{"id":25658,"date":"2025-06-11T15:54:30","date_gmt":"2025-06-11T15:54:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/sezoni-turistik-ne-mal-te-zi-nis-me-cmime-te-larta-rradhe-trafiku-dhe-vonesa\/"},"modified":"2025-06-11T15:54:30","modified_gmt":"2025-06-11T15:54:30","slug":"sezoni-turistik-ne-mal-te-zi-nis-me-cmime-te-larta-rradhe-trafiku-dhe-vonesa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/sezoni-turistik-ne-mal-te-zi-nis-me-cmime-te-larta-rradhe-trafiku-dhe-vonesa\/","title":{"rendered":"Sezoni turistik n\u00eb Mal t\u00eb Zi nis me \u00e7mime t\u00eb larta, rradh\u00eb trafiku dhe vonesa"},"content":{"rendered":"<p>Edhe pse sezoni kryesor turistik \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag, n\u00eb Mal t\u00eb Zi ende nuk jan\u00eb hapur t\u00eb gjitha plazhet, aeroportet po funksionojn\u00eb me kapacitete t\u00eb kufizuara, nd\u00ebrsa kolonat n\u00eb trafik maten me kilometra.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht premtimeve t\u00eb qeveris\u00eb, as k\u00ebt\u00eb sezon nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm qasja ajrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e as qarkullimi n\u00ebp\u00ebr kufi. Mungon edhe zbatimi i paralajm\u00ebruar i taks\u00ebs s\u00eb tranzitit, q\u00eb supozohej t\u00eb leht\u00ebsonte ngarkes\u00ebn n\u00eb magjistrale nga turist\u00ebt q\u00eb vet\u00ebm kalojn\u00eb p\u00ebrmes Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb vonesave n\u00eb tender\u00ebt e nd\u00ebrmarrjes shtet\u00ebrore Morsko dobro, shum\u00eb qiramarr\u00ebs plazhesh ende nuk kan\u00eb nisur pun\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave administrative. Kan\u00eb k\u00ebrcyer edhe \u00e7mimet \u2013 ato t\u00eb akomodimit, t\u00eb \u00e7adrave e shtret\u00ebrve t\u00eb plazhit, dhe t\u00eb ofert\u00ebs jasht\u00eb paket\u00ebs s\u00eb zakonshme turistike.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi do t\u00eb ndikohet edhe nga mungesa kronike e fuqis\u00eb pun\u00ebtore, pasi ende nuk \u00ebsht\u00eb miratuar ligji p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e p\u00ebrhersh\u00ebm sezonal\u00eb.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo po ndodh n\u00eb nj\u00eb vit kur gjat\u00eb tre muajve t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb r\u00ebnie prej 10 p\u00ebr qind t\u00eb net\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimeve, krahasuar me vitin e kaluar, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga turizmi kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr 6.4 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebn vazhdimin e nj\u00eb prirjeje negative nga viti i kaluar, kur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dy dekadat e fundit nga turizmi u fituan gati 1.5 miliard euro m\u00eb pak sesa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>TVSH-ja dyfish m\u00eb e lart\u00eb rriti \u00e7mimet e akomodimit<\/p>\n<p>Shoqata Turistike e Malit t\u00eb Zi (CTU) thot\u00eb se rritja m\u00eb shum\u00eb se dyfish e tatimit mbi vler\u00ebn e shtuar (TVSH) p\u00ebr akomodim ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb \u00e7mimet e hoteleve.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr ta kompensuar k\u00ebt\u00eb ngarkes\u00eb fiskale, do t\u00eb duhej t\u00eb rritnim \u00e7mimet p\u00ebr 17.5 p\u00ebr qind n\u00eb vit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e paq\u00ebndrueshme. Duke qen\u00eb se e dim\u00eb q\u00eb kjo do t\u00eb shkat\u00ebrronte biznesin, jemi t\u00eb detyruar ta p\u00ebrballojm\u00eb pjes\u00ebrisht vet\u00eb. Megjithat\u00eb, \u00e7mimet jan\u00eb rritur\u201d, thot\u00eb kryetari i shoqat\u00ebs, Zharko Radulloviq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/p>\n<p>Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq k\u00ebt\u00eb vit e ka rritur TVSH-n\u00eb p\u00ebr akomodimin