p>\n<p><span>Me t\u00eb kaluar pik\u00ebn shqiptare, kamioni me targa BP062-TO\/AC-305BP, ngjalli dyshimet tek autoritetet doganore greke, dhe ishte i certifikuar nga i gjith\u00eb sistemi doganor shqiptar.<\/span><\/p>\n<p><span>Fillimisht agjent\u00ebt grek\u00eb konstatuan se vlera e fatur\u00ebs doganore ishte shum\u00eb m\u00eb ul\u00ebt se sa sasia e cigareve t\u00eb ngarkuara n\u00eb kamion.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cKur mora dokumentet shoq\u00ebruese dyshova se si klient, paraqitej nj\u00eb kompani n\u00eb Dubai dhe si marr\u00ebse vet\u00ebm nj\u00eb adres\u00eb n\u00eb Qipro. Nga ana tjet\u00ebr n\u00eb fature dilte nj\u00eb vler\u00eb shum\u00eb e vog\u00ebl krahasuar me mallin e paraqitur. Menj\u00ebher\u00eb m\u2019u kujtua fleta e informacionit q\u00eb ishte d\u00ebrguar nga sh\u00ebrbimi ardhur nga Ambasada Britanike dhe duke konstatuar se ndryshonte vet\u00ebm numri i targave t\u00eb kamionit dhe drejtuesve, vendosa t\u00eb b\u00ebj k\u00ebrkime t\u00eb m\u00ebtejshme\u201d \u2013 tregon oficerja doganore greke.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas nj\u00eb kontrolli t\u00eb thelluar autoritetet greke zbuluan se adresa e deklaruar \u201c31 Amathuntos Ave, Flat 314532, Limassol\u201d rezultoi fiktive.<\/span><\/p>\n<p><span>Nuk kishte nj\u00eb dyqan cigaresh, nuk kishte kompani porosit\u00ebse, vet\u00ebm nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb kompleks turistik ku askush nuk kishte dijeni p\u00ebr ndonj\u00eb aktivitet tregtar.<\/span><\/p>\n<p><span>Kamioni u sekuestrua, drejtuesit u arrestuan dhe ngarkesa prej 1436 kolish me cigare, t\u00eb gjitha pa pulla fiskale dhe me mbishkrimin \u201cFor Duty Free Sale Only\u201d, u konfiskua.<\/span><\/p>\n<p><span>Zeljko Stajfer pranoi para hetueseve grek\u00eb se kontakti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb i ishte ofruar nga pala shqiptare, p\u00ebrmes nj\u00eb platforme online. Ai shtoi se nuk kishte dijeni p\u00ebr kompanin\u00eb porosit\u00ebse, duke p\u00ebrforcuar dyshimet se skema nuk kishte asnj\u00eb hallk\u00eb reale tregtare, por ishte vet\u00ebm nj\u00eb maskim p\u00ebr kontraband\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNe i ngarkuan kutit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, mor\u00ebm dokumentet nga dogana n\u00eb Shqip\u00ebri dhe erdh\u00ebm n\u00eb dogan\u00ebn greke. Kur t\u00eb hynim n\u00eb Greqi do t\u00eb kontaktonim agjentin q\u00eb ka porositur transportin dhe do t\u00eb \u00e7onim kamionin n\u00eb Selanik, ku do t\u00eb na thuhej se ku t\u00eb linin ngarkes\u00ebn\u201d \u2013 d\u00ebshmoi Zeljko Stajfer.<\/span><\/p>\n<p><span>Hetimet e m\u00ebtejshme zbuluan se cigaret ishin prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb me emrin \u201cAlbania Tabak \u2013 Fabrika e Re e Cigareve\u201d, e cila kishte lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje prodhimi me kompanin\u00eb shum\u00eb t\u00eb diskutueshme \u201cGM Inter Toba\u00e7o Fze\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas p\u00ebrgjimeve telefonike t\u00eb dat\u00ebs 25 maj 2023, rezulton se vet\u00eb administratori i fabrik\u00ebs shqiptare, Servet Dauti, ka qen\u00eb personi q\u00eb ka zgjedhur destinacionin fiktiv n\u00eb Qipro. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb mes nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb dogan\u00ebs shqiptare dhe p\u00ebrfaq\u00ebsueses doganore Rajmonda Sina, p\u00ebrmendet qart\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cNuk kam informacion. Serveti duhet ta dij\u00eb destinacionin. Ai e cakton.