{"id":25634,"date":"2025-06-11T14:50:16","date_gmt":"2025-06-11T14:50:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/meta-e-peson-pas-intevistes-televizive-nuk-do-i-lejohen-aktivitet-sportive-per-10-dite-ne-burg\/"},"modified":"2025-06-11T14:50:16","modified_gmt":"2025-06-11T14:50:16","slug":"meta-e-peson-pas-intevistes-televizive-nuk-do-i-lejohen-aktivitet-sportive-per-10-dite-ne-burg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/11\/meta-e-peson-pas-intevistes-televizive-nuk-do-i-lejohen-aktivitet-sportive-per-10-dite-ne-burg\/","title":{"rendered":"Meta e \u2018p\u00ebson\u2019 pas intevist\u00ebs televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive p\u00ebr 10 dit\u00eb n\u00eb burg"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i PL-s\u00eb Ilir Meta, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos kryer asnj\u00eb aktivitet sportiv n\u00eb ambjentet e paraburgimit ku ndodhet q\u00eb prej tetorit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb denoncimi i Sekretarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, i cila tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, se\u00a0presidenti i PL-s\u00eb u d\u00ebnua me 10 dit\u00eb pse dha nj\u00eb intervist\u00eb live n\u00eb Ora News para dy dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Blushi i quan k\u00ebto p\u00ebrpjekje qesharake t\u00eb narko regjimit dhe SPAK p\u00ebr t\u00eb heshtur opozit\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb izoluar lider\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>\u201c<em>Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV \u201cJordan Misja\u201d d\u00ebnoi Presidentin Meta me 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ushtruar aktivitete sportive n\u00eb ambientet e paraburgimit vet\u00ebm pse pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb realizoi live nj\u00eb intervist\u00eb me gazetaren Beti Njuma.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto praktika sa qesharake, po aq t\u00eb neveritshme dhe represive, d\u00ebshmojn\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe degradimin e Narkoregjimit, q\u00eb me ndihm\u00ebn e SPAK po b\u00ebjn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb goditur dhe izoluar lider\u00ebt e opozit\u00ebs<\/em>\u201c, tha Blushi.<\/p>\n<p>Sakaq, Blushi edhe nj\u00eb her\u00eb denoncon masakr\u00ebn elektorale n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, teksa b\u00ebn me faj edhe SPAK, task forca e s\u00eb cil\u00ebs sipas Blushit rezultoi g\u00ebnjesht\u00ebr.<\/p>\n<p>Meta vijon q\u00eb prej tetori n\u00eb paraburgimin 313 pa asnj\u00eb prov\u00eb dhe fakt sipas Blushit, nj\u00eb akt t\u00ebr\u00ebsisht politik urdh\u00ebruar nga kryeministri Edi Rama.<\/p>\n<h4><strong>Deklarata e plot\u00eb e Tedi Blushit:<\/strong><\/h4>\n<p>11 Maji v\u00ebrtetoi totalisht se standardet kriminale dhe mafioze t\u00eb procesit elektoral u paravendos\u00ebn me rr\u00ebmbimin terrorist t\u00eb Presidentit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta dhe u konkretizuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb neveritshme n\u00eb Vor\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve me marrjen peng t\u00eb qendrave t\u00eb votimit nga bandit\u00ebt elektoral\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve.<\/p>\n<p>Task Forca mashtruese e SPAK e ngritur gjoja p\u00ebr parandalimin e krimeve zgjedhore, me faktet e p\u00ebrditshme rezulton jo vet\u00ebm nj\u00eb struktur\u00eb e ngritur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb goditur opozit\u00ebn, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebse direkte dhe e inkriminuar me veprimet dhe mosveprimet e saj me q\u00ebllimin e vet\u00ebm p\u00ebr inkurajimin dhe amnistimin e masakr\u00ebs elektorale q\u00eb ndodhi m\u00eb 11 Maj.<\/p>\n<p>\u201cTreni bullgar\u201d, shit-blerja e votave, presionet p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs, p\u00ebrdorimi i bandave dhe kriminel\u00ebve elektorale, parave t\u00eb pista t\u00eb trafiqeve dhe drog\u00ebs, keqp\u00ebrdorimi i administrat\u00ebs publike dhe aseteve shtet\u00ebrore jan\u00eb fakte q\u00eb akuzojn\u00eb Edi Ram\u00ebn dhe Altin Dumanin si autorin dhe avokatin e terrorizmit elektoral.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb urdh\u00ebronte arrestimin e bandit\u00ebve n\u00eb Vor\u00eb q\u00eb para gjith\u00eb mediave vizive live dhe gazetar\u00ebve k\u00ebrc\u00ebnuan bot\u00ebrisht dit\u00ebn e zgjedhjeve drejtuesit e opozit\u00ebs, Altin Dumani me urdh\u00ebr t\u00eb Edi Ram\u00ebs vijon t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb izolim ekstrem prej 8 muajsh, me zero fakte dhe prova penale, n\u00eb shkelje flagrante t\u00eb ligjit, Kushtetut\u00ebs dhe Konvent\u00ebs Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, Presidentin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta, liderin e forc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb opozitare n\u00eb vend dhe partis\u00eb s\u00eb tret\u00eb politike n\u00eb vend prej dy dekadash.