{"id":25520,"date":"2025-06-10T20:05:06","date_gmt":"2025-06-10T20:05:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/kur-mehmet-shehu-i-tha-enverit-keta-spo-na-lene-te-rregullojme-as-pantallonat\/"},"modified":"2025-06-10T20:05:06","modified_gmt":"2025-06-10T20:05:06","slug":"kur-mehmet-shehu-i-tha-enverit-keta-spo-na-lene-te-rregullojme-as-pantallonat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/kur-mehmet-shehu-i-tha-enverit-keta-spo-na-lene-te-rregullojme-as-pantallonat\/","title":{"rendered":"Kur Mehmet Shehu i tha Enverit: K\u00ebta s\u2019po na len\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb as pantallonat"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ermira Isufaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mbi 40 vjet pun\u00eb me filmin dokumentar si regjisor dhe skenarist, ndoshta ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rekord, me 150 filma t\u00eb realizuar. N\u00eb rinin\u00eb e tij ishte i dh\u00ebn\u00eb pas gazetaris\u00eb, ku gazeta \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d mbetet dashuria e tij e par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn desh sakrifikoi dhe shkoll\u00ebn. Ishte Liri Lubonja ajo q\u00eb ndikoi n\u00eb kursin e jet\u00ebs, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb orientim prind\u00ebror. Jeta si skenarist dhe regjisor \u00ebsht\u00eb e mbushur me surpriza, realizime, ankth, g\u00ebzime, sh\u00ebrbime, debate, sakrifica, v\u00ebshtir\u00ebsi, arritje, stepje, por q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb di\u00e7kaje t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb mban emrin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, FILM. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto l\u00ebvizje dhe realizime ai ka pasur dhe takime spontane me ish udh\u00ebheq\u00ebsit komunist, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka dhe p\u00ebrshtypjet e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb bised\u00eb \u00ebsht\u00eb objektiv, racional, asnj\u00ebher\u00eb nuk e mbivler\u00ebson veten, por sigurisht p\u00ebrcjell mesazhe konkrete. N\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaron, se magjia e filmit dokumentar e ka mb\u00ebrthyer t\u00eb t\u00ebrin dhe ai i p\u00ebrulet k\u00ebsaj magjie, pasi e dashuron marr\u00ebzisht dhe nuk do ta ndryshonte me asnj\u00eb profesion n\u00eb bot\u00eb, sado shuma t\u00eb m\u00ebdha t\u2019i dhuronin. Ky \u00ebsht\u00eb Kujtim Gjonaj, tepelenasi i shtruar, i cili kur realizon filma dokumentar, kthehet n\u00eb nj\u00eb \u201cluft\u00ebtar heroik\u201d q\u00eb realizimin profesional, e kthen n\u00eb detyr\u00eb atdhetare.<\/p>\n<p>Zoti Gjonaj, cilat kan\u00eb qen\u00eb pasionet e viteve t\u00eb rinis\u00eb?<\/p>\n<p>Pasioni im ka qen\u00eb gazetaria. Un\u00eb kam mbaruar studimet p\u00ebr gjuh\u00eb let\u00ebrsi dhe p\u00ebr gazetari. N\u00eb vitin 1968, gazetaria ishte kurs 2-vje\u00e7ar, ku merreshin student\u00eb nga deg\u00ebt e tjera q\u00eb e kishin pasion let\u00ebrsin\u00eb dhe u krijua kursi i gazetaris\u00eb. Kam botuar shkrime q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb time t\u00eb hershme, apo n\u00eb adoleshenc\u00eb n\u00eb gazetat e koh\u00ebs, si: \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d, \u201cPionieri\u201d, gazeta \u201cPuna\u201d dhe n\u00eb gazeta t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kush ju ka nxitur q\u00eb t\u00eb shkruani n\u00eb at\u00eb koh\u00eb?