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Kjo manov\u00ebr, sipas autoriteteve doganore greke, kishte p\u00ebr q\u00ebllim shmangien e detyrimeve doganore, tatimeve dhe tarifave t\u00eb tjera q\u00eb i takonin Bashkimit Europian. N\u00eb fakt, n\u00ebse cigaret do t\u00eb futeshin n\u00eb Greqi pa u zbuluar, d\u00ebmi ekonomik do t\u00eb kapte shifr\u00ebn e mbi 2.8 milion\u00eb eurove, si\u00e7 evidentohet n\u00eb raportin zyrtar t\u00eb dogan\u00ebs greke t\u00eb dat\u00ebs 20.10.2023.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb hetimet e kryera nga autoritetet shqiptare, rezulton gjithashtu se punonj\u00ebs t\u00eb dogan\u00ebs dhe t\u00eb sektorit t\u00eb anti-kontraband\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb leht\u00ebsimin e traut t\u00eb dogan\u00ebs shqiptare, duke kryer kontrolle fiktive dhe duke marr\u00eb ryshfet p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb transportet.<\/span><\/p>\n<p><span>Nga bisedat e p\u00ebrgjuara t\u00eb dat\u00ebs 18 tetor 2023 mes shtetasve Sefer Venari dhe Servet Dauti, rezulton se oficer\u00ebt e anti-kontraband\u00ebs ishin ftuar \u201cp\u00ebr kafe\u201d, n\u00eb shenj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb kontrollet e ngarkes\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Albania Tabak, n\u00eb nj\u00eb memo drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 22 korrik 2024, ka pretenduar se transporti dhe destinacioni jan\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga kompania porosit\u00ebse \u201cGM Inter Toba\u00e7o Fze\u201d dhe se marr\u00ebveshja ka qen\u00eb n\u00eb kushte EX\u00eb (Ex-works), q\u00eb e p\u00ebrjashton nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia pas daljes s\u00eb mallit nga fabrika.<\/span><\/p>\n<p><span>Por provat e grumbulluara, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgjimet dhe deklaratat, tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn: destinacioni fiktiv \u00ebsht\u00eb zgjedhur nga vet\u00eb drejtuesit e fabrik\u00ebs, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kamion\u00ebt jan\u00eb shoq\u00ebruar shpesh nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky nuk ishte rasti i par\u00eb q\u00eb kompania \u201cAlbania Tabak\u201d kryente eksporte m\u00eb k\u00ebt\u00eb destinacion t\u00eb rrem\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Praktikat doganore t\u00eb vitit 2021 deri n\u00eb 2023 tregojn\u00eb se jan\u00eb rreth 35 raste, me destinacion t\u00eb deklaruar nj\u00eb adres\u00eb n\u00eb Limassol t\u00eb Qipros: \u201c31 Amathuntos Ave, Amathousia Beach APTS, Flat 314532\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb fakt, k\u00ebto dokumente ishin t\u00eb fabrikuara p\u00ebr t\u00eb krijuar p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb eksporti t\u00eb ligjsh\u00ebm, nd\u00ebrsa mallrat e ngarkuara n\u00eb kamion\u00eb nuk dilnin kurr\u00eb nga Shqip\u00ebria.<\/span><\/p>\n<p><span>Kamion\u00ebt q\u00eb supozohej t\u00eb kalonin nga dogana e Kakavij\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Greqi, n\u00eb shum\u00eb raste nuk kan\u00eb figuruar fare n\u00eb sistemin TIMS.<\/span><\/p>\n<p><span>Rrug\u00ebtimi i tyre i v\u00ebrtet\u00eb nuk ishte drejt jugut, por n\u00eb drejtim t\u00eb veriut, ku p\u00ebrmes \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Kombit\u201d kalonin n\u00eb Kosov\u00eb. Aty, ngarkesat e cigareve shkarkoheshin dhe rifillonin rrug\u00ebn drejt vendeve t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb pashoq\u00ebruar dhe jasht\u00eb kontrollit t\u00eb autoriteteve.