{"id":25511,"date":"2025-06-10T18:55:26","date_gmt":"2025-06-10T18:55:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/premtimi-i-edi-rames-per-pasaporte-evropiane-dhe-fushatat-lincuese-te-spak\/"},"modified":"2025-06-10T18:55:26","modified_gmt":"2025-06-10T18:55:26","slug":"premtimi-i-edi-rames-per-pasaporte-evropiane-dhe-fushatat-lincuese-te-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/premtimi-i-edi-rames-per-pasaporte-evropiane-dhe-fushatat-lincuese-te-spak\/","title":{"rendered":"Premtimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr pasaport\u00eb evropiane dhe fushatat lin\u00e7uese t\u00eb SPAK"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Dje disa portale q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr propagand\u00eb lin\u00e7uese nga segmente t\u00eb SPAK publikuan me buj\u00eb lajmin se Erion Veliaj do paraqitet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar mas\u00ebn e arrestit dhe se madje ka paguar garanci financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb me kusht. M\u00eb pas doli lajmi se Gjykata nuk ia pranoi ato garanci dhe e la n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Natyrisht, gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr, e dal\u00eb m\u00eb s\u00eb paku nga zyra e prokurorit Olsi Dado, i cili duket se e ka kthyer k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb personale. Erion Veliaj as kishte ankimuar dje ndonj\u00eb mas\u00eb arresti, as kishte paguar ndonj\u00eb garanci financiare, pasi gjykimi p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit t\u00eb tij n\u00eb Apel ka p\u00ebrfunduar nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb. Dje ishte nj\u00eb procedur\u00eb formale e prokurorit q\u00eb mbronte vendimin e tij p\u00ebr ta mbajtur Veliajn n\u00eb burg, \u00e7ka tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb fakt i kryer. Veliaj as nuk ishte fare n\u00eb gjykat\u00eb. Por ama lajmet ishin p\u00ebr ta posht\u00ebruar at\u00eb.<\/p>\n<p>Ky proces lin\u00e7imi nga SPAK dhe lig\u00ebsia e cinizmi me t\u00eb cilin veprohet ndaj jet\u00ebs personale t\u00eb nj\u00eb qytetari dhe t\u00eb drejtave njer\u00ebzore t\u00eb tij, ka tejkaluar \u00e7do limit njer\u00ebzor, \u00e7do konvent\u00eb evropiane dhe amerikane. Dhe mbi t\u00eb gjitha ka krijuar bindjen te nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e opinionit publik se metodat hakmarr\u00ebse dhe represioni po dominojn\u00eb veprimtarin\u00eb e SPAK p\u00ebr shkak t\u00eb mb\u00ebshtetjes politike paraprake q\u00eb ka marr\u00eb nga shumica socialiste. Dhe ky \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb problem edhe p\u00ebr shumic\u00ebn socialiste.<\/p>\n<p>Po kaq flagrante ishte ajo q\u00eb ndodhi dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur GJKKO mori nj\u00eb vendim absurd ndaj Ilir Met\u00ebs, duke k\u00ebrkuar shtyrjen me gjasht\u00eb muaj t\u00eb hetimeve ndaj tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka ngritur edhe akuz\u00ebn ndaj tij.<\/p>\n<p>Kur ndaj nj\u00eb t\u00eb pandehuri ke ngritur akuz\u00ebn, bien t\u00eb gjitha arsyet p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb paraburgim me justifikimin se prish provat. S\u00eb paku k\u00ebt\u00eb standard e vendos\u00ebn me Sali Berish\u00ebn dhe dh\u00ebndrin e tij \u2014 natyrisht n\u00ebn presionin e tyre.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb emocion personal p\u00ebr Ilir Met\u00ebn, por shtyrja arbitrare e afatit t\u00eb hetimeve nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e mban n\u00eb burg b\u00ebhet vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos i ndryshosh mas\u00ebn e arrestit. Praktikisht SPAK po konsolidon nj\u00eb praktik\u00eb antinjer\u00ebzore: t\u00eb arreston nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb degjeneron publikisht me fund\u00ebrrinat e veta n\u00eb media duke shpifur rreth teje, pastaj t\u00eb sekuestron telefonat gjith\u00eb lagjes dhe fillon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb fakte p\u00ebr ty. N\u00ebse nuk gjen, t\u00eb shtyn afatet pa fund derisa t\u00eb gjej\u00eb di\u00e7ka, dhe n\u00eb fund gjykata t\u00eb d\u00ebnon me koh\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Rasti i Ilir Met\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb flagrant. Ai ka tre vjet q\u00eb hetohet, nj\u00eb vit e ca q\u00eb mbahet n\u00eb burg, dhe i shtyhet afati i hetimeve. Por at\u00ebher\u00eb pse u ngut\u00ebn ta arrestojn\u00eb n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, kur paskan pasur gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me hetimet? Ai ka qen\u00eb president i Shqip\u00ebris\u00eb, kryeminist\u00ebr dhe kryetar Parlamenti. Dhe n\u00ebse arratisej, drejt\u00ebsia nuk do t\u00eb duhej t\u00eb m\u00ebrzitej \u2013 nuk do t\u00eb shkonte n\u00eb nj\u00eb planet tjet\u00ebr. Mund t\u00eb vijonin pun\u00ebn dhe t\u00eb ngrinin akuz\u00ebn.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb as din\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb, as respektojn\u00eb afatet dhe lirit\u00eb njer\u00ebzore, por din\u00eb vet\u00ebm t\u00eb arrestojn\u00eb, tregon shum\u00eb p\u00ebr nivelin posht\u00ebrues ku ka r\u00ebn\u00eb hetimi n\u00eb \u201cdrejt\u00ebsin\u00eb e re\u201d, dhe p\u00ebr nivelin arrogant ku \u00ebsht\u00eb ngritur lin\u00e7imi politik.<\/p>\n<p>Sipas Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt e saj nga ndalimi arbitrar dhe t\u2019u garantoj\u00eb nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb rast ndalimi, duhet t\u00eb siguroj\u00eb kushte humane paraburgimi. Neni 3 i KEDNJ-s\u00eb ndalon \u201ctrajtim ose nd\u00ebshkim \u00e7njer\u00ebzor ose posht\u00ebrues\u201d.