<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshir\u00eb e brendshme, pasi kam qen\u00eb me shum\u00eb dhunti n\u00eb hartime qysh n\u00eb shtat\u00ebvje\u00e7are. Kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konkurs p\u00ebr hartimet (isha n\u00eb klas\u00eb t\u00eb shtat\u00eb) me t\u00eb gjith\u00eb shollat e Tiran\u00ebs, ku un\u00eb kam z\u00ebn\u00eb vend t\u00eb par\u00eb. Kam qen\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn 7-vje\u00e7are \u201cHoxha Tasim\u201d. Kjo ndikoi dhe m\u00eb stimuloi q\u00eb t\u00eb vazhdoja t\u00eb shkruaja. Ngjarjet e luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare, mbeten m\u00eb t\u00eb dashurat p\u00ebr mua. Lufta e Mezhgoranit ishte nj\u00eb tregim i babait, tim p\u00ebr \u201cHeroin e popullit\u201d Asim Zeneli, q\u00eb m\u00eb ka p\u00eblqyer shum\u00eb dhe qysh n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u ngjiz kjo dashuri p\u00ebr luft\u00ebn, ku edhe sot un\u00eb e vler\u00ebsoj shum\u00eb, si momentin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendi. Fakti q\u00eb partizan\u00ebt shqiptar\u00eb u radhit\u00ebn n\u00eb krahun e Frontit Antifashist, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fat i madh p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezat q\u00eb erdh\u00ebn m\u00eb pas.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb shkrimet e para p\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPionieri\u201d n\u00eb vitet 1964-1965. Nga viti 1966 e mbrapa, jam angazhuar fuqimisht n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d, q\u00eb ishte gazeta m\u00eb moderne e koh\u00ebs, ku botoja tregime, reportazhe, skica. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shkonim me sh\u00ebrbim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. M\u00ebsuesit e par\u00eb t\u00eb mit\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndihmuar n\u00eb rrug\u00ebn e bukur t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb Vath Koreshi, Luan Dibra, Zef Gurakuqi, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shikuar me nj\u00eb sy miq\u00ebsor dhe dashamir\u00ebs. Ata me thjesht\u00ebsin\u00eb e tyre, me p\u00ebrgatitjen e lart\u00eb, m\u00eb frym\u00ebzuan dhe m\u00eb ngjiz\u00ebn at\u00eb dashuri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar.<\/p>\n<p>Po n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb, kush kan\u00eb qen\u00eb pedagog\u00ebt e gazetaris\u00eb q\u00eb mbahen me em\u00ebr sot?<\/p>\n<p>Pedagog\u00ebt e mia kan\u00eb qen\u00eb ajka e gazetaris\u00eb dhe e poet\u00ebve shqiptar\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb p\u00ebrmend; Drit\u00ebro Agollin, Vangjush Gambetan, G\u00ebzim Reson, Sk\u00ebnder Begeja. At\u00ebher\u00eb ka dal\u00eb nj\u00eb brez pedagog\u00ebsh me shum\u00eb, shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, me shum\u00eb bagazh, me shum\u00eb dhunti q\u00eb kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn e k\u00ebtij vendi. Ata kan\u00eb nxjerr\u00eb student\u00eb q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00ebn\u00eb po me aq em\u00ebr, si: Faik Ballanca, Zija \u00c7ela, Ko\u00e7o Kosta, Petro Lati, Floresha Haxhiu, Rami Memushaj etj. N\u00eb fush\u00ebn e kinematografis\u00eb, ka qen\u00eb Halil Kamberi, q\u00eb ka qen\u00eb regjisor n\u00eb Kinostudio dhe m\u00eb pas kaloi n\u00eb televizion.