<\/span><\/p>\n<p><span>Pas sekuestrimit t\u00eb cigareve n\u00eb dogan\u00ebn e Kakavij\u00ebs, dokumentet tregojn\u00eb se kamion\u00ebt e fabrik\u00ebs s\u00eb cigareve n\u00eb Librazhd nuk tentuan m\u00eb t\u00eb kalonin nga territori grek.<\/span><\/p>\n<p><span>Agjent\u00ebt doganor\u00eb \u201ckujdeseshin\u201d q\u00eb n\u00eb sistemit elektronik doganor \u201cAsycuda World\u201d, t\u00eb deklaronin se sasit\u00eb e cigareve ishin eksportuar, por hetimet zbuluan se ato mbeteshin n\u00eb territorin shqiptar\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Dhe pse n\u00eb dokumente p\u00ebrshkruhej i nj\u00ebjti destinacion, ai n\u00eb Qipro, \u00ebsht\u00eb e provuar se n\u00eb mbi 30 raste, grupi kriminal ndryshonte destinacionin e mallrave n\u00eb dokumentacion dhe m\u00eb pas shkarkonte ngarkesat brenda territorit shqiptar apo sipas hetimeve p\u00ebr t\u2019i kontrabanduar ilegalisht n\u00eb vendet fqinje.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb \u00e7do rast, skema \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb: cigaret ngarkohen n\u00eb Librazhd, peshohen dhe plumbosen nga dogana Elbasan, dhe m\u00eb pas kalonin p\u00ebrmes Dogan\u00ebs s\u00eb Kakavij\u00ebs drejt Greqis\u00eb. Por nga hetimet rezulton shumica e k\u00ebtyre kamion\u00ebve nuk kan\u00eb hyr\u00eb kurr\u00eb n\u00eb territorin grek.<\/span><\/p>\n<p><span>Kamion\u00ebt, si\u00e7 zbulohet m\u00eb von\u00eb, kan\u00eb ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, at\u00eb t\u00eb Kombit, ku n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar dyshohet se rishp\u00ebrndaheshin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb Kosov\u00eb e m\u00eb tej n\u00eb tregjet ilegale t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb 8 raste t\u00eb ve\u00e7anta jan\u00eb dokumentuar ndalime t\u00eb kamion\u00ebve me cigare kontraband\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat lidhen drejtp\u00ebrdrejt me prodhimin e \u201cAlbania Tabak\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Ky aktivitet kriminal ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm ndaj buxhetit t\u00eb shtetit, me humbje t\u00eb vler\u00ebs 3.6 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 35 milion\u00eb euro) vet\u00ebm p\u00ebr tre vjet, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe koha e hetuar deri m\u00eb tani.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>N\u00eb kulmin e hetimeve, fabrika ndryshon pronar<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><span><strong>Credits: BIRN \u2013 Fabrika n\u00eb Librazhd<\/strong><\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Pas dy vitesh hetime, n\u00eb shkurt t\u00eb 2025 hetuesit e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me thuajse kishin dokumentuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes n\u00eb aktivitet kriminal, jo vet\u00ebm t\u00eb drejtuesve t\u00eb kompanis\u00eb por dhe t\u00eb strukturave doganore q\u00eb implikoheshin n\u00eb kontraband\u00ebn e cigareve t\u00eb prodhuara nga fabrika n\u00eb Librazhd.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet e ardhura nga strukturat homologe, v\u00ebzhgimi n\u00eb terren por dhe dokumentimi i ndryshimit t\u00eb destinacionit t\u00eb kamion\u00ebve t\u00eb ngarkuara me cigare nuk linin asnj\u00eb dyshim p\u00ebr aktivitetin e grupit kriminal. Por nd\u00ebrsa hetuesit rrekeshin t\u00eb dokumentonin ngjarjet kriminale pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, fabrika e cigareve ndryshon pronar.