{"id":25529,"date":"2025-06-10T21:00:16","date_gmt":"2025-06-10T21:00:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/sali-berisha-rrezikon-tre-muaj-burg-ne-greqi-per-ceshtjen-e-irena-gjokes-dalin-dokumentet-qe-e-kompromentojne\/"},"modified":"2025-06-10T21:00:16","modified_gmt":"2025-06-10T21:00:16","slug":"sali-berisha-rrezikon-tre-muaj-burg-ne-greqi-per-ceshtjen-e-irena-gjokes-dalin-dokumentet-qe-e-kompromentojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/sali-berisha-rrezikon-tre-muaj-burg-ne-greqi-per-ceshtjen-e-irena-gjokes-dalin-dokumentet-qe-e-kompromentojne\/","title":{"rendered":"SALI BERISHA rrezikon tre muaj burg n\u00eb GREQI p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e IRENA GJOK\u00cbS (Dalin dokumentet q\u00eb e kompromentojn\u00eb)"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me thirri sot Sali Berish\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari mbi akuzat e r\u00ebnda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marr\u00eb 500 mij\u00eb euro nga nj\u00eb ish-eksponent socialist.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb u diskutua edhe dit\u00ebn e sotme n\u00eb emisionin \u2018Repolitix\u2019 n\u00eb Report Tv, ku avokati Idajet Beqiri tha se kall\u00ebzimi i Gjok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pasi \u00e7\u00ebshtja e Berish\u00ebs ka kaluar nga Gjoka te gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes paraprake.<\/p>\n<p>Sipas Beqirit, n\u00ebse do t\u00eb provohet fyerja nga SPAK Argita Malltezi dhe Sali Berisha do t\u00eb merren si t\u00eb pandehur.<\/p>\n<p>\u2018Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me fyerje t\u00eb gjyqtares dhe Gjoka ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal. Dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kur \u00e7\u00ebshtja e Berish\u00ebs kaloi tek gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes paraprake dhe Gjoka nuk kishte m\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal n\u00eb SPAK. Ajo deklarimet q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Berisha dhe Argita i ka cil\u00ebsuar si fyerje. Berisha sot ka shkuar jo si person q\u00eb po b\u00ebhen hetime ndaj tij, por si person q\u00eb ka dijeni dhe do t\u00eb jap shpjegime dhe t\u00eb jap deklarimet e veta. Berisha ka b\u00ebr\u00eb deklarimet e veta sot dhe pas k\u00ebsaj SPAK do t\u00eb marr t\u00eb pandehurit p\u00ebrkat\u00ebs, n\u00ebse fyerja i provohet do t\u00eb marr t\u00eb pandehur vajz\u00ebn dhe Berish\u00ebn p\u00ebr fyerjen e gjyqtares\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>Avokati tha se Berisha ka shpifur kur ka th\u00ebn\u00eb se gjyqtarja Gjoka \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar n\u00eb Greqi, nd\u00ebrsa tregoi edhe dokumentin nga Sh\u00ebrbimi Sekret n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>\u2018Berisha po shpif, se tha i \u00ebsht\u00eb ndaluar hyrja n\u00eb Greqi dhe \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnuar. N\u00eb Greqi gjyqtarja Gjoka s\u2019ka asnj\u00eb shkelje\u2019, tha ai. <\/p>\n<p>Avokati kujtoj\u00eb edhe disa nga \u00e7\u00ebshtjet e tjera penale ku Berisha \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb, si G\u00ebrdeci, 21 janari dhe vrasjet e familjes Haklaj n\u00eb Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u2018Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb ajo gjyqtare e futi n\u00eb arrest sht\u00ebpie dhe ai s\u2019po l\u00eb shpifje pa b\u00ebr\u00eb kund\u00ebr saj dhe tani q\u00eb ajo mori k\u00ebt\u00eb mas\u00eb dhe ai i kund\u00ebrvihet duke th\u00ebn\u00eb ke marr lek\u00eb. N\u00eb rregull provoje k\u00ebt\u00eb n\u00ebse se provon do d\u00ebnohesh. \u00cbsht\u00eb hetuar si \u00e7\u00ebshtje kjo deri sa u pyet Argita dhe tani ka ngelur edhe personi tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb Berisha dhe p\u00ebr mua pun\u00eb dit\u00ebs \u00ebsht\u00eb sepse do d\u00ebrgohet k\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim, po ai mund t\u00eb d\u00ebnohet edhe me gjob\u00eb, po ligji duhet q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb. Ai ka vrar\u00eb njer\u00ebz, ka vrar\u00eb Haklajt, p\u00ebr G\u00ebrdecin vrau 26 persona, \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces dhe n\u00eb 21 janar vrau 4 \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces p\u00ebr k\u00ebto ai. Pas tij e ka radh\u00ebn Shk\u00eblzeni p\u00ebr G\u00ebrdecin dhe Cez Dia\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr gazetarin Anri Bala Berisha do d\u00ebnohet me 3 muaj burg p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shpifje dhe do shp\u00ebtoj\u00eb nga dosja Partizani.<\/p>\n<p>\u2018Kur ai nuk pyeti asnj\u00eb, kur ishte n\u00eb arrest sht\u00ebpie, ai nuk pyet as p\u00ebr k\u00ebta. Problemi \u00ebsht\u00eb se sa e r\u00ebndon Berish\u00ebn kjo \u00e7\u00ebshtje apo si b\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Tek elektorati i djatht\u00eb edhe duartrokitej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. K\u00ebto nuk pat\u00ebn guximin kur e pat\u00ebn n\u00eb kafaz dhe se mor\u00ebn brenda dhe asnj\u00eb nuk mori guximin nga trimat e SPAK dhe GJKKO t\u00eb merrnin ndonj\u00eb veprim nga arrest sht\u00ebpie mund ta \u00e7onin n\u00eb burg. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ta d\u00ebnuar me 3 muaj burg dhe Partizani nuk b\u00ebhet\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>Avokati Indrit Sefa tha se me regjistrimin e emrit n\u00eb procedim, fillojn\u00eb edhe afatet ligjore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen. Sipas tij Berisha do t\u00eb mohoj\u00eb akuzat.<\/p>\n<p>\u2018Gjyqtarja thot\u00eb se ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr penale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fyerja ndaj gjyqtarit dhe prokurorit. Prokuroria mund t\u00eb hetoj\u00eb pa regjistruar emrin, por kur regjistrohet emri nga aty fillojn\u00eb edhe afatet e \u00e7\u00ebshtjes. Ai mund t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrim mohues\u2019, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gazetarja Esiona Konomi tregoi se cilat jan\u00eb pretendimet e Berish\u00ebs dhe vajz\u00ebs s\u00eb tij Argita Mallteri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u2018Berisha ka mikrofon dhe e shan dhe e denigron publikisht. Ata thon\u00eb ne nuk kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb akuz\u00eb, ata thon\u00eb ne kemi ngritur nj\u00eb pyetje p\u00ebr gjyqtaren, sipas Berish\u00ebs dhe Argit\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb pretendimet e tyre\u2019, tha ai.\/Shqiptarja.com <\/p>\n<p>*Dokumenti i njoftuar n\u00eb lajm do t\u00eb publikohet n\u00eb vijim <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/sali-berisha-rrezikon-tre-muaj-burg-ne-greqi-per-ceshtjen-e-irena-gjokes-dalin-dokumentet-qe-e-kompromentojne\/\">SALI BERISHA rrezikon tre muaj burg n\u00eb GREQI p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e IRENA GJOK\u00cbS (Dalin dokumentet q\u00eb e kompromentojn\u00eb)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me thirri sot Sali Berish\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb llogari mbi akuzat e r\u00ebnda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marr\u00eb 500 mij\u00eb euro nga nj\u00eb ish-eksponent socialist. Lidhur me k\u00ebt\u00eb u diskutua edhe dit\u00ebn e sotme n\u00eb emisionin \u2018Repolitix\u2019 n\u00eb Report Tv, ku avokati Idajet Beqiri tha se kall\u00ebzimi i Gjok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25529","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25529\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}