<\/p>\n<p>Po nga udh\u00ebheq\u00ebsit e koh\u00ebs, a kan\u00eb ardhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb sholl\u00eb ku keni qen\u00eb student?<\/p>\n<p>Ahere udh\u00ebheq\u00ebsit vinin shpesh n\u00ebp\u00ebr shkolla. Ndoshta ishte politika e partis\u00eb ajo. Mbaj mend se, si nx\u00ebn\u00ebs i dalluar n\u00eb klas\u00ebn e tret\u00eb, kam qen\u00eb i ftuar n\u00eb Pallatin e Kultur\u00ebs \u201cAli Kelmendi\u201d. At\u00eb dit\u00eb n\u00eb pallat do t\u00eb vinte vet\u00eb Enver Hoxha. Ishte viti 1953. Ne mezi e prisnim. E cili f\u00ebmij\u00eb nuk do t\u00eb donte ahere, t\u00eb shikonte apo t\u00eb takonte Enver Hoxh\u00ebn. Ahere p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, ai ishte nj\u00eb gjeni. Kur erdhi ai, ne shp\u00ebrthyem n\u00eb duartrokitje. G\u00ebzonim pa mas\u00eb. Ishte nj\u00eb nd\u00ebr dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb mijat, si nx\u00ebn\u00ebs i dalluar. Ahere na ndan\u00eb dhe nga nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl. Kur e hapa, brenda pakos gjeta nj\u00eb top llastiku t\u00eb zi, t\u00eb vog\u00ebl. Sa u g\u00ebzova. Ku kishte ahere topa n\u00eb dyqan. Ishin vitet e nj\u00eb skamje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Po diplom\u00ebn me \u00e7far\u00eb teme e ke mbrojtur?<\/p>\n<p>Diplom\u00ebn e kam mbrojtur me tem\u00ebn \u201cPublicistika n\u00eb ekran\u201d, pra ishin mendime p\u00ebr publicistik\u00ebn e kranit. Po me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb 2-3 vjet rresht, kam dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsime n\u00eb Fakultetin e Gazetaris\u00eb, mbas p\u00ebrfundimit t\u00eb fakultetit. M\u00eb caktuan ta jepja k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb si pedagog i jasht\u00ebm dhe pastaj si pedagog n\u00eb kurset pasuniversitare, q\u00eb organizonte Kinostudio. K\u00ebt\u00eb lloj m\u00ebsimdh\u00ebnie, e kam dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr af\u00ebr 8-9 vjet.<\/p>\n<p>Kur mbaruat fakultetin, k\u00ebrkuat p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb Kinostudio?<\/p>\n<p>Pasioni im ishte t\u00eb punoja n\u00eb gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d dhe kur isha n\u00eb vit t\u00eb kat\u00ebrt, kryeredaktori gazet\u00ebs (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb Dhimit\u00ebr Verli dhe Liri Lubonja, e shoqja e Todi Lubonja). T\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb gazetave \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201c, t\u00eb gazet\u00ebs \u201cBashkimi\u201d dhe t\u00eb \u201cDrita\u201d, kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet Spiro Dede, Xhevahir Spahiu dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Pra un\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, kisha lidhje shum\u00eb t\u00eb forta me gazet\u00ebn \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d. M\u00eb propozojn\u00eb q\u00eb t\u00eb filloj pun\u00eb n\u00eb gazet\u00eb, kur isha n\u00eb vitin e kat\u00ebr t\u00eb Fakultetit. U g\u00ebzova pa mas\u00eb. Ishte nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e imja. Por Liri Lubonja, nj\u00eb grua zonj\u00eb, me vizion, e p\u00ebrgatitur, korrekte, mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim prej n\u00ebne dhe nuk m\u00eb lejoi