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet tregojn\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb marr\u00ebveshje me kusht, ajo i shitet p\u00ebr 1 lek tek biznesmeni Egys Agasi. Kontrata \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 5 shkurt t\u00eb 2025, por me detyrimin q\u00eb kompani \u201cAlbania Tabak\u201d t\u00eb shlyente t\u00eb gjitha detyrimet q\u00eb shkonin n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion eurove, detyrime k\u00ebto q\u00eb deklarohen si kredi n\u00eb bank\u00eb apo mospagime t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas ekstraktit t\u00eb Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit (QKB) ndryshimet jan\u00eb regjistruar m\u00eb 29 maj, pasi kompania kishte deklaruar likuidimin e borxheve, dy dit\u00eb pasi Prokuroria e Posa\u00e7me kishte k\u00ebrkuar mas\u00ebn e arrestit me burg t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb fabrik\u00ebs dhe nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb zinxhirit komandues s\u00eb doganave shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Zyra e Qendr\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb biznesit pranoi tjet\u00ebrsimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb fabrik\u00ebs dhe pse kishte nj\u00eb mas\u00eb sigurie p\u00ebr moslejimin e tjet\u00ebrsimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga autoritet tatimore.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cshteg.org\u201d e pati t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse kompania \u201cAlbania Tabak\u201d ka shlyer detyrimet, por tashm\u00eb pronari i fabrik\u00ebs \u00ebsht\u00eb Egys Agasi i akuzuar nga ish-zv.kryeministri n\u00eb arrati, Arben Ahmetaj, si \u201ckoordinatori mes kryeministrit dhe grupeve kriminale\u201d, por Agasi i ka quajtur k\u00ebto akuza si thashetheme.<\/span><\/p>\n<p><span>SPAK nuk ka konfirmuar n\u00ebse Agasi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e hetimit, po ashtu rezulton se asnj\u00eb prej kompanive t\u00eb zot\u00ebruara nga familja Jashari nuk \u00ebsht\u00eb prekur deri m\u00eb tani nga masat nd\u00ebshkimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, dhe pse akuzohen p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal.<\/span><\/p>\n<p><span>Sipas, Open Corparates, Darjo Jashari rezulton pronar i disa kompanive objekti i t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb nga shtrimi i autostradave, agjencive doganore e deri tek shitblerjet e pasurive t\u00eb paluajtshme dhe deri eksporti dhe importi i fruta perimeve, kompani k\u00ebto q\u00eb 29 vje\u00e7ari rezulton ti ket\u00eb hapur gjat\u00eb vitit 2023, kur kamion\u00ebt me cigare t\u00eb fabrik\u00ebs s\u00eb tij \u201cshp\u00ebrthenin\u201d doganat shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Ekspert\u00ebt e kontaktuar nga \u201cshteg.org\u201d ngrit\u00ebn dyshime mbi kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb cigareve pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur ajo ishte n\u00ebn hetim nga nj\u00eb person q\u00eb sipas Ahmetajt \u00ebsht\u00eb eminenca gri e kryeministrit Edi Rama,bizneset e t\u00eb cilit rezultojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfituar fonde publike.<\/span><\/p>\n<p><span>Kompania e tij, EA Solutions, ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb pashpjegueshme financiare brenda nj\u00eb viti nga krijimi i saj dhe \u00e7udit\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb IT.<\/span><\/p>\n<p><span>Dokumentet tregojn\u00eb se EA Solutions, e themeluar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, ka deklaruar fitime prej 2.2 milion\u00eb euro n\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vit. Kjo shif\u00ebr b\u00ebhet edhe m\u00eb e dyshimt\u00eb kur merret parasysh fakti se shpenzimet e saj totale vjetore jan\u00eb vet\u00ebm 100 mij\u00eb euro.