<\/p>\n<p>S\u00eb paku n\u00eb rastin e Erion Veliajt dhe t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm ndaj Ilir Met\u00ebs, ky nen \u00ebsht\u00eb shkelur me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, avokat\u00ebve t\u00eb Veliajt u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb pak se gjysm\u00eb dite p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar 26.400 faqe dokumente hetimore, p\u00ebrpara se t\u00eb mbronin \u00e7\u00ebshtjen e paraburgimit m\u00eb 12 shkurt 2025. Dhe ajo q\u00eb ishte edhe m\u00eb flagrante, \u00ebsht\u00eb se gjat\u00eb seancave p\u00ebr vler\u00ebsimin e paraburgimit, gjykata u \u201cshqetesua\u201d se Veliaj \u201cnuk tregoi pendes\u00eb\u201d dhe \u201crefuzoi t\u00eb pranonte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprat\u201d. Kjo sugjeron q\u00eb gjykata t\u00eb konsideron fajtor n\u00ebse ti nuk e pranon paraprakisht fajin. Por n\u00ebse e pranon, procesi ka mbaruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai pretendon se \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm dhe p\u00ebr ta provuar k\u00ebt\u00eb, po zhvillohet gjith\u00eb ky proces posht\u00ebrues.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e nenit 6 \u00a72 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane nga Gjykata dhe SPAK, duke komentuar gjat\u00eb procedur\u00ebs paraprake mbi \u201cmunges\u00ebn e pendes\u00ebs\u201d s\u00eb Veliajt dhe refuzimin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u2013 duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb si arsye p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb paraburgim. Kjo n\u00ebnkupton nj\u00eb paragjykim t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr faj\u00ebsi, dhe jo p\u00ebr pafaj\u00ebsi. Kjo armiq\u00ebsi e hapur e gjykat\u00ebs ndaj t\u00eb pandehurit \u00ebsht\u00eb tregues i qart\u00eb i munges\u00ebs s\u00eb paan\u00ebsis\u00eb, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, mohimit t\u00eb nj\u00eb gjykimi t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegu im Andi Bushati, nj\u00eb kritik i q\u00ebndruesh\u00ebm i SPAK dhe drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re, ndryshe nga un\u00eb mendon se pas k\u00ebsaj fushate lin\u00e7imi ndaj Erion Veliajt q\u00ebndron Edi Rama dhe Partia Socialiste, t\u00eb cil\u00ebs nuk i duhet m\u00eb Veliaj. Edhe pse e di q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, nuk e kund\u00ebrshtoj deri n\u00eb fund \u2013 n\u00ebse shumica q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb mandat SPAK-ut p\u00ebr \u201cdrejt\u00ebsi t\u00eb re\u201d, lejon q\u00eb ai t\u00eb shkel\u00eb me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt Konvent\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe t\u00eb sillet si nj\u00eb pushtet i ri n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb prokuror\u00ebsh, q\u00eb krekosen n\u00eb stadiume me bileta preferenciale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb fusin njer\u00ebz n\u00eb burg, pse dikush u ka prer\u00eb bilet\u00ebn per stadium.<\/p>\n<p>Derisa politika t\u00eb na qart\u00ebsoj\u00eb: n\u00ebse jemi nj\u00eb Republik\u00eb e lir\u00eb q\u00eb na garanton Konventa Evropiane dhe Gjykata e Strasburgut, apo jemi n\u00eb dor\u00eb t\u00eb frustrimeve t\u00eb nj\u00eb prokurori q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb fus\u00eb n\u00eb burg edhe at\u00eb q\u00eb e ka rrahur n\u00eb kal\u00e7eto \u2013 duhet t\u00eb ndjehemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. Sepse kur t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb rr\u00ebzohen n\u00eb Strasburg, nuk di kush do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara, njer\u00ebz t\u00eb lin\u00e7uar me gjyqe publike dhe miliona euro n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetit shqiptar. E sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtij Olsi Dados s\u2019kemi \u00e7\u2019t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb \u2013 ai vet\u00eb s\u2019e ka menduar kurr\u00eb q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i besonim lirit\u00eb tona.<\/p>\n<p>Fushata p\u00ebr nj\u00eb pasaport\u00eb evropiane e Edi Ram\u00ebs nuk n\u00ebnkupton vet\u00ebm leje pune n\u00eb Europ\u00eb, nd\u00ebrtim rrug\u00ebsh, kullash apo aeroportesh, por nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti evropian.<\/p>\n<p>Kjo drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e papranueshme edhe p\u00ebr fiset Zulu.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/premtimi-i-edi-rames-per-pasaporte-evropiane-dhe-fushatat-lincuese-te-spak\/\">Premtimi i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr pasaport\u00eb evropiane dhe fushatat lin\u00e7uese t\u00eb SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\u00a0 Dje disa portale q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr propagand\u00eb lin\u00e7uese nga segmente t\u00eb SPAK publikuan me buj\u00eb lajmin se Erion Veliaj do paraqitet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar mas\u00ebn e arrestit dhe se madje ka paguar garanci financiare p\u00ebr t\u00eb siguruar lirin\u00eb me kusht. M\u00eb pas doli lajmi se Gjykata nuk ia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25511","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25511"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25511\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}