n\u00eb hotele nga 7 n\u00eb 15 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Radulloviq shpjegon se kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rritje prej 8 p\u00ebr qind, sepse rreth 80 p\u00ebr qind e t\u00eb ardhurave n\u00eb sektorin e hoteleris\u00eb vijn\u00eb nga akomodimi:<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00ebse p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin num\u00ebr krevatesh dhe net\u00ebsh vjet kemi paguar 1 milion euro taksa, k\u00ebt\u00eb vit paguajm\u00eb 2.1 milion\u00eb. Pra, barr\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb taksave po e mban pik\u00ebrisht ajo q\u00eb e mban t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm hotelerin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar m\u00eb mir\u00eb, ai b\u00ebri krahasime me Shqip\u00ebrin\u00eb, ku TVSH-ja p\u00ebr akomodim \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se gjysma \u2013 vet\u00ebm 6 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00e7mimesh i presin turist\u00ebt?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Organizata Turistike e Budv\u00ebs, \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb me m\u00ebngjes p\u00ebr dy persona n\u00eb hotele me 3 dhe 4 yje variojn\u00eb nga 70 deri n\u00eb 86 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb hotelet me 4 dhe 5 yje, \u00e7mimet shkojn\u00eb nga 86 deri n\u00eb mbi 230 euro p\u00ebr nat\u00eb. Ata q\u00eb zgjedhin akomodim privat, paguajn\u00eb nga 16 deri n\u00eb 25 euro n\u00eb dit\u00eb p\u00ebr person.<\/p>\n<p>Edhe \u00e7mimet n\u00eb restorantet dhe kafenet\u00eb e Budv\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ndryshme. N\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb njohur af\u00ebr qytetit t\u00eb vjet\u00ebr mund t\u00eb hahet m\u00ebngjes p\u00ebr 4.5 euro, nd\u00ebrsa kafeja kushton 1.20 euro.<\/p>\n<p>Pica dhe pasta kushtojn\u00eb 10 euro, kallamar\u00ebt dhe rizotoja 13 euro, nd\u00ebrsa peshku fillon nga 15 euro e m\u00eb shum\u00eb. Duke analizuar menyt\u00eb, del se n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb detit nj\u00eb drek\u00eb ose dark\u00eb kushton rreth 25 euro p\u00ebr person, nd\u00ebrsa nj\u00eb \u00ebmb\u00eblsir\u00eb 6.5 euro.<\/p>\n<p>Shtrenjtohen edhe \u00e7adrat dhe shtret\u00ebrit n\u00eb plazhe<\/p>\n<p>\u00c7mimet e \u00e7adrave dhe shtret\u00ebrve n\u00eb plazhe jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, pasi nd\u00ebrmarrja shtet\u00ebrore Morsko dobro ka trefishuar qiran\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e plazheve.<\/p>\n<p>Xhavit Hoxhiq nga Ulqini thot\u00eb p\u00ebr REL-in se vitin e kaluar paguante 42 mij\u00eb euro p\u00ebr qiran\u00eb e plazhit, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit rreth 114 mij\u00eb euro \u2013 pothuajse trefish m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 qiras\u00eb, ai thot\u00eb se vet\u00ebm p\u00ebr ta pajisur plazhin rreth 200 metra t\u00eb gjat\u00eb, duhet t\u00eb investoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn edhe 50 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb na duhet t\u00eb rrisim \u00e7mimet e shtret\u00ebrve, pijeve dhe ushqimit \u2013 p\u00ebrndryshe nuk ka gjasa q\u00eb ta p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qira\u201d, thot\u00eb Hoxhiq.