<\/span><\/p>\n<p><span>Agasi nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb ngritura nga \u201cshteg.org\u201d, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb kompania \u201cAlbania Tabak\u201d ka qen\u00eb n\u00ebn hetim nga organet ligj-zbatuese shqiptare.<\/span><\/p>\n<p><span>Nj\u00eb investigim i nj\u00eb rrjeti t\u00eb gjer\u00eb gazetar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt punuan p\u00ebr BIRN, zbuluan n\u00eb 2018 se kompania prodhonte rreth 22 milion\u00eb paketa cigare n\u00eb vit n\u00ebn mark\u00ebn \u201cCleopatra\u201d, me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb tyre q\u00eb shiteshin kontraband\u00eb n\u00eb tregjet e Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/span><\/p>\n<p><span>Rasti u vu n\u00eb pah nga autoritetet britanike n\u00eb vitin 2015, t\u00eb cilat sinjalizuan aktivitetet e dyshimta t\u00eb fabrik\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, hetimi penal n\u00eb Shqip\u00ebri u pezullua n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb vitin 2017, \u00e7\u00ebshtja u rifillua, por pa arritur rezultate t\u00eb prekshme deri n\u00eb vitin 2023, kur SPAK i rihapi hetimet.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vijim t\u00eb hetimeve, Gjykata e Posa\u00e7me caktoi masa t\u00eb rrepta sigurie, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest me burg ish-pronarin Ilir Jashari, djalin e tij Darjo Jashari, administratorin e kompanis\u00eb Servet Dauti, si dhe shtetas nga Kosova dhe Serbia, t\u00eb dyshuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup t\u00eb strukturuar kriminal dhe kontraband\u00eb t\u00eb mallrave akcizore.<\/span><\/p>\n<p><span>Asnj\u00ebri prej tyre nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar nga policia.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cPas veprimeve policore u arrit t\u00eb ekzekutoheshin 25 masa sigurie. Lidhur me shtetasit e tjer\u00eb, jan\u00eb kryer procedurat p\u00ebrkat\u00ebse ligjore p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar gjetjen e tyre. Policia e Shtetit nuk \u00ebsht\u00eb penguar nga asnj\u00eb forc\u00eb madhore p\u00ebr ekzekutimin e masave t\u00eb siguris\u00eb\u201d \u2013 thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare q\u00eb \u201cshteg.org\u201d mori nga Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/shteg.org\/si-u-shnderrua-librazhdi-ne-nyje-te-kontrabandes-europiane-te-cigareve\/\">shteg.org<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/11\/investigimi-si-u-shnderrua-librazhdi-ne-nyje-te-kontrabandes-europiane-te-cigareve\/\">Investigimi\/ Si u shnd\u00ebrrua Librazhdi n\u00eb nyje t\u00eb kontraband\u00ebs europiane t\u00eb cigareve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb periferi t\u00eb qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Librazhdit, mes maleve t\u00eb qeta dhe rrug\u00ebve q\u00eb ngjajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me heshtjen se me aktivitetin industrial, funksionon nj\u00eb fabrik\u00eb e vog\u00ebl cigaresh me emrin e p\u00ebrulur, por ngjall\u00ebs dyshimi: \u201cAlbania Tabak \u2013 Fabrika e Re e Cigareve\u201d. Nga jasht\u00eb, duket si nj\u00eb nd\u00ebrmarrje prodhuese e zakonshme, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":25695,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25694"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25694\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/25695"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}