t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb gabim momental, nisur nga pasioni i \u00e7astit, nd\u00ebrhyrje apo sqarim, q\u00eb sot e vler\u00ebsoj jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo m\u00eb tha: \u201cvazhdo shkoll\u00ebn, b\u00ebje rregullisht, mos e b\u00ebj me korrespodenc\u00eb, se mund t\u00eb t\u00eb marrin dhe ushtar. Ke koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar dhe n\u00eb gazet\u00eb e gjetiu\u201d. Ato fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna me aq dashuri, e ndryshuan mendimin tim. Nuk shkova gazetar tek \u201cZ\u00ebri Rinis\u00eb\u201d, por vazhdova shkoll\u00ebn. Kur mbarova studimet m\u00eb k\u00ebrkuan disa institucione kulturore, si Radio-Tirana, ATSH-ja, Kinostudio, por shteti vendosi q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb Kinostudio. Kjo erdhi si befasi. Nuk doja t\u00eb rrija n\u00eb Kinostudio. Doja q\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb gazet\u00eb, se atje un\u00eb kisha dashuri m\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>Si ka qen\u00eb dita e par\u00eb e pun\u00ebs n\u00eb Kinostudio?<\/p>\n<p>Ah\u2026! Nj\u00eb moment i bukur. Ishim disa q\u00eb sapo kishim mbaruar studimet dhe ishim em\u00ebruar n\u00eb Kinostudio. I pari q\u00eb na doli p\u00ebrpara, ishte roja i Kinostudios, nj\u00eb polic i armatosur. Ai na priti gjith\u00eb seriozitet dhe mbasi na pyeti p\u00ebrse kishim ardhur, fryu gjoksin, kruajti z\u00ebrin dhe na tha: \u201cKy \u00ebsht\u00eb institucion i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Ka disiplin\u00eb. N\u00eb pun\u00eb vihet n\u00eb or\u00eb 7 pa pes\u00eb dhe iket n\u00eb 3 e pes\u00eb. Kaq\u201d! \u2013 dhe na drejtoi tek Drejtoria e Kuadrit.<\/p>\n<p>Kush ishte ahere drejtor i Kinostudios?<\/p>\n<p>Ishte Vask\u00eb Aristidhi. Nj\u00eb burr\u00eb i mir\u00eb dhe inteligjent. Ai kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn time, ndaj m\u00eb mori ve\u00e7 dhe m\u00eb tha: \u201cUn\u00eb e di se ti do t\u00eb ik\u00ebsh, po t\u00eb them me bindje, se ti duhet t\u00eb rrish k\u00ebtu. Filmi \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e bukur. Q\u00ebndro dhe do m\u00eb kujtosh\u201d. Nd\u00ebrrova mendje dhe q\u00ebndrova. Sot e k\u00ebsaj dite, atij njeriu t\u00eb mir\u00eb, i jam shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. N\u00eb qoft\u00eb se gazetaria \u00ebsht\u00eb e bukur dhe e magjishme, un\u00eb mund t\u00eb them se, bota e filmit \u00ebsht\u00eb marramend\u00ebse. Emocionet q\u00eb t\u00eb jep filmi, jan\u00eb t\u00eb pallogaritshme. Ishte krenari q\u00eb t\u00eb rrije me figura t\u00eb shquara si: Viktor Gjika, Dhimit\u00ebr Anagnosti, Vath Koreshi, etj..<\/p>\n<p>Mbas 4-5 dit\u00ebve q\u00eb kisha filluar pun\u00eb, m\u00eb thon\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebsh kinoditarin e par\u00eb. Kinoditari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj teksti dhe p\u00ebr 7 minuta film, me pjes\u00ebza t\u00eb ndryshme jet\u00ebsore, ku duhet t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb tekst q\u00eb t\u2019i lidhte t\u00eb t\u00ebra. B\u00ebra nj\u00eb tekst emocional. Doli bukur. Vler\u00ebsimin e par\u00eb e mora nga Viktor Gjika. Sa u emocionova. P\u00ebr mua ai ishte nj\u00eb idhull, q\u00eb dikur \u00ebnd\u00ebrroja ta takoja, nd\u00ebrsa tashm\u00eb thuajse ishim n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb. Ahere ai kishte b\u00ebr\u00eb em\u00ebr me filmat, si; \u201cKomisari i Drit\u00ebs\u201d, \u201cHorizontet e hapura\u201d dhe kishte filluar \u201cI teti n\u00eb bronz\u201d.