{"id":25486,"date":"2025-06-10T16:48:56","date_gmt":"2025-06-10T16:48:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/carlo-bollino-rinumerimi-i-kutive-akti-i-fundit-i-korrupsionit-dhe-shperdorimit-i-nje-politikani-te-mbaruar\/"},"modified":"2025-06-10T16:48:56","modified_gmt":"2025-06-10T16:48:56","slug":"carlo-bollino-rinumerimi-i-kutive-akti-i-fundit-i-korrupsionit-dhe-shperdorimit-i-nje-politikani-te-mbaruar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/06\/10\/carlo-bollino-rinumerimi-i-kutive-akti-i-fundit-i-korrupsionit-dhe-shperdorimit-i-nje-politikani-te-mbaruar\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Rinum\u00ebrimi i kutive, akti i fundit i korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit i nj\u00eb politikani t\u00eb mbaruar"},"content":{"rendered":"<p>Strategjia e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb siguruar, n\u00ebp\u00ebrmjet dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj \u201ct\u00eb pavarur\u201d t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rinum\u00ebrimin e mij\u00ebra kutive t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maskarada e fundit e nj\u00eb politikani t\u00eb mbaruar. Kodi zgjedhor parashikon n\u00eb nenin 136\/3 mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe vet\u00ebm dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KAS t\u00eb mund t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb rinum\u00ebrimin e flet\u00ebve t\u00eb votimit \u201cpa iu n\u00ebnshtuar debatit ose votomit n\u00eb KQZ\u201d. Nj\u00eb opsion i parashikuar me ligj si garanci kund\u00ebr abuzimeve nga shumica, por q\u00eb Sali Berisha tani e ka transformuar n\u00eb nj\u00eb abuzim nga pakica.<\/p>\n<p>Dy an\u00ebtar\u00ebt e KAS q\u00eb votuan t\u00eb vet\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve, jan\u00eb thjesht bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr t\u2019i p\u00eblqyer plakut tani t\u00eb mbaruar, kan\u00eb zgjedhur t\u00eb heqin dor\u00eb edhe nga forma e tyre e fundit e pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb \u00e7do gjyqtar duhet ta ruaj\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta prov\u00eb besnik\u00ebrie q\u00eb n\u00eb vitet kur Berisha ishte n\u00eb pushtet, kishte transformuar qindra gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb n\u00eb veglat vulgare t\u00eb pushtetit t\u00eb tij. Tani atij i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm dy p\u00ebr t\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>Prova e maskarad\u00ebs s\u00eb ngritur nga Sali Berisha p\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb duke k\u00ebrkuar rinum\u00ebrime, p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb shpalljen zyrtare e humbjen madh\u00ebshtore p\u00ebr n\u00eb ver\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb fshehur debatin e brendsh\u00ebm n\u00eb partin\u00eb e tij q\u00eb sipas statutit parashikon dor\u00ebheqjen e tij, q\u00ebndron n\u00eb faktin se kurr\u00eb deri m\u00eb sot, Berisha dhe PD-ja nuk kishin k\u00ebrkuar rinum\u00ebrim. N\u00eb fakt, midis t\u00eb gjitha hipotezave imagjinare p\u00ebr t\u00eb argumentuar \u201cmasakr\u00ebn zgjedhore\u201d, Berisha nuk ka akuzuar kurr\u00eb ndonj\u00eb an\u00ebtar socialist t\u00eb qendrave t\u00eb votimit ose t\u00eb KZAZ se ka manipuluar procedurat e num\u00ebrimit t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit, t\u00eb cilat u n\u00ebnshkruan dhe u pranuan edhe nga komisioner\u00ebt e opozit\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pik\u00ebrisht shkelja n\u00eb procedur\u00ebn e num\u00ebrimit \u00ebsht\u00eb i vetmi krim zgjedhor q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrtetohet (dhe anulohet) n\u00ebp\u00ebrmjet rinum\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>Teoria e masakr\u00ebs zgjiedhore t\u00eb shpikur nga Berisha ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tema t\u00eb tjera, si\u00e7 dokumentohet n\u00eb at\u00eb rezolut\u00eb qesharake q\u00eb PD paraqiti m\u00eb 30 maj n\u00eb asamblen\u00eb e p\u00ebrgjithshme t\u00eb IDC-CDI, e cila bashkon 108 parti t\u00eb krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe e cila kufizohet n\u00eb ribotimin e t\u00eb gjitha shpifjeve q\u00eb Berisha p\u00ebrs\u00ebrit \u00e7do dit\u00eb deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa t\u2019i besoj\u00eb ato. K\u00ebto shpifje renditen n\u00eb rezolut\u00eb sikur t\u00eb ishin \u201cprovat\u201d e fars\u00ebs elektorale: presion mbi votuesit, p\u00ebrdorim i administrat\u00ebs publike, shp\u00ebrblim prej 100 eurosh t\u00eb dh\u00ebna si dhurat\u00eb p\u00ebr pensionist\u00ebt, heqje dhe gjykim, tender publik, blerje masive dhe votim, ndikime nga mediat \u2018\u2019t\u00eb kontrolluara\u2019\u2019, keqp\u00ebrdorim i burimeve publike, bashk\u00ebpunim me banda kriminale, persekutim gjyq\u00ebsor ndaj udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb opozit\u00ebs, pand\u00ebshkushm\u00ebri institucionale.