{"id":25509,"date":"2025-06-10T18:55:25","date_gmt":"2025-06-10T18:55:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/nje-sqarim-per-pasagjeret-e-verber-te-trenit-bullgar-me-makinist-sali-berishen\/"},"modified":"2025-06-10T18:55:25","modified_gmt":"2025-06-10T18:55:25","slug":"nje-sqarim-per-pasagjeret-e-verber-te-trenit-bullgar-me-makinist-sali-berishen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/nje-sqarim-per-pasagjeret-e-verber-te-trenit-bullgar-me-makinist-sali-berishen\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb sqarim p\u00ebr pasagjer\u00ebt e verb\u00ebr t\u00eb \u201ctrenit bullgar\u201d me makinist Sali Berish\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ardit Rada<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pas zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike kemi tre rryma pretendimi mbi manipulime. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb ajo e Gazment Bardhit, q\u00eb edhe pse jo zyrtare, mb\u00ebshtet tez\u00ebn se zgjedhjet u blen\u00eb para 11 Majit. S\u00eb dyti jan\u00eb nj\u00eb mori kandidat\u00ebsh q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb humbin dhe pretendojn\u00eb se demokrat\u00ebt jan\u00eb vjedhur mes tyre. E s\u00eb treti kemi Sali Berish\u00ebn q\u00eb ka gjetur fabul\u00ebn e re s\u00eb zgjedhjet u vodh\u00ebn pik\u00ebrisht dit\u00ebn e votimeve p\u00ebrmes \u2018trenit bullgar\u2019. Dometh\u00ebn\u00eb sipas Berish\u00ebs, populli u shit dhe mij\u00ebra demokrat\u00eb zgjodh\u00ebn paran\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sillnin ndryshimin me Berish\u00ebn, Nok\u00ebn, Vokshin, Palok\u00ebn, Balliun, K\u00eblli\u00e7in e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj panorama qesharak\u00eb t\u00eb ofert\u00ebs s\u00eb PD n\u00eb 11 Maj, dua t\u00eb ndalem te \u2018treni bullgar\u2019 meqen\u00ebse \u00e7far\u00eb thot\u00eb Berisha e p\u00ebrqafojn\u00eb m\u00eb kollaj n\u00eb panelet televizive analist\u00ebt e mosvarur dhe militant\u00ebt e rrjeteve sociale, q\u00eb me komente false mallkojn\u00eb k\u00ebdo q\u00eb mendon ndryshe.<\/p>\n<p>Un\u00eb personalisht ek am d\u00ebgjuar historin\u00eb e \u2018trenit bullgar\u2019 q\u00eb kur votova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2005. PD kishte arritur t\u00eb krijonte p\u00ebr t\u00eb fundit her\u00eb nj\u00eb frym\u00eb fitoreje, mb\u00ebshtetur edhe nga PS-ja e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb e shum\u00eb faktore t\u00eb tjer\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk kishte emer sepse nuk ishte shpikur interneti q\u00eb politika t\u00eb shtirej sikur dinte m\u00eb shum\u00eb. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr mekanizmin e shk\u00ebmbimit t\u00eb nj\u00eb flete t\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb favor t\u00eb PD me nj\u00eb flet\u00eb boshe. Mbi k\u00ebt\u00eb kujtim tim nuk dua t\u00eb anatemoj fitoren e Sali Berish\u00ebs n\u00eb vitin 2005, por mua vet\u00ebm\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb se \u2018trenin bullgar\u2019 mund ta nis\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb parti n\u00eb opozit\u00eb q\u00eb mbi t\u00eb gjitha ka krijuar frym\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTreni bullgar\u201d mendohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb Bullgari n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste ku p\u00ebrballeshin komunist\u00ebt n\u00eb pushtet me opozitar\u00ebt e lindur rishtaz. Duke qen\u00eb se populli i trembej diktatur\u00ebs, u zgjodh kjo forma e shk\u00ebmbimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb plot\u00ebsuara me nj\u00eb boshe p\u00ebr t\u00eb krijuar besimin dhe p\u00ebr t\u00eb arritur rezultatin. Megjithat\u00eb, kjo nuk \u00ebsht\u00eb provuar kurr\u00eb se ka ndodhur n\u00eb Bullgari.<\/p>\n<p>N\u00eb pretendimet e Berish\u00ebs, s\u00eb pari \u2018treni bullgar\u2019 nuk funksionon teknikisht. Imagjinoni nj\u00eb democrat q\u00eb i japin flet\u00ebn e plot\u00ebsuar p\u00ebr Partin\u00eb Socialsite dhe i k\u00ebrkojn\u00eb at\u00eb boshe mbrapsht. Demokrati q\u00eb l\u00eb kok\u00ebn pas Berish\u00ebs dhe zgjedhjeve t\u00eb lira mund t\u2019i shtoj\u00eb dhe nj\u00eb kryq ekstra flet\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb socialist\u00ebve dhe ta fus\u00eb n\u00eb kuti t\u00eb pavlefshme. Askush nuk do ta merrte vesh dhe mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb fuste dhe paret n\u00eb xhep. Dhe ky zinxhir i pag\u00ebzuar si tren ndoshta nuk do t\u2019i jepte Berish\u00ebs vota, por PS-s\u00eb jo e jo!<\/p>\n<p>Tani t\u00eb kthehemi tek pretendimet e Sali Berish\u00ebs, faturinove dhe pasagjer\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb verb\u00ebr q\u00eb i mbajn\u00eb ison n\u00eb qindra or\u00eb emisione televizive.