<\/p>\n<p>Sa skenar\u00eb b\u00ebr\u00eb, deri sa arrite si regjisor?<\/p>\n<p>Af\u00ebrsisht mund t\u00eb jen\u00eb 25 skenar\u00eb p\u00ebr filma dokumentar\u00eb dhe 4 skenar\u00eb p\u00ebr filma artistik. P\u00ebr filmat artistik\u00eb, skenar\u00ebt ishin tek filmat \u201cK\u00ebshilltar\u00ebt\u201d, \u201cAta ishin kat\u00ebr\u201d, \u201cThirrja\u201d, \u201cCirku n\u00eb fshat\u201d, dhe kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb ekranizohen p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Skenar\u00ebt e filmave t\u00eb mi, i realizuan regjisor\u00ebt, Hysen Hakani, Fehmi Oshafi, Esat Mysliu, Xhezair Dafa.<\/p>\n<p>Kur keni filluar pun\u00ebn si regjisor dhe kush \u00ebsht\u00eb filmi i par\u00eb dokumentar si regjisor?<\/p>\n<p>Un\u00eb kam filluar t\u00eb realizoj filma si regjisor shum\u00eb shpejt, q\u00eb n\u00eb vitin 1974. Filmi i par\u00eb si regjisor, ka qen\u00eb \u201cU mbush\u00ebn malet plot me partizan\u00eb\u201d, p\u00ebr Brigad\u00ebn e 22 t\u00eb Pez\u00ebs. N\u00eb at\u00eb vit ishte 30- vjetori i \u00e7lirimit dhe u mor nj\u00eb vendim \u201cnga lart\u201d, q\u00eb p\u00ebr \u00e7do brigad\u00eb partizane, t\u00eb b\u00ebhej nga nj\u00eb film dhe un\u00eb zgjodha brigad\u00ebn e Pez\u00ebs, pasi si skenarist kisha b\u00ebr\u00eb dy brigada t\u00eb tjera, t\u00eb VI-t\u00ebn dhe t\u00eb VII-t\u00ebn Sulmuese. Ky film u shfaq n\u00eb kinemat\u00eb e Tiran\u00ebs. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb para filmit artistik vendosej filmi dokumentar. Pati sukses.<\/p>\n<p>A pati vler\u00ebsim nga udh\u00ebheq\u00ebsit e koh\u00ebs?<\/p>\n<p>Filmin e ka par\u00eb Myslym Peza, por nuk e di n\u00ebse ka dh\u00ebn\u00eb prononcim. Vler\u00ebsimi yn\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb kolektiv dhe aty filmi u prit mir\u00eb. Gjat\u00eb filmit, duhej t\u00eb filmonim k\u00ebng\u00ebn \u201c\u00c7\u2019u mbush\u00ebn malet plot me partizan\u00eb\u201d dhe un\u00eb b\u00ebra nj\u00eb prolog t\u00eb bukur. Dhash\u00eb iden\u00eb e masivizimit t\u00eb k\u00ebsaj lufte. Gjithmon\u00eb operoj me mesazhe. Mesazhi ishte se po afrohej fundi i luft\u00ebs dhe malet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb u mbush\u00ebn me partizan\u00eb. Ky film u vler\u00ebsua nga analiza vjetore nga shefja e redaksis\u00eb t\u00eb filmit, si filmi m\u00eb i mir\u00eb dokumentar i vitit. Mbas k\u00ebtij un\u00eb b\u00ebra 7-8 filma t\u00eb tjer\u00eb, derisa vjen viti 1980, kur un\u00eb p\u00ebrfundimisht kaloj n\u00eb regjisor filmi dokumentar. Nga skenarist i filmit artistik, kaloj n\u00eb regjisor i filmit dokumentar.<\/p>\n<p>Ndonj\u00eb episod me Dhimit\u00ebr Anagnostin dhe Viktor Gjik\u00ebn?<\/p>\n<p>Me Dhimit\u00ebr Anagnostin kemi pasur nj\u00eb sukses n\u00eb vitin 1973, ku un\u00eb kisha 3-4 vjet q\u00eb kisha filluar pun\u00eb dhe isha i ri akoma. Ishte nj\u00eb film dokumentar, q\u00eb pati nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb madhe, filmi me titull \u201cMotive nga dita e diel\u201d, me regjisor Dhimit\u00ebr Anagnostin dhe un\u00eb si skenarist\u2026! Ishte film brenda kontureve t\u00eb koh\u00ebs, me vlera t\u00eb m\u00ebdha artistike. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb filmit, ishte jeta, dinamika, interpretimi i nj\u00eb dite t\u00eb diel, p\u00ebr nj\u00eb njeri t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Me Viktor Gjik\u00ebn, kemi b\u00ebr\u00eb disa filma dokumentar\u00eb, kryesisht filma politik, si; \u201cVdekja e Enverit\u201d, \u201cProtesta e 1 Majit\u201d, por edhe p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur realizonit filma politik\u00eb, me cil\u00ebt udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs jeni takuar?<\/p>\n<p>Un\u00eb dua t\u00eb sqaroj di\u00e7ka. Asnj\u00ebher\u00eb s\u2019kam takuar kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb ndonj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs. I kam takuar n\u00eb momente pune, n\u00eb momente kur kam filmuar, apo realizuar filma. Pra, kan\u00eb qen\u00eb takime t\u00eb detyruara, takime spontane, takime t\u00eb rast\u00ebsishme, apo thjesht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn. S\u2019mund t\u00eb them q\u00eb m\u00eb kan\u00eb thirrur n\u00eb ve\u00e7anti, apo m\u00eb kan\u00eb len\u00eb takime speciale. Nj\u00eb nd\u00ebr takimet e rast\u00ebsishme, ka qen\u00eb me Mehmet Shehun. Po xhironim inaugurimin e busteve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri. Pritej t\u00eb vinte Enver Hoxha dhe ne po b\u00ebnim gati kamer\u00ebn. Shikonim kabllot, pajisjet dhe nuk shikonim \u00e7\u2019b\u00ebhej mbrapa. Ishim fokusuar andej nga do vinte Enver Hoxha.<\/p>\n<p>Kur po vinte Enveri, pas tij ishte Mehmeti, i cili po rregullonte rripin e pantallonave. Ne thuajse ishim disa metra larg tyre. Menj\u00ebher\u00eb Mehmeti i thot\u00eb Enverit: \u201cS\u2019po na len\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb as pantallonat\u201d. Enveri qeshi dhe ja kthen: \u201cL\u00ebri djemt\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre. Kan\u00eb planin e tyre ata, ashtu si ne kemi planet tona\u201d. Qesh\u00ebn t\u00eb dy. Nj\u00eb rast tjet\u00ebr ka qen\u00eb n\u00eb vitin 1973. Po inaugurohej ekspozita \u201cShqip\u00ebria Sot\u201d. P\u00ebr at\u00eb ekspozit\u00eb u b\u00eb nj\u00eb propagand\u00eb e madhe. Dhe n\u00eb fakt shum\u00eb e mir\u00eb ishte. Aty gjeje \u00e7do gj\u00eb q\u00eb prodhohej n\u00eb Shqip\u00ebri dhe arkitektura, ishte shum\u00eb e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kishte mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb inaugurim, pasi do vinte Enver Hoxha. Vjen momenti q\u00eb duket makina e tij. Po na shtynin njer\u00ebzit. Un\u00eb, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, pa dashur i shkel k\u00ebmb\u00ebn Mehmet Shehut. Kameramani filmonte, nd\u00ebrsa un\u00eb po shkruaja n\u00eb fletore, detaje nga takimi, nga \u00e7astet e ardhjes s\u00eb Enverit. Mehmeti m\u00eb kap p\u00ebr krahu dhe m\u00eb thot\u00eb, \u201cpse nuk shkruani me konvencione. Nuk e kuptoni q\u00eb ju leht\u00ebson pun\u00ebn\u201d? Ne ngrit\u00ebm supet. V\u00ebrtet\u00eb nuk kishim m\u00ebsuar t\u00eb shkruanim me konvencione, q\u00eb na e leht\u00ebsonte pun\u00ebn. \u2013 \u201cMir\u00eb, mir\u00eb vazhdoni-na tha, \u2013 ndiqni Komandantin\u201d.