<\/p>\n<p>Si\u00e7 mund t\u00eb shihet n\u00eb list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shpifjeve, nuk ka asnj\u00eb akuz\u00eb n\u00eb lidhje me \u201cmanipulimin e procedur\u00ebs s\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb flet\u00ebs s\u00eb vot\u00ebs\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb, Sali Berisha pretendon se zgjedhjet u vodh\u00ebn para votimit, dhe madje edhe pse ka shpikur p\u00ebrdorimin e t\u00eb ashtuquajturit \u201ctreni bullgar\u201d, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me num\u00ebrimin e flet\u00ebve t\u00eb votimit, por me lirin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kishin votuar votuesit e p\u00ebrfshir\u00eb. Por at\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb lidhje kan\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto akuza me rinum\u00ebrimin e votave? Asgj\u00eb, n\u00eb fakt ato nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fare me t\u00eb.<\/p>\n<p>Rinum\u00ebrimi i dhuruar nga dy an\u00ebtar\u00ebt PD-ist\u00eb t\u00eb KAS \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mashtrim politik. Rinum\u00ebrimi i votave do t\u00eb konfirmoj\u00eb rezultatin e 11 majit. Sali Berisha e di q\u00eb tani, si\u00e7 e ka ditur gjithmon\u00eb edhe para 11 majit, se nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kurr\u00eb Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Koha e tij politike ka mbaruar. Problemi i tij i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb si t\u2019i tregoj\u00eb klanit t\u00eb tij politik q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb fytyr\u00ebn e tij, duke e ditur se ai tashm\u00eb e ka humbur fytyr\u00ebn e tij para popullit shqiptar prej shum\u00eb viteve. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse, edhe nj\u00eb her\u00eb pa treguar asnj\u00eb respekt p\u00ebr institucionet dhe p\u00ebr fondet publike, ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb vonoj\u00eb verdiktin zgjedhor, i cili do t\u00eb jet\u00eb fatal p\u00ebr t\u00eb. Rinum\u00ebrimi i mij\u00ebra kutijave me shpenzime n\u00eb kurriz t\u00eb Shtetit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm akti i tij i fundit i shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs dhe korrupsionit politik.\/<a href=\"https:\/\/shqiptarja.com\/lajm\/carlo-bollino-rinumerimi-i-kutive-akti-i-fundit-i-korrupsionit-dhe-shperdorimit-i-nje-politikani-te-mbaruar\"><em><strong>Shqiptarja.com\u00a0<\/strong><\/em><\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/06\/carlo-bollino-rinumerimi-i-kutive-akti-i-fundit-i-korrupsionit-dhe-shperdorimit-i-nje-politikani-te-mbaruar\/\">Carlo Bollino: Rinum\u00ebrimi i kutive, akti i fundit i korrupsionit dhe shp\u00ebrdorimit i nj\u00eb politikani t\u00eb mbaruar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Strategjia e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb siguruar, n\u00ebp\u00ebrmjet dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj \u201ct\u00eb pavarur\u201d t\u00eb Komisionit t\u00eb Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) rinum\u00ebrimin e mij\u00ebra kutive t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb 11 majit, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm maskarada e fundit e nj\u00eb politikani t\u00eb mbaruar. Kodi zgjedhor parashikon n\u00eb nenin 136\/3 mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb edhe vet\u00ebm dy an\u00ebtar\u00eb t\u00eb KAS t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-25486","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25486","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25486"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25486\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25486"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25486"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25486"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}