<\/p>\n<p>Duke besuar fjal\u00ebn e Berish\u00ebs, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb narko-diktature. Apo si\u00e7 thot\u00eb vet\u00eb ai, nj\u00eb diktatur\u00eb edhe m\u00eb e keqe se ajo e Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e marr\u00eb t\u00eb mir\u00ebq\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, duhet th\u00ebn\u00eb se n\u00eb kontekstin e zgjedhjeve n\u00eb regjime diktatoriale, p\u00ebr fenomenin e njohur si \u201ctreni bullgar\u201d dilet n\u00eb nj\u00eb konkluzion absolut: Ky mekaniz\u00ebm mund t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm nga opozita dhe jo nga vet\u00eb regjimi gjakatar, drogaxhi etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb, duhet t\u00eb analizojm\u00eb natyr\u00ebn asimetrike t\u00eb pushtetit n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb. Nj\u00eb regjim autoritar kontrollon aparatin shtet\u00ebror, komisionet zgjedhore, forcat e rendit, median dhe shpeshher\u00eb edhe strukturat e shoq\u00ebris\u00eb civile. Ai ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb \u00e7do hallk\u00eb t\u00eb procesit electoral: Nga p\u00ebrzgjedhja e votuesve t\u00eb besuar deri te manipulimi i rezultatit p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pushteti nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb metoda t\u00eb tilla primitive si \u201ctreni bullgar\u201d. Ai manipulon m\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb sistematikisht! Me votues fiktiv\u00eb, me presione institucionale, me nd\u00ebrrime t\u00eb fundit t\u00eb listave, apo me deformime t\u00eb rezultatit p\u00ebrmes num\u00ebrimit t\u00eb kontrolluar. Mir\u00ebpo Berisha nuk i pranon k\u00ebto si forma manipulimi duke shpresuar se \u2018treni bullgar\u2019 n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Peqinit me 40 vota ka deformuar 33 mandatet q\u00eb i duhen t\u00eb barazoj\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>Me \u2018trenin bullgar\u2019 normalisht ndryshe ndodh me opozit\u00ebn. E p\u00ebrjashtuar nga pushteti real dhe shpesh e ndaluar t\u00eb operoj\u00eb lirsh\u00ebm n\u00eb terren, opozita n\u00eb nj\u00eb sistem diktatorial \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb m\u00ebnyra alternative p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht. \u201cTreni bullgar\u201d b\u00ebhet nj\u00eb nga mjetet e pakta p\u00ebr t\u00eb thyer kontrollin total t\u00eb regjimit mbi vot\u00ebn. P\u00ebrdorimi i tij k\u00ebrkon rrjete t\u00eb fshehta, koordinim t\u00eb nd\u00ebrlikuar dhe nj\u00eb besim t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb mes votuesve dhe strukturave opozitare. Dometh\u00ebn\u00eb nj\u00eb skem\u00eb teknike p\u00ebr ta mbrojtur votuesin ndaj diktatur\u00ebs dhe jo p\u00ebr ta vrar\u00eb si n\u00eb Prill 2021 q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u2018Struktur\u00ebs s\u00eb Mbrojtes s\u00eb Vot\u00ebs\u201d i mor\u00ebn jet\u00ebn kot s\u00eb koti nj\u00eb qytetari ne Elbasan.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, opozita, e privuar nga akseset e pushtetit, nuk ka mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb manipuluar n\u00eb shkall\u00eb industriale si pushteti. K\u00ebshtu, \u201ctreni bullgar\u201d mbetet nj\u00eb mjet mbijetese, n\u00eb mos nj\u00eb strategji fituese.<\/p>\n<p>Fenomeni i \u201ctrenit bullgar\u201d n\u00eb nj\u00eb vend diktatorial si ky q\u00eb na p\u00ebrshkruan Sali Berisha q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb dhe jo shkak i munges\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb. Ai zbatohet vet\u00ebm nga opozita sepse nuk ka m\u00ebnyra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb konkurruar n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pabarabart\u00eb q\u00eb n\u00eb start (si\u00e7 do thoshte shumica n\u00eb PD p\u00ebrve\u00e7 LaCivitas dhe Berish\u00ebs).<\/p>\n<p>Ndaj sot na mbetet vet\u00ebm ta p\u00ebrsh\u00ebndesim makinistin p\u00ebr udh\u00ebtimin imagjinar q\u00eb po na dhuron, nga Peqini dhe p\u00ebrfundon kushedi se ku. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ndalet p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi d\u00ebshtimin e tij politik, ai vazhdon t\u00eb shes\u00eb bileta p\u00ebr nj\u00eb tren q\u00eb, ironikisht, nuk ka s\u00eb paku shina.<\/p>\n<p>Ndoshta n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, p\u00ebr t\u00eb shmangur \u2018trenin bullgar\u201d, Berisha mund t\u00eb propozoj\u00eb votim me sinjale tymi ose telepati. Pse jo? Kush e ndalon absurdin?\/Javanews<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/nje-sqarim-per-pasagjeret-e-verber-te-trenit-bullgar-me-makinist-sali-berishen\/\">Nj\u00eb sqarim p\u00ebr pasagjer\u00ebt e verb\u00ebr t\u00eb \u201ctrenit bullgar\u201d me makinist Sali Berish\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ardit Rada Nj\u00eb muaj pas zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike kemi tre rryma pretendimi mbi manipulime. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb ajo e Gazment Bardhit, q\u00eb edhe pse jo zyrtare, mb\u00ebshtet tez\u00ebn se zgjedhjet u blen\u00eb para 11 Majit. S\u00eb dyti jan\u00eb nj\u00eb mori kandidat\u00ebsh q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb humbin dhe pretendojn\u00eb se demokrat\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25509","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25509\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}