<\/p>\n<p>Zgjatja mafioze e afatit t\u00eb hetimeve p\u00ebr Presidentin Meta, n\u00eb munges\u00eb totale t\u00eb provave q\u00eb kurr\u00eb nuk do t\u00eb gjenden sepse nuk ekzistojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt t\u00ebr\u00ebsisht politik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar publikisht n\u00eb Asamblen\u00eb e Partis\u00eb Socialiste nga Edi Rama m\u00eb 7 maj t\u00eb vitit 2022, q\u00eb e d\u00ebnojm\u00eb me forc\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb 32 vite sh\u00ebrbim publik kurr\u00eb nuk ka dhe nuk do t\u00eb mund t\u00eb gjendet nj\u00eb akt, nj\u00eb prov\u00eb, dokument, vendim apo veprim i paligjsh\u00ebm i Presidentit Meta.<\/p>\n<p>Masa e arrestit do t\u00eb ankimohet edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, p\u00ebr t\u00eb shterruar dhe ezauruar t\u00eb gjitha procedurat e brendshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb d\u00ebnon gjithashtu me forc\u00eb edhe p\u00ebrpjekjen kriminale t\u00eb Narkoregjimit, q\u00eb pasi i kufizoi lirin\u00eb e l\u00ebvizjes duke e izoluar padrejt\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krejt\u00ebsisht qesharake po tenton t\u2019i heq\u00eb Presidentit Meta edhe t\u00eb lirin\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb komunikuar me gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Rasti me qesharak, ndodhi sot kur Komisioni Disiplinor i IEPV \u201cJordan Misja\u201d d\u00ebnoi Presidentin Meta me 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos ushtruar aktivitete sportive n\u00eb ambientet e paraburgimit vet\u00ebm pse pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb realizoi live nj\u00eb intervist\u00eb me gazetaren Beti Njuma.<\/p>\n<p>K\u00ebto praktika sa qesharake, po aq t\u00eb neveritshme dhe represive, d\u00ebshmojn\u00eb fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe degradimin e Narkoregjimit, q\u00eb me ndihm\u00ebn e SPAK po b\u00ebjn\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb goditur dhe izoluar lider\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidenti Meta n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb po drejton me vendosm\u00ebri dhe efi\u00e7ienc\u00eb t\u00eb plot\u00eb politike aktivitetin dhe qendrimet e saj politike, me gjithe kushtet e izolimit ai g\u00ebzon sh\u00ebndet t\u00eb plot\u00eb dhe garanton t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt e pavarur se asnj\u00eb mas\u00eb represioni apo kufizimi e imponuar nga Narkoregjimi nuk do t\u00eb mund t\u2019i ndaloj\u00eb atij kurre lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb komunikuar me mediat e pavarura.<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimi terrorist i tij i urdh\u00ebruar nga Edi Rama me firmat e prokuror\u00ebve t\u00eb Ramaform\u00ebs, q\u00eb vazhdojn\u00eb ta mbajn\u00eb n\u00eb izolim ekstrem, pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb trafikuar mandatet mes nj\u00ebri-tjetrit p\u00ebr pushtet t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, si edhe p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar opozitarizmin dhe llogaridh\u00ebnien n\u00eb Shqip\u00ebri shum\u00eb shpejt do t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigjen e merituar ligjore.<\/p>\n<p>Partia e Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb totalisht n\u00eb krah t\u00eb Presidentit te saj Meta n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb parimore p\u00ebr liri, demokraci, llogaridh\u00ebnie, transparenc\u00eb, drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe shtet ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00eb e vendosur n\u00eb mbrojtje t\u00eb kauzave t\u00eb saj madhore, p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar k\u00ebt\u00eb axhend\u00eb kriminale, sorosiste dhe mafioze p\u00ebr pengmarrjen e plot\u00eb t\u00eb vendit nga Narkoregjimi.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/meta-e-peson-pas-intevistes-televizive-nuk-do-i-lejohen-aktivitet-sportive-per-10-dite-ne-burg\/\">Meta e \u2018p\u00ebson\u2019 pas intevist\u00ebs televizive, nuk do i lejohen aktivitet sportive p\u00ebr 10 dit\u00eb n\u00eb burg<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i PL-s\u00eb Ilir Meta, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos kryer asnj\u00eb aktivitet sportiv n\u00eb ambjentet e paraburgimit ku ndodhet q\u00eb prej tetorit t\u00eb kaluar. Ky \u00ebsht\u00eb denoncimi i Sekretarit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Tedi Blushi, i cila tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, se\u00a0presidenti i PL-s\u00eb u d\u00ebnua me 10 dit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25634","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25634\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}