<\/p>\n<p>Rast tjet\u00ebr ka qen\u00eb kur xhirohej nj\u00eb vizit\u00eb e Ramiz Alis\u00eb n\u00eb verilindje t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kam qen\u00eb bashk\u00eb me Viktor Gjik\u00ebn. Gjat\u00eb takimit, ne ishim n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb me t\u00eb. Ai jepte direktiva dhe ne filmonim dhe shkruanim. \u201cFilmoni gj\u00ebrat m\u00eb kryesore \u2013 na tha, \u2013 profesioni juaj \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por shum\u00eb i mir\u00eb\u201d. Nd\u00ebrsa nj\u00eb rast tjet\u00ebr, m\u00eb ka q\u00eblluar me Muho Asllain, kur ka qen\u00eb Sekretar i Par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. Un\u00eb l\u00ebvizja kudo p\u00ebr filmim dhe p\u00ebr sh\u00ebnime. Nuk kapesha. Ai m\u00eb pa disa her\u00eb dhe m\u00eb tha se; \u201cqenke i shkath\u00ebt, nes\u00ebr hajde n\u00eb Komitetin e Partis\u00eb dhe m\u00eb tako\u201d. Ai mendoi se un\u00eb isha ndonj\u00eb gazetar i Shkodr\u00ebs. Duke buz\u00ebqeshur i them se; un\u00eb jam nga Tirana. \u2013 \u201cAh, \u00e7\u2019m\u00eb shp\u00ebtove\u201d, \u2013 m\u00eb tha. Qesh\u00ebm t\u00eb dy bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb jam takuar nj\u00ebher\u00eb kur po shkonim n\u00eb nj\u00eb Festival Filmi n\u00eb Zvic\u00ebr. Ishte viti 1985, kur sapo kishte vdekur Enver Hoxha. Kishte filluar nj\u00eb far\u00eb liberalizmi. Dihet q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e koh\u00ebs, kishin privilegje. N\u00eb avion ata kishin vende t\u00eb caktuara, para. Un\u00eb isha bashk\u00eb me Gavrosh Haxhihysenin. Minia, sa na pa, na tha: \u201cHajdeni t\u00eb rrim\u00eb bashk\u00eb. Rruga me miq b\u00ebhet m\u00eb e leht\u00eb\u201d. U afruam. Na habiti thjesht\u00ebsia e saj. Rruga deri n\u00eb Zvic\u00ebr, nuk na u duk fare.<\/p>\n<p>Disa her\u00eb ne i etiketonim vet\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, pasi me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk ishin aq t\u00eb sert\u00eb, aq t\u00eb eg\u00ebr, sa i diskutojm\u00eb. Por sigurisht \u00e7do koh\u00eb ka udh\u00ebheq\u00ebsit e vet\u00eb, ka t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat e veta. Ne nuk duhet t\u00eb paragjykojm\u00eb ask\u00ebnd n.q.s, s\u2019i takojm\u00eb, n.q.s., nuk bisedojm\u00eb, n.q.s., nuk ulemi me ta. Jasht\u00eb shtetit kam qen\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1977. D\u00ebshira ime m\u00eb e madhe, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtitur dhe p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vende t\u00eb ndryshme. Edhe sot e kam qejf l\u00ebvizjen. L\u00ebvizja m\u00eb jep jet\u00eb, emocion, vizion dhe frym\u00ebzim.\/Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/kur-mehmet-shehu-i-tha-enverit-keta-spo-na-lene-te-rregullojme-as-pantallonat\/\">Kur Mehmet Shehu i tha Enverit: K\u00ebta s\u2019po na len\u00eb t\u00eb rregullojm\u00eb as pantallonat<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ermira Isufaj Mbi 40 vjet pun\u00eb me filmin dokumentar si regjisor dhe skenarist, ndoshta ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rekord, me 150 filma t\u00eb realizuar. N\u00eb rinin\u00eb e tij ishte i dh\u00ebn\u00eb pas gazetaris\u00eb, ku gazeta \u201cZ\u00ebri i Rinis\u00eb\u201d mbetet dashuria e tij e par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn desh sakrifikoi dhe shkoll\u00ebn. Ishte Liri Lubonja ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25520","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25520"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25520\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}