<\/p>\n<p>Sipas Shoqat\u00ebs s\u00eb Qiramarr\u00ebsve t\u00eb Plazhit t\u00eb Madh, \u00e7mimi mesatar i dy shtret\u00ebrve t\u00eb plazhit n\u00eb rivier\u00ebn e Ulqinit k\u00ebt\u00eb sezon do t\u00eb jet\u00eb nga 17 deri n\u00eb 20 euro, krahasuar me 15\u201317 euro vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cTani mbetet t\u00eb shihet sa konkurrues do t\u00eb jemi me k\u00ebto \u00e7mime, por kjo ishte strategjia \u2013 t\u00eb merret sa m\u00eb shum\u00eb nga qirat\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ministri i Urbanizmit, Sllaven Radunoviq, deklaroi n\u00eb televizionin publik malazias se k\u00ebt\u00eb vit shteti ka ark\u00ebtuar shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga qirat\u00eb e plazheve krahasuar me vitin 2021 \u2013 plot 35 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb pas nisjes zyrtare t\u00eb sezonit, shum\u00eb plazhe ende nuk jan\u00eb hapur p\u00ebr shkak t\u00eb tender\u00ebve t\u00eb vonuar. Edhe pse deri n\u00eb fund t\u00eb majit 90 p\u00ebr qind e qiramarr\u00ebsve kishin n\u00ebnshkruar kontratat, shum\u00eb prej tyre ende nuk kan\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb punuar.<\/p>\n<p>Hoxhiq thot\u00eb se p\u00ebr t\u00eb hapur plazhin, barin veror dhe kampin, i duhet nj\u00eb \u201cmal\u201d dokumentesh, projekte urbanistike e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKa aq shum\u00eb letra, sa q\u00eb do t\u00eb na duhej deri n\u00eb fund t\u00eb dhjetorit p\u00ebr t\u2019i kompletuar t\u00eb gjitha\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, autoritetet n\u00eb Ulqin kan\u00eb propozuar q\u00eb nd\u00ebrmarrja Morsko dobro t\u00eb jap\u00eb leje t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr qiramarr\u00ebsit, deri n\u00eb p\u00ebrmbushjen e dokumentacionit t\u00eb nevojsh\u00ebm. REL-i i ka pyetur autoritetet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb thon\u00eb turist\u00ebt p\u00ebr \u00e7mimet?<\/p>\n<p>Danilo dhe Ana nga Podgorica, me foshnj\u00ebn e tyre, po pushojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel t\u00eb kategoris\u00eb mesatare, dhe jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb n\u00eb plazhin af\u00ebr nuk ka ende shtret\u00ebr \u2013 k\u00ebshtu do t\u00eb shpenzojn\u00eb m\u00eb pak se kishin planifikuar. Por, jan\u00eb t\u00eb habitur nga \u00e7mimet n\u00eb markete:<\/p>\n<p>\u201cBleva nj\u00eb shishe uj\u00eb, patatina dhe \u2018smoki\u2019 \u2013 gjithsej 7 euro. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb nj\u00eb piceri af\u00ebr, \u00e7mimet ishin gati dyfish m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Podgoric\u00eb\u201d, thot\u00eb Ana p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Jovani, nga Serbia, mendon se \u00e7mimet jan\u00eb t\u00eb arsyeshme p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb q\u00eb ofrohet, dhe thot\u00eb se jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se n\u00eb Beograd, ku ai jeton:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua nuk \u00ebsht\u00eb shtrenjt\u00eb, \u00e7mimet jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ofert\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Zahra, nga Azerbajxhani, ndodhet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, dhe po q\u00ebndron n\u00eb akomodim privat:<\/p>\n<p>\u201cDisa restorante jan\u00eb t\u00eb shtrenjta, por ka zgjedhje, dhe mund t\u00eb gjesh edhe m\u00eb t\u00eb lira. P\u00ebrshtypjet e mia jan\u00eb pozitive, prandaj kam ardhur s\u00ebrish\u201d.<\/p>\n<p>Transporti tok\u00ebsor dhe ajror<\/p>\n<p>Udh\u00ebtimi drejt Malit t\u00eb Zi \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb dob\u00ebt rrugore dhe kolonave kilometrike.<\/p>\n<p>Disa turist\u00eb thon\u00eb se nga Dubrovniku deri n\u00eb Budva, ku shkojn\u00eb shpesh, n\u00eb kushte normale u duhen dy or\u00eb, por gjat\u00eb ver\u00ebs gjasht\u00eb deri n\u00eb shtat\u00eb or\u00eb. Shkak jan\u00eb pritjet n\u00eb kufi, dhe punimet n\u00eb Rrug\u00ebn e Adriatikut, mes Tivatit dhe Budv\u00ebs.<\/p>\n<p>Veturat p\u00ebrshkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb prej vet\u00ebm 24 kilometrash p\u00ebr rreth nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb n\u00eb ver\u00eb. Punimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment prej 16 kilometrash nis\u00ebn n\u00eb janarin e 2024-t\u00ebs, dhe parashikohet t\u00eb zgjasin dy vjet. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb arteria kryesore e turizmit malazias, pasi lidh aeroportet e Tivatit dhe Dubrovnikut.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, transporti ajror \u00ebsht\u00eb gjithashtu problematik. Prej vitesh paralajm\u00ebrohet se aeroportet n\u00eb Tivat dhe Podgoric\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vogla p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar fluksin sezonal. N\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr REL-in, kompania shtet\u00ebrore Aeroportet e Malit t\u00eb Zi thot\u00eb se jan\u00eb \u201cmidis dy zjarreve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPubliku k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb linja dhe udh\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa ne punojm\u00eb n\u00eb terminale q\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si n\u00eb vitin 2006\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, shtojn\u00eb ata, kan\u00eb pritur rreth 850 mij\u00eb pasagjer\u00eb, nd\u00ebrsa k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin hap\u00ebsir\u00eb presin mbi 3 milion\u00eb. Ata presin ende vendimin p\u00ebr dh\u00ebnien me koncesion t\u00eb aeroporteve, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm investime t\u00eb vogla:<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb racionale t\u00eb investosh miliona, n\u00ebse ekziston mund\u00ebsia q\u00eb k\u00ebto para t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb te dikush tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ver\u00eb, Aeroporti i Podgoric\u00ebs ka mbi 45 linja aktive, nd\u00ebrsa ai i Tivatit mbi 50.<\/p>\n<p>Qeveria kishte premtuar m\u00eb her\u00ebt hapjen e nj\u00eb linje ajrore \u201cme interes publik\u201d, por nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb informacion p\u00ebr realizimin e k\u00ebtij premtimi. As Ministria e Turizmit nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjet e REL-it p\u00ebr veprimet konkrete p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e kushteve t\u00eb turizmit k\u00ebt\u00eb sezon.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb turizmi p\u00ebrb\u00ebn 25 p\u00ebr qind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto, por q\u00eb Mali i Zi nuk ka nj\u00eb strategji t\u00eb zhvillimit t\u00eb turizmit, nj\u00eb plan t\u00eb marketingut strategjik apo strategji p\u00ebr zhvillimin e burimeve njer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor \u2013 flet shum\u00eb p\u00ebr qasjen institucionale ndaj k\u00ebsaj fushe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/06\/11\/sezoni-turistik-ne-mal-te-zi-nis-me-cmime-te-larta-rradhe-trafiku-dhe-vonesa\/\">Sezoni turistik n\u00eb Mal t\u00eb Zi nis me \u00e7mime t\u00eb larta, rradh\u00eb trafiku dhe vonesa<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse sezoni kryesor turistik \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag, n\u00eb Mal t\u00eb Zi ende nuk jan\u00eb hapur t\u00eb gjitha plazhet, aeroportet po funksionojn\u00eb me kapacitete t\u00eb kufizuara, nd\u00ebrsa kolonat n\u00eb trafik maten me kilometra. Pavar\u00ebsisht premtimeve t\u00eb qeveris\u00eb, as k\u00ebt\u00eb sezon nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar ndjesh\u00ebm qasja ajrore n\u00eb Mal t\u00eb Zi, e as qarkullimi n\u00ebp\u00ebr kufi. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25658","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25658","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25658"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25658